Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime” plus 9 more

loading...

Ora News: “Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime” plus 9 more


Reciprocitet me Serbinë, edhe në arrestime

Posted: 06 Nov 2016 11:39 PM PST

Institucionet shtetërore të Kosovës do duhet të shqyrtojnë mundësinë për masa të reciprociteti ndaj shtetit serb, në aspektin e arrestimeve të qytetarëve. Kjo duhet menduar, pasi që arrestimet e shtetasve kosovarë nga Serbia janë intensifikuar në muajt e fundit.

Anëtari i Komisionit për siguri, Zafir Berisha, ka thënë se sjelljet e Serbisë po e obligojnë Kosovën që të aplikoj masa reciprociteti jo vetëm për arrestimet, por edhe për të tjera aspekte.

Masat e mundshme të reciprocitetit ndaj shtetit serb i ka pohuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, i cili ka thënë se mos reflektim i shtetit serb mund të shpjerë kah masat e reciprocitetit/Zeri.info/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përkeqësohet moti, Gjirokastra zgjohet e përmbytur

Posted: 06 Nov 2016 11:26 PM PST

Qyteti i Gjirokastrës sot është zgjuar i mbuluar nga uji. Reshjet e dendura të shiut ka bërë që në të gjitha rrugët e qytetit të ketë probleme në qarkullim, madje disa prej tyre edhe janë bllokuar.

Po ashtu nga prezenca e ujit, rruga nacionale Gjirokastër-Kakavije është bllokuar. Po ashtu raportohet prezencë të madhe uji ka edhe në rrugët hyrëse të qytetit.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë.

gjirokaster

gjirokastra-sot gjirokastra-sot3 gjirokastra-sot4 gjirokastra-sot5 gjirokastra-sot1 gjirokastra-sot2

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fier, kapet furgoni i mbushur me 402 kg kanabis, arrestohet 25-vjeçari

Posted: 06 Nov 2016 11:16 PM PST

Policia e Fierit sekuestron 402 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, e cila po transportohej me një furgon. Në pranga ka rënë shtetasi Eltion Lama 25 vjeç nga Tepelena.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi “gjatë ditës së djeshme, në rrugën nacionale , është bërë ndalimi i automjetit tip furgon (mallrash) Opel Vivaro, dhe nga kontrolli i ushtruar brenda në furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 402 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.”

Operacioni për kapjen e drogës u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier,

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Trafikimi i narkotikëve" i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283/1, 283/a e 22 të Kodit Penal.

capture dgfsfdaghdfg drogaaaa gsdfghsfdh

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Britania mbulohet nga dëbora, temperaturat ulen deri në -4 gradë

Posted: 06 Nov 2016 10:52 PM PST

Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje dëbore. Temperaturat janë ulur nën zero, për të paralajmëruar fillimin e një dimri të ftohtë.

Në disa zona të Britanisë temperaturat janë ulur deri në -4.6 gradë, që për muaj nëntor janë më të ulëta se mesatarja.

Shumë qytetarë janë përballur me dëborën, ku trashësia në disa rrugë ka arritur në disa cm, çka ka sjellë edhe bllokim të tyre.

Meteorologët parashikojnë një dimër të ftohtë.

nintchdbpict000280415223-e1478447368409 nintchdbpict000280419665

nintchdbpict000280414630-e1478468270225 nintchdbpict000280414985-e1478468493672 nintchdbpict000280415136-e1478468562666 nintchdbpict000280415224-e1478447924472 nintchdbpict000280418329

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kafja e mëngjesit bën mirë për kujtesën

Posted: 06 Nov 2016 10:40 PM PST

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafes. Një studim i fundit ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista "Scientific Reports", u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez "Inserm" e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t'u prekur nga kanceri në tru.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Filmi i parë me shqiptarë në vitin 1904 është shfaqur në Serbi e Angli

Posted: 06 Nov 2016 10:32 PM PST

Filmi i parë me shqiptarë është shfaqur në vitin 1904. Ky inçizim është pjesë e një filmi dokumentar më të gjatë të xhiruar nga politikani britanik Arnold Muir Wilson (1857-1909) nga Shefild [Sheffield] në Jorkshër [Yorkshire] dhe nga regjisori i kinematografisë së hershme britanike, Frank Mottershaw (1850-1932), gjithashtu nga Shefild, shkruan albanianphotography.net

Për të parë pjesën e filmit me shqiptarë klikon ketu.

Wilson, anëtar i bashkisë së Shefildit dhe i Partisë Konservatore, ishte gjithashtu konsull nderi i Serbisë në Shefild dhe merrej me marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve. Në vitin 1904 udhëtoi për në Beograd dhe, në bashkëpunim me Mottershaw, xhiroi një film dokumentar për kurorëzimin e mbretit serb Pjetër I Karagjorgjeviç, më 21 shtator të atij viti. Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904 dhe në Serbi në prill 1905, me titra në anglishte dhe serbishte. U restaurua ne Bolonjë gjatë viteve 1999-2004 dhe ruhet tani në Arkivin e Filmit Jugosllav (Kinoteka) në Beograd. Thuhet se është filmi më i vjetër i xhiruar në Serbi dhe në rajonet fqinje. Pjesa "shqiptare" e filmit, e cila fillon në minutën 42:10 dhe zgjat jo më shumë se 1:16 minuta, tregon shqiptarë dhe njerëz të tjerë në oborrin e një hani dhe në një rrugë tregu aty afër në qytetin mysliman të Novi Pazarit, tani në jugun e Serbisë.

Në vitin 1904, Novi Pazar (shqip edhe Pazari i ri apo Tregu i ri, turqisht Yeni Pazar) ishte kryeqyteti i Sanxhakut të Novi Pazarit, madje nga viti 1881 deri 1912 rajoni ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, pra e bashkuar me Kosovën. Mbase kështu shpjegohet prania e kaq shumë shqiptarëve – të cilët dallohen nga plisi i bardhë dhe veshjet karakteristike – në një rajon të banuar sot nga një shumicë dërrmuese sllavësh myslimanë (boshnjakë), dhe shumë pak shqiptarë. Lidhur me këtë prezantim, desha të falënderoja Bardh Rugovën, profesor i shqipes në Universitetin e Prishtinës, për hulumtimet e paraqitura në artikullin e tij: Shqiptarët e fotografive lëvizëse të vitit 1904, botuar në librin Studime për nder të Rexhep Ismajlit me rastin e 65-vjeorit të lindjes (Prishtinë 2011), ff. 631 633.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot dhe nesër reshje të dendura shiu, minimizoni lëvizjet, kujdes fëmijët

Posted: 06 Nov 2016 10:08 PM PST

Ashtu siç edhe ishte parashikuar e hëna e kësaj jave ka nisur me reshje shiu. Instituti meterologjik ka parashikuar që dita e sotme dhe nesër (7-8 nëntor) moti do të jetë me reshje të dendura shiu, duke sjellë edhe përmbytje në disa zona.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp ditën e djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin.

Ministria thotë se buletinet e instituteve të specializuara meteorologjikë njoftojnë se përkeqësimi i motit mund të shoqërohet fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë duke u shtuar.

“Përveç përmbytjeve, reshjet mund të shkaktojnë edhe rrëshqitje të tokës në zona të caktuara. Situata pritet të përkeqësohet në datën 8 nëntor, sidomos në njësitë administrative të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Sipas parashikimeve të Instituteve Meteorologjike, pritet të ketë fryrje të lumenjve që rrezikojnë të dalin nga shtretërit e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Prefektët dhe përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin që, përveç ngritjes së Shtabeve të Emergjencës, të vënë në gadishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike-operacionale për të reaguar sipas situatës.

MPB këshillon shtetasit në zonat që mund të preken nga përmbytjet, të minimizojnë lëvizjet e panevojshme dhe sidomos të fëmijëve të vegjël, të pa shoqëruar nga të rriturit.

MPB kërkon nga shtetasit që t`u binden lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama: Diaspora e shqiptarëve në Rumani, e përkushtuar gjatë Rilindjes

Posted: 06 Nov 2016 01:51 PM PST

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Diaspora e Shqiptarëve të Rumanisë ka qenë më e përkushtuar për çështjen kombëare gjatë periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë.

Rama në profilin e tij në FB ka postuar një foto ku tregohet elita e kësaj diaspore e cila ka pritur Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin.

Rama: Nuk është e paudhë të thuhet se Diaspora e Shqiptarëve të Rumanisë është ndoshta, më e sojmja dhe më e përkushtuara ndaj çështjes kombëtare gjatë Rilindjes dhe viteve të para të Pavarësisë.

Kjo fotografi e martesës së Akil Eftimit, shkrepur nga Vani Burda në Bukuresht, në janar 1911 nuk postohet sot pse është e dielë, domethënë ditë dasmash. Por sepse ajo paraqet një pjesë të elitës së kësaj diaspore, e cila më 5 nëntor 1912, priti Ismail Qemal Vlorën dhe Luigj Gurakuqin, duke u dhënë një energji vendimtare rrugëtimit të Nëntorit të dytë, me destinacion tri javë më vonë Vlorën e pavdekshme

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ambasadori Lu: Në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë

Posted: 06 Nov 2016 01:41 PM PST

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu komentoi për rolin e shqiptaro-amerikanëve në përparimin e Shqipërisë. Lu në një intervistë për Zerin e Amerikes tha se sot në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë, ndërsa në Shqipëri jetojnë në mënyrë të përhershme rreth 20 mijë amerikanë

Komentet për diasporën Lu  i bëri në prag të samitit të diasporës që mbahet në Tiranë nga 18 deri në 20 nëntor.

“Doja ta filloja këtë intervistë me një histori, – tha zoti Lu. Është një fotografi e famshme e një djali sirian që u përhap në internet në mbarë botën. Ai ishte plagosur në një sulm ushtarak dhe ishte i përgjakur. Kur presidenti Obama shkoi në Kombet e Bashkuara në shtator, ai foli rreth një fëmije amerikan që quhej Aleks, i cili i kishte shkruar një letër ku i kërkonte ta sillte djalin e vogël sirian në shtëpinë e tij.

"Dua që ai të jetë pjesë e familjes sonë, dhe ai do të jetë si vëllai im", shkruante Aleksi. Letra e gjashtëvjeçarit u bë e famshme në mbarë botën dhe të gjithë mësuan se ai ishte shumë i veçantë. Ata nuk e dinin në fakt që ai ishte një shqiptaro-amerikan. Prindërit e tij janë nga Shqipëria.

Kjo më kujton mënyrat e ndryshme me të cilat shqiptaro-amerikanët kanë kontribuar në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi një vend imigrantësh dhe në Amerikë ka 214 mijë shqiptarë që punojnë në fusha të ndryshme të jetës. Ata janë atletë, lojtarë hokei, lojtarë futbolli, muzikantë, artistë hip-hopi, regjisorë filmash, biznesmenë, shkencëtarë, dhe ka nga ata që shërbejnë në forcat e armatosura amerikane duke sakrifikuar çdo ditë për sigurinë e vendit tonë.

Ne kemi patur politikanë që kanë qënë shqiptaro-amerikanë. Ish-kongresmeni nga Nju Jorku, Joe Dioguardi është shqiptar-arbëresh. Kryetari i bashkisë së Usterit në Masaçusets dhe ai i bashkisë së Nju Orlinsit në Luiziana janë shqiptaro-amerikanë. Kemi një shqiptaro-amerikane që është një atlete e famshme olimpike: Enkelejda Shehaj është një nga qitëset më të mira në botë. Ajo mori pjesë në lojrat olimpike të vitit 1992 në Barcelonë dhe mori pjesë atje si përfaqësuese e Shqipërisë. Pas trazirave të 1997-ës imigroi në Shtetet e Bashkuara. Verën e kaluar ajo konkurroi në Rio si amerikane edhe njëherë pas 24 vjetësh.

Kemi shqiptaro-amerikanin Ferid Murad i cili fitoi çmimin Nobel në mjeksi në vitin 1998. Dhe sigurisht, shqiptaro-amerikanët ndoshta më të famshëm janë vëllezërit, Xhim dhe Xhon Belushi, aktorë që unë i kam ndjekur kur isha fëmijë. Të gjitha këto raste më kujtojnë gamën e gjerë të kontributeve që shqiptaro-amerikanët kanë dhënë për vendin tim dhe ky kontribut vetëm sa ka filluar.”

I pyetur se çfarë roli mund të luajë diaspora shqiptare e Amerikës në përparimin e Shqipërisë, zoti Lu tha:

“Ne e dimë se ka qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në SHBA. Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se në Shqipëri vijnë çdo vit mbi 100 mijë amerikanë dhe shumë prej atyre janë shqiptaro-amerikanë. Kjo shpjegon pasurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Diçka tjetër që njerëzit mund të mos e dinë, – tha ambasadori Lu, – është sot në Shqipëri jetojnë në mënyrë të përhershme rreth 20 mijë amerikanë, shumë prej të cilëve janë shqiptaro-amerikanë dhe punojnë çdo ditë për të kontribuar në të mirë të përparimit të Shqipërisë.

Kam takuar shqiptaro-amerikanë që vijnë në Shqipëri dhe që dëshirojnë të kontribuojnë për arsimin. Njëri prej tyre mendon të hapë një universitet amerikan këtu. Kam takuar biznesmenë shqiptaro-amerikanë që shpresojnë të investojnë në infrastrukturë, në fasone dhe në biznesin bankar.

Ka shqiptaro-amerikanë që janë anëtarë të parlamentit, një shqiptaro-amerikan shpreson të themelojë një bankë amerikane investimesh këtu. Ka shqiptaro-amerikanë që punojnë në mjekësi e në arsim.

Madje kam katër shqiptaro-amerikanë të mrekullueshëm që punojnë këtu në ambasadë. Një punon në zyrën time si sekretar për zv/ambasadorin, një tjetër është oficer i sigurisë diplomatike, një është prokuror federal amerikan, i cili punon për krimet e rënda në çështje shumë të vështira të antikorrupsionit. Njëra është agjente e FBI-së. Ajo punon çdo ditë me policinë për çështje të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndoshta historia ime e preferuar është ajo me Rrok Mirditën, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar. Ai ishte kryeipeshkvi katolik për Durrësin dhe Tiranën. Ai ishte shqiptaro-amerikan. Ai emigroi në SHBA kur ishte djalë i ri, u rrit në Nju Jork, u bë prift në moshën 25-vjeçare dhe shumë vite më vonë, Papa Gjon Pali i Dytë e emëroi në Shqipëri.

Ai e ringriti kishën katolike pas komunizmit dhe shpenzoi 25 vjet nga jeta e tij në shërbim të katolikëve shqiptarë. Në një farë mënyre, ai është babai i kishës katolike këtu në Shqipëri dhe shumë shqiptarë si dhe amerikanë ushqejnë ndjenja respekti për kontributin e tij.

Gjithnjë e më shumë shqiptaro-amerikanë vijnë në Shqipëri çdo vit dhe kam besim se sa më shumë të vijnë aq më shumë do të rritet kontributi i tyre vit pas viti.”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkencëtari parashikon kush i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA

Posted: 06 Nov 2016 01:35 PM PST

Një sondazh i realizuar nga Princeton Election Consortium ka zbuluar se Hillary Clinton ka 99% më shumë mundësi për të fituar zgjedhjet elektorale se sa Donald Trump.

Tre ditë përpara zgjedhjeve, Clinton ka 312 vota elektorale të projektuara krahasur me 226 për Z.Trump. Për të fituar nevojitet një total prej 270 votave elektorale.

Statistikat e probabilitetit vijnë nga modeli i Universitetit Bayesian.

Shpikësi i modelit, shkencëtari dhe profesori i Princeston Sam Wang ka parashikuar saktë 49 nga 50 shtete në 2012.

Ndërkohë sondazhe të tjera ishin më pak dakort me fitoren e Clinton. FiveThirtyEight tha se Clinton kishte 65% më shumë mundësi për të fituar, ndërsa New York Times shkruante se kishte 84% mundësi.

hillary-clinton

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :