Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Plagosi me thikë policin bashkiak, arrestohet 54-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Plagosi me thikë policin bashkiak, arrestohet 54-vjeçari” plus 9 more Gazeta SHQIP


Plagosi me thikë policin bashkiak, arrestohet 54-vjeçari

Posted: 17 Nov 2016 02:17 AM PST

policia_bashkiake_5716Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 54-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një punonjës të policisë bashkiake.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme në oborrin e policisë bashkiake tek Rruga e Kavajë.

Bujar Shehu i dënuar dhe më parë për kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ka qëlluar disa herë me thikë D. H, 37 vjeç, punonjës i policisë bashkiake.

Policia ka arrestuar 54-vjeçarin ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Arrestoi ish-punonjësi i OSHEE i shpallur në kërkim, mashtroi disa persona për pagesat e dritave

Posted: 17 Nov 2016 01:20 AM PST

Policia e VloresPolicia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar i dënuar për mashtrim. Sipas burimeve zyrtare, Agim Shehu ishte shpallur në kërkim, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës.

Gjatë periudhës 2009-2010 duke qenë punonjës i OSHEE-së Vlorë, Shehu ka përfituar një sasi parash disa personave duke u premtuar se do paguanin energjinë elektrike aforfe, pa kamatë vonese, nëpërmjet mashtrimit. Gjykata e ka dënuar me 3 vite burg 46-vjeçarin.

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

I mori me dhunë motorin një shtetasi, arrestohet 46-vjeçari

Posted: 17 Nov 2016 01:08 AM PST

pranga 22Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Besnik Simolla, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje të energjisë elektrike”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë se, në Rrugën “Karl Gega”, ka goditur me gurë në kokë dhe me shkelma në trup shtetasin I. D., 41 vjeç, banues në Tiranë si dhe i ka vjedhur me dhunë motorin tip ZANSHEN.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Siri, 32 të vrarë nga sulmi me bombë në spitalin e fëmijëve

Posted: 17 Nov 2016 01:00 AM PST

alepoNjë spital, një qendër për grumbullimin e gjakut dhe disa auto-ambulanca janë goditur nga sulmet e forcave qeveritare të Sirisë në pjesën lindore të Alepos.

Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq.

Aktivistët thanë se së paku 32 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë në Alepo gjatë dy ditëve të fundit.

Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pushimi trejavor të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia.

Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012: pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Babrru, merr flakë një banesë, humb jetën fëmija 2 vjeç

Posted: 17 Nov 2016 12:50 AM PST

_ambulance-ngjarjeNjë fëmijë vetëm 2 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një zjarri ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Babrru, në lagjen Shpat, rreth orë 8.30 të mëngjesit.

Sipas policisë në momentin që ka rënë zjarri në banesë ndodheshin vetëm 2 fëmijë të mitur, nga të cilët njëri është mundur të shpëtohet nga zjarrfikësit ndërsa tjetri ka humbur jetën. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet…

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

JUGOSLLAVIZMI, ENDE PUSHTET ME NDIKIM NË KOSOVË…!?

Posted: 17 Nov 2016 12:20 AM PST

Shumë nga deformimet e rënda që ndodhën e ndodhin në Kosovën e pasluftës, janë pasojë e mosluftimit të jugosllavizmit brenda saj. Jugosllavizmi, në formën e misionarëve të tij të konvertuar, është ende i instaluar fuqishëm në të gjitha segmentet e jetës institucionale e jo institucionale të Kosovës: në legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, arsim, struktura sigurie, shoqëri civile, medie etj…

Besim ZYMBERI

besim-zymberiSa herë shpallte konkurs për gjyqtarë, prokurorë, udhëheqës departamentesh të administratës qeveritare etj., UNMIK-u, në periudhën e tij sunduesen Kosovë, kandidatët e interesuar i paralajmëronte që nuk do të vinin në shprehje, nëse nuk kishin dhjetë vite përvojë punë në vendet e pretenduara të punës.

Një kriter i tillë, përpos që ishte diskriminues, ishte thellësisht politik dhe kundër interesave të shtetit të Kosovës në formim e sipër atëherë. Sipas kriterit të tillë, në funksionet vitale institucionale shtetformuese , mund të vinin në shprehje vetëm klerikë të jugosllav-komunizmit shqiptar, të vetmit që plotësonin kushtet e tilla për punësim!?

Po ashtu, pothuaj si në formë trashëgimie, fëmijë e të afërm klerikësh të tillë, morën frenat edhe të një pjeseje të rëndësishme të shoqërisë dhe të medieve të pasluftës në Kosovë.

Si pasojë, edhe sot e kësaj dite, në të gjitha segmentet e jetës politike e civile në Kosovë, kasta jugosllaviste e konvertuar, zotëron një shkallë kërcënuese të pushtetit e ndikimit, mjaftueshëm për të krijuar perceptime antihistorike, antiqytetare e antikombëtare, për  proceset pozitive në Kosovë!

Parlamenti i Kosovës, deri tani nuk ka qenë në gjendje të miratojë dy rezoluta esenciale: atë të njohjes së gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe rezolutën tjetër, që do të krijonte frymën e distancimit nga krimet politike e fizike të ushtruara ndaj shqiptarëve prej pushtetit jugosllav-serb dhe marionetave të tij shqiptare në Kosovë. Ndër arsyet më të qëndrueshme të këtij dështimi, padyshim që është ndikimi i fuqishëm pengues i jugosllavizmit brenda jetës institucionale e shtetërore të Kosovës!

Çuditërisht, por jo edhe befasisht, një prej klerikëve të jugosllavkomunizmit shqiptar të Kosovës, është tani kryeministër i Kosovës. Vetëm pushteti i fuqishëm i një ideologjie të tillë antishqiptare, aq mirë i ushqyer edhe pas lufte, ruajti terrenin për një profill të tillë fosil  kryeministri, për ta bërë atë edhe një shenjë të devalvimit të çdo vlereje esenciale të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri, pavarësi e qytetari.

Pushteti i fuqishëm i jugosllavizmit, ka arritur shumë efekte në krijimin e perceptimit negativ për njerëz që ishin në ballë të proceseve politike atdhedashëse në Kosovën e pas vitit 1945. Projekti i fundit i jugosllavizmit në Kosovë, që prej dy dekadash, është: komprometimi i vlerave historike dhe kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe kjo përpjekje deri më tani ka qenë tmerrësisht efektive!

Jugosllavizmi i konvertuar, duket të jetë mirë i organizuar dhe mirë i postuar në funksione kyçe në sistemin e administratës shtetërore dhe strukturave tjera institucionale dhe jo institucionale të Kosovës. Fatkeqësisht, për shkak të prirjes serviliste  si mentalitet, kasta e jugosllavizëm-serbizmit, ka gjetur edhe përkrahje të fuqishme nga mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë dhe jashtë saj, në vend se të ndodhte e kundërta!Ndërsa, kjo kastë dhe ideologjia e saj, janë shumë influencuese edhe në partitë politikë shqiptare të Kosovës…

Misioni i jugosllavizmit

Duket qartë se psikopolitikisht, një ideologji e tillë ka për mision komprometimin e shtetësisë së Kosovës dhe çdo arritjeje emancipuese të qytetërimit shqiptar  në dekadat e fundit.

Krijimi i klimës depresive, krijimi i perceptimit për një shtet të dështuar të Kosovës, nxitja dhe krijimi i psikologjisë së urrejtjes së atdheut deri në ikje demonstrative nga ai, rifunksionalizimi i idesë së shkombëtarizimit të shqiptarëve nëpërmjet tezave por një komb të ri, nxitja e psikologjisë së ndarjes shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës me ata të Shqipërisë, nxitja dhe stimulimi i aksionit të elementeve politikisht të radikalizuara fetare, nxitja e krijimit të një klimeje antiperëndimore, fushata por komprometimin e figurave identifikuese kombëtare, që nga Skënderbeu e tutje, fushata për rehabilitim të figurave të dyshimta deri në shkallë tradhtie e plot aksione tjera, janë aksione goxha efektive të jugosllavizmit dhe bartësve të tij, me pasoja të dukshme në rrugen e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.

Jugosllavizmi, sot është një serbizim i instaluar. Në shumë vendime të rëndësishme shtetërore, sociale e kulturore, vërehet qartë nuanca destruktive, ndonj;her; edhe p;rcaktuese,  e sponsoruar nga jugosllavizmi i konvertuar në serbizëm.

Jugosllavizëm-serbizmi në Kosovë, është veçanërisht i fokusuar ditëve e muajve të fundit në orientalizimin kulturor të shqiptarëve. Jo rastësisht, një fokus i tillë ndërlidhet me një invazion rus drejt rikthimit të ndikimit në Ballkan, në njërën anë, dhe me doktrinën tashmë publike të idesë së një neoosmanizmi fanatik religjioz, në anën tjetër!

Mjaftojnë shembujt e fitores së fundit në zgjedhje, të forcave proruse në Bullgari e Moldavi, riafrimi i Turqisë me Rusinë, një qeveri ekstremiste antiperëndimore në Greqi linja proruse e qeverisë aktuale maqedonase si dhe tentativa e fundit e një grushteti rusoserb në Mal të Zi.

Jugosllavizmi, përkatësisht serbizmi në Kosovë, ndihmohet edhe nga strukturat e tij shqipfolëse në Maqedoni e Mal të Zi, e pse jo edhe në Shqipëri!

Jugosllavizëm-serbizmi, synon që para botës, shqiptarët t'i paraqesë si një popull i përçarë, jo kreativ, jo i qytetëruar, jo bashkëpunues dhe aspak unik në realizim të ambicieve të shëndosha  të një kombndërtimi e shtendërtimi të përbashkët. E fundit, jugosllavizmi misionar, po përpiqet që shqiptarët, t'i profilizojë jo si një komb ambicioz dhe i organizuar, por si një turmë kaotike pa identitet!?

Jugosllavizmi efektiv institucional dikur, kishte dështuar në synimet e tij për shkombëtarizim të shqiptarëve. Edhe vazhdimësia e tij ideologjike do të dështojë. Por deri në dështim të plotë, pasojat do të jenë jo të vogla.

Gjithçka që thuhet sot keq për shqiptarët, çdo zhvlerësim që iu bëhet sot vlerave të tij, është pasojë e një investimi të jugosllavizëm-serbizimit. Çdo ngecje e Kosovës në veçanti, por edhe e shqiptarëve në përgjithësi, është po ashtu pasojë e aksioneve intensive të jugosllavizëm –serbizimit!

Në të ardhmen e shpejtë, duhet marrë masat për neutralizim të plotë të këtij sistemi rrënues. Kosova sot ka kuadro që mund të zëvendësojnë mbetje të tilla arrogante të mykut të historisë sonë.

Çdo hap pozitiv që do të bëhet në të ardhmen, në  drejtim të rritjes së autoritetit dhe homogjenitetit të shqiptarëve si dhe çdo hap pozitiv në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe emancipimit të mëtutjeshëm të çështjes shqiptare, do të jetë i pamundur pa neutralizimin, përkatësisht, minimizimin e ndikimit të jugosllavizëm-serbizmit, që është një sistem aktiv dhe i strukturuar antikombëtar. Ndërsa, çdo arritje e konfirmuar e Kosovës, përkatësisht  e çështjes shqiptare në të ardhmen, siç ka qenë, do të jetë prapë një dëshmi e zvogëlimit të ndikimit të virusit të jugosllavizëm-serbizmit!

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 17 nëntor 2016

Posted: 17 Nov 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Do të jeni shumë të impenjuar  me një situatë delikate në ambientin tuaj të punës. Në aspektin afektiv do të kaloni një darkë  intime me personin që dashuroni.

DEMI

Sot do të ndiheni të favorizuar sidomos në punë. Edhe në sferën afektive nëse jeni singëll do të frekuentoni persona të rinj. Një këshillë: tregohuni më të hapur e të sinqertë me ata që ju rrethojnë.

BINJAKET

Asnjë dyshim  nuk mund ta zbehë ditën tuaj e cila do të kalojë e qetë sidomos në ambientin e punës. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme.

GAFORRJA

Do të frekuentoni vende të reja sot të cilat do ju mahnitin me bukurinë e tyre. Në aspektin afektiv do të ndiheni paksa të pakënaqur  me sjelljen e partnerit.

LUANI

Sot në aspektin afektiv yjet ju këshillojnë të evitoni kritikat ndaj partnerit. Në ambientin e punës mos mbani qëndrim drastik ndaj disa personave që kanë një detyrë me përgjegjësi.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme yjet ju sugjerojnë të jeni të kujdesshëm në ambientin e punës. Në  dashuri duhet të evitoni së bëri  programe  afatgjata pasi mund t'ju dalin të papritura.

PESHORJA

Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj vogëlsirave që mund të dalin gjatë një mbledhje pune. Në ambientin e punës do të keni mundësi për të  ndryshuar rutinën.

AKREPI

Do të ndjeni nevojën për stimuj të rinj. Në ambientin e punës do të vlerësoheni për cilësitë tuaja organizative e dikush mund t'ju kërkojë këshilla për të përmirësuar punën e vet.

SHIGJETARI

Sot mund të keni një problem për të zgjidhur me urgjencë në ambientin e punës, por që duhet të keni mjaft durim. Në dashuri diçka që partneri do ju thotë sot do ju mbushë më gëzim.

BRICJAPI

Sot mund të mbështeteni lehtësisht tek një mik i cili do t'ju ndihmojë. Në ambientin e punës do të merrni përsipër impenjime të reja.

UJORI

Sot në aspektin afektiv mund të merrni një ngritje në detyrë falë meritave tuaja. Në aspektin afektiv përpiquni të mos e ekzagjeroni me kërkesat tuaja, pasi mund të keni dhe reagimin e partnerit.

PESHQIT

Sot do të keni dëshirë të jeni të qetë vetëm me mendimet tuaja për të bërë disa ndryshime në sferën emocionale për të dalë nga rutina e zakonshme.

Gjirokastër, sekuestrohen 116 kg kanabis, në pranga 46-vjeçari

Posted: 17 Nov 2016 12:03 AM PST

kanabisPolicia e Gjirokastrës goditur dy raste të shitjes së narkotikëve dhe ka sekuestruar 116 kg kanabis sativa.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se është vënë në pranga Ilir Jemini, 46 vjeç nga Gjirokastra dhe u shpall në kërkim E.J.

Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Jeminit, në lagjen Zinxhiria policia ka gjetur rreth 6 kg kanabis sativa. Gjithashtu nga kontrolli i ushtuar  në afërsi të shtëpisë së E.J, po në lagjen Zinxhira, Gjirokastër, u gjetën 12 thasë me Cannabis Sativa, me peshë totale 110 kg. Shtetasi E.J u shpall në kërkim dhe vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij.

17 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tenton të vrasë 15-vjeçarin; dyshonte për lidhje intime me të bijën; arrestohet

Posted: 16 Nov 2016 02:05 PM PST

Dyshonte se i mituri kishte lidhje intime me vajzën e tij, 43-vjeçari tenton të vrasë me armë zjarri adoleshentët. Fatmirësisht Policia e Tiranës ka ndërhyrë në kohë, ku ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Genc L., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar , kanosur dhe tentuar të vrasë, me anë të një arme gjahu, pa leje, dy shtetas të mitur me inicialet B. A. dhe S. A, 15 vjeç, banues në Tiranë, ku shtetasi i mitur S. A., dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me shtetasen A. L., 14 vjeçe, vajza e shtetasit Genc L.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu teke 12 -she dhe 20 fishekë, pa lejen e organeve kopetente. Materialet iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”.
16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fshati i Rehovës, tashmë Qendër e mbrojtur historike

Posted: 16 Nov 2016 01:59 PM PST

15145129_10211113919114054_872612224_oRehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëze të malit të Gramozit, me vendim të KKR së fundmi është shpallur Qendër e mbrojtur Historike. Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Propozimi për shpalljen e  Qendrës Historike në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave historike, urbanistike e arkitektonike të këtij fshati, për t'i dhënë kështu një rol të rëndësishëm si një  qendër e zhvillimit të  turizmit në zonën e  Kolonjës.
Qendra historike ruan vlerat urbanistiko – arkitektonike të fshatit, e cila ruan gjini të ndryshme ndërtimore si: ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore. Qendra historike përbëhet edhe nga zonat e gjelbra të përfshira brenda saj. Qendra Historike e fshatit Rehovë, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe përbëhet nga një kompozim kompakt tradicional që zhvillohet rreth  kishës  dhe sheshit qendror të fshatit. Ansambli i ndërtuar paraqet tipologji interesante veçanërisht në krijimin e hapësirave urbane, si dhe  përfshin një numër të konsiderueshëm banesash me një tipologji të larmishme dhe një rrjet rrugor të shtruar me kalldrëm. Ndërtimet në përgjithësi janë  2-katëshe dhe janë ndërtuar me mur guri, si dhe ka një numur të konsiderueshëm portash me hark dhe sofat me gurë të gdhendur.
Ministria e Kulturës bashkë me IMK dhe institucionet e tjera të  trashëgimisë është kujdesur që në bazë të vlerave që ruan Rehova, të krijojë një destinacion të veçantë për turistët, atë të "Intenerarit apo Rrugës së Portave". Në pjesën e vjetër të fshatit Rehovë, një nga gjërat karakteristike që vihet re lehtësisht janë portat e shtëpive në rrugët me kalldrëm,  të cilat në një pjesë të madhe të tyre ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton deri në fillim të shekullit 20.
Në një vizitë të zhvilluar disa javë më parë, ministrja Kumbaro vlerësoi këtë detaj të Rehovës dhe ruajtjen që i kanë bërë vendasit trashëgimisë, të cilët kanë mbrojtur këtë karakteristikë të shtëpive të tyre, pa u tunduar për ta "modernizuar".  Kumbaro në bisedat me banorët, u shpjegoi atyre se synimi është që edhe për Rehovën të krijohet i njëjti intenerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një jetë të re. Kisha që gjendet në qendër të Rehovës, është ndërtuar në vitin 1820. Ikonostasi i saj ndërtuar me kontributet e rehovarëve gjendet sot në Muzeun e Artit Mesjetar në Korcë, si një pjesë e çmuar e koleksionit të artit bizantin.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :