Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Qysh me marrë pjesë në Startup Weekend Prishtina?” plus 9 more Qysh me

loading...

“Qysh me marrë pjesë në Startup Weekend Prishtina?” plus 9 more Qysh me


Qysh me marrë pjesë në Startup Weekend Prishtina?

Posted: 07 Nov 2016 11:27 AM PST

Nga 18-20 Nëntor në Innovation Centre Kosovo, si pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë, organizohet gara Startup Weekend. Prishtina në mesin e 150 qyteteve nga e mbarë bota.

Të rinjtë me ide biznesi dhe të etur për ndërmarrës, e kanë rastin të takohen dhe të zhvillojnë projektet e tyre, prej 18-20 Nëntor në hapësirat e Innovation Centre Kosovo (ICK), ku edhe zhvillohet gara më e madhe në botë, e cila pas dy viteve rikthehet në Prishtinë – Startup Weekend. Për më shumë, ky edicion është pjesë e Global Startup Weekend, dhe moderohet nga Jernej Dekleva, udhëheqës i kësaj gare në Kopenhagë.

Startup Weekend është ngjarje 54 orëshe, që për synim kryesor ka edukimin e ndërmarrësve të rinj nga sektorë të ndryshëm. Nga e premtja e 18 Nëntorit, deri të dielen më 20 Nëntor, mëse 100 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës do të krijojnë ekipe, bashkojnë forcat me bashkëmoshatarë dhe zhvillojnë idenë për biznes në të cilën besojnë.

psw-facebook-cover

Jeni vetëm? Nuk keni ekip? Ekipi krijohet në Startup Weekend Prishtina, nën mentorim të drejtpërdrejt nga ekspertë të fushave të ndryshme, të përkushtuar të qëndrojnë pranë ekipeve gjatë gjithë vikendit.

Çmime për fituesit? Po. Informatat do të dërgohen tek të gjithë kandidatët. Jo një, por tetë ekipe do të përfitojnë nga gara.

Startup Weekend është mundësi unike për të testuar shkathtësitë dhe idetë para daljes në treg, nëpërmjet inovacionit, rrjetëzimit dhe edukimit.

Mëse 23 mijë ekipe startup nga e mbarë bota të krijuara gjatë Startup Weekend. Në 150 shtete të botës (më shumë se Starbucks).

Udhëzime për të gjithë kandidatët e interesuar për t’u regjistruar në Startup Weekend Prishtina 2016:

  1. Linku për regjistrim KËTU 
  2. Kandidatët që nuk mund të kryejnë pagesën online (10 Euro) duhet të zgjedhin opsionin “Enter Promotional Code” dhe të shkruajnë SWP.
  3. Me biletën e printuar apo elektronike, pagesa CASH kryhet në Innovation Centre Kosovo (Rexhep Mala, 28A, Prishtinë), çdo ditë pune prej 08:00-16:00.

Startup Weekend Prishtina mundësohet nga Innovation Centre Kosovo dhe fuqizohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë

The post Qysh me marrë pjesë në Startup Weekend Prishtina? appeared first on Qysh Me.

Qysh me eleminu yndyrën e tepërt nga flokët?

Posted: 07 Nov 2016 08:09 AM PST

Përbërësit:

-3 gota ujë ambienti,
-2 lugë gjelle uthull molle
-disa gjethe mente.
Në fillim vendosni ujin në një enë ku do të hidhni gjethet e mentes dhe dy lugë uthull.

Masën lëreni për gati 30 minuta, dhe pas larjes së zakonshme të flokëve shpërlani flokët me masën e përzier.

 Kjo është një përzierje që përdoret sa herë që lan flokët.

eleminim-i-yndyres

The post Qysh me eleminu yndyrën e tepërt nga flokët? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i pastru frutat dhe perimet?

Posted: 07 Nov 2016 07:52 AM PST

Përbërësit:

  • 1 gotë ujë
  • ½ gote uthull të bardhë.

fruta-1

1.Në një shishe me spërkatës shtoni ujin dhe uthullën e bardhë.

fruta-2

2.Spërkatni frutat dhe perimet, dhe nëse nevojitet fërkoni me ndonjë furcë të pastër lëkurën e perimeve apo frutave.

fruta-3

3.Shpërlani me ujë të ftohtë.

fruta-4

The post Qysh me i pastru frutat dhe perimet? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i largu pikat e zeza nga lëkura?

Posted: 07 Nov 2016 07:43 AM PST

Përbërësit:

  • 1 lugë xhelatine
  • 3 lugë qumësht.

Në një enë shtohet xhelatina dhe qumështi.

Përzihen së bashku derisa të krijohet një masë ngjitëse.

Aplikohet në fytyrë maska.

Pasi të jetë tharë filloni ta tërhiqni maskën e ta largoni nga fytyra.

Shpërlani fytyrën me ujë të ngrohtë.

xhelatin

The post Qysh me i largu pikat e zeza nga lëkura? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë karamele?

Posted: 07 Nov 2016 07:41 AM PST

Përbërësit:

  • 200 gram sheqer
  • 1 majë lugë limontoz
  • 3 lugë ujë
  • 200 gram arra apo lajthi.

Sheqeri, limontozi dhe uji vihen në zjarr duke i përzier derisa të marrin ngjyrë kafe të mbyllur.

Gjysma e arrave hidhen në shurup të trashë, nxirrën me pirun dhe vendosen në letër të lyer me yndyrë.

Edhe pse tjetër e arrave hidhen në shurup dhe nxirrën në të njejtën mënyrë.

SONY DSC
SONY DSC

The post Qysh me përgaditë karamele? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i largu njollat nga rrobat?

Posted: 07 Nov 2016 07:36 AM PST

Përbërësit:

  • 1 gotë me peroksid hidrogjeni
  • ½ gote deterxhent enësh.

njollat-1

1.Në një shishe të pastër me spërkatës shtoni peroksidin e hidrogjenit.

njollat-2

2.Shtoni edhe deterxhentin e enëve.

njollat-3

3.Para përdorimit tundni mirë spërkatësin e krijuar.

njollat-4

4.Aplikoni spërkatësin në njolla, fërkoni dhe lejoni të qëndrojë për 3-5 minuta.

Pastaj, vendosni në lavatriqe rrobat dhe pasi të jenë larë njollat do të jenë zhdukur.

njollat-5

The post Qysh me i largu njollat nga rrobat? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë patëllxhanë të skuqur?

Posted: 07 Nov 2016 07:28 AM PST

Përbërësit:

  • ½ kg patëllxhanë
  • 3 vezë
  • Miell
  • Galetë
  • Kripë
  • Piper.

Pastrohen patëllxhanët, qërohen dhe priten në rrathë ose në pjesë të gjata.

Kriposen dhe pas ½ ore shpërlahen dhe kullohen mirë.

Patëllxhanët kalohen në miell, vezë të tundura dhe skuqen në vaj të nxehtë.

patellxhan

 

The post Qysh me përgaditë patëllxhanë të skuqur? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë pije për largimin e toksinave?

Posted: 07 Nov 2016 07:20 AM PST

Përbërësit:

  • 1 lugë lëng nga limoni i gjelbërt
  • 5-6 fleta menteje
  • 1 lugë sheqer
  • 4-5 copa trangulli
  • 1 gotë ujë tonik.

pije-per-largimin-e-toksinave-1

1.Kombinoni në një gotë për përzierje lëngun e limonit, sheqerin, dhe ujin tonik.

Përzieni mirë derisa të tretet sheqeri.

pije-per-largimin-e-toksinave-2

2.Shtoni në gotë fletat e mentes dhe copat e trangujve.

pije-per-largimin-e-toksinave-3

3.Përzieni edhe një herë dhe vendosni në gotën për servim.

pije-per-largimin-e-toksinave-4

The post Qysh me përgaditë pije për largimin e toksinave? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë pastrues për tepih?

Posted: 07 Nov 2016 07:18 AM PST

Përbërësit:

  • 1 gotë peroksid hidrogjeni
  • 4-5 lugë deterxhent enësh
  • 1 lugë sodë
  • ½ gote zbutës rrobash.

tepih-1

1.Me anë të një hinke shtoni në një shishe me kapak të gjithë përbërësit.

tepih-2

2.Mbushni hapësirën e mbetur në shishe me ujë të ngrohtë.

tepih-3

3.Me pastruesin e krijuar pastroni tepihun manualisht me duar, apo vendosni në fshesën elektrike të posaqme për pastrimin e tepihëve.

tepih-4

The post Qysh me përgaditë pastrues për tepih? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë troftë me mazë?

Posted: 07 Nov 2016 07:15 AM PST

Përbërësit:

  • 5 trofta
  • 100 gram proshutë
  • 3 thelpinjë hudhre
  • Majdanoz
  • Vaj
  • 150 gram mazë
  • Kripë
  • Piper.

Pastrohet peshku dhe thahet me leckë kuzhine.

Shtohet kripë, piper dhe mbushet me proshutë të grimcuar, hudhra e majdanoz të grirë hollë.

Mbyllllettt me rrëmojse dhe piqet në furrë të nxehtë në vaj.

Peshkut të pjekur i shtohet mazë e shkrirë sipër.

trofte-me-maze

The post Qysh me përgaditë troftë me mazë? appeared first on Qysh Me.

Related Posts :