Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Hillary Clinton uron Donald Trump për fitoren” plus 9 more

loading...

Ora News: “Hillary Clinton uron Donald Trump për fitoren” plus 9 more


Hillary Clinton uron Donald Trump për fitoren

Posted: 09 Nov 2016 12:13 AM PST

Hillary Clinton ka përgëzuar Donald Trump-in si Presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetë Presidenti Donald Trump në fjalët e para të tij pas fitores tha se kishte marrë një telefonatë nga kandidatja demokrate.

"Sapo mora një telefonatë nga zonja Clinton dhe më përgëzoi për fitoren," tha Trump.

Ai gjithashtu e falenderoi kundërshtaren e tij për kontributin që kishte dhënë deri më tani për vendin si dhe për fushatën e vështirë që kishte zhvilluar.

Donald Trump u zgjodh Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi mundi kandidaten demokrate në vendet më kyçe të Amerikës.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fjalimi i fitores, Trump: Do jem President i të gjithëve. Falenderoj Hillary

Posted: 09 Nov 2016 12:02 AM PST

Donald Trump është presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e parë të tij si Presidenti i 45 i SHBA-së, Donald Trump falenderoi të gjithë amerikanët që e votuan, duke thënë se do të jetë president i të gjithëve.

Ai gjithashtu falenderoi zonjën Clinton për kontributin e dhënë për SHBA-në gjatë gjithë kësaj kohe

“Faleminderit të gjithëve. Sapo mora një telefonatë nga Clinton. Ajo na përgëzoi ne të gjithëve për këtë fitore. E përgëzoj atë për këtë fushatë të vështirë që ka bërë. I detyrohemi një falenderim të madh zonjës Clinton për kontributin që ka dhënë për vendin. Por tani është koha jonë, u them të gjithëve, demokratëve dhe republikanëve që të jemi të bashkuar. Ju premtoj të gjithë qytetarëve se do të jem President i të gjithë amerikanëve. Për ata që zgjodhën të mos më votojnë, u them që ne do të punojmë sëbashku për ta bërë këtë vend më të mirë. E jona nuk ishte një fushatë, por ishte një lëvizje e madhe e mrekullueshme, për të punuar për të ardhmen e vendit tonë. Duke punuar sëbashku kemi detyrë emergjentë për të rindërtuar vendin tonë. Kam punuar gjithë jetën me biznese dhe do ta përdor këtë potencial për të mirën e vendit tonë. Çdo amerikan do të ketë mundësinë të shfrytëzojë potencialin e tij. Do punojmë në gjithçka për shkollat, aeroportet, rrugët etj.Koha që kam kaluar në këtë fushatë ka qenë ndër ndereet e mia më të mëdha. E mira për të gjithë, do të ndodhë nën drejtimin tim. Do të kemi ekonominë më të fortë në të gjithë botën. Do të kemi edhe aleanca me shumë vende të botës. Të vendosim vetë fatin e vendit tonë, të ëndërrojmë gjëra të bukura e të suksesshme, dhe t’u themi të gjithë botës se kush jemi. Falenderoj prindërit e mi që më shikojnë nga lart. Kam mësuar kaq shumë nga ata, ishin prindër të mrekullueshëm. Falenderoj motrën time, dhe vëllain tim Robert.”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Fitorja e Trump, goditja e madhe

Posted: 08 Nov 2016 11:42 PM PST

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen tha në një intervistë për një television gjerman se fitorja e kandidatit republikan Donald Trump do të ishte një goditje e madhe.

"Mendoj se Trump e di që  kjo nuk është një votë për të, por më tepër kundër Uashingtonit", tha Ursula von der Leyen.

Më herët ishte kryetarja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen e cila uroi e para Donald Trump.

"Përgëzime presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe popullit amerikan," shkruan Marine Le Pen.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kreu i fushatës së Clinton – mbështetëve: Shkoni në shtëpi

Posted: 08 Nov 2016 11:34 PM PST

Kreu i fushatës së Hillary Clinton, John Podesta i kërkon të gjithë mbështetësve të shkojnë në shtëpi tek sa ata presin numërimin e votave deri në fund në eventin e organizuar pas zgjedhjeve nëse kandidatja do të fitonte.

Podesta lajmëroi se zonja Hillary Clinton nuk do të komentojë ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve.

Një turmë e madhe njerëzish ishin mbledhur për të festuar fitoren e Clinton pas përfundimit të numërimit.

Por rezultati i ka zhgënjyer, pasi kur kanë mbetur dhe vetëm 6 shtete pa përfunduar numërimi, Trump kryeson ndjeshëm.

Sipas CNN, kandidati republikan po kryeson me 48.1% ndaj 47.1% që ka Hillary Clinton.

Donald Trump është më shumë se 1 milion vota para ndaj kandidates demokrate.

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

EPA/JUSTIN LANE

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

 EPA/JUSTIN LANE

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

 EPA/JUSTIN LANE

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

 EPA/JUSTIN LANE

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

EPA/JUSTIN LANE

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

 EPA/JUSTIN LANE

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krasniqi: Trump ishte surpriza, por SHBA ngelet aleat i Shqipërisë

Posted: 08 Nov 2016 11:25 PM PST

Për politologun Afrim Krasniqi raportet mes SHBA dhe Shqipërisë nuk do të ndikojnë se kush fiton zgjedhjet në Amerikë. Pavarësisht se fitorja është në anën e republikanit Donald Trump, Krasniqi tha se SHBA do të jetë një aleat i Shqipërisë.

Në lidhje me deklatatën e Ramës në CNN, se Trump është një kërcënim për Amerikën, Krasniqi tha se politikanët shqiptarë nuk duhet të bëjnë deklarata të nxituara dhe emocionale që mund të kenë kosto diplomatike.

Krasniqi: Për shumicën ky ishte një rezultat surprizë, por deri diku ne në Shqipëri kemi një perceptim tjetër për zgjedhjet në Amerikë. Është e rëndësishme për tu kuptuar që këto janë zgjedhje amerikane dhe janë qytetarët amerikanë që zgjidhin, ne jemi spektatorë. Sondazhet treeguan që pjesa e pavendosur do jetë përcaktuese dhe praktikisht pjesa e pavendosur mori vendime dhe përbën kthesën kryesore dhe kthesë në jetën politike.

Ajo që na vlen ne si shqiptarë është se ne e shohim Amerikën si model demokracie dhe këto zgjedhje treguan që janë model demokracie. Si shtet ka një merak në Tiranë dhe ka pasur një merak duke lexuar bardh e zi kandidatët. Për shqiptarët nuk ndryshon asgjë do të thotë që SHBA ngelen aleatë të Shqipërisë. SHBA dhe Shqipëria në raportet e tyre kanë tashmë raporte shumë të konsoliduara dhe nuk do të ketë asnjë ndryshimi, ndryshimi lidhet me politikën amerikanë dhe me partnerët e saj kryesorë. Shqipëria nuk bën pjesë në këtë hartë kaq të ngushtë.

I vetmi ndikim është se Rama dhe politika shqiptarë duhet të mësojnë të sillen si përfaqësues i shtetit, mos bëjnë deklarata emocionale që mund të kenë kosto diplomatike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Marine Le Pen uron Donald Trump për fitoren

Posted: 08 Nov 2016 11:19 PM PST

 

Kur kanë mbetur edhe 6 shtete për të përfunduar numërimi i votave, Donald Trump është dukshëm Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Politikania franceze njëkohësisht dhe kryetare e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen ka uruar kandidatin republikan ende pa u zyrtarizuar gjithçka.

"Përgëzime presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe popullit amerikan," shkruan Marine Le Pen.

Sipas CNN, kandidati republikan po kryeson me 48.1% ndaj 47.1% që ka Hillary Clinton.

Donald Trump është më shumë se 1 milion vota para ndaj kandidates demokrate.

marine

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lu: Në qershor Shqipëria zgjedh Kuvendin e ri, votoni për lirinë tuaj

Posted: 08 Nov 2016 11:09 PM PST

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu duke bërë një paralelizëm me zgjedhjet në SHBA, tha se Shqipëria vitin tjetër do të zgjedhë kuvendin e ri. Në një aktivitet për zgjedhjet në Amerika, Lu tha Amerikën dhe Shqipërinë i lidh demokracia. Kreu i diplomacisë amerikane bëri thirrje që të gjthtë të votojnë për lirinë që shumë shqiptarë dhe amerikanë kanë luftuar.

Lu: Deri nesër në mëngjes populli amerikan do të ketë zgjedhur një president të ri. Në qershor të vitit të ardhshëm Shqipëria do të zgjedhë një Kuvend të ri. Demokracia është njëra prej gjërave që na lidh së bashku si amerikanë dhe shqiptarë. Ajo është e ndërlikuar, është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika, sikurse ishte këtë vit në SHBA. I thashë tim biri se një nga liritë e garantara nga themeluesit e vendit tonë është aftësia për ti mbajtur udhëheqësit tanë llogaridhënës përmes zgjedhjeve. Kjo është një liri që shumë amerikanë dhe shumë shqiptarë të guximshëm kanë luftuar për të mbajtur. Ne mundemi ta fitojmë dhe ta nderojmë këtë liri për të cilën është luftuar shumë vetëm nëse votojmë.

Ata shqiptarë që kanë jetuar nën komunizëm e dinë sesa e çmuar është kjo liri. Le të festojmë sonte lirinë tonë për të votuar, për ti zgjedhur vetë vetë udhëheqësit dhe lirinë tonë për të jetuar në një shoqëri demokratike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mbështetësit e Hillary-t të shtangur

Posted: 08 Nov 2016 10:53 PM PST

Zgjedhjet e mbrëmshme elektorale kanë lënë të shtangur mbështetësit e Hillary Clinton, pas kryesimit të ndjeshëm të Donald Trump në zgjedhjet e 2016-s.

Në qendrën Jacob Javit në Manhattan, mbështetësit e Hillary-t janë përfshirë nga lotët.

Ndërsa krejt e kundërta vlen për votuesit e Donald Trump, që edhe pse pas sondazheve ishin të frikësuar për rezultateve që gjithnjë nxirrnin Hillary-n fituese, tani po dalin të qeshur.

Me lot në sy, e me duart në kokë, mbështetësve të kandidates demokrate nuk po i besohet ajo që po ndodh.

Disaster: As Hillary Clinton continued to slide in the election results, her supporters across America began to look increasingly distraught. This was the moment it was announced that Trump was dominating FloridaFetal floor: A woman at the Clinton HQ was left in the fetal position as Donald Trump continued to triumph in the electionWeeping: Another woman was left in years at the Clinton election party in Midtown ManhattanBroken up: Many Clinton supporters at the party, held in the Jacob Javits Center, burst into tears as Clinton's grasp on the election looked weaker and weaker, and increasingly doomed Distraught: The emotions were too much as Clinton's campaign continued to take a severe pummellingDisbelief: Many voters couldn't seem to understand how their candidate had faltered so badly Tears: Clinton supporters at her New York 'party' in the Javits Center on the easternmost side of Midtown Manhattan were reduced to tears as Donald Trump swept across the map, sucking up states for the Republican partyShock: Many of the pro-Clinton camp seemed to be in shock as their candidate's campaign failed

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sërish reshje të dendura shiu, rrezik nga përmbytjet

Posted: 08 Nov 2016 10:39 PM PST

Reshjet e dendura të shiut kanë vijuar në ditën e dytë. Puthuajse në të gjithë vendin gjatë gjithë natës reshjet nuk kanë pushuar, duke sjellë edhe përmbytje.

Në qytetin e Tiranës rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa bështirësi ka pasur edhe në qarkullimin e mjeteve, duke sjellë edhe kaos në trafik.

Reshjet e shiut kanë nisur që prej mëngjesit të djeshëm. Nga përmbytjet tre persona humbën jetën, ndërsa qindra hektarë tokë janë përmbytur.

Me urdhër të ministrisë së Arsimit, mësimi në shkolla është pezulluar deri në një urdhër të dytë. Ndërsa në të gjitha qarqet e vendit janë mbledhur shtabet e emergjencave.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Amerika zgjedh: Donald Trump është presidenti i 45-të i SHBA-së

Posted: 08 Nov 2016 10:10 PM PST

Donald Trump është shpallur Presidenti i 45 -të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke mundur reivlen demokrate, ish-sekretaren e shtetit Hillary Klinton.

Trump ka marrë shumicën e votave.

Humbja është pranuar nga Klinton, e cila ka uruar rivalin e tij për fitoren ne drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Arizona

Trump 49.8%

Clinton 45.3

Florida

Clinton 49.1%

Trump 47. 7%

Colorado

Trump 47.4%

Clinton 44.7%

Georgia

Trump 51.4%

Clinton 45.5%

Iowa

Trump 51.7 %

Clinton 42.3 %

Michigan

Trump 48.1%

Clinton 46.8%

Nevada

Clinton 47.8%

Trump 45.7%

New Hapmshire

Clinton 47.5%

Trump 47.4%

Karolina e Veriut

Trump 50.5%

Clinton 46.7%

Ohoi

Trump 52.1%

Clinton 43.5 %

Pensilvania

Trump 48.9%

Clinton 46.7%

Utah

Trump 44.9%

Clinton 28.7%

Virxhinia

Clinton 49.7%

Trump 45%

Uiskonsin

Trump  48.6%

Clinton 46.1%

trump

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

Hillary Clinton Campaign Chair John Podesta asks everyone to head home as they wait for votes to continue to be counted at Hillary Clinton’s 2016 US presidential Election Night event watch results come in on a big screen at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/JUSTIN LANE

Sipas projeksioneve të deritanishëme, kur janë numëruar 42 nga 50 shtete, republikano Donald Trump kryeson ndaj rivales demokrate Hillary Clinton. Milarderi Trump deri tani ka marrë 247vota elektorale, ndërsa Klinton 215 vota elektorale.

Arizona

Trump 49.3%

Clinton 45.7

Florida

Clinton 47.6%

Trump 44.6%

Florida

Trump 49.1 %

Clinton 47.7%

Georgia

Trump 51.4%

Clinton 45.5%

Iowa

Trump 51.8 %

Clinton 42.2 %

Michigan

Trump 48.2%

Clinton46.6%

Nevada

Clinton 47.8%

Trump 45.8%

12 11 10 9 8 7 6 5 4 3 2 1

13

Amerikanët po votojnë sot në gjithë vendin në zgjedhjet presidenciale, pas një fushate të gjatë dhe të ashpër, pas apeleve të fundit për votuesit të kandidates demokrate Hillary Clinton dhe atij republikan, Donald Trump.

Rezultatet nga 50 shtete dhe kryeqyteti Uashington, nuk do të shpallen deri pasi të mbyllen qendrat e votimit në secilin prej tyre.

Në orën 8 të mbrëmjes, sipas kohës së Uashingtonit, qendrat e votimit do të jenë mbyllur në pjesën më të madhe të zonave lindore dhe qendrore të vendit, të cilat përfshijnë mbi gjysmën e 538 votave elektorale.

Live

ss

epa05623272 Some of the first projections begin to broadcast on the main stage at Hillary Clinton's 2016 US presidential Election Night event at the Jacob K. Javits Convention Center in New York, New York, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020.

Foto: Epa / GARY HE

Ora 1: 05 Sipas projeksionit të ABC News rezultatet janë këto: 

Ne Kentucky projeksioni i votës është për Trump

asdasd

Indiana Projeksion i votës është për Trump

fdfdf

Vermont projeksioni i votës është për Clinton

capture

epa05622854 Voters cast their ballots at the Alhambra Fire Station for the 2016 US presidential election in Alhambra, California, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/MIKE NELSON

Foto EPA/MIKE NELSON

capture

Ora 01: 00 Te shtena me arme prane nje qendre votimi ne Kaliforni dy te plagosur

Një qendër votimi në Azusa të Kalifornisë është mbyllur pas të shtënave me armë pranë saj. CNN raporton për 2 persona të plagosur. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 14:00 me orën lokale. Është vërtet një situatë kritike tha për LA Times oficeri i policisë Jerry Willison

epa05623231 The White House is seen at sunset in Washington, DC, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/MICHAEL REYNOLDS

Shtepia e Bardhe 8 Nentor 2016 Foto/ EPA/MICHAEL REYNOLDS

ABC News nxjerr sondazhin e pare 

Rrjeti amerikan ABC News sapo ka publikuar rezultatet fillestare të sondazheve të cilët siç thonë ata mund të ndryshojnë përgjatë mbrëmjes.

Disa prej të dhënave nxjerrin në pah se shumë votues amerikanë nuk shohin  një kandidat më favorit dhe vazhdojnë ende të kenë dyshime lidhur me ndershmërinë dhe besueshmërinë e tyre

Sipas rezultateve paraprake të sondazhit 54 %  e votuesve nuk e shohin Clinton favorite, ndërsa 61 % thonë të njëjtën gjë për Trump. Krahasuar me 2012 ku 46% nuk e shihnin Barak Obamën favorit dhe 50 % Mit Romney

Sa i takon mos ndershmërisë dhe mosbesueshmërisë Clinton ka 59 % ndërsa 65 % Trup. Një pyetje e tillë është e paprecedentë në një exit poll

epa05623084 Lucille Lemkin waits in her stroller as her mother casts her ballot at the Luxe Hotel polling station for the 2016 US presidential election in Los Angeles, California, USA, 08 November 2016. Americans vote on Election Day to choose the 45th President of the United States of America to serve from 2017 through 2020. EPA/MIKE NELSON

Los Angeles, California, USA, Votohet per presidentin 08 Nentor 2016.Foto/ EPA/MIKE NELSON

 

Voton Clinton dhe Trump

Clinton, ish Sekretarja amerikane Shtetit, e cila shpreson të zgjidhet presidentja e parë e Shteteve të Bashkuara, votoi me bashkëshortin e saj, ish presidentin Bill Clinton, në një qendër votimi pranë shtëpisë së saj, në një lagje në periferi të Nju Jorkut.

Ajo tha se "ndjen përgjegjësi të madhe, nga fakti i rëndësisë së madhe që kanë këto zgjedhje për vendin dhe se do të bënte më të mirën e mundshme në se do të ketë fatin t'i fitojë zgjedhjet" shkruan Voa.

Trump, manjati i pasurive të patundshme, i cili kandidon për herë të parë për një post zyrtar, votoi me bashkëshorten e tij Melania, pranë shtëpisë së tyre, në një grataçielë të Nju Jorkut.

Ai tha se "është një nder i madh, madje i jashtëzakonshëm" që po votonte për veten e tij në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, shkruan Voa.

capture

Nje kek me fytyren e Donald Trump sot ne diten e zgjedhjeve

 

22:27 Clinton dhe Trump kokë më kokë në kërkimet e Google

Sipas Google, Clinton dhe Trump janë të lidhur ngushtë, me kandidatin republikan që kryeson dobësisht.

Në orët e fundit, kërkimet për Trump e kanë parakaluar Clinton në 11 shtete: Arizona, Arkansas, Colorado, Kansas, Minnesota, Mississippi, Missouri, New Hampshire, Dakota e Veriut , Oklahoma dhe Dakota e Jugut.

Clinton nga ana tjetër ka lënë pas Trump në Alaska, Georgia, Hawaii dhe Vermont.

Ndoshta kërkimet janë bërë nga ata njerëz të cilën duan informacione në minutën e fundit për t'i ndihmuar ata të vendosin se për kë do votojnë.

 

7dc38fc0-0b5b-4628-a323-262220ed3b8c

22:05 Mitingjet e fitores dy milje larg

Të dy, Trump dhe Clinton do mbajnë këtë mbrëmje në Nju Jork të ashtuquajturat mitingjet e fitores.

Gazetari i BBC ndodhet në Qendrën Javits në Manhattan, dhe sapo ka folur me menaxherin e fushatës së Clinton.

Mitingu i Trump do të mbahet në më pak se dy milje larg kandidates demokrate në Midtown Hilton, dhe është vetëm për miqtë dhe mbështetës të fushatës Trump-Pence.

c3e331cd-54d6-4d02-9ebf-d9362381b1a4

21: 45 A ka qënë një fushatë e gjatë?

Gazetari i BBC, Jonathan Csapo bëri llogaritjet.

Fushata e Barack Obama në vitin 2008 ishte më e gjata për aq sa mbahet mend dhe zgjati 632 ditë pasi senatori nga Ilinois deklaroi kandidaturën e tij në shkurt të 2007.

Ndërkohë kanë kaluar 575 ditë që kur Hillary Clinton lajmëroi zyrtarisht kandidaturën e saj.

Kandidatura e Donald Trump ka një moshë 510 ditëshe.

21: 24 Televizioni rus ndalon numërimin mbrapsht për zgjedhjet pas sulmeve online

Televizioni shtetëror rus Rossiya 24 është vendosur në qendër të sulmeve në rrjetet sociale pasi vendosi një orë që numëronte mbarimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, raporton BBC.

Numërimi mbrapsht vazhdoi për disa orë derisa disa përdorues të Facebook nisën të komentonin.

"Nuk mund të imagjinoj një numërim mbrapsht në një television amerikan për zgjedhjet në Rusi", shkruan gazetarja Elena Rokovtsea, një vëzhgyese e mediave në Moskë për Radion e financuar nga SHBA Liberty.

6dd37636-9994-45e5-9f42-b91153fb5119

21:21 Po sikur Trump të mos pranojë humbjen?

Kryebashkiaku i Nju Jork, Bill de Blasio, tha se zgjedhjet e sotme do të mbahen mend – por nuk do të suprizohej nëse Trump heziton të pranojë humbjen përballë Clinton.

Deklarata e Z.de Blasio vjen pasi kandidati republikan tha gjatë debatit me demokraten muajin e kaluar se  mund të mos e pranojë rezultatin.

"Duke u nisur nga ato që ai ka thënë deri tani, nuk do të suprizohesha nëse ai heziton të pranojë rezultatet, edhe nëse ato janë shumë të qarta për Hillary. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë emocionalisht për të të njohë humbjen. Nëse ai heziton, do të jetë diçka negative për të."

f16bec9b-12fd-4a0d-a422-81b9f762a3c8

21:03 Pamja nga Florida

Gazetarja e BBC, Rajini Baidyanathan, është në Florida duke pyetur votuesit se kë kandidat preferojnë.

Një video në Plazhin Jugor të Miami tregon disa njerëz në makinë që mbështesin Clinton.

Ndërkohë një foto tregon një grup vajzash të cilat kanë ardhur nga Teksasi për të mbledhur vota për kandidaten demokrate. Ato thanë se kanë trokitur në 10 mijë dyer në Florida.

 

cwwut37uaaetz1n

20:52 Djali i Donald Trump voton…dhe thyen ligjin

Djali entuziast i Donald Trump, Eric, postoi një foto të fletës së tij të votimit në Nju Jork duke shkruar "Është një nder i jashtëzakonshëm të votoj për babain tim! Ai do bëjë një punë të shkëlqyer për SHBA".

Por disa njerëz e kritikuan pasi publikimi i imazheve brenda qendrës së votimit është e jashtëligjshme.

Por avokatët thanë për NY Post, se me shumë mundësi Eric Trump nuk do të dënohet. Nëse po, do të gjobitet me një shumë prej 1 mijë dollarë.

eric-trump-lara-voting-booth-election-day 325235

 

Amerikanët po votojnë të martën në gjithë vendin në zgjedhjet presidenciale, pas një fushate të gjatë dhe të ashpër, pas apeleve të fundit për votuesit të kandidates demokrate Hillary Clinton dhe atij republikan, Donald Trump.

Zonja Clinton i quajti zgjedhjet "sfida e kohës sonë", ndërsa zoti Trump deklaroi se "sot është dita jonë e Pavarësisë". Ata folën në orët e para të së martës, ndërsa dita e tyre e fundit e fushatës, shkoi përtej mesnatës.

Tubimet, në Karolinën e Veriut për zonjën Clinton dhe në Miçigan për zotin Trump, po vazhdonin kur dolën rezultatet e para të votimeve nga Dita e Zgjedhjeve. Zonja Clinton mori shumicën e votave në qytetin e vogël Dixville Notch në shtetin New Hampshire, duke fituar ndaj zotit Trump me katër vota ndaj dy të tijave.

Radhë të gjata votuesish prisnin në shtete si Virxhinia dhe Nju Jork, ndërsa hapeshin qendrat e votimit.

Rezultatet nga 50 shtete dhe kryeqyteti Uashington, nuk do të shpallen deri pasi të mbyllen qendrat e votimit në secilin prej tyre. Në orën 8 të mbrëmjes, sipas kohës së Uashingtonit, qendrat e votimit do të jenë mbyllur në pjesën më të madhe të zonave lindore dhe qendrore të vendit, të cilat përfshijnë mbi gjysmën e 538 votave elektorale.

Sondazhet e fundit para ditës së zgjedhjeve, tregonin se zonja Clinton kishte një epërsi prej 2-3 për qind ndaj zotit Trump.

Dhjetra-miliona amerikanë përfituan nga mundësia për të votuar herët në shtetet e tyre.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :