Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Pse konsumimi i bananes në mëngjes nuk është dhe aq i mirë?” plus 9 more

loading...

Ora News: “Pse konsumimi i bananes në mëngjes nuk është dhe aq i mirë?” plus 9 more


Pse konsumimi i bananes në mëngjes nuk është dhe aq i mirë?

Posted: 04 Nov 2016 11:56 PM PDT

Shumica prej nesh mendon se vakti i mëngjesit mund të kalojë edhe vetëm me konsumimin e një bananeje, e cila duhet thënë se ka mjaft kalori dhe është e lehtë për t'u blerë ndërkohë që jemi duke shkuar për në punë.

Edhe dietologë të ndryshëm e kanë këshilluar frutën e bananes për vaktet e mëngjesit. Por duket se miti i bananes është "thyer" pasi një studim i ri tregon se kjo nuk është aspak ide e mirë.

Dr. Daryl Gioffre ka thënë se në fakt, edhe pse bananet janë të pasura me potasium, fibra dhe magnez, sërish nuk duhet të jetë një opsion për mëngjesin tuaj pasi niveli i sheqerit natyral që ajo përmban është i niveleve shumë të larta. Gjithashtu edhe nivelet e aciditetit të kësaj frute nuk janë të rekomandueshme për stomakun tuaj fill pasi jeni zgjuar nga gjumi. Sipas Dr. Gioffre, banania do t'ju ngopë për momentin, por do të ndiheni të uritur pas pak orëve.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë. Sipas studimit të tij, doktori thotë se nuk duhet ta hiqni tërësisht bananen nga mëngjesi juaj, por mjafton që ta kombinoni atë me produkte të tjera, si gjalpi i kikirikut apo qumështi, sepse nëse banania balancohet me vlerat ushqyese të këtyre produkteve atëherë gjithçka do të shkojë mirë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emma Watson në rolin e të bukurës në “E bukura dhe Bisha”

Posted: 04 Nov 2016 11:48 PM PDT

Aktorja e njohur Emma watson do të jetë në rolin e të bukurës në filmin e ri "E bukura dhe Bisha".

Kjo gjë u bë e ditur më herët në revistën Entertainmend weekly, por tashmë janë publikuar dhe fotot e para të bukuroshes.

Emma, që të gjithë e mbajnë mend si Hermony tek filmi i Harry Potter, tani do të jetë protagonistja e filmit të njohur të animuar.

Aktores britanike duket se i është përshtatur më së miri roli, pasi me fytyrën e ëmbël dhe elegancën e saj të jep përshtypjen e një vajze të bukur e delikate.

Ndërsa Bisha do të luhet nga Dan Stevens, dhe dyshja është në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.

Tres Belle! Three further snaps of Emma Watson in the upcoming Beauty and The Beast remake were released by Disney on FridayMuch-anticipated: The movie is due for release in March, more than 15 years after the originalUnlikely couple: Standing alongside The Beast- played by Dan Stevens, the duo appear deep in conversation as they stand in an imposing libraryIn action: And the remaining two snaps see Belle cleaning a grand house, and speaking to her father played by Kevin KlineModern take: Belle is an inventor and doesn't wear a corset in this version of the classic 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump e Clinton përqëndrohen tek ekonomia pak ditë para zgjedhjeve

Posted: 04 Nov 2016 11:23 PM PDT

Ndërsa sondazhet tregojnë se Donald Trump po fiton mbështetje gjithnjë e më shumë, Hillary Clinton ka mbajtur tubime në shtetet që konsiderohen të sigurta për demokratët.

Dy ekipet e kandidatëve në ditët e fundit e kanë përqëndruar synimin e tyre më shumë në marrjen e votës nga përkrahësit e sigurtë se sa në tundimin e atyre që janë të pavendosur.

Në fjalimet e tyre të fundit drejtuar votuesve, si Trump ashtu dhe Clinton e kanë vënë theksin tek forca e ekonomisë, me kandidaten demokrate që thotë ka ende vend për të bërë më mirë, ndërsa për republikanin ka qenë një dështim i vërtetë në këto vitet e fundit.

Me 4 ditë të mbetura nga zgjedhjet në SHBA, të dy kandidatët sulmuan njëri-tjetrin si person jo i duhur për të udhëhequr vendin.

Për momentin Clinton kryeson mbi Trump me 5%, sipas sondazheve të Reuters, avantazh të cilin e ka mbajtur gjithnjë karshi kundërshtarit të saj, edhe pse ditë më parë sipas NBC dhe Ëashington Post, Trump e kaloi për herë të parë kandidaten demokrate.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Veseli: Të hënën Qeveria me ministra të rinj

Posted: 04 Nov 2016 02:48 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka deklaruar se të hënën do të emërohen ministrat e po ashtu edhe zëvendësministrat e rinj të Qeverisë.

Veseli ka thënë për Radiotelevizionin e Kosovës, se Partia Demokratike e ka listën e ministrave dhe se finalizimi i procesit të riformatimit të qeverisë do të bëhet pasi edhe kryeministri, Isa Mustafa të kthehet nga vizita në Londër.

"Ky proces, nga ana e PDK-së do të jetë i përfunduar shumë shpejt. Ne vetëm e kemi përfunduar, do të kemi emra të ministrave të rinj, do të kemi disa lëvizje të zëvendësministrave dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë zyrtare, besoj që edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të kthehet nga vizita zyrtare në Londër, ne do të  ne do ta finalizojmë këtë proces", ka thënë Veseli, i cili për momentin po qëndron në Hungari.

"Do të ju tregoj shumë shpejt (emrat e ministrave të rinj). Është më shumë çështje e korrektësisë sepse nuk ka asgjë diskrete. Ne do t'i bartim ato emra tek kryeministri dhe shpresoj që të hënën do t'i kemi emrat e rinj", është shprehur ai.

Sa i përket deklaratës së mëparshme të tij, lidhur me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Veseli ka deklaruar se këto deklarime kanë qenë "të sinqerta".

"Deklarimet e mija rreth çështjes së vazhdimit të koalicionit apo mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme kanë qenë shumë korrekte edhe shumë të sinqerta. Ne me marrëveshje politike mund të arrijmë çdo lëvizje në interes të qytetarëve. Pa marrëveshje politike ne nuk mund të futemi në aventura", theksoi Veseli.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Çmendet” konkurrenti, sperkat jurinë me miell, rrëzohet Çiljeta

Posted: 04 Nov 2016 02:38 PM PDT

Puntata e djeshme e Tu Si Que Vales ka përfunduar në mënyrën më të çuditshme të mundshme.

Një konkurrent, i cili erdhi në skenë si një picier, nisi të performonte një numër me miell.

Juria mbeti e habitur, por jo aq shumë derisa në momentin kur ai afroi tavolinën më pranë panelit dhe i kërkoi publikut të numëronte mbrapsht.

"Ju lutem dua pak bashkëpunimin e publikut, numëroni mbrapsht," thotë ai.

Pasi përfundon "countdown-i", konkurrenti spërkat me miell jurinë e dy prezantuesit e programit, Çiljeta Xhilagën dhe Florian Agalliun.

Teksa në skenë nis një luftë e madhe me miell mes të gjithëve, Çiljeta humb ekuilibrin dhe rrëzohet. Për më shumë shihni videon:

35236 35463 35246246 747575689

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkodër, tregtarët ambulantë kërkojnë një vend ku mund të shesin

Posted: 04 Nov 2016 02:32 PM PDT

I janë drejtuar zyrave të bashkisë për të gjetur zgjidhje, por nuk i ka pritur njeri. Nje përfaqësi e tregtareve ambulant të lagjes Rus, të cilët u përballen me aksionet e policisë bashkiake, insistuan të takohen me kryebashkiaken Voltana Ademi, por morën si përgjigje se përpara takimit do të duhej të aplikonin me shkrim në zyrën me një ndalesë.

E vetmja arritje e tyre ishin replikat me një prej policët bashkiak në portën hyrëse.

Qytetarja: Pse nuk ka le të takojme kryetaren?

Polici: Nuk mundem, te lutem moter

Tregtarët paralajmërojnë se do organizohen në protesta nese nuk i pret në takim kryetarja e Bashkise.

Janë mbi 80 tregtarë ambulantë në të gjithë Shkodrën që prej vitesh nuk kanë një treg ku të tregtojnë produktet e tyre dhe megjithë premtimet e dhëna deri më sot bashkia nuk i ka gjetur një zgjidhje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama: Nëntori jo vetëm muaji i Pavarësisë e Çlirimit, por dhe i Diasporës

Posted: 04 Nov 2016 02:09 PM PDT

Muaji nëntor do të jetë muaji i Diasporë shqiptare. Në një postim në FB, kryeministri Rama thotë se nëntori nuk do të jetë vetëm muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, por edhe i Diasporës.

Postimin e tij Rama e shoqëron me një foto të 28 nenetorit 1914, që i përket diasporës së Odesës në Ukrainë.

Rama: Nëntori do të jetë këtej e tutje jo vetëm muaji i Pavarësisë dhe i Çlirimit, pra muaji i përkujtimoreve të medha, por edhe muaji i Diasporës E cila kudo ku ndodhet, është Shqipëri, një dhe e pandarë, e si e tillë do të mblidhet në Tiranë në Samitin e Diasporës, që do t’i shërbejë bashkimit të sa më shumë energjive pozitive dhe koordinimit të sa më shumë kontributeve, në emër të ardhmërisë sa më të ndritur të shqiptarëve.

Në këtë foto të 28 nëntorit 1914 paraqitet një nga diasporat shqiptare më të moçme dhe më merituese, ajo e Odesës në Ukrainë, e cila filloi të krijohet të paktën prej gjysmës së dytë të shek. XVII dhe që i ka sjellë kombit tonë shërbime të vyera.

Samiti i Diasporës në Shqipëri do të mbahet ne 18-20 nëntor.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy vjeçari pa krahë vë protezë me logon e Everton

Posted: 04 Nov 2016 02:04 PM PDT

Njihuni me fansin e adhurueshëm të Everton, i cili ka vendosur me krenari një protezë në krahë me logon e skuadrës së tij të preferuar të futbollit.

Kobi Sadler, 2 vjeç, nga Moreton, Merseyside, lindi pa parakrahun dhe dorën e djathtë për shkak të një sindrome të rrallë të qarkullimit të gjakut që prek një në 26 mijë fëmijë.

Një muaj më parë, atij iu dhuruar një krah 3D – që besohet të jetë më i vogli i rkijuar ndonjëherë.

Mamaja e Kobit, Kelly dhe babai i ij Mike Sadler publikuan foton e protezës blu me të bardhë në rrjetet sociale dhe morën mbështetje nga fansa kudo në botë..

"Mësova për protezat 3D përmes një organizate bamirësie. Dizenjimi në krahun e tij është fantastik, e bën protezën të bukur. Por ai është mirë dhe pa të sepse nuk e dallon ndryshimin, është thjesht normale për të" u shpreh për Daily Mail mamaja e tij.

3a0e633400000578-3906306-image-a-146_1478282720726 3a0e5d9300000578-3906306-image-a-100_1478280997850 3a0e627900000578-3906306-image-a-145_1478282155880-1 3a0e590100000578-0-image-a-99_1478280024350 3a0e55fb00000578-3906306-image-m-107_1478281032392 3a0e53dc00000578-3906306-image-m-105_1478281018316

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqia: Nuk pranojmë leksione nga BE-ja

Posted: 04 Nov 2016 01:57 PM PDT

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështesin grupin militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) dhe se kritikat e bllokut për arrestimin e ligjvënësve pro-kurdë janë "të papranueshme".

"Shumica e vendeve të BE-së mbështesin fuqishëm PPK-në. Nuk do të pranojmë leksione nga to për sundimin e ligjit", tha Cavusoglu për gazetarët në Ankara.

Autoritetet turke kanë arrestuar 11 ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike – subjekt pro-kurd.

Të arrestuarit përfshijnë bashkëkryesuesit e partisë: Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag.

Burimet e sigurisë kanë thënë se ata janë arrestuar në kuadër të disa hetimeve anti-terroriste.

Disa orë më pas, tetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin Diarbakir, i banuar me shumicë kurde.

Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, qysh pas përprjekjes për grushtshtet më 15 korrik./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

U raportua për shtëna me armë, policia: Nuk u gjetën gëzhoja

Posted: 04 Nov 2016 01:52 PM PDT

Policia e Tiranës ka sqaruar një ngjarje për të cilën u raportua për të shëtna me amrë zjarri.

Sipas bluve të kryeqytetit sapo është marrë njoftimi nga një qytetar për të shtëna me armë në zonën e Kasharit menjëherë kanë shkuar efektivët e policisë ku nuk u konstatuan gëzhoja. Policia thota se u shoqëruan pesë të rinj si të dyshuar me ngjarjen, por më pas u lanë të lirë.

Policia sqaron se: Në numrin e emergjencave 112, është marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri, në Kashar. Menjëherë u dërguan shërbimet policore, të cilët nisën kontrollet. Nga ana e shërbimeve nuk u konstatuan gëzhoja në vendin e njoftuar. Shërbimet e policisë gjatë kësaj kohe në kuadër të verifikimit të vërtetësisë së telefonatës kanë ushtruar disa kontrolle në automjete dhe qytetarë. Po në këtë kuadër shërbimet e policisë, tek sheshi “Shqiponja”,  kanë ndaluar dhe shoqëruar për verifikim një automjet në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim. Pas verifikimeve të kryera nga ana e Policisë këta shtetas  u lanë të lirë.

Po ashtu policia po vijon puna për sqarimin e plotë të njoftimit të bërë nga qytetari.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :