Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Procedohet penalisht 34-vjeçari nga Fieri, prezantohej si oficer policie në Dibër” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Procedohet penalisht 34-vjeçari nga Fieri, prezantohej si oficer policie në Dibër” plus 9 more Gazeta SHQIP


Procedohet penalisht 34-vjeçari nga Fieri, prezantohej si oficer policie në Dibër

Posted: 03 Nov 2016 02:38 AM PDT

Policia e DibresSpecialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në Dibër kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.M, 34 vjeç, banues në Peshtan të Fierit.

Procedimi penal ndaj këtij personi nisi pasi ky i fundit është paraqitur në komisariatin e policisë së Dibrës ku u është prezantuar punonjësve si oficer policie. Por nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas nuk ishte oficer policie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale  "Përvetësimi i titujve apo detyrës shtetërore".

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, djali i vjedh babait 800 euro, arrestohet

Posted: 03 Nov 2016 02:33 AM PDT

Policia e VloresPolicia e Vlorës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Ronaldo Jahaj, 20 vjeç, banues në Orikum, Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi më datë 30.10.2016, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në banesën e prindërve të tij në Orikum, një sasi parash prej 800 eurosh.

Po ashtu, policia e Vlorës ka vënë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes. Konkretisht është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Albano Gjini, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se më datë 21.09.2015, ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, për të cilën është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi tjetër i shpallur në kërkim Rexhep Hoxhaj, 40 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi më datë 15.04.2014, ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për të cilën është dënuar me 3 vite burg.

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

10 “sekrete” për historinë dhe domethënien e tatuazheve

Posted: 03 Nov 2016 02:30 AM PDT

Forma e tyre shpreh një "substancë", një mendim, një emocion, një kuptim, që ka patjetër një vlerë, e cila duhet shfaqur gjithnjë para të tjerëve

Trasgresioni është një kujtim i largët. Tatuazhi është "normalitet, ps të cilit ekziston një nevojë psikologjike, personale dhe specifike, shpesh sekrete. Tatuja është një kod, një mesazh i shifruar, dedikim i adresuar për një person, brenda ose jashtë vetes tënde, me të cilin mban nj dialog interior të vazhdueshëm dhe një kontakt viziv konstant. Zbulojmë së bashku 10 "sekrete" mbi tatuazhet.

1. James Cook në 1771, duke u kthyer nga Thaiti e përshkroi këtë fjalë në ditarin e tij. Fjala tatuazh vjen nga polinezishtja "tatau" që do të thotë, "të dekorosh". Përllogaritet që gjatë një tatuazhi lëkura shpohet nga 50 deri në 3 000 herë në minutë.

Tatu2. Statistikat tregojnë se 15 % e të rriturve dhe 30 % e të rinjve kanë të paktën një tatuazh. Në SHBA, janë rreth 40 % të të rriturve me të paktën nga një tatuazh. Në vitin 2012 numri i vajzave që bënë tatuazhe e kaloi atë të djemve.

Tatu 13. Ka dhe nga ata që tatuazhet i bëjnë për të fituar para. Kimberly Smith, në vitin 2005, bëri tatuazh në qafë emrin e një kazinoje. Me paratë e kësaj reklame ajo pagoi shkollën e fëmijeve. Ajo njihet si iniciatore e tatuazheve publicitarë.

Tatu 34. Mes ligjeve më të pazbatueshëm të SHBA ishte ai që ndalonte tatuazhet në Nju Jork, nga viti 1961 deri në 1997. Personi që shini në foton e mëposhtme është njujorkez. Quhet Scott Campbell dhe për një tatuazh merr 1 mijë dollarë në orë. Klientët e tij janë përsonazhe VIP, si Sting apo Courtney Love.

Tatu 25. Nga Winston Churchill, Franklyn Delano Roosvelt e deri tek George Shultz, sekretari amerikan i shtetit gjatë presidencës Reagan, shumë burra shteti krenoheshin me tatuazhet e tyre. Tatuazhi i Churchill ishte një spirancë.

Tatu 46. Tatuazhet e marinarëve kanë domethënie të veçanta: kush ka një dragua, do të thotë se ka qenë në Kinë. Nëse ka një breshkë, do të thotë se ka lunduar në ekuator. Edhe marinari Popeye i filmit të njohur vizatimor ka tatuazhin e tij, një spirancë si e Churchill.

Tatu 57. Individi me më shumë tatuazhe në botë?! Për librin Guinness ai është australiani Lucky Diamond Rich (në foton poshtë), i cili ka kaluar më shumë se 1 mijë orë duke bërë tatuazhe. Trupi i tij është tërësisht i mbuluar prej tyre.

tatu 68. Edhe mumja Oetzi (njeriu i Similaun) i gjetur në vitin 1991 kishtë një tatuazh: por më shumë sesa për dekorim, për studiuesit, shenjat e gjetura në trupin e tij mendohet se u përkasin disa terapive mjekësore që ai kishte kryer.

Tatu 79. Nëse keni dëshirë të bëni një tatuazh, bëjeni tek ndonjë specialist i njohur. Një studim i Universitetit të Ragensburg-ut në Gjermani, tregon se mes 14 pigmenteve të ngjyrës së zezë, disa prej tyre janë toksikë dhe të aftë për të dëmtuar qelizat.

Tatu 810. Disa studime tregojnë se rreth 30 % e personave që kanë tatuazhe kanë menduar t'i heqin. Por kjo është një ndërhyrje e dhimbshme, që kryhet me lazer dhe nuk garanton efikasitet mbi të gjitha ngjyrat. Bluja dhe e zeza janë më të lehta për t'u hequr, ndërsa e kuqja, e gjelbra dhe e bardha, më të vështira. Pavarësisht teknikave, gjithnjë mbetet një shenjë e tatuazhit edhe pasi ai hiqet.

Tatu 93 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tropojë, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje

Posted: 03 Nov 2016 02:27 AM PDT

prangaEfektivët e Komisariatit së Policisë Tropojë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Nertil Rizaj, 26 vjeç, banues në fshatin Luzhë-Tropojë.

Kapja dhe ndalimi i shtetasit u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin Nr.221, datë 29.05.2015, e ka dënuar me 6 muaj burg,  për veprën penale"Vjedhja kryer në bashkëpunim".

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, arrestohet për nxitje të terrorizmit shqiptari nga Kosova

Posted: 03 Nov 2016 02:22 AM PDT

italiPolicia e italiane në Brescias ka vënë në pranga një shqiptar nga Kosova për nxitje të islamizmit ekstrem.

Arrestimi i shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, u bë gjatë operacionit të koduar 'Tut Elimi', që në turqisht do të thotë më kap dorën.

Sipas autoriteteve vendase, ky shtetas akuzohet për nxitje të akteve terroriste, duke përdorur mjetet e teknologjisë.

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, përndiqte prej muajsh 20-vjeçaren, arrestohet autori

Posted: 03 Nov 2016 02:08 AM PDT

largea_prangat-620x3121459929575Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili dyshohet se përndiqte prej muajsh një 20-vjeçare.

Sipas policisë, presoni i arrestuar është shtetasi Ardit Cizmi 26 vjeç, banues në Sukth.

Mësohet se ai, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disa mujore ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular shtetasen E.G. 20 vjeçe, po ashtu banuese në Sukth.

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)

Arrestohet italiani në Berat, kapet me heroinë, kanabis e armë zjarri

Posted: 03 Nov 2016 01:59 AM PDT

pranga 22Autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një shtetas italian në Berat, pasi ai është kapur me një sasi heroine, kanabis , si dhe me armë zjarri pistoletë.

Policia e Beratit bën të ditur se personi i vënë në pranga është Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë.

Policia ka ndaluar automjetin me targa AA755O në lagjen "11 Shkurti", i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori dhe gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit është gjetur një sasi materiali pluhur me ngjyre kafe të dyshuar si lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë, EKOL, kalibër 9 mm.

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)

Aksident në Fushë-Krujë Milot, dy të plagosur rëndë

Posted: 03 Nov 2016 01:53 AM PDT

aksident shiritNjë aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë- Milot. Sipas raportimeve të para, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Luz dhe për pasojë dy persona janë plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Toyota’ me targa AA 995 GG dhe një mjet tip ‘Benz’ me targa TR 9317 L.

Policia po heton për të mësuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që dy të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)

Sekuestrohet 180 kg drogë në një kamion në portin e Durrësit, arrestohet 28-vjeçari

Posted: 03 Nov 2016 01:45 AM PDT

194612Policia ka sekuestruar një sasi prej 180 kg marijuanë në portin e Durrësit. Lënda narkotike u zbulua nga policia kufitare gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion  me targa AA 537 HL dhe trailer me targa ACR 057.

Droga e ndarë në 165 pako ishte fshehur  në brendësi të dy sarbatorëve të karburantit. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Altin Avdurramani 28  vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve" e mbetur në tentativë.

194613 194611 1946143 nëntor 2016 (gazeta-Shqip)

Horoskopi – 3 nëntor 2016

Posted: 03 Nov 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Përfitoni sa më shumë nga jeta juaj në çift sot dhe tregohuni më të hapur. Kënaqësitë do jenë të shumta. Është mirë të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

DEMI

Do keni një rizgjim të pasionit sot dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë atij që dashuroni. Në planin financiar më shumë gjasa do arrini ekuilibrin dhe madje të keni edhe ndonjë përmirësim.

BINJAKET

Do tregoheni tmerrësisht autoritarë sot në lidhjen tuaj. Nëse keni kohë që mendoheni të ndryshoni mënyrën e menaxhimit të financave, ka ardhur momenti i duhur.

GAFORRJA

Ata që janë në një lidhje do i përkushtohen shumë atij që kanë në krah dhe gjithçka tjetër do e kalojnë në plan të dytë .Ne aspektin profesional duhet mw shumw angazhim.

LUANI

Lidhja juaj gjatë kësaj dite nuk do jetë aspak harmonike. Mundohuni ta kontrolloni veten sepse do përballeni me probleme të vështira.

VIRGJERESHA

Për çiftet dita e sotme do jetë shumë e zakonshme dhe pa asnjë gjë të veçantë. Mundohuni të paktën të ruani një klimë të ngrohtë dhe të qetë.

PESHORJA

Në planin sentimental do merrni mbështetjen e Venusit dhe marrëdhënia me partnerin do shkojë ashtu si duhet. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë vigjilente dhe të mos shpenzoni shumë.

AKREPI

Ndjenjat dhe dashuria do jenë mjaft të favorizuara nga yjet. Jupiteri nga ana tjetër do iu sjellë fat me financat dhe do e keni më të lehtë t'i kaloni vështirësitë.

SHIGJETARI

Do të jeni mjaft bindës  e mjaft entuziast sot. Në ambientin e punës do të keni një rritje të ardhurash duke ndikuar në mirëqenien tuaj sociale.

BRICJAPI

Janë të mundura disa diskutime me të afërmit duke krijuar një situatë të paqëndrueshme përreth jush. Në ambientin e punës gjithçka do të shkojë mirë.

UJORI

Do të merrni sot shumë falënderime nga miqtë që ju rrethojnë. Në aspektin afektiv mos u tregoni shumë kërkues nëse dëshironi të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin tuaj.

PESHQIT

Do të fitoni besimin e personave që ju rrethojnë në ambientin e punës do u bërë të disponueshëm për nevojat e tyre. Në aspektin afektiv mund të lindë një situatë që nuk do të  ndjeheni të kënaqur.

Related Posts :