Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Pak gjasa për rritjen e pagës minimale në Kosovë” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Pak gjasa për rritjen e pagës minimale në Kosovë” plus 9 more Ekonomia Online


Pak gjasa për rritjen e pagës minimale në Kosovë

Posted: 05 Nov 2016 09:32 AM PDT

Përfaqësues të punëtorëve dhe të bizneseve në Kosovë me vite kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që të gjendet një mënyrë për rritjen e pagës minimale në vend.

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Kosovë ekziston Këshilli Ekonomiko-Social (KES) që u bën propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës.

Ky organ përbëhet nga përfaqësues të organizatave të të punësuarve, punëdhënësve dhe Qeverisë. Në këtë këshill ka kohë që është kërkuar rritja e pagës minimale dhe njëherësh mos të ketë kategorizime.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vazhdimisht ka kërkuar rritjen e pagës minimale heqjen kategorizimit, pasi sipas tyre, kjo është diskriminuese.

Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-se, njëherësh anëtar në Këshillin Ekonomiko-Social, thotë për Radion Evropa e Lirë, se më gjithë diskutimet, ende nuk është marrë një vendim rreth rritjes së pagës minimale.

"Ne, më herët kemi kërkuar që paga minimale të jetë rreth 250 euro, sepse sot askund nuk ka paga më të ulëta që marrin nën 200 euro. Edhe kriteret që janë të parapara me ligj, aty sillen rreth 200 -250, sepse ne shikojmë edhe pagat në rajon. Si punëmarrës, kërkesat tona janë pak më të larta, por duhet të dakordohemi me punëdhënësin,sepse ata janë që i japin paratë", thotë Arifi.

Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, njëherësh përfaqësues i bizneseve në këtë Këshill, për Radion Evropa e Lirë, thotë se paga minimale duhet të rritet, pasi, sipas tij, në disa aspekte kjo shumë është diskriminuese.

Por, Shahini shprehet se shpresat janë shumë të vogla, që në vitin e ardhshëm të ketë rritje të pagës minimale. Ai thotë kështu, duke u bazuar në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

"Në rend të parë duhet të ketë rritje ekonomike, të ketë rritje të punësimit dhe eksportit, natyrisht që duhet të ketë edhe rritje të punësimit formal", thekson Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Edhe disa qytetarë konsiderojnë se paga minimale në Kosovë, nuk i plotëson nevojat ekzistenciale për familje. Njëri nga ta është Arben Gashi, i cili punon në sektorin privat.

"Me 220 euro nuk mund të sigurohen gjërat elementare për jetë. Në Kosovë numri i të punësuarve është i vogël dhe për këtë arsye paga minimale duhet të jetë më e madhe, sepse në njëfamilje mund të punojnë një ose dy anëtarë, kurse të tjerët janë të papunë", shprehet Gashi.

Në bazë të Ligjit të punës, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalenderik përcakton pagën minimale, sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko-Social. Gjatë përcaktimit të pagës minimale duhet të merren parasysh kostoja e shpenzimeve jetësore, përqindja e shkallës së papunësisë, gjendja e përgjithshme në tregun e punës dhe shkalla e konkurrencës dhe produktivitetit në vend.(REL)

The post Pak gjasa për rritjen e pagës minimale në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Përse ushtrojnë njerëzit dhunë psikologjike?

Posted: 05 Nov 2016 09:23 AM PDT

Është një lloj forme abuzimi, ndërsa dhunuesit dhe punëdhënësit e pashkolluar shpesh përpiqen shumë për t'i mbajtur viktimat e tyre në heshtje duke përdorur si kërcënim masat disiplinore, heqjen nga puna, gjoba, ulje rroge, etj. Dhunuesit i frikësohen shumë daljes në shesh të paaftësisë apo dhënies së llogarisë për veprimet e tyre.

Kjo ka kuptim nëse mban parasysh faktin se dhuna bëhet pikërisht për të fshehur paaftësinë. Njerëzit që dhunojnë janë me të vërtetë të paaftë.

Qëllimi kryesor i dhunës është për të fshehur paaftësinë. Dhuna nuk ka aspak lidhje me menaxhimin, ose gjëra të tilla të ngjashme. Menaxherët e mirë menaxhojnë, ndërsa menaxherët e këqij dhunojnë. Menaxhimi është menaxhim. Dhuna psikologjike nuk është menaxhim. Prandaj, të gjithë ata njerëz që dhunojnë, në të vërtetë po fshehin paaftësinë e tyre. Niveli i dhunës psikologjike tregon edhe nivelin e paaftësisë. Fajin e paaftësisë së tyre dhunuesit ua hedhin të tjerëve për këto arsye:

– Për t'iu shmangur ballafaqimit me paaftësinë e tyre.
– Për të shmangur marrjen e përgjegjësisë si pasojë e veprimeve të tyre dhe ndikimit që këto veprime kanë tek të tjerët.
– Për të ulur frikën se mund t'u dalë në shesh fytyra e vërtetë. Ata janë individë të dobët dhe të paaftë.
– Për të hequr vëmendjen nga paaftësia e tyre.
– Kjo është mënyra se si punonjësit e paaftë dhe agresivë e mbajnë vendin e punës në një ambient të menaxhuar keq dhe të pasigurt.

Dhuna është një mënyrë e dështuar pune. Rezultatet e saj janë: demoralizimi, mungesa e një shtyse për të punuar, pakënaqësi dhe ftohje. Dhunuesit drejtojnë organizata ose biznese që funksionojnë keq dhe janë jo të efektshme. Shndërrimet e shpeshta të stafit janë të larta, ndërkohë që morali është i ulët, produktiviteti dhe përfitimet janë të ulta. Prosperiteti është thjesht iluzion dhe këto lloj organizatash dhe biznesesh janë një investim i keq afatgjatë. Hedhja e fajit dikujt tjetër dhe mohimi janë shenjat dalluese të dhunuesit.

Pas çdo ngacmimi, diskriminimi, paragjykimi, abuzimi, persekutimi, konflikti dhe dhune fshihet dhuna psikologjike.

Dhunuesi psikologjik është një person që:

– Nuk ka mësuar asnjëherë që të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta;
– Do të përfitojë nga jeta e të rriturve por që në fakt e ka të pamundur dhe nuk do që të marrë përgjegjësitë që vijnë si rezultat i jetës së të rriturve;
– Vazhdimisht mohon pasojat e veprimeve të veta (mohimi është tipar dallues i dhunuesit);
– E ka të pamundur dhe nuk ka dëshirë që të pranojë ndikimin që ka sjellja e tij tek të tjerët;
– Nuk ka dëshirë që të ndryshojë sjellje;
– Nuk ka dëshirë të pranojë faktin se ka mënyra të tjera më të mira sjelljeje;
– Dhunuesi është i fiksuar dhe i pandreqshëm. Dhunuesi periodik duhet patjetër të dhunojë dikë dhe duket se e ka të pamundur që të mbijetojë pa një shënjestër (një person);
– Pavarësisht përshtypjes që mund të lënë, në të vërtetë dhunuesit nuk kanë besim në vetvete, prandaj ata ndihen gjithmonë të pasigurt. Mungesa e vetëbesimit është faktori kryesor i cilësuar nga të gjitha studimet që i janë bërë dhunës psikologjike. Duke qenë se këta lloj njerëzish janë të paaftë për të kryer detyrat dhe detyrimet e punës që bëjnë (megjithëse shkojnë gjithë qejf për të marrë rrogën), ata kanë frikë se mos zbulohen. Frika e zbulimit shkon deri në paranojë;
– Dhunuesit vlojnë nga inati, urrejtja dhe hidhërimi. Zakonisht ata kanë një gamë të gjerë paragjykimesh, të cilat i hedhin tek të tjerët. Dhunuesit janë të pushtuar nga xhelozia dhe zilia. Ideja e refuzimit, e cila nuk u shqitet asnjëherë nga mendja shërben gjithashtu si shtysë e fortë;
– Dhunuesit janë njerëz, të cilët nuk kanë mësuar të përballen me pasojat. P.sh. nëse sillesh mirë, pasojat janë të mira (shpërblim), por po u solle keq, pasojat janë jo të mira (dënim). Që në fëmijëri, dhunuesit kanë mësuar se mund t'i shmangen pasojave të pakëndshme të sjelljes së keqe duke u mohuar gjithmonë gjithçka, duke fajësuar dikë tjetër, ose duke u hequr si viktimë.

The post Përse ushtrojnë njerëzit dhunë psikologjike? appeared first on Ekonomia Online.

Jua prezantojmë ushtaren më të bukur në botë (Foto)

Posted: 05 Nov 2016 09:11 AM PDT

Maria Miri Domark është një modele 20-vjeçare, por krejt ndryshe nga shoqet e saj ajo ka vendosur që krahas fotove t’i përkushtohet edhe trajnimit në nivele të larta në ushtrinë izraelite.

Gjatë kohës që nuk ka për të pozuar për agjencinë e saj “Yuli Group”, ajo kryen detyrimet si anëtare e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

Ndërkohë, fotot e saj seksi kanë bërë që Maria të ketë më shumë se 250 mijë ndjekës në Instagram.

The post Jua prezantojmë ushtaren më të bukur në botë (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

A janë në lidhje Drake dhe Taylor Swift?

Posted: 05 Nov 2016 09:01 AM PDT

Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, ende mediet rozë flasin për një lidhje të mundshme të Taylor Swift me reperin Drake.

Në një foto të postuar së fundmi, reperi është kujdesur të tregojë vetëm kurrizin e saj, ndërsa dallohet qartësisht që ajo është Swift.

Burime për E! Online bëjnë me dije se dy artistët, përveç raportit miqësor, janë duke punuar për një bashkëpunim që me shumë mundësi do të publikohet në fillim të vitit tjetër.

Të dy u fotografuan më herët në festën e ditëlindjes së Drake, e prej asaj kohe u hodhën hipoteza të shumta për një romancë mes tyre.

Nga ana tjetër, këngëtarja duket se e ka hedhur pas krahëve lidhjen e saj të fundit, ndërsa përflitej se ajo edhe mund të fejohej. Të gjitha këto mesa duket kanë qenë në kuadrin e thashethemeve, pasi Swift tashmë njihet për ndarjet e saj të shumta.

Image result for Taylor Swift Drake

The post A janë në lidhje Drake dhe Taylor Swift? appeared first on Ekonomia Online.

Ah edhe ti Yllka?

Posted: 05 Nov 2016 08:56 AM PDT

Këngëtarja Yllka Kuqi, e cila shquhet për zërin e saj, iu është bashkuar shumë këngëtareve të reja, që po zënë ballinat e portaleve, në rend të parë me (zh)veshje.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet me një fustan mjaft të hapur tek pjesa e gjoksit, gjersa kjo gjë nuk është mirëpritur aspak nga fansat e saj.

Komentet negative kanë qenë nga më të ndryshmet, gjersa Yllka ka hezituar të bëjë replika lidhur me këtë temë.

Fustani i hapur i këngëtares, është punuar nga stilistja Albina Dyla.

@albinadylaa dress @sellmakasumoviq_studiosellma mua @kacilleshi hair

A photo posted by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

Kuqalashe 😜

A photo posted by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

Mrs&Mr😉

A photo posted by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

@albinadylaa dress 😍

A photo posted by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

The post Ah edhe ti Yllka? appeared first on Ekonomia Online.

“Vuçiqin mund ta gjejë fati i Gjingjiqit”

Posted: 05 Nov 2016 08:47 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ndihet i frikësuar në lidhje me gjetjen e armëve pranë shtëpisë së Aleksander Vuçiqit.

"Kjo paraqet një problem të veçantë për kryeministrin dhe fakti që askush nga shërbimet e sigurisë nuk kanë informuar se diçka po përgatitej", ka thënë Nikoliq.

Ai ka shtuar se po i dhimbset Vuçiqi, pasiqë sipas tij po kalon si ish-kryeministri Zoran Gjingjiq, i cili u vra në vitin 2003.

"Po më dhimbset Aleksandar Vuçiq se po kalon si Gjingjiqi", ka shtuar Nikoliq, duke potencuar se Vuçiq i duhet Serbisë.

Nikoliq u pyet nga "Kurir" se atmosfera aktuale në Serbi është e njëjtë me atë në prag vrasjes së Gjingjiqit?, Nikoliq ka thënë se si çdo qytetar tjetër serb mendon njëjtë, por ai përgjegjësinë ua len shërbimeve sekrete dhe të sigurisë.

The post “Vuçiqin mund ta gjejë fati i Gjingjiqit” appeared first on Ekonomia Online.

Lutfi Haziri paralajmëron riformatimin

Posted: 05 Nov 2016 08:38 AM PDT

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se së shpejti do të ndërmarrë veprime për përmirësimin e efektivitetit të punës në institucionin që drejton.

"Nëntëmujori si pjesë e punës është blloku ku ne kemi marrë shënime, kemi bërë vlerësime dhe do të ndërmarrim veprime konkrete në përmirësimin e efikasitetit të shërbyesve civil dhe të drejtorëve drejtpërdrejt. Ndryshimet faktike do ta prekin bordin e drejtorëve pas ndryshimit të statutit".

Sa i përket zhvillimit ekonomik ai ka thënë se ka trend pozitiv të regjistrimit të bizneseve të reja dhe se për nëntë muaj janë krijuar mbi 1 mijë vende të reja pune.

Haziri ka përmendur sukseset në sektorin e bujqësisë, ku tha se mbi 4 mijë fermerë kanë përfituar grante nga Komuna në bashkëpunim me donatorët dhe Ministrinë e Bujqësisë, ndërkaq në administratë tha se janë dhënë mbi 10 mijë shërbime, duke përmendur edhe projektin e rëndësishëm "Smart City", nëntë programet në kuadër të "E-kiosqet".

Haziri: Një muaj i rëndë si pasojë e suspendimit të zyrtarëve pas aktakuzës së prokurorisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëkonshme me gazetarë, ka nënvizuar sfidat e mëdha që po përballen si pasojë e suspendimit të dhjetëra zyrtarëve, pas aktakuzës së fundit të prokurorisë, në të cilën janë të përfshirë 39 zyrtar së bashku me ish-kryetarin.

"Komuna e Gjilanit ka kaluar në një muaj jashtëzakonisht të rëndë sepse është ngritur një aktakuzë për krim të organizuar ndaj 39 zyrtarëve dhe ish-kryetarit. Si pasojë e vendimit të prokurorisë, ne është dashur të ndërmarrim veprime serioze e konkrete në mënyrë që suspendimi i zyrtarëve komunalë që janë shërbyer civil, të mos krijoj zbrastira të mëdha. Dua të konfirmoj se dinamika e punës dhe objektivave tona, ka rënie deri në pikën që është dashur të mobilizojmë angazhim shtesë të ekipit që ta balancojmë këtë mungesë të numrit të madh të punëtorëve. Po e ripërsëris, derisa nuk kemi vendim të gjykatës, ne i trajtojmë të gjithë të pafajshëm", ka thënë Haziri.

Ai paralajmëroi se javën e ardhshme pritet të plotësohen dhe të standardizohen disa nga pozitat, që administrata komunale do t'i zëvendësoj përkohësisht punëtorët, në veçanti tek prokurimi, urbanizimi dhe shërbimet publike.

"Sidoqoftë, ligji është mbi të gjithë. Ne nuk mund ta lakojmë në asnjë mënyrë tjetër, pos ta respektojmë dhe të përballemi me realitetin. Kemi ndërmarrë hapa konkret. Kemi kërkuar nga Ministria përkatëse për të na e dhënë mundësinë dhe javën e ardhshëm do të shpallim konkurs për plotësimin gradual të vendeve të punës në tre resorë të rëndësishëm", tha ai.

"Të hyra rekorde nga lejet e ndërtimit"

Në sektorin e urbanizmit, kreu i Gjilanit tha se kemi të hyra rekorde nga lejet e ndërtimit, apo mbi 740 mijë euro, përderisa në Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë theksoi se për herë të parë është kryer rilevimi i objekteve publike komunale në zonat rurale, si : shkolla, biblioteka, Qendra të Mjeksisë Familjare, zyre të ofiqarisë, qendra të kulturës, objekte sportive etj, për të vazhduar me punët në shërbimet publike.

"Gjatë kësaj periudhe kemi mbi 5.2 milionë euro investime në infrastrukturë që përfshinë rrugët, kanalizimin, ujësjellësin, ndriçimin, trotuaret, e parqet. Investimet I kemi bërë pa dallim, në fshatra e qytete. Shikojeni sot "Lagjen e Vishnjeve" se si e kemi ndryshuar rrënjësisht. Nga një lagje të harruar e për të cilën janë përdorë terminologji ofenduese, sot Komuna e ka standardizuar jetën e banorëve, e ka integruar atë lagje me pjesën tjetër të qytetit, duke mos lejuar asnjë lloj diskrimini", ka thënë Haziri.

"Arsimi vazhdon të mbetet prioritet"

Kreu i Gjilanit tha se të hyrat vetanake gjatë këtij vitit janë impressive, apo 3.6 milionë euro.

Për arsimin, kryetari i Gjilanit ka ripërsëritur se vazhdon të mbetetet prioriteti i parë i qeverisjes, derisa ka përmendur ndarjen e bursave për 69 studentë, ndërtimin e kampusit të shkollave të mesme, ndërtimin e shkollës "Bajram Curri" në Shurdhan, ndërtimin dy sallave të edukatës fizike, "Abaz Ajeti" dhe "Liria" – Pogragjë, ndërtimin e aneksit të shkollës fillore në Ponesh, ndërtimin e çerdhes në lagjen Dardania etj.

"Të gjitha këto dhe projekte tjera janë bërë me partneritet të shkëlqyer me Komisionin Europian, USAID, Caritasin zviceran, qeverinë e Austrisë e qeverinë gjermane, të cilët i falënderoj shumë për besimin e madh ndaj nesh", është shprehur Haziri.

"Më shumë se 1000 vende të reja pune për nëntë muaj"

Tek sektori i Zhvillimit Ekonomik, i pari i gjilanasve tha se kemi trend pozitiv në regjistrimin e bizneseve të reja, përderisa theksoi se për nëntë muaj janë krijuar mbi 1 mijë vende të reja pune nga partneritete të ndryshme me donatorët, duke shtuar se më shumë se 400 biznese kanë përfituar në forma të ndryshme.

"Është realizuar me sukses Panairi Regjional "Gjilani 2016", Panairi i makinave “Auto-Shoë”. Në bashkëpunim me organizatën gjermane "Help", 46 mikro-biznese janë përfitues të granteve, me nga 2 mijë euro, të cilët, janë kryesisht zejtarë të Gjilanit. Valorizimi i tregtisë tradicionale dhe potenciali socio – ekonomik, ky program ka shpërndarë 28 grante në vlerë prej 2 mijë euro për zejtarët. Nga marrëveshja me KfË, Komuna e Gjilanit përfiton mbi 1 milion euro, që do të investohen në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit. Këtu duhet përmendur edhe ndërtimin e parkut në lagjen "Dardania", i cili dëshmua të jetë tejet i rëndësishëm", ka deklaruar kryetari Haziri në adresimin para gazetarëve.

Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se e bënë krenar fakti që pas mbrëmjes humanitare janë ndëruar 36 shtëpi për familjet në nevojë, 38 familjeve po ua paguajnë qiratë, derisa 40 familjeve po ua renovojnë shtëpitë.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe janë renovuar të gjitha qendrat shëndetësore, 1121 familjeve po i jepet asistenca sociale, duke shtuar se mijëra gjilanas që iu kanë drejtuar shëndetësië primare, kanë marrë shërbime profesionale.

"Vendimet e gjykatës është mirë të mësohemi që të mos i komentojmë"

I pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e gjykatës, e cila e hedhë poshtë aktakuzën ndaj tij, kryetari

Haziri tha se "vendimet e gjykatës është mirë të mësohemi që të mos i komentojmë".

"Unë vetëm mund ta konfirmoj se deklarata ime se ato janë vetëm pretendime të prokurorisë, ka dalë të jetë e vërtetë sepse s'ka pasur asnjë fakt në ato pretendime sa i përket parkingjeve", tha kryetari Haziri.

"Drejtorët komunalë do të zgjedhin mes meje dhe operatorëve"

Në fund të konferencës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se do të ketë tolerancë zero për të gjithë operatorët që nuk i kryejnë punët sipas dinamikës së paraparë.

"Drejtorët komunalë do të zgjedhin mes meje dhe operatorëve. Ose do të vazhdojnë të hënën të punojnë nëse i zbatojnë detyrat drejtpërdrejt sipas kërkesës sime, ose duhet t'i lajmërojnë operatorët që kanë vonesa dhe të fillojmë zbatimin e detyrës ligjore- listat e zeza për operatorët e papërgjegjshëm", ka përfunduar Haziri.

The post Lutfi Haziri paralajmëron riformatimin appeared first on Ekonomia Online.

Pirgu: Ne shqiptarët do të bëhemi superfuqi evropiane

Posted: 05 Nov 2016 08:19 AM PDT

Një djali i ri, që po merrte në sy Europën, jo për të mërguar por për ta ndryshuar fatin e vet në art, do të niste studimet në Itali. Shumë shpejt fati do ta takonte me artistin e madh, i cili do të jetë miku i tij i përjetshëm Luçiano Pavaroti. Ky do ta përzgjidhte që të bëhej një nxënës i tij, i impresionuar me zërin e jashtëzakonshëm, të falur nga Zoti, por edhe të përpunuar nga shpirti i tij artistik, dhe puna studimore. Fati i tij, do të ndryshonte përgjithnjë, do të vendoste të jetonte në Verona, por sot ai jeton në të katër anët e botës, duke i dhuruar publikut shpirtin artistik të tij, gjithnjë e më të përsosur, ndërsa teatrot e Vjenës, Nju Jorkut, Londrës, Barcelonës, Veronës, Tokios, Sidneit… apo Cyrihut , ndihen të nderuara që e kanë në repertorin e tyre tenorin e madh shqiptar, lirikun Saimir Pirgu, që ka fascinuar dhe lënë pa frymë, por edhe artistët dhe kritikët më të mëdhenj.

Ai sot, është artisti më i njohur shqiptar, por që me modesti, gjithmonë emrin e tij e shoqëron me emra të tjerë shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, të cilën e ka fort për zemër, dhe pa bërë asnjë dallim, si një shqiptar shpirtmadh, njëson, fatin e shqiptarëve në trojet etnike, e madje më tej në Europë.

Lexues të nderuar Gazeta Shqiptari.eu, e ka për mision të saj të sjellë para publikut emrat e shquar të artit, kulturës dhe shkencës shqiptare, andaj ne zgjodhëm kësaj here njërin prej shqiptarëve më të ndritur, z.Pirgu. Kënaquni me intervistën e shqiptarit Saimir Pirgu, dhe do të jeni vërtetë krenar edhe më shumë me vetveten.

Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, i cili ka pushtuar të gjitha skenat botërore dhe me gjeninë e tij, po mahnit botën e artit, dhe tashmë po kthehet në një model, në një klasik të muzikës.

Pirgu është ndër artistët e rrallë, që në moshën e tij  të re, ia ka dalë të pushtojë skenën botërore.

Lexoni për sukseset, për të rejat që do të sjellë dhe për daljen e shpejt para publikut shqiptar, pas suksesit të jashtëzakonshëm, të pak ditëve më parë në skenën operistike të Barcelonës, ku publiku u mahnit sërish me shfaqjen e tij dhe po ashtu mediat e përcollën me vlerësimet më të larta.

Tenori lirik, Pirgu po e bën të ndryshojë imazhi i shqiptarëve, që shumë herë është lënduar nga propaganda e armiqve tanë, por në vitet e fundit edhe nga sjelljet negative të shqiptarëve në shtetet perëndimore.

Pirgu: Unë kam lindur shqiptar, e do të vdes shqiptar

Saimir, nuk është nga ata shqiptarë që duan ti rrinë sa më larg identitetit kombëtar të tyre, përkundrazi, ai kudo e thotë me krenari, dhe për më tepër ai beson se shqiptarët do të jenë një superfuqi evropiane, dhe se kjo do realizohet në një të ardhme jo të largët, bazuar në gjallërinë që kanë shqiptarët.

Është e habitshme se si Teatri i Operas dhe Baletit i Kosovës, ende nuk ia ka bërë një ftesë për shfaqje tenorit më të famshëm shqiptar, dhe që ka pushtuar majat e botës, dhe këtë nuk po e bën, pavarësisht që artisti zulmëmadh ka deklaruar edhe para disa vitesh se është në pritje.

Mungesa e një ftese ndaj Pirgut flet për injorancën e thellë se ku janë zhytur institucionet tona të kulturës.

Mediat botërore, i dhanë emrin e përkatësisë shqiptare, The Albanian Tenor!

????????????????????????????????????

Pirgu: Fati im është zëri im

Z. Pirgu ju sapo e keni mbaruar shfaqjen në Barcelonë, në njërën prej teatrove të operës dhe baletit më të famshëm në Evropë dhe botë, ku ju u pritët me admirim, dhe po më shumë shkëlqim patët. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

Pirgu: Sigurisht që çdo artist sikurse dhe unë, kur ka sukses në shfaqje në teatro të kësaj rëndësie "Lumturohet"  dhe më vjen gjithashtu mirë që publiku dhe kritika e kanë pritur mjaft mirë këtë vënie në skenë të operas Verdiane, Makbethin.

Kishit rreth tre muaj që po qëndronit në Barcelonë, dhe hapet sezonin e Liceut të Barcelonës?

Pirgu: Unë e mbylla sezonin në Barcelonë me operën Boheme dhe e rihapa sezonin e Teatrit me operën Makbeth, ishte thjesht një rastësi e këndshme, por që fuqizoi akoma dhe më tepër suksesin tim në memorien e publikut të Barcelonës, që ka një traditë shekullore dhe një audiencë tepër eksperte.

Pas kësaj ju presin sërish skenat në Operën e Vjenës me Don Giovannin  dhe Operan Kombëtare të Holandës në Amsterdam me Rigoletton, si i mendoni dhe ndjeheni para këtyre shfaqjeve?

Pirgu: Ndjej përgjegjësinë si çdo artist për të dhënë maksimumin e mundshëm. Janë teatro me një traditë të rëndësishme ku ballafaqimi me kolegë të tjerë është i menjëhershëm, kështu që nuk duhet ulur kurrë disiplina, përgjegjësia, dhe studimi që të mundesh të shkëlqesh gjithmonë, e të arrish të qëndrosh në memorien e spektatorëve të ndryshëm, në shtete të ndryshme. Pra, shumë studim për të mbajtur nivelin që këto teatro meritojnë.

Sa janë emocionuese skenat si kjo në Barcelonë, në La Scala, Vjenë, Londër.. apo edhe një shfaqje në Shqipëri është po aq shqetësuese?

Pirgu: Përpara publikut kushdo qoftë ai, unë nuk bëj dallime, por ka raste që në situata të ndryshme emocionohem më tepër nga përgjigja e njërit apo tjetri publik. Sigurisht Londra apo Vjena kanë publik më ekspert, por gjithsesi publikut po ia dha me shpirt e dedikim është më i ndjeshëm e ta rikthen përgjigjen me duartrokitje e bravo. Sidomos kur të ka beniaminin e vetë. Kjo më ndodh në Shqipëri , por gjithashtu në Vjen, Londër apo edhe Barcelonë e në të tjera teatro.

A është më lehtë të shfaqesh në teatrin e Barcelonës, apo në teatrin si të Veronës, në Arena ku pate mbledhur 15 mijë shikues e dëgjues, dhe këndohet pa mikrofon?

Pirgu: Në Arenën e Veronës këndohet po aq komod sa dhe në teatrot e tjerë. Vetëm se:  spektatorët ndryshojnë, janë 10 herë më tepër, kështu që emocioni dhe forca e interpretimit vetvetiu shtohet. Sido që të jetë ke përpara një masë shumë të madhe njerëzish, gjë që e bën ekzekutimin e shfaqjes më të përgjegjshëm. Të shtohet dhe një lloj ankthi që je në një skenë të hapur, e do apo nuk do vetvetiu këndon më fort, sepse mendon se do më dëgjojnë apo jo. Por, arkitektët roman kanë qenë vërtetë të zgjuar. Në njëfarë mënyre çfarë bëjmë ne në skenë dëgjohet me imtësi, por asnjë gjë nga publiku nuk dëgjojmë ne në skenë. Është për tu çuditur dhe shumë studiues edhe sot e kësaj dite mbeten të mahnitur nga kjo mrekulli e shkencës së akustikës mijëvjeçare të paraardhësve tanë.

Saimir Pirgu

Ju flisni për teknika të ndryshme këndimi, madje shkollash, dhe duket sikur e lartësoni atë italiane. Po ju, po e krijoni një shkollë të re, një legjendë të re në këtë mjedis?

Pirgu: Nuk besoj se 1 këngëtar i vetëm mund të bëj një shkollë, duhen vite dhe shumë disiplina të ndryshme operistike për të krijuar një nivel shkolle. Ajo italiane e kantos ka një traditë 400 vjeçare të bazuar në 90 % të repertorit operistik botëror, që është në gjuhen italiane. Është art Italian, pra automatikisht bëhet teknika më e njohur dhe e preferuar në botë dhe asnjë tjetër nuk mund të konkurroj dot me të.

Pirgu, së shpejti do ta befasojmë publikun e kryeqytetit me disa shfaqje

Cilët janë modelet që ju keni ndjekur, dhe si ia dolët që të kishit sukses si këngëtar lirik?

Pirgu: Unë jam një Tenor lirik, dhe kam ndjekur e preferuar gjithmonë tenorët të ashtuquajtur (solar) me tingull të qartë e shkëlqim. Si për shembull, Di Stefano, Pavarotti apo dhe Gaqo Çako. Duke ndjekur karrierën e tyre mëson tepër dhe jam munduar gjithmonë ta ballafaqoj veten me sa mundem me artistë të këtij kalibri. Fakti që edhe kam studiuar me Pavarottin më ka ndihmuar shumë në perceptimin e shpejtë të teknikës, dhe fal mësimeve të tij, ndoshta karriera ima ka arritur këto nivele në një moshë relativisht të re. Jam shumë me fat nga kjo anë.

Në Shqipëri  kur do të riktheheni?

Pirgu: Për momentin jemi duke folur me drejtoreshën e re të TOB (Teatrit Operas dhe Baletit) zonj. Çela dhe së shpejti do të surprizojmë publikun e kryeqytetit me disa shfaqje.

Në Prishtinë e keni menduar një shfaqje të tillë, apo mungon një ftesë dhe organizim dinjitoz nga  autoritetet e kulturës, dhe pse mungon një ftesë serioze? (A ëndërron që një ditë të bësh një prezantim operistik në Kosovë, përveç një vizite të munguar?)

Pirgu: Deri tani nuk kam pasur ndonjë ftesë nga institucionet kulturore të Kosovës, por me kënaqësi do të vija. Gjithashtu më gëzon shumë fakti që gjithmonë e më shumë zëra nga Kosova të shkolluar në vende të ndryshme të botës po lulëzojnë në skena me rëndësi. Përveç Ramë Lahajt e Elbenita Kajtazi, që tashmë bëjnë një karrierë dinjitoze së fundmi sopranoja Marigona Qerkezi më ka surprizuar me cilësinë e saj vokale të një niveli tepër të lartë.

A ka gjëra më të bukura në jetë sesa të bësh art?

Pirgu: Mendoj se janë të pakta gjërat që i japin kënaqësi njeriut. Arti është tepër i fuqishëm e i nevojshëm për mirëqenien e njerëzimit.

Një artist si ju, i përbotshëm, a ndjehet edhe si një "skllav…" i zërit (vet) tuaj?

Pirgu: Po në njëfarë mënyre po, por unë jam tepër i kënaqur me këtë gjë. Jam njeri me fat e fati im është zëri im.

A ka role që doni t’i sfidoni dhe ende nuk keni pasur rast në ndonjërën nga skenat më të njohura të botë?

Pirgu: Ka shume role që në vitet në vijim do të mund ti interpretoj, por që kanë akoma nevojë për një pjekuri e faktor kohor. Rolet dramatike zakonisht ekzekutohen në një moshë më të madhe se sa unë tani. Pra, mendoj se repertorit tim në 10-vjeçarin e afërt do ti shtohen shumë role të repertorit francez e gjithashtu atij verdian.

Mediat dhe opinioni ju hyn në hak artistëve të mëdhenj si ju, pasi mban shumë veshin pas një medalje sportive, pjesëmarrjen e kombëtares në Europian, e madhëron, ndërsa harron ti bëj krenarë shqiptarët me atë që dominon thuaja Europën dhe kombet tjera, me artistë si ju?

Pirgu: Nuk është e vërtetë, mediat në përgjithësi shkruajnë shumë për ne sepse edhe aktiviteti ynë është i gjerë tashmë. Dhe besoj se të gjithë janë krenar për këdo që ngre lart famën e shqiptarëve çfarëdo qofshin ata artist, sportist apo të profesioneve të tjera. Por, ajo që mund t'ju garantoj se kjo gjë ndodhë edhe në shtete si Britania, Gjermania apo edhe USA. Sporti dhe arti janë të nevojshëm për njerëzit, por mendoj se nivelet e tyre janë të ndryshme. Nuk mund ta bëjë dot kurrë këtë krahasim. Sporti gjithmonë historikisht ka më tepër impakt tek njerëzit, ndërsa arti ka ndihmuar në përparimin e njerëzimit me idetë e tij.

Ju ndodh që në prezantimin tuaj ta shmangin përkatësinë shqiptare, dhe nëse ju ngjan kjo si ju bën të ndiheni?

Pirgu: Jo asnjë herë përkundrazi prejardhja ime më ka ndihmuar për personalizimin e titullit The Albanian Tenor!

Ju mungon miku juaj, artisti i madh Luçiano Pavaroti?

Pirgu: Shumë, edhe sot e kësaj dite nuk kam mundur ta fshijë numrin e celularit të tij.

Ndjeheni i irrituar nga ai lloj paragjykimi evropian për shqiptarët, është pengesë kjo për shumë talente të tjerë apo thjeshtë duhet të shpërthesh, që t'i bësh t'ju pranojnë?

Pirgu: Unë jo, në nivelin e artit operistik jam tepër i respektuar dhe nuk kam ndier kurrë paragjykime.  Paragjykimet për Shqiptarët janë më tepër në vende si Zvicra, Italia, Greqia apo së fundmi dhe Londra, ku ka më tepër fluks emigracioni e për fat të keq bashkatdhetarët tanë si (shqipfolës) janë ndër të parët në listat e policive të këtyre shteteve. Ndërsa, në shtete të tjera si në USA, apo në shtete të Azisë është vështirë të na identifikojnë nga mos njohuria e tyre.

Cili është atdheu juaj, pasi siç thuhet për artistë….?

Pirgu: Atdheu ime është Arti. Ndërsa, unë jam lindur Shqiptar e do të vdes Shqiptar.

A ju pengojnë kritikat në media, edhe ato perëndimore, sa ju provokojnë ato, dhe si i tejkaloni?

Pirgu: Kritika ka punën e saj, ne tonën. Ka kritika pozitive si gjithashtu dhe negative. I madhi Pavarotti thoshte se në botë ka me mijëra  monumente për artistë të mëdhenj e asnjë për ndonjë kritik.

Pirgu: Kur duhet të jemi vërtetë nacionalistë ka shumë ngurrime e tundime të ndryshme!

A po ndryshon për të keq era e mirë e mbështetjes së Amerikës dhe Europës për shqiptarët, pas asaj që bëri fillimisht me luftimin e Serbisë për shkak të gjenocidit dhe krimit humanitar?

Pirgu: Ne Shqiptarët jemi të pa fat nga historia jonë dhe shpesh me dashje apo padashje jemi bërë shkak shqetësimi për vendet si USA apo Europa për ngadalësimin apo vështirësitë që kemi për të kapur ritmet e vendeve  europiane apo dhe ato të rajonit. Unë e kuptoj gjenocidin për ju Kosovarët, por tek ne në Shqipëri nuk ka qëndruar ky problem, pra ngadalësitë në procesin e integrimit janë të ngjashme në të dyja shtetet. Më shqetësojnë më tepër sepse janë të ngjashëm në mentalitet e me të njëjtat problematika. Si korrupsioni, kontrabanda – krimi i organizuar – mos bashkëpunimi politik. Por, ndoshta ka më tepër të bëjë me mosnjohjen mirë të vetes tonë. Identiteti jonë kombëtarë na ka lënë gjithmonë në pikëpyetje të mëdha, e kjo vihet re sa herë ka ndonjë festë kombëtare apo ndonjë ndeshje futbolli ku ndizen shpirtrat e nacionalizmit pa sens. Sepse kur është për të qenë vërtetë nacionalistë ka shumë ngurrime e tundime të ndryshme!

Z. Pirgu në një intervistë për gazetarin Idriz Morina keni deklaruar se shqiptarët duhet të bëhen një superfuqi në Evropë. Përveç në art që po shkojnë shkëlqyeshëm me emra sikurse ju, duket se politika po vendnumëron e herë herë ka prapavajtje?

Pirgu: Të gjithë duhet t’i shtrohemi punës e seriozitetit si shtetas e gjithashtu dhe politikanët tanë. Po të jemi të zgjuar në 30 vjeçarin e ardhshëm kur të votojmë në Europë, të gjithë shqipfolësit për interesat e kombit tonë, misioni do të jetë i kryer. Sa më shpejt do ta kuptojmë idenë e votës në Europë aq më përpara do të përparojnë shtetet tona. Kjo është ideja ime për superfuqinë.

Çfarë keni planifikuar për të ardhmen?

Pirgu: Viti 2017 do të ketë surpriza të ndryshme. Do të jemi me një produksion të ri në operan e Sydne-it, Australi gjatë fillimit të vitit, gjithashtu në Operan e Vjenës me operan Don Giovanni, në Londër për Verdi Requiem, në Amsterdam në operan mbretërore me një tjetër rivënie në skenë të operas Rigoletto. Do të vijojnë Traviata në Buenos Aires -Argjentinë, Simon Boccanegra në Napoli dhe gjithashtu do të vij së shpejti në operan e Zurich-ut me një produksion të ri. Pra, një vit tepër i ngjeshur.

The post Pirgu: Ne shqiptarët do të bëhemi superfuqi evropiane appeared first on Ekonomia Online.

Ferronikeli mposht Besën, Drenica Hajvalinë

Posted: 05 Nov 2016 07:35 AM PDT

Feronikeli e ka mposhtur Besën me rezultat të ngushtë 1:0.
Kampioni i Kosovës, Feronikeli i është rikthyer fitoreve. Ekipi nga Drenasi e ka mposhtur Besën me rezultat të ngushtë 1:0.

Hero i ekipit të Afrim Tovërlanit ishte Përparim Livoreka, i cili në fund të pjesë së parë shënoi një super gol. Ky gol doli të jetë i fitores në fund të ndeshjes, shkruan Express.

Pas kësaj fitore, Feronikeli është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 28 pikë të tubuara, tre më pak sesa Trepëa '89 që ka një ndeshje më pak të zhvilluar

Kurse, edhe Drenica ka marrë tre pikë ta arta. Ekipi kuqezi e ka mposhtur Hajvalinë me rezultat 1:0, me golin e Ismet Cakës. përcjell Express.

Pas kësaj fitore, Drenica është ngjitur në kuotën e 17 pikëve., derisa Hajvalia mbetet e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë. /Express/

Superliga Xhiroja e 13-të

E diel

Drita – Trepça '89

Prishtina – Liria

Trepça – Llapi

Ferizaj – Besa

Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 13:00

The post Ferronikeli mposht Besën, Drenica Hajvalinë appeared first on Ekonomia Online.

SBASHK: Qeveria Mustafa e do grevën në arsim

Posted: 05 Nov 2016 07:32 AM PDT

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar se së shpejti do të vendosin për grevë, pasi Qeveria nuk është e interesuar për ta zgjidhur çështjen punëtorëve të arsimit shqip të për vitet shkollore 1989/99.

Ajo nëpërmjet një komunikate ka kërkuar të gjithë nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim.

Ja komunikata e plotë e SBASHK-ut.

Këshilli Drejtues ka kohë që ka alarmuar se nëse nuk ka gatishmëri të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa për dialog e zgjidhje të merituar lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99, atëherë SBASHK-u do të nis me veprime sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në të 1357 institucionet arsimore të Kosovës.

Në përpjekje që çështja të zgjidhet me dialog kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm , Ymer Ymeri nuk kanë lënë derë pa hapur duke u takuar me kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës dhe me Ministrat Bajrami, Shala e Abrashi me kërkesën që Kryeministri Mustafa dhe anëtarë të Kabinetit të tij Qeveritar të dialogojnë me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për Ligjin që rregullon statutin e njerëzve që me pendë e sakrifica mbrojtën arsimin e kulturën tonë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit.

Mirëpo, edhe për kundër angazhimit të Ministrave Shala, Abrashi e Bajrami për të ndodhur takimi i nivelit të lartë qeveritar me SBASHK-un e për t'u gjetur zgjidhja, takimi deri sot nuk ndodhi dhe gjasat për grevë janë shtuar shumë dhe kjo do të plotësojë dëshirën e Qeverisë Mustafa, e cila duke i ikur dialogut me SBASHK-un del se e do grevën në arsim dhe kjo dëshirë do t'i plotësohet, sipas të gjitha gjasave, kur më 9 nëntor do të takohet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për ta vlerësuar situatën dhe për të marrë hapa konkret.

Udhëheqës të SBASHK-ut edhe gjatë këtij vikendi janë në pritje të ftesës për dialog, ftesë e cila nga Qeveria po mungon dhe prandaj në këtë situatë veprimet sindikale do të jenë realitet në arsimin tonë.

Greva nuk është dëshirë e SBASHK-ut dhe për këtë flasin përpjekjet dhe dhjetëra takime me përfaqësues institucionesh për të gjetur zgjidhje me dialog. Kështu si është gjendja greva do të nis dhe SBASHK-u fton nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim. Fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndikim te institucionet që të angazhohemi bashkë në këto pak ditë që kanë mbetur deri te takimi i Këshillit Drejtues dhe vendimi për grevë. SBASHK-u u mundua me tërë forcën për zgjidhje me dialog , por Qeveria Mustafa nuk e bëri as më të voglin gjest a reflektim pozitiv. Për grevën fajtore e vetme është Qeveria Mustafa .

The post SBASHK: Qeveria Mustafa e do grevën në arsim appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :