Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Pamje të Astrit Deharit kur kishte lëvizur nëpër korridorin e burgut (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Pamje të Astrit Deharit kur kishte lëvizur nëpër korridorin e burgut (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Pamje të Astrit Deharit kur kishte lëvizur nëpër korridorin e burgut (Video)

Posted: 10 Nov 2016 03:24 PM PST

Klan Kosova ka siguruar xhirimet e kamerave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, vend ku vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në këtë segment të shkurtër, Dehari shihet kur kishte dalë nga qelia e tij për të shkuar në banjo dhe më pas edhe momenti kur kthehet.

Dehari është gjetur i vdekur më pesë nëntor rreth orës 15:00 dhe deri më tani ende nuk dihet saktë se si ka vdekur.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk e besojnë versionin se ai ka bërë vetëvrasje, porse kanë dyshime të bazuara se është vrarë. /Klan Kosova/

The post Pamje të Astrit Deharit kur kishte lëvizur nëpër korridorin e burgut (Video) appeared first on Telegrafi.

Berisha thotë se për herë të parë pas luftës, Drenasi do të shkojë në balotazh (Video)

Posted: 10 Nov 2016 02:24 PM PST

Kandidati i Partisë Fjala për kryetar të komunës së Drenasit, Vehbi Berisha, ka thënë se Drenasi për herë të parë pas luftës do të shkojë në balotazh.

"Ky balotazh në një masë apo tjetër krijon paqartësi dhe krijon kushte për befasi të udhëheqjes apo qeverisjes lokale në Drenas. Shpresoj që këto zgjedhje do të jenë të befasishme dhe qytetarët të zgjedhin më të mirin", ka thënë Berisha në emisionin "Kontakt" në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se zhvillimet politike, thyerjet që po ndodhin në partinë e madhe dhe problemet e mëdha që po e përcjellin Drenasin e që janë përcjellë me një keqqeverisje, bëjnë që balotazhi të jetë i patjetërsueshëm.

The post Berisha thotë se për herë të parë pas luftës, Drenasi do të shkojë në balotazh (Video) appeared first on Telegrafi.

Thaçi do të bojkotohet sërish nga opozita

Posted: 10 Nov 2016 02:10 PM PST

Zyra për media e Presidencës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, presidenti Hashim Thaçi do t'i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. Takimi pritet të mbahet në orën 11:00. Mirëpo, opozita sërish do ta bojkotojë këtë ftesë, sikurse edhe të kaluarën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

"E kemi thënë që kjo ftesë është bërë vetëm për t'ia zgjatur mandatin kësaj Qeverie", ka thënë Lekaj, duke shtuar se në takim do të marrin pjesë vetëm me kushtin që të caktohet data e zgjedhjeve.

Ngjashëm thonë edhe në Nisma për Kosovën. Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë për Telegrafin se sërish do t'i përgjigjen me "JO" takimit me Thaçin.

"Kot lodhet. Ne në asnjë mënyrë nuk pranojmë të takohemi dhe të bisedojmë për reformë zgjedhore, sepse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje", tha Sherifi.

Ai më tej theksoi se "Thaçin mund ta sigurojë që të njëjtën përgjigje do ta marrë edhe në ftesën për takimin e tretë".

Edhe në subjektin më të madh opozitar, në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë thënë se nuk do të marrin pjesë.
Shkodran Hoti, nga zyra për media e VV-së, tha se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Thaçi.

Kjo është tentativa e dytë e presidentit Thaçi që t'i bëjë bashkë të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Në takimin e fundit, ftesës së tij pozitivisht i ishin përgjigjur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Partisë të Drejtësisë, Ferid Agani, Nenad Rashiq nga Lista Serbe dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

The post Thaçi do të bojkotohet sërish nga opozita appeared first on Telegrafi.

Pas reshjeve, kërkohet kujdes për ujin e pijes (Video)

Posted: 10 Nov 2016 01:59 PM PST

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, pas reshjeve të shumta të shiut në disa rajone të vendit, ka dalë me komunikatë për media.

Sipas tyre, kjo situatë ka shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenj të Kosovës, prandaj qytetarët duhet të kenë kujdes.

Instituti rekomandon që uji të vlohet, veçanërisht në zonat rurale.

"Nga reshjet e shiut nuk ka pas kontaminim të ujit të pijshëm, përveç në Komunën e Lipjanit. Janë marrë të gjitha mostrat për analizë", thonë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit. /Tribuna Channel/

The post Pas reshjeve, kërkohet kujdes për ujin e pijes (Video) appeared first on Telegrafi.

Momenti duke nxjerr trupin e Deharit nga qelia e burgut (Video)

Posted: 10 Nov 2016 01:51 PM PST

Klan Kosova ka siguruar pamje nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar me 5 nëntor nga, siç thuhet, asfiksia – mbetja pa frymë. Por, ende nuk ka një vendim përfundimtar se a ka bërë vetëvrasje Dehari apo është vrarë.

Vetëvendosje thotë se janë të bindur se Dehari nuk e vrau veten, por se atë e bëri dikush tjetër.

Këto pamje tregojnë momentin kur Dehari nxirret nga qelia e tij e burgut dhe nuk dihet nëse është ende gjallë apo pa shenja jete. /Klan Kosova/

The post Momenti duke nxjerr trupin e Deharit nga qelia e burgut (Video) appeared first on Telegrafi.

Presidentit s’i përgjigjet opozita (Video)

Posted: 10 Nov 2016 01:26 PM PST

Opozita ka vendosur që përsëri t'i thotë Jo ftesës së presidentit të vendit Hashim Thaçi, për të biseduar për reformën zgjedhore.

Takimi i cili është thirrur nga vet Thaçi për këtë të premte, për opozitën konsiderohet jo i sinqertë.

Përfaqësuesit opozitarë thonë se ishte vet presidenti ai i cili sa ishte kryeministër dhe po ashtu lider i PDK-së, e ka penguar përfundimin e reformës zgjedhore.

E, vetmja mundësi kur opozita do të ulet në tryezë me presidentin për të biseduar për këtë çështje, është pas caktimit të datës së zgjedhjeve. /Tribuna Channel/

The post Presidentit s'i përgjigjet opozita (Video) appeared first on Telegrafi.

Ahmeti: Astriti është shantazhuar me 10 vite burg, i është kërkuar të bashkëpunojë me pushtetin kundër VV-së

Posted: 10 Nov 2016 01:22 PM PST

Kryetari i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se tashmë të ndjerit Astirt Deharit, aktivist i LVV-së – që vdiq në rrethana misterioze në Burgun e Prizrenit – i kanë kërkuar që të bashkëpunojë me Policinë kundër Vetëvendosjes.

Sipas Ahmetit, ata e shantazhonin Deharin duke i thënë që do t'ia japin deri në 10 vjet burg.

"Astritit i kanë shkuar edhe i kanë thanë fillo të bashkëpunosh me pushtetin, se këto aktakuza po vijnë për shkak të Vetëvendosjes. Çfarë pushteti është ky?", ka pyetur Ahmeti. "Mirëpo, unë kam pyetur babin e Astrit dhe ai më ka treguar se Astrit u ka thënë 'edhe 20 vjet mund të m'i jepni', duke treguar se nuk do të pranojë bashkëpunim".

Sipas tij, mos të ishte në burg, sot Astriti do të ishte gjallë!

"Kjo është për mua neglizhencë, vrasje politike. Sot Astriti nuk është me ne për shkak të vrasjes politike", ka shtuar ai. "Vdekja e Astritit është përgjegjësi e shtetit. Nuk besoj që mund të flemë rehat në një shoqëri ku mund të arrestohesh pa pik faji dhe të vdesësh në mënyrë të tmerrshme".

Ahmeti i nevrikosur ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta larguar këtë Qeveri. /Klan Kosova/

The post Ahmeti: Astriti është shantazhuar me 10 vite burg, i është kërkuar të bashkëpunojë me pushtetin kundër VV-së appeared first on Telegrafi.

Pamje kur të burgosurit futen në qelinë e Deharit (Video)

Posted: 10 Nov 2016 01:17 PM PST

Klan Kosova ka siguruar pamje tjera nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku ka vdekur në rrethana ende të paqarta aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në këtë video shihen të burgosurit e parë që e kanë gjetur Astrit Deharin në qelinë e tij në burg.

Në video shihet edhe momenti kur në qelinë e Deharit futet një person nga personeli shëndetësor. /Klan Kosova/

The post Pamje kur të burgosurit futen në qelinë e Deharit (Video) appeared first on Telegrafi.

Serbët e veriut i gëzohen fitores së Trumpit

Posted: 10 Nov 2016 01:09 PM PST

Në veri të Mitrovicës, janë vendosur bilbordë që mbështesin presidentin e porsazgjedhur amerikan, Donald Trump.

"Serbët e kanë përkrahur", thuhet në posterët e tillë të mëdhenj.

Reagimet e tilla vijnë pas inatit që serbët kanë me Hillary Clintonin, kundërkandidaten e tij demokratike, që është gruaja e ish-presidentit Bill Clinton – personit kryesor në vitin 1999, në kohën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave policore e ushtarake serbe në Kosovë. /Telegrafi/

The post Serbët e veriut i gëzohen fitores së Trumpit appeared first on Telegrafi.

Opozita i thotë “PO” uljes me një tavolinë me pozitën në takimin me Johannes Hahnin

Posted: 10 Nov 2016 12:46 PM PST

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Këtë vizitë ai do ta përmbyll me një takim me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e me të gjithë liderët e partive politike të Kosovës, për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike në vend. Opozita ka deklaruar se do të jetë pjesë e këtij takimi.

Shkodran Hoti nga zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar për Telegrafin se kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri, do të jetë pjesë e takimit me komisionerin Hahn.

Ngjashëm si Ymeri, prezent në këtë takim do të jetë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë e ka konfrimuar anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj.

E, për dallim nga Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga Nisma për Kosovën në këtë takim nuk do të jetë i pranishëm lideri i subjektit, Fatmir Limaj.

Endrit Shala nga Nisma ka thënë për Telegrafin se Jakup Krasniqi do të jetë pjesë e këtij takimi, pasi të tjerët janë të zënë me fushatën zgjedhore në Drenas.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë në rajon e komisionerit Hahn, pas miratimit të Pakos për Zgjerim. Vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane. /Telegrafi/

The post Opozita i thotë "PO" uljes me një tavolinë me pozitën në takimin me Johannes Hahnin appeared first on Telegrafi.

Related Posts :