Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

RTSH: “Balaj shënon dy gola, i jep fitoren “Terek Groznin-it” të Rusisë” plus 4 more

loading...

RTSH: “Balaj shënon dy gola, i jep fitoren “Terek Groznin-it” të Rusisë” plus 4 more


Balaj shënon dy gola, i jep fitoren “Terek Groznin-it” të Rusisë

Posted: 06 Nov 2016 09:34 AM PST

Sulmuesi shqiptar, Bekim Balaj shënoi sot 2 gola për Terek Groznin në ndeshjen kundër Zenit Shën Petërsburg. Golat u shënua në pjesën e parë të ndeshjes, teksa Zenit kaloi i pari në avantazh, por golat e Balajt e përmbysën rezultatin, dhe i dhanë fitoren skuadrës së Balajt. Pjesa e dytë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve të Zenitit, duke i dhënë ekipit të Groznit tre pikët dhe një fitore të rëndësishme për renditjen.

Gjendet skafi i humbur në detin shqiptar, 2 persona në gjendje të rëndë

Posted: 06 Nov 2016 09:16 AM PST

Eshtë gjetur dhe skafi i humbur më shumë se 10 milje larg ishullit të Sazanit, ku Ardian Jahaj dha në orën 06:00 të mëngjesit alarmin se i ishte mbaruar karburanti dhe kërkon ndihmë. Jahaj ka njoftuar djalin e tij, e më pas ky i fundit ka njoftuar policinë kufitare. Menjëherë është njoftuar dhe ushtria. Ilir Çobo, Kapiteni i anijes ushtarake "Iliria" ka thënë rreth orës 16:40 minuta se e kanë gjetur skafin me Jahajn në të dhe po e sjellin në Durrës. Bashkë me Jahajn në skaf është edhe një qytetar italian. Të dy duket se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Më herët ka qenë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli që ka publikuar nje video nga oepracioni i FA në kërkim të mjetit lundrues në det.

Identifikohet autori i vrasjes në Sarandë

Posted: 06 Nov 2016 08:59 AM PST

Policia e Sarandes deklaroi se ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes në Qafë Gjashtë, ku humbi jeten punonjesi i nje karburanti gjate nje tentative për grabitje. Policia ka thene se shpalli në kërkim shtetasin me inicialet A.K., 27 vjeç, banues në Sarandë. Pasi u shpall në kërkim, policia tha se ky shtetas është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe po punohet për kapjen e tij të menjëhershme.

Kategoria e Parë: Kamza fiton dhe vazhdon të jetë me pikë të plota

Posted: 06 Nov 2016 08:00 AM PST

JAVA 7

 

GRUPI A

DATA ORA NDESHJA REZ
04.11.2016 14:00 * Erzeni – Besa 1 – 0
05.11.2016 14:00 Tërbuni – Iliria 2 – 3
05.11.2016 14:00 Kastrioti – Burreli 0 – 0
06.11.2016 14:00 Adriatiku – Shënkolli 2 – 1
06.11.2016 14:00 * Beslidhja – Kamza 1 – 3

* Në TVSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 7 7 0 0 11 2 9 21
2. Burreli 7 4 2 1 9 3 6 14
3. Beslidhja 7 4 2 1 8 5 3 14
4. Shënkolli 7 3 1 3 6 4 2 10
5. Erzeni 7 3 1 3 7 7 0 10
6. Besa 7 2 1 4 3 6 -3 7
7. Iliria 7 1 3 3 4 7 -3 6
8. Kastrioti 7 0 5 2 2 4 -2 5
9. Adriatiku 7 1 2 4 4 12 -8 5
10. Tërbuni 7 0 3 4 2 5 -4 3

 

GRUPI B

DATA ORA NDESHJA REZ
05.11.2016 14:00 Bylis – Shkumbini 1 – 0
05.11.2016 14:00 Pogradeci – Dinamo 1 – 0
05.11.2016 14:00 Tomori – Turbina 1 – 0
06.11.2016 14:00 Apolonia – Elbasani 3 – 0
07.11.2016 14:00 * Sopoti – Lushnja ? – ?

* Në TVSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 6 6 0 0 13 3 10 18
2. Tomori 7 3 2 2 5 3 2 11
3. Bylis 7 3 2 2 6 6 0 11
4. Apolonia 7 2 3 2 8 6 2 9
5. Pogradeci 7 2 3 2 5 5 0 9
6. Shkumbini 7 3 0 4 3 6 -3 9
7. Turbina 7 2 2 3 7 8 -1 8
8. Dinamo 7 1 4 2 3 3 0 7
9. Elbasani 7 2 3 2 3 9 -6 6
10. Sopoti 6 0 3 3 5 9 -4 3

Sarandë, vrasje në një pikë karburantesh

Posted: 06 Nov 2016 12:56 AM PDT

Roja i një pike karburantit në hyrje të qyteti të Sarandës është vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës. 44 vjeçari, Artan Hoxha, është vrarë me armë zjarri dhe më pas i janë grabitur paratët e xhiros. Policia ka shkuar ne vendgjarje dhe ka transportuar viktimën për në spital, ndërsa ka nisur hetimet. Njoftimet më të fundit bëjnë të ditur se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, një 27 vjeçar nga Saranda. Vjedhja e karburanteve në Shqipëri është bërë shqetësuese. Kohët e fundit kanë ndodhur disa të tilla duke bërë që autoritetet të kërkojnë marrjen e masave speciale. Por ngjarja e së dielës në Sarandë regjistrohet si më e rënda për shkak se grabitja është shoqëruar edhe me vrasje.

Related Posts :