Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Pas 70 vjetësh, bota do të shohë super hënën” plus 9 more Lajmet

loading...

“Pas 70 vjetësh, bota do të shohë super hënën” plus 9 more Lajmet


Pas 70 vjetësh, bota do të shohë super hënën

Posted: 03 Nov 2016 12:47 PM PDT

Me 14 nëntor, ju do të mund të shihni shfaqjen spektakolare astronomike. Pas 70 vitesh, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14% më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Ky fenomen do të përsëritet vetëm në vitin 2034. Fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre.

Në fakt viti 2016 është karakterizuar nga të ashtuquajtura "super hënat". Në kalendarin e NASA-s, 3 datat e shënuara për fenomenet e lidhura me të janë 16 tetor, 14 nëntor dhe 14 dhjetor, por ajo e muajit nëntor mbahet si më e rralla. Hëna do të jetë 48 mijë kilometra larg tokës, por prezenca e saj do të ndihet shumë pranë.

Tremujori i fundit i vitit 2016 është po ashtu një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit, pasi sipas disa teorive supersticioze, hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Pas 70 vjetësh, bota do të shohë super hënën appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Dua Lipa: Kam punuar pritëse në një lokal meksikan

Posted: 03 Nov 2016 12:47 PM PDT

Dua Lipa ka folur në "SPIN Magazine", për idhujt e saj në muzikë dhe fillimin e vështirë të karrierës. Këngëtarja shqiptare ka zbuluar për fansat e saj se kur ishte vetëm 13 vjeç, prindërit vendosën të ktheheshin në Kosovë, në shtetin e tyre të origjinës, për të cilin Dua është shumë krenare, megjithatë asaj i duhej të vendoste nëse do t'i ndiqte ata apo do të jetonte vetëm në një qytet të madh si Londra.

Ajo nuk donte të ishte një yll i muzikës në Kosovë, por donte të bëhej një yll ndërkombëtar dhe kështu ndodhi. Kështu që kur ajo mbushi 15 vjeç filloi të jetonte vetëm. "Nuk jam e sigurt nëse kuptoja se çfarë po bëja, çfarë ishte të laje pjatat e tua, rrobat e tua e të tjerë. Isha shumë e keqe në punët e shtëpisë", është shprehur ajo.

Dua Lipa ka treguar edhe për një periudhë të vështirë në të cilën i është dashur të punojë për të siguruar para ndërkohë që mblidhte para për të bërë muzikë.

"Isha pritëse në një restorant meksikan dhe për më tepër nuk më pëlqen farë ushqimi i tyre. Aty të gjithë ishin të dehur dhe më ngacmonin me lloj-lloj fjalësh". Lipa foli edhe për idhujt e saj në muzikë, duke tënë se është fanse e Beyonce-s, Nelly Furtado-s dhe Pink-ut.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Dua Lipa: Kam punuar pritëse në një lokal meksikan appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Incidentet në Elbasan, dënohen Partizani dhe Skënderbeu

Posted: 03 Nov 2016 11:29 AM PDT

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot vendimet e shumëpritura për ndeshjen Partizani-Skënderbeu. Ashtu siç parashikohej, të dy klubet janë dënuar rëndë për sjelljen e tifozëve të tyre, të cilët do të qëndrojnë jashtë impianteve përkatësisht për 4 dhe 3 ndeshje.

Partizani duhet të luajë pa tifozë si pritës ndeshjen e Kupës ndaj Besëlidhjes si dhe takimet kundër Teutës, Kukësit dhe Laçit për kampionat. Ndërsa Skënderbeu do të luajë pa spektatorë sfidat kundër Korabit, Vllaznisë dhe Tiranës në kampionat, meqë për ndeshjen e Kupës me Apoloninë ka një vendim të mëparshëm që i ndalon hyrjen tifozëve në stadiumin e qytetit të Korçës.

Vendimet

1.KF "Partizani", për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Nenit 66/3.a te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates .
Detyrohet KF "Partizani" të shdëmtojë stolat e stadiumit " Elbasan Arena" .

2.KF "Skënderbeu", për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS, denohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Detyrohet KF "Skenderbeu" të shdëmtojë stolat e stadiumit " Elbasan Arena".

3.Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume .

4.Zyrtari i KF"Bylis", Eqerem Memushaj, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, ne baze te Nenit 20 e 56/1/a) të KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

5.Lojtari i KF"Përmeti", Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF "Butrinti", Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.KF "Permeti", për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, ne baze te Nenit 66/3/b te KDS dënohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.

8.KF "Shkendia Tiranë" U-19, për deshtim në përmbushjen e përgjegjesive, në bazë të Nenit 65/1.2 te KDS , dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesedhjetemije) leke. Ne zbatim te nenit 136 gjoba aplikohet ne masen 3%. Urdhërohet vazhdimi i pjesës së mbetur të lojës.

9.Ne baze te nenit 13 te KDS paralajmerohet KF "Shkendia Tirane" U-19 se ne rast perseritje masat ndeshkuese do te pershkallezohen.

10.Zyrtari i "Shkendia Durrës" U- 19 Agron Kërcova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/2/a te KDS, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

11.Zyrtari KF"Shkendia Durres" U-19, ArjanGrosha, per prostest ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes me gjeste dhe fjal ofenduese denohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 te KDS.
12.LojtariI KF "Teuta" U-19, KrisardMurati, per sjellje jo sportive ndajkundershtarit ne bazetenenit 48/1.dte KDS, denohet me 1(nje)ndeshjepezullimngaaktiviteti.

13.Zyrtari i KF "Kastrioti" U-19, Agim Kuka, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 56/1/b) te KDS, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes

14.Lojtari i KF "Kukesi" U-17, Lavdrim Kovaci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a te KDS ,denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.Zyrtari i KF "Butrinti" U-17, Sokol Bogdo, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a), denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes

16.Zyrtari i KF "Apollonia" U-17, Orges Xhuko, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes duke ofenduar e kercenuar, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a) te KDS, denohet me 12 (dmbedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

17.Mos pranimin e kerkeses se zyrtarit te KF "Korabi" , Erion Hamitaj, si te pa bazuar ne rregullore.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Incidentet në Elbasan, dënohen Partizani dhe Skënderbeu appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

“Rusi 2018”, FIFA gjobit Shqipërinë dhe Kosovën

Posted: 03 Nov 2016 11:29 AM PDT

FIFA ka dënuar disa federata të futbollit, mes tyre edhe FSHF-në e Kosovën. Shqipëria është dënuar me 50 mijë euro për shkak të incidenteve të ndodhura së fundi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit "Rusi 2018", përfshi këtu edhe akuzat për diskriminim dhe sjellje të pahijshme sportive të spektatorëve, si dhe manifestime fetare.

FIFA ka vërejtur se disa federata kanë shkelur të drejtat e organizimit të ndeshjeve në. Përveç mjeteve pirotenike nga tifozët janë vërejtur edhe slogane të ndaluara religjioze e nacionaliste që nuk janë konform rregullave sportive.

Federatat që janë dënuar janë Shqipëria, Kosova, Kroacia, Estonia, Ukraina, Paraguai, Brazili, Kili, Argjentina dhe Irani. Shqipëria dhe Kroacia janë dënuar me 50.000 franga, ndërsa Kosova me 30.000 franga që janë gjobat më të mëdha, pasi shtetet tjera janë dënuar me 25.000 euro e më pak. Vetëm Irani bën përjashtim me 45.000 franga pasi fansat e tyre kishin slogane fetare.

Federatat në fjalë kanë shkelur rregullat disiplinore të FIFA-s. Kjo është e disata herë që Shqipëria dënohet nga FIFA me gjobë.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " "Rusi 2018", FIFA gjobit Shqipërinë dhe Kosovën appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Incidentet në Elbasan, ndëshkohen Partizani dhe Skënderbeu

Posted: 03 Nov 2016 10:29 AM PDT

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot vendimet e shumëpritura për ndeshjen Partizani-Skënderbeu. Ashtu siç parashikohej, të dy klubet janë dënuar rëndë për sjelljen e tifozëve të tyre, të cilët do të qëndrojnë jashtë impianteve përkatësisht për 4 dhe 3 ndeshje.

Partizani duhet të luajë pa tifozë si pritës ndeshjen e Kupës ndaj Besëlidhjes si dhe takimet kundër Teutës, Kukësit dhe Laçit për kampionat. Ndërsa Skënderbeu do të luajë pa spektatorë sfidat kundër Korabit, Vllaznisë dhe Tiranës në kampionat, meqë për ndeshjen e Kupës me Apoloninë ka një vendim të mëparshëm që i ndalon hyrjen tifozëve në stadiumin e qytetit të Korçës.

Vendimet

1.KF "Partizani", për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Nenit 66/3.a te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates .
Detyrohet KF "Partizani" të shdëmtojë stolat e stadiumit " Elbasan Arena" .

2.KF "Skënderbeu", për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS, denohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Detyrohet KF "Skenderbeu" të shdëmtojë stolat e stadiumit " Elbasan Arena".

3.Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume .

4.Zyrtari i KF"Bylis", Eqerem Memushaj, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, ne baze te Nenit 20 e 56/1/a) të KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

5.Lojtari i KF"Përmeti", Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF "Butrinti", Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.KF "Permeti", për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, ne baze te Nenit 66/3/b te KDS dënohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.

8.KF "Shkendia Tiranë" U-19, për deshtim në përmbushjen e përgjegjesive, në bazë të Nenit 65/1.2 te KDS , dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesedhjetemije) leke. Ne zbatim te nenit 136 gjoba aplikohet ne masen 3%. Urdhërohet vazhdimi i pjesës së mbetur të lojës.

9.Ne baze te nenit 13 te KDS paralajmerohet KF "Shkendia Tirane" U-19 se ne rast perseritje masat ndeshkuese do te pershkallezohen.

10.Zyrtari i "Shkendia Durrës" U- 19 Agron Kërcova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/2/a te KDS, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

11.Zyrtari KF"Shkendia Durres" U-19, ArjanGrosha, per prostest ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes me gjeste dhe fjal ofenduese denohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 te KDS.
12.LojtariI KF "Teuta" U-19, KrisardMurati, per sjellje jo sportive ndajkundershtarit ne bazetenenit 48/1.dte KDS, denohet me 1(nje)ndeshjepezullimngaaktiviteti.

13.Zyrtari i KF "Kastrioti" U-19, Agim Kuka, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 56/1/b) te KDS, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes

14.Lojtari i KF "Kukesi" U-17, Lavdrim Kovaci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a te KDS ,denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15.Zyrtari i KF "Butrinti" U-17, Sokol Bogdo, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a), denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes

16.Zyrtari i KF "Apollonia" U-17, Orges Xhuko, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes duke ofenduar e kercenuar, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a) te KDS, denohet me 12 (dmbedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.

17.Mos pranimin e kerkeses se zyrtarit te KF "Korabi" , Erion Hamitaj, si te pa bazuar ne rregullore.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Incidentet në Elbasan, ndëshkohen Partizani dhe Skënderbeu appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Princ Harry udhëton drejt Kanadasë për të takuar të dashurën

Posted: 03 Nov 2016 09:43 AM PDT

Princ Harry e ka kaluar fundjavën me të dashurën e tij të re Meghan Markle, pasi bëri një udhëtim sekret drejt Kanadasë. Burimet thanë se 32-vjeçari Harry ishte takuar me aktoren Meghan Markle, në Kanada, e cila punon dhe jeton atje.

Me sa duket ai fluturoi jashtë për të vizituar të dashurën e tij sekrete, disa orë pasi kishte kryer disa takime zyrtare në Nottingham.

meghan-markle-giSipas mediave rozë në Meksikë, çifti doli së bashku në publik dhe morën pjesë në festën e Halloëeen në "Soho House", të shtunën në mbrëmje.

Harry dhe e dashura e tij 35 vjeçe, thuhet se e kanë kaluar ditët në apartamentin e tyre duke luajtur me qentë e Markle, Bogart dhe Guy.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Princ Harry udhëton drejt Kanadasë për të takuar të dashurën appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Sokol Cikalleshi, në minimumin historik

Posted: 03 Nov 2016 08:27 AM PDT

Një vit më parë në këtë periudhë, ai ishte sulmuesi i momentit në kombëtaren shqiptare dhe shkëlqente sa herë zbriste në fushë me skuadrën e tij Istanbul Basaksehir. Por sa shumë gjëra kanë ndryshuar në këta 12 muaj për Sokol Cikalleshin. Nga alternativa e parë në zgjedhjet e De Biasit për sulmin, 26-vjecari kavajas ka humbur terren duke u parakaluar në hierarkinë e trajnerit nga Sadiku e Balaj.

Por më shumë sesa në kombëtare periudhën më të keqe Cikalleshi po e kalon te klubi i tij Istanbul Basaksehir. Sezonin e kaluar ish lojtari i Kukësit dhe Rnk Splitit realizoi në total 13 gola me skuadrën e tij aktuale mes Superligës turke dhe Kupës së Turqisë. Ndryshe nga një vit më parë këtë sezon gjithcka po i shkon ters bomberit të kombëtares kuqezi. Trajneri Abdullah Avci ka humbur besimin te 26-vjecari dhe e ka aktivizuar në vetëm 2 ndeshje Cikalleshin në këtë sezon të kampionatit turk për një total prej vetëm 64 minutash. Në mungesë të sulmuesit tjetër Batdal, Cikalleshi humbi shumë pikë në sytë e trajnerit të Istanbulit Abdullah Avci, gjatë muajit Gusht kur ky i fundit e aktivizoi në sfidën e turit të tretë ndaj Rijekës dhe në 2 takimet play-off ndaj Shakthar Donetsk bomberin kavajas. Në ato 3 sfida Cikalleshi jo vetëm që nuk spikati me formën e tij por në ndeshjen e parë ndaj Shaktahar-it shënoi një autogol. Dhe që nga ajo periudhë trajneri Avci e ka aktivizuar për fare pak minuta 26-vjecarin, i cili papritur është kthyer në një lojtar që ngroh stolin te Istanbul Basaksehir.

Momenti jo i Cikalleshit nisi që në muajin Maj kur lojtari në përgatitjet me Shqipërinë për Europianin Francë 2016-të, humbi vendin në formacionin titullar të kombëtares kuqezi me Giani De Biasin që i besoi Armando Sadikut i cili ishte në një formë të shkëlqyer. Vetëm pak minuta për Cikalleshin në sfidën e parë ndaj Zvicrës në Lens dhe asnjë mundësi tjetër në Euro 2016-të. Edhe në eliminatoret e Botërorit 2018, Cikalleshi është aktivizuar në total vetëm 21 minuta më Shqipërinë në 3 sfidat e para pikërisht në duelin e Vaduzit ndaj Lihtenshtejnit. Minimumi historik në karrierën e 26 vjecarit në nivel klubesh, përbën njëkohësisht një problem edhe për Kombëtaren Shqiptare që ka nevojë për Cikalleshin e dikurshëm, atë që krijonte volum, bënte repart i vetëm e shënonte. Tani i duhet të shfrytëzojë cdo shans, cdo minutë të vetme për t'i bindur të gjithë se klasi nuk bëhet uje, ku i dihet, ndoshta që nga ndeshja me Izraelin.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Sokol Cikalleshi, në minimumin historik appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Çifti i martuar prej 74 vjetësh vdesin në të njëjtën ditë

Posted: 03 Nov 2016 07:41 AM PDT

Bashkë për 74 vjet me radhë dhe as vdekja nuk mundi t'i ndante Leonard Cherry dhe bashkëshorten e tij, Hazel.

Ata ishin dashuruar që në shkollë të mesme dhe ishin martuar në janar 1942 në Muldoon, Texas. Javën e shkuar ata ndërruan jetë të dy, vetëm disa orë larg njëri-tjetrit. Nipi i tyre i vetëm, Craig Cherry tha se dashuria e tyre ishte më e forta që kishte parë ndonjëherë.

"Të dy i shihje gjithnjë duke qeshur dhe gjithmonë thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin", tha Cherry për CNN.

cifit2

Me gjithë dhimbjen e madhe të humbjes së njerëzve më të shtrenjtë në të njëjtën ditë, djali 72-vjeçar i çiftit të ndjerë, David Cherry ndihet mirënjohës që nëna dhe babai i tij do të jenë së bashku përgjithmonë.

"Ndihem i bekuar që vuajtjet e babait morën fund dhe ndihem gjithashtu i bekuar që nëna ime është me të dhe nuk do ta lërë kurrë vetëm", shprehet ai.

Leonard Cherry, 95 vjeç ishte shtruar në spital prej disa ditësh, ndërsa bashkëshortja e tij, Hazel Cherry, 93 vjeçe e cila ishte shumë mirë me shëndet, ishte zhvendosur në një qendër për të moshuarish, shumë pranë spitalit ku gjendej bashkëshorti i saj.

Leonard Charry ndërroi jetë në orën 1 të pasdites së të mërkurës, ndërsa bashkëshortja e tij në orën 11 të natës. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj të papritur.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Çifti i martuar prej 74 vjetësh vdesin në të njëjtën ditë appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Gjermani, shqiptarja fyen popullin e saj në televizion

Posted: 03 Nov 2016 06:34 AM PDT

Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët. Ajo ka fyer popullin e saj para publikut gjerman dhe jo vetëm. Alkeda Paskali, pjesëmarrëse në talent shoun "Das Super Talent" ka thënë se shqiptarët janë trafikantë të drogës dhe prostitucionit.

Gruaja 48-vjeçare, e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludëigsburg, në 'stand up'-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si trafikantë të drogës dhe prostitucionit.

"Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë trafikantë të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre", ka shtuar ajo. Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.

Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)

Keni lexuar: " Gjermani, shqiptarja fyen popullin e saj në televizion appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Putin i jep nënshtetësinë ruse aktorit amerikan Steven Seagal

Posted: 03 Nov 2016 05:31 AM PDT

Vladimir Putin i ka dhënë nënshtetësinë ruse aktorit të famshëm amerikan Steven Seagal. Lajmi është bërë i ditur nga Kremlini në adresën e tij zyrtare në internet. Marrëdhënia ideologjike mes aktorit amerikan dhe liderit rus, vazhdon prej kohësh. Në të shkuarën Seagal kishte mbrojtur politikën e qeverisë ruse, përfshirë dhe aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014, duke thurur lavde për Putinin: "Është një nga liderët më të mëdhenj botërorë, e konsideroj një mik dhe dua ta konsideroj si vëllain tim".

Në vitin 2014, në një intervistë në të përditshmen qeveritare "Rossiskaia Gazeta", kampioni i arteve marciale e kishte përshkruar si "shumë të arsyeshme dëshirën e Putinit për të mbrojtur shtetasit me kombësi ruse në Krime, shtëpitë e tyre dhe bazën ruse në Sebastopoli". Protagonisti i filmave si "Sfida mes akujve" dhe "Kurth në det të hapur", kishte kritikuar edhe SHBA-të pas paralajmërimeve verbale të Obamas drejt Moskës në lidhje me rregullat ndërkombëtare. Seagal kishte qortuar hapur politikën amerikane në Ukrainë si "idiote", duke mos përjashtuar asokohe të ndiqte shembullin e kolegut francez Gerard Depardieu për të kërkuar nënshtetësinë ruse.

3 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Putin i jep nënshtetësinë ruse aktorit amerikan Steven Seagal appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Related Posts :