Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Përjashtimi i Palokës, Spaho: Byroja është shndërruar në plotësuese të tekave të PS-së” plus 8 more Gazeta SHQIP

loading...

“Përjashtimi i Palokës, Spaho: Byroja është shndërruar në plotësuese të tekave të PS-së” plus 8 more Gazeta SHQIP


Përjashtimi i Palokës, Spaho: Byroja është shndërruar në plotësuese të tekave të PS-së

Posted: 21 Nov 2016 02:39 AM PST

Edmond SpahoPas vendimit të Byrosë për të përjashtuar deputetin Edi Paloka, ka reaguar Edmond Spaho. Ai theksoi se Byroja është shndërruar në plotësuese të tekave të PS. Sipas tij, socialistët po e kthejnë seancën plenare në një vend ku opozitës i pritet e drejta e fjalës

"Vendimi i Byrosë ishte i parashikuar siç ka ndodhur edhe herë të tjera. Byroja është shndërruar në plotësuesen e tekave të PS-së. Morën vendim për ta përjashtuar Palokën, por theksuam se në këtë mënyrë si po veprojnë, po e kthejnë seancën plenare në një vend ku opozitës i pritet e drejta e fjalës.

Kjo mënyrë është anakronike, sepse rezultati i shqyrtimit dihet, sepse në çdo rast është vendosur në favor të PS dhe në këtë mënyrë nuk mund të veprohet.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend, asgjë nuk ka për të ndryshuar, sepse jemi në të drejtën tonë", tha Spaho.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Francë, Sarkozy humb garën brenda partisë

Posted: 21 Nov 2016 02:26 AM PST

_92571977_mediaitem92571974Ish-presidenti Nicolas Sarkozy është eleminuar nga përpjekja për të përfaqësuar Partinë Republikane të qendrës së djathtë në presidencialet e muajit maj. Raundi i parë i zgjedhjeve paraprake në Francë nxori fitues ish-kryeministrin François Fillon

Sarkozi mbështeti François Fillon,  i cili u rendit i pari në raundin e parë të së dielës, ndërsa ish-kryeministri Alain Juppe u rendit i dyti.

Dy kandidatët do të përballen me njëri- tjetrin të dielën e ardhshme dhe fituesi do të kandidojë në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2017. Fituesi primar i republikanëve, ka të ngjarë të krijojë balotazhin presidencial, ku me shumë gjasa do të përballet me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Malësi e Madhe, vetëvaret 15-vjeçari

Posted: 21 Nov 2016 02:14 AM PST

vetevarje-600x350Një 15-vjeçar është vetëvarur në fshatin Boriç të Malësisë së Madhe.

Adoleshenti me iniciale E.L. është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Të rinjtë qëllojnë me vezë dhe domate ministrin Beqaj

Posted: 21 Nov 2016 01:55 AM PST

Ilir BeqajNjë grup të rinjsh kanë protestuar sot para ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë qëlluar me vezë dhe domate ministrin Ilir Beqaj.

Ata nuk e kanë lejuar të hynte në institucionin që ai drejton dhe e kanë quajtur hajdut, teksa mbanin në duar banderola ku ndër të tjera shkruhej "Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë".

U desh ndërhyrja e punonjësve të rendit për të normalizuar situatën, por nuk kanë munguar as përplasjet mes të rinjve dhe policisë.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Goditi ministrin Beqaj, Byroja përjashton për 5 ditë Palokën

Posted: 21 Nov 2016 01:49 AM PST

beqaj palokaByroja e Kuvendit u mblodh paraditen e sotme për të shqyrtuar incidentin mes ministrit Ilir Beqaj dhe deputetit Edi Paloka. Mësohet se Byroja ka vendosur të përjashtojë për 5 ditë deputetin Paloka.

Seanca plenare e së enjtes u shoqërua me përplasje mes deputetëve të pozitës dhe atyre të mazhorancës. Në fillim të seancës, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj iu drejtua foltores së Kuvendit për të marrë fjalë, por kjo gjë është kundërshtuar nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili e ka shtyrë dhe goditur lehtë ministrin.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lulzim Basha takon banorët e Sukthit: Zgjidhja është një qeveri e njerëzve

Posted: 21 Nov 2016 01:16 AM PST

IMG_9668-847x477Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjet e përmbytura në fshatin Rrushkull në Durrës, ku mbi 15 shtëpi ndodhen ende nën ujë dhe baltë prej 2 javësh. Familja e Aziz Totës me 3 fëmijë të vegjël është ndër më të goditurat, e cila jeton me pak tokë ndërsa përmbytja i ka shkatërruar çdo mall që kishte. Kryefamiljari Tota i tha Bashës se nuk e ka vizituar asnjë zyrtar dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria apo pushteti lokal.

"Ne kemi ardhur këtu tu shohim dhe tu themi që qëndrojmë afër jush. I prekim dhe i ndjejmë hallet tuaja dhe hallet tuaja do të jenë shqetësimi kryesor i qeverisjes të së nesërmes. Këtu do të vijmë prapë për t'i rregulluar këto kanale, edhe për tu gjendur prapë për të zëvendësuar sado pak vlerat materiale të dëmtuara por mbi të gjitha do të jetë një qeveri që do të jetë afër jush. Nuk do u braktisë. Nuk do u lerë vetëm. Prioritet do të jetë të investojmë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Prioritet do të jetë të bëjmë këto rrugë, të ndërtojmë shkollat për ti ardhur në ndihmë fëmijëve tuaj. Këto do të jenë prioritet e qeverisjes që është afër jush. Kjo qeveri që është larg jush ju ka braktisur me mendje dhe ndaj nuk vjen as me trup këtu tu shohë sepse nuk u llogarit më. Nuk mendon më për ju. Unë për këtë ju jap fjalën që qeveria ime, qeveria e ardhshme, në radhë të parë do tu ketë ju në qendër të vëmendjes. Do të jetë qeveria juaj. Do të jetë qeveria e njerëzve", tha Basha.

Kryetari Basha u takua edhe me fermerë të këtij fshati dhe të zonës së Sukthit, të cilët vuajnë mungesën e titujve të pronësisë, investimeve ne infrastrukturë dhe mungesën e plotë të subvencioneve në bujqësi.

"Jemi të varfër dhe nuk i përballojmë çmimet. Bujqësia është jashtë përdorimit. Asnjë kanal nuk funksionon. Rrugët janë copë", u shpreh një prej fermerëve.

"Ju jap fjalën se siç kam ardhur sot këtu dhe siç ju kërkoj që të vetëndërgjegjësohemi për nevojën për tu ngritur dhe për tu përballur, si kryetar i opozitës, nesër nuk do ju braktis", premtoi Basha.

Banorët e zonës kërkuan garanci për votën e lirë për të zgjedhur lirshëm një qeveri tjetër, për të larguar të inkriminuarit nga politika dhe administrata e shtetit dhe për një qeveri pranë tyre.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Privatizimi i OSSH, Balla: Policia të sjellë me forcë në komision Sali Berishën

Posted: 21 Nov 2016 01:07 AM PST

taulant-balla1Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për herë të tretë në komisionin hetimor për privatizimin e OSSH-së. Mirëpo, edhe këtë herë ai nuk është paraqitur.

Kreu i komisionit hetimor Taulant Balla është shprehur se do t'i bëjë shkresë policisë për shoqërimin me forcë të Berishës.

"Shkresë policisë për shoqërimin me forcë të shtetasit Sali Berisha. Është hera e tretë që Sali Berisha refuzon të paraqitet në komision për të dëshmuar. Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit", tha Balla.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vdes ish-presidenti grek Kostis Stefanopulos

Posted: 21 Nov 2016 12:49 AM PST

stephanopoulos_web-thumb-largeËshtë ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare ish-presidenti i Greqisë Kostis Stefanopulos. Prej disa ditësh ai kurohej në një spital në Athinë, për shkak të ndërlikimeve serioze në rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët thanë se ai vdiq në rreth orës 23:00 të së dielës si pasojë e dëmtimit të shumta të organeve.

Ai ishte zgjedhur president në mars të vitit 1995. Pesë vjet më vonë u rizgjodh duke u bërë i pari kryetar shteti në Greqi që merr votat e dy partive më të mëdha të Parlamentit.

Gjatë presidencës së tij ka vizituar edhe Shqipërinë në tetor të vitit 2004, ku ka ndarë qëndrime të kundërta për çështjen çame me ish-presidentin Alfred Moisiu.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zgjedhjet në Kolonjë, Rama: Superfitorja e Stefos, inkurajim e detyrim për ne

Posted: 21 Nov 2016 12:40 AM PST

edi ramaPas fitores së kandidatit të majtë Ilia Stefo, ka shkruar në 'Facebook' kryeministri Edi Rama. Ai falënderon të gjithë kolonjarët, duke e quajtur këtë një superfitore.

"Faleminderit Kolonja për besimin e madh. Urime Ilia Stefos. Superfitore, +2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne", shkruan Rama në 'Facebook'.

21 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :