Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Pija me kumbulla që jua rrafshon barkun në afat rekord” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Pija me kumbulla që jua rrafshon barkun në afat rekord” plus 9 more Ekonomia Online


Pija me kumbulla që jua rrafshon barkun në afat rekord

Posted: 08 Nov 2016 10:00 AM PST

Fatkeqësisht, zona më e vështirë për ta hequr dhjamin është zona abdominale. Kjo pasi që zakonisht dhjami gjendet në këtë zonë.

Barku i fryrë ndikon në pamjen fizike të njerëzve, dhe kjo është problem pasi që mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh.

Sidoqoftë, fatmirësisht për këtë problem mund të mbështetemi në ilaçet natyrale.

Përbërësit:

– 100 gramë kumbulla

– Një litër ujë i pastër

Vendosni ujin dhe kumbullat në një shishe hermetike. Lërini në frigorifer për një javë, pastaj tendoseni atë dhe ilaçi juaj magjik është i gatshëm.

Një gotë të këtij ilaçi natyral e konsumoni çdo mëngjes për t'i fituar rezultatet që i dëshironi.

 

The post Pija me kumbulla që jua rrafshon barkun në afat rekord appeared first on Ekonomia Online.

Zyrtare: PDK cakton Lladrovcin kandidat në Drenas

Posted: 08 Nov 2016 09:41 AM PST

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka caktuar zyrtarisht kandidatin për kryetar të Drenasit.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka caktuar kandidatin e saj për kryetar komune, për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që do të mbahen më 4 dhjetor 2016”, njofton kjo parti.

Sot, pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u vendos që kandidat për kryetar të Drenasit të jetë Ramiz Lladrovci.

Lladrovci, aktualisht është ambasador i Kosovës në Shqipëri.

LEXO EDHE:

Kandidatura e Lladrovcit kundështohet nga një pjesë e PDK-së

The post Zyrtare: PDK cakton Lladrovcin kandidat në Drenas appeared first on Ekonomia Online.

AAK e Nisma bojkotojnë edhe takimin e dytë për reformën zgjedhore të thirrur nga Thaçi

Posted: 08 Nov 2016 09:37 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën nuk do të marrin pjesë as në takimin e dytë të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërguar ftesë për një takim të dytë liderëve politikë për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Por sikur takimi i parë edhe ky i dyti i thirrur për të premten do të bojkotohet nga opozita.

Zyrtarë të dy partive opozitare AAK e Nisma kanë konfirmuar për lajmi.net se nuk do të shkojnë në këtë takim.

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i saj, Muharrem Nitaj ka thënë për lajmi.net me anë të një sms se kjo parti nuk do të marr pjesë në këtë takim.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ajo për lajmi.net ka thënë se Thaçi duhet ta pranojë dështimin e tij, sepse pa pjesëmarrjen e opozitës është e kotë të merren iniciativa të tilla.

"Nisma për Kosovën e ka dhënë qëndrimin e saj rreth kësaj çështje qysh kur z.Thaçi e bëri ftesën e parë, pra kjo vlen edhe tani e edhe për të ardhmen, ne i kemi thënë JO, i themi JO dhe do t'i themi JO".

"z. Thaçi duhet të pranoj dështimin e tij, pasi që pa opozitën në atë tavolinë është e kotë të merren iniciativa të cilat pikërisht ai ka qenë penguesi i tyre për shumë vite", ka thënë Bajrami.

Javën e kaluar presidenti Thaçi kishte thirrur një takim me lider të partive politike ku ishte diskutuar reforma zgjedhore.

Thaçi në këtë takim ishte shprehur se reforma duhet të përmbyllet dhe nuk mund ta ndal askush.

The post AAK e Nisma bojkotojnë edhe takimin e dytë për reformën zgjedhore të thirrur nga Thaçi appeared first on Ekonomia Online.

Shërbimi Korrektues i përgjigjet Vetëvendosjes

Posted: 08 Nov 2016 09:34 AM PST

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shprehur shqetësimin “për deklaratat dhe akuzat e pabaza” të adresuara nga Vetëvendosje ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se nuk ka asnjë "terrorizim" apo sjellje të pahijshme të zyrtarëve korrektues ndaj të paraburgosurve.

Të paraburgosurit nuk "po enden nëpër zyra të ndryshme" siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, por po dërgohen për ekzaminime të rregullta si pjesë e procedurave të paraburgimit, thuhet në sqarim të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shërbimi Korrektues ka marrë masa shtesë mbikëqyrëse dhe të kujdesit ndaj të paraburgosurve dhe kujdesi i shtuar i zyrtareve korrektues është në funksion të sigurisë së të paraburgosurve dhe asnjëherë nuk ka tendenca keqtrajtimi.

Për hir të transparencës, Ministria e Drejtësisë fton Zyrën e Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-në që të bëjnë vizita në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe të verifikojnë gjendjen e të paraburgosurve dhe sjelljet e zyrtarëve korrektues.

The post Shërbimi Korrektues i përgjigjet Vetëvendosjes appeared first on Ekonomia Online.

Presheva dhe Tetova kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin

Posted: 08 Nov 2016 09:29 AM PST

Qytetarë të Preshevës, por edhe të Tetovës, janë solidarizuar me familjarët por dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Në të dy qytetet përkatëse janë ndezur qirinj, duke nderuar dhe lutur për shpirtin e të riut 26-vjecar që u nda nga jeta para pak ditësh në burgun e Prizrenit.

Po ashtu në këto dy ngjarje u kërkua që të zbardhet rasti i vdekjes së Deharit, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit hetimor, transmeton Ekonomia Online.

Dehari, u varros sot në fshatin Zllatar, ndërsa gjatë ditës për të nderuar jetën dhe veprën e tij u mbajt edhe një mbedhje komemorative, si dhe një marsh me anë të së cilit u kërkua të zbardhet rasti që qoi në vdekjen e tij.

The post Presheva dhe Tetova kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin appeared first on Ekonomia Online.

Bedri Nika kandidat i LDK-së për kryetar të Drenasit

Posted: 08 Nov 2016 09:23 AM PST

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me aktualitetin politik dhe zhvillimet progresive partiake.

Në komunikatën e kësaj partie thuhet se gjatë takimit u diskutua për reformën zgjedhore që lidhet me zgjedhjet në nivel lokal dhe qendror në Kosovë, proces ky i iniciuar së fundi.

“Gjatë mbledhjes, u diskutua edhe për zgjedhjet në kuadër të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të LDK-së. Me këtë rast, Kryesia përgëzoi forumet dhe degët për procesin, posaçërisht duke pas parasysh masivitetin e theksuar gjatë këtij procesi”, thuhet në komunikat.

Kryesia e LDK-së, gjithashtu miratoi kërkesën e Degës së LDK-së në Drenas, që LDK-ja të garojë e vetme në këto zgjedhje komunale dhe kandidat i LDK-së për zgjedhjet për kryetar të Drenasit të jetë Bedri Nika, njëkohësisht kryetar i Degës së LDK-së në Drenas.

Ndërsa  diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në vend, me ç'rast përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për reformat dhe qeverisjen e mirë e cila po jep rezultate evidente në të gjitha fushat e jetës.

The post Bedri Nika kandidat i LDK-së për kryetar të Drenasit appeared first on Ekonomia Online.

Çelësi për ta ndryshuar jetën

Posted: 08 Nov 2016 09:00 AM PST

Çelësi për ta ndryshuar jetën tuaj qëndron në një minutë. Nëse e shfrytëzoni me mençuri, nga kjo minutë vjen një orë e shkëlqyeshme e nga një orë e shkëlqyeshme vjen një ditë, një javë, pastaj një vit i shkëlqyeshëm, nga fillon një jetë e bukur.

Do të thotë, përdoreni kohën me mençuri, koha nuk pret askënd, se humbja e minutave është e pafalshme.Nga: Abdirahim Idrizi

Duhet ta kuptojmë se minutat që i kemi janë pasuri që na takon.

Kur shpenzohen, ato nuk mund të kthehen më. Njerëzit e pasur nuk kanë më shumë kohë gjatë ditës sesa njerëzit e varfër.

Kur shpenzohen këto minuta, ju nuk mund të blini minuta të tjera.

Pa marrë parasysh se sa të pasure të fuqishëm të jeni, ju duhet ta respektoni kohën dhe ta shfrytëzoni atë me mençuri, për arsye se kohës aq i bën për ju.

Suksesi ose dështimi juaj varet nga ajo si e shfrytëzoni ju kohën.

Pra, ecni me kohën.

Pasi të gjithë ne kemi kohë të barabartë, sekreti i suksesit është te mënyra si e shfrytëzojmë kohën.

Formula e suksesit

Pse ndodh që disa njerëz çdo gjë që prekin u kthehet në fitim, kurse të tjerët vetëm mund ta ëndërrojnë një gjë të tillë.

Përgjigjja është se këta njerëz e dinë formulën e suksesit.

Shumica e njerëzve duan të jenë të suksesshëm,por u mungon receta.

Shumica e njerëzve e kalojnë jetën në një gjendje konstante, midis provash e gabimesh. Ata përpiqen dhe dështojnë, përsëri përpiqen, por dështojnë dhe ndodh të heqin dorë nga përpjekjet për sukses.

Paraja nuk e përcakton suksesin tuaj, vetëm nëse jeni të suksesshëm, ju mund të keni para aq sa doni. Sa herë të arrini diçka, madje edhe gjëra të vogla, ju e rrisni vetëvlerësimin, imazhin tuaj dhe mendim për veten tuaj.

Ju bëni depozitime të vogla në llogarinë tuaj personale të vetëbesimit.

Ndër-dija juaj thotë:
– unë jam mirë
– ç'kam bërë
– do të bëj edhe më shumë.

Filloni me arritje të vogla, ato ju shpijnë drejt arritjeve të mëdha.

Mirëpo, e tëra fillon me ju, nga besimi në vetvete dhe duke i mposhtur armiqtë brenda jush.

Njerëzit ju thonë, ju nuk mund ta bëni këtë, sepse jeni shumë i moçëm ose shumë i ri. Ju mund të hiqni dorë nga përpjekjet për të kursyer kohën dhe pezmatimin.

Ju mund të bëni çdo gjë që dëshironi – nëse jeni të gatshëm të luftoni për të.

Pa marrë parasysh sa pozitiv jeni, është me rëndësi të shoqëroheni me njerëz pozitivë, me ata që ju japin kurajë.

Ka dy lloje njerëzish në këtë botë:
– ata që ju japin
– ata që ju marrin

Varet nga ju se cilët do t'i keni përreth, afër vetes.

The post Çelësi për ta ndryshuar jetën appeared first on Ekonomia Online.

Kandidatura e Lladrovcit kundështohet nga një pjesë e PDK-së

Posted: 08 Nov 2016 08:53 AM PST

Propozimi i Kryesisë së Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në këtë degë.

Kundër kandidimit të Ramiz Lladrovcit, aktualisht ambasador i Kosovës në Shqipëri, është shprehur hapur Naim Bazaj, i cili është kryesues i Kuvendit Komunal dhe njëri nga eksponentët kryesorë të PDK-së në Drenas.

Bazaj ka thënë për Lajmi.net se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ardhur sot pasdite në Drenas dhe “e ka nxjerrë nga zarfi” emrin e LLadrovcit.

“Në shenjë pakënaqësie, si shumë anëtarë të tjerë të Kryesisë u deklarova se unë nuk e mbështes këtë propozim".

"I thashë se vetëm në kohën Rankoviqit e kanë pru në zarf se kush me qenë udhëheqës i një komune, e ti nuk është dashur me ardhë me na përça se të gjithë populli janë kundër", ka thënë Bazaj.

Sioas Bazajt, i cili më herët ishte shprehur publikisht se dëshiron që të kandidojë për kryetar të Drenasit, ka thënë se edhe shumë qytetarë të Drenasit nuk e kanë mirëpritur kandidaturën e Lladrovcit.

 

The post Kandidatura e Lladrovcit kundështohet nga një pjesë e PDK-së appeared first on Ekonomia Online.

Gjykimi i Naser Kelmendit, dëshmitari flet për përzierjen dhe dërgesat e drogës

Posted: 08 Nov 2016 08:49 AM PST

Dëshmitari i sotëm në gjykimin e Naser Kelmendit i koduar me shifrën K1 foli për disa takime në të cilat kishte marrë pjesë edhe Naser Kelmendi, ndërsa ishte diskutuar për dërgesat e drogës dhe cilësinë e saj.

Ai u pyet nga prokurori në lidhje me një fletore të mbajtur prej tij ku shënoheshin sasitë e drogës dhe destinacioni i tyre.

K1 tregoi se mori pjesë në një takim në Pejë ku ishte ftuar për ta përpunuar (përzier) një sasi droge të llojit heroinë prej 110 kilogramëve, por tha se përzierja e saj ishte anuluar, pasi sipas tij droga ishte vlerësuar e kualitetit të dobët.

K1 tha se kjo drogë në atë takim në Pejë u vendos që të dërgohej në Gjermani e papërzier.

Dëshmitari i sotëm përmendi edhe një takim tjetër të zhvilluar në Hotelin "Casa Grande" në Bosnjë e Hercegovinë ku gjithashtu ishte i pranishëm Naser Kelmendi.

Në këtë takim sipas dëshmitarit K1 u diskutua rreth ankesave të blerësve të drogës dhe për disa shoferë që kishin vonuar dërgesat gjatë transportit.

K1 në gjykimin e Kelmendit dëshmoi për disa ditë edhe në maj të këtij viti.

Edhe atëherë foli për dërgesa dhe përpunim droge.

Naser Kelmendi akuzohet për vrasje të rëndë, për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga Policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja.

The post Gjykimi i Naser Kelmendit, dëshmitari flet për përzierjen dhe dërgesat e drogës appeared first on Ekonomia Online.

Delawie: Vdekjet në burg janë gjithmonë shqetësuese

Posted: 08 Nov 2016 08:47 AM PST

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, duke iu referuar vdekjes së ish aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, vlerëson se vdekjet që ndodhin brenda burgut gjithmonë janë shqetësuese.

Sipas tij, ajo që ka rëndësi, është gjetja e fakteve.

"Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Është me rëndësi që të sigurohen faktet. E mirëpres vendimin e ministrisë se drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në hetim", ka shkruar ambasadori Delawie.

The post Delawie: Vdekjet në burg janë gjithmonë shqetësuese appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :