Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Shkodër, grabitet xhamia “Ebu Beker”” plus 9 more

loading...

Ora News: “Shkodër, grabitet xhamia “Ebu Beker”” plus 9 more


Shkodër, grabitet xhamia “Ebu Beker”

Posted: 08 Nov 2016 12:46 AM PST

Xhamia "Ebu Beker" në qytetin e Shkodrës ka rënë pre e grabitjes. Sipas policisë grabitësit kanë marrë arkën e parave të xhamisë.

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa policia pritet të marrë edhe pamjet filmike të kamerave të biznesit pranë xhamisë.

Nuk dihet sa është shuma e vjedhur në xhami.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina dhe kamioncina të zhytur në ujë Babrru, Tiranë

Posted: 08 Nov 2016 12:40 AM PST

Një  benz dhe një kamioncinë është e zhytur në ujë në Babrru për shkak të prurjeve të lumit. Andi Osmani na përcolli foton me apelin se kërkon ndihmë

14958315_10209370959504658_191630884_n 14962886_10209370959544659_864686623_n 14971213_10209370959464657_704509238_n

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytet urbani i qytetit

Posted: 08 Nov 2016 12:33 AM PST

Diçka e pazakonte ka ndodhur në Tiranë, ku një urban qyteti është përmbytur. Siç shihet edhe në këto pamje urbani është mbushur me ujë nga përmbytjet ne rruge.

Videoja eshte publikuar nga Jeta Osh Qef, por nuk dihet se kujt linje i përket urbani.

permbyhtet-autobusi

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emergjencat Civile: Në Kashar niveli i ujit 50 cm, minimizoni lëvizjet

Posted: 08 Nov 2016 12:20 AM PST

Pas situtates se krijuar per shkak te reshjeve, me urdher te ministrit te Puneve te Brendshme prane cdo Prefekture jane mbledhur Shtabet e Emergjencave.

Zonat me problematike per momentin jane:
Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave.

Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.

Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.

Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.

Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.

Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhe – Shkoder, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Gjithashtu keshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tiranë, përmbytje në Don Bosko e Pallati me Shigjeta

Posted: 08 Nov 2016 12:03 AM PST

Situatë e rënduar trafiku dhe përmbytjesh dhe nëpër rrugët e Tiranës.

Në disa zona të kryeqytetit situata është rënduar pas reshjeve te dendura.

Në zonën e Tiranës së Re lumi Lana është fryrë shumë dhe gati sa nuk ka dalë nga shtrati.

Ndërkohë ka dhe prani të madhe uji në rrugë tek Pallati me Shigjeta për tek Ura Vasil Shanto.

Po ashtu, eshte bere i veshtire kalimi ne zonen e Don Boskos dhe Xhamllikut.

• Lumi Lanë

14975774_10209370829261402_1816820279_o 15034051_10209370828941394_737004764_o 15007983_10209370828981395_861776285_o 15007716_10209370829461407_1257737368_o 15034196_10209370829021396_386918671_o

• Zona e Xhamllikut 

14991844_629076643884128_5992441537976174476_n 14938368_629076637217462_3816399462719478356_n 14991981_629079770550482_4107235283311721385_n

• Zona e Don Boskos

donbosko1

• Babrru

14971213_10209370959464657_704509238_n 14962886_10209370959544659_864686623_n 14958315_10209370959504658_191630884_n

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytjet, Shkodra kalon një natë të vështirë, rrugët bllokohen nga uji

Posted: 08 Nov 2016 12:00 AM PST

Edhe qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm. Qytetarët shkodrënë kanë kaluar një natë të vëshitrë për shkak të vërshimit të ujerave nga reshjet e dendura.

Rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa vështirësi ka pasur edhe në qarkullimin e mjeteve.

Ka gërryerje dhe rënie të argjiraturës në segmentin pranë fshatit Darragjat, ku i pranishëm është edhe bordi i Kullimit për të marrë masa.

Po ashtu ka rrëshqitje dherash e gurësh në rrugë dhe disa segmente si Theth-Breg Lumi. Prani uji ka në disa zona periferike dhe toka bujqësore në Bërdicë e Ana e Malit

Gjithashtu ka shkëputje të energjise elektrike, pasi janë thyer shtyllat.

shkoder12 shkoder2 shkoder3 shkoder4

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytje në Durrës, rrezikohen të përmbyten 30 banesa

Posted: 07 Nov 2016 11:54 PM PST

Reshjete e dendura të shiut të rëna përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë krijuar përmbytje dhe probleme në disa zona të qytetit të Durresit dhe rrethinave.

Nga reshjet e dendura rrezikohen të përmbyten 30 banesa.

Situata me alarmante paraqitet në zonën e plazhit, kenete, spitalle, zona tek stacioni i trenit, te stadiumi, si dhe rruga Aleksander Goga. Po ashtu jane shfaqur probleme ne qarkullimin e automjeteve.

Ne Kenete, Spitalle dhe zonen e plazhit uji ka depërtuar deri ne ambientet e brendeshme të një pjese të banesave dhe objekteve që ndodhen jo shume të ngritura mbi toke.

Tek rrethrrotullimi i Kenetes eshte bllokuar totalisht levizja e makinave duke shkaktuara kaos ne trafik.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, kalimi nga rruga e Ndroqit

Posted: 07 Nov 2016 11:29 PM PST

Autostrada Tiranë-Durrës është bërë e pakalueshme për shkak të përmbytjeve. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që autostrada në afërsi të Maminasit të jetë mbuluar nga uji, ndërsa trafiku është devijuar në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.

Policia e Tiranës njofton se “si pasoje e rreshjeve te dendura te shiut eshte bllokuar Autostrada Tirane – Durrës, ku ka prezence të madhe uji nga Brunes deri te mbikalimi Kashar. Drejtuesit e mjeteve qe qarkullojne per ne jug te shfrytzojne rrugen e vjeter nga Ndroqi.”

autostrada autostradeee autostrada11

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vlorë, lagjia “24 maji” me rrugë të amortizuara dhe mbeturina

Posted: 07 Nov 2016 11:19 PM PST

Një ndër lagjet më kryesore të qytetit të Vlorës, "24 maji" ose siç njihet ndryshe "Cole" ka probleme të shumta me infrastrukturën.

Sapo afrohesh në këtë lagje vë re që rruga është e amortizuar, kanalet e ujërave të zeza janë të hapura, ndërsa ka prani të shumtë edhe të inerteve për të cilat nuk është marrë asnjë masë.

Kjo është një nga lagjet më të rëndësishme pasi lidh rrugën trasnballkanike.

Fotot janë sjellë në redaksinë e Ora News nga një banor i kësaj lagjeje, të cilët përballen çdo ditë me këtë situatë.

vlore 14971478_1628029404163961_1725239531_o 14971443_1628029460830622_1473991514_n 14971272_1628029517497283_1165650804_n 14958865_1628029427497292_595721226_n 14971191_1628029444163957_325183021_n 15032347_1628029450830623_529276934_n 14997021_1628029400830628_1347517964_n 14996386_1628029474163954_1399848047_n 14996302_1628029410830627_858124730_n 14975736_1628029487497286_1730407734_o

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vota për Klinton, si shprehje e llogjikës

Posted: 07 Nov 2016 11:10 PM PST

Duhet të ketë qenë para një viti, kur një nga ndjekësit e mi në facebook me emër mix i quajtur Peter Tase, çdo ditë më niste mesazhe të tipit: "Hë mo ç'bëhet andej?" apo "Do na thuash pse e dhe dorëheqjen, apo jo?", çka tregonin një nivel komunikimi rudimental. Duke e ditur se rrjeti ka gjithfarë prerjesh, nuk merresha me të, deri në momentin kur në përgjigje të një statusi ku ironizoja Trump, më erdhi nga ky njeri që rezultonte edhe aktivist i fushatës së manjatit amerikan, një diare mentale që më bëri të dyshoj se ndjekësit e Trump, ashtu si idhulli i tyre kanë probleme jo të vogla me etikën, por edhe sjelljen normale.

Duke ardhur pranë ditës së votimeve dhe fakti se konkurenca është e afërt dhe qëndrimet e njerëzve gjithmonë e më të hapura, bindem se vota ka një irracionalitet të frikshëm dhe kjo vlen edhe për shqiptarët. Çdo njeri normal i cili nuk ka interesa të ngushta personale do të ishte qartaz i rreshtuar me kandidatin për president të SHBA i cili mbron interesat e tij kombëtare. Duhej të ishte normale për shqiptarët, përjashto ndokënd që fshin godinat e Trump, të rreshtohej me Hillary Klinton. Pasi gruaja që po garon i ka të gjitha atributet për të qenë dashamirēsja jonë më shumë se çdokush që ka qenë dhe do të jetë në të ardhmen në Shtëpinë e Bardhë. Por bajagi shqiptarë bëjnë tifo për Trump.

Ka nga të çekuilibruarit e deri tek të fandaksurit. Vetëm tek ne mund të gjesh muslimanë që urojnë fitoren e tij, edhe pse është antiislamik i thekur; që e simpatizojnë edhe pse është pro rus, që në skakierēn ballkanike përkthehet kundër interesave shqiptare; ka të fandaksur që mendojnë se humbja e Klinton do sjellë rënien e Soros dhe rrjedhimisht të "agjentëve" të tij në Tiranë me Ramën në krye; ka nga ata që e pëlqejnë si maço; ka e çfarë nuk ka, që të bëjnë të mendosh se demokracia është një sistem i gabuar përderisa arsye të tilla janë ato që udhëheqin shumë njerëz që nesër do të vendosin se cili do të qeverisë botën. Dhe mesa duket kjo nuk është sëmundje vetëm e shqiptarëve, numri i të cilëve në botë është i vogël dhe i atyre që votojnë në SHBA, akoma më i vogël.

Por në rrjet qarkullojnë arsye të tilla edhe nga shtetas amerikanë që realisht do të vendosin për fatet e SHBA dhe rrjedhimisht të botës. Vetëm arsyeja e turbulluar mund të cilësojë një miliarder klasik të akuzuar për gjithfarë trukesh, si antiestablishment; apo të konsiderosh revolucionar, dikë që qysh nga lindja ka rënë në pupla; që femrën e konsideron plaçkë dhe prapë do të ketë femra që do ta votojnë. Është rasti më i zhveshur, kur llogjika është materie e huaj për të kuptuar sesi funksionojnë turmat dhe është momenti kur bindesh se shpesh herë turmave nuk ju duhet lënë në dorë një gjë kaq serioze siç është vota. Pas dalldisë Trump, Kaligula, Neroni apo gjithfarë i ç'ekuilibruari që ka qeverisur në të shkuarën duket i kuptueshëm. Dymijë e ca vjet nuk kanë shërbyer për asgjë në edukimin e njerëzve. Ata mbeten po aq instiktivë, dritëshkurtër, që gjykojnë me stomak dhe pa tru, si edhe romakët e lashtë. Madje nëse e shkuara ka një justifikim, e tashmja nuk ka. Janë këto turma në Itali që votuan Berluskonin dhe ka ende që e qajnë, megjithëse 20 vjet dominim i skenës nga ai nuk solli gjë tjetër veçse pasurim të tij dhe ngecje të Italisë. Janë turmat në Greqi që ëndërrojnë rënien e Ciprasit dhe kthimin e nipit të Micotaqis, megjithëse ky është i akuzuar për korrupsion dhe përfaqëson kastën që qeverisi 50 vjet dhe solli vendin në zgrip.

Sepse turmave ju intereson vetëm spektakli, dhe jo rezultati.
Nesër do të votohet në SHBA. Dhe rezultati, të paktën sipas sondazheve do të jetë i ngushtë, por fituese do të jetë Hillary Klinton. Të paktën shpresohet. Dhe kush ka të drejtë vote nuk duhet të humbasë këtë rast. Jo vetëm se bëhet fjalë për një person i cili na njeh dhe ju ka dhënë liri gjysmës së shqiptarëve. Por të paktën për të treguar se demokracia është ende një sistem që vlen dhe llogjika njerëzore nuk e ka betejen e humbur në këtë planet./ Marre nga Dritare.net

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :