Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

RTSH: “FSHF njofton klubet për fondit e solidaritetit” plus 8 more

loading...

RTSH: “FSHF njofton klubet për fondit e solidaritetit” plus 8 more


FSHF njofton klubet për fondit e solidaritetit

Posted: 04 Nov 2016 07:18 AM PDT

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjitha klubet, median dhe opinionin sportiv, në lidhje me fondin e solidaritetit, që UEFA ka akorduar për klubet e Kategorisë Superiore. Ky fond, akordohet nga përfitimet e Champions League për edicionin 2015-16. Ai do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për skuadrat që morën pjesë në Kategorinë Superiore për edicionin 2014-2015. Nuk do të përfitojë nga ky fond skuadra e Skënderbeut e cila ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të UEFA Europa League të edicionit 2015-2016. Shuma e e akorduar nga UEFA është afërsisht 486 300 euro. Çdo klub do të përfitojë afërsisht 54.000 euro.

Sot, FSHF është njoftuar zyrtarisht për këtë fond me anë të një shkrese që ka mbërritur nga UEFA. Klubet e futbollit do ta përfitojnë këtë fond, pasi të paraqesin një projekt për zhvillimin e futbollit të të rinjve dhe ndalohet përdorimi i fondit për qëllime të tjera. Gjithashtu në projektet që do të paraqesin, klubet duhet të jenë minimalisht me 30% të shumës së përgjithshme, bashkëfinancues. Projektet do të shqyrtohen dhe miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF. Zbatimi i tyre do të monitorohet nga UEFA dhe FSHF. Fondet do të vihen në dispozicion të projekteve të paraqitura duke filluar nga janari i vitit 2017.

Po sot të gjitha klubeve të Kategorisë Superiore, Federata Shqiptare e Futbollit i ka nisur një shkresë zyrtare ku i sqaron në lidhje me proçedurat dhe ecurinë e proçesit të pagesës së solidaritetit, në mënyrë që të jenë të qartë për mënyrën se si do të proçedohet.

Ahmetaj: “ Pagat dhe pensionet rriten nga marsi 2017”

Posted: 04 Nov 2016 06:58 AM PDT

Në një dalje për mediat pas largimit të fondit monetar ndërkombëtar, ministri i financave Arben Ahmetaj sqaroi se rritja e pagave dhe pensioneve nis nga marsi i 2017. Ahmetaj hedh poshtë pretendimet e opozitës për një buxhet elektoral. Por FMN e la një porosi për qeverinë, atë të detyrimeve të prapambetura që janë krijuar rishtaz në vlerën e 1.4 mld lekëve.

Ministri tha se buxheti do të financoje edhe zgjerimin e listës së ilaçeve me rimbursim.

Një tjetër prioritet i qeverisë pritet të jetë edhe mbledhja e të ardhurave nga taksa e pasurisë, një tjetër kusht i vënë nga fondi monetar ndërkombëtar që pritet të rikthehet në Tiranë në janar.

Guximtar Boçi dëshmon në Prokurori

Posted: 04 Nov 2016 06:45 AM PDT

Nga i paditur, Guximtar Boçi, është kthyer në paditës. "Unë nuk kam kërkuar favore seksuale ndaj askujt, dhe nuk kam ndikuar në dhënien e asnjë vendimi gjyqësor, ndaj çdo gjë e thënë ndaj meje është një sajesë dhe presion për shkak të detyrës". Këto kanë qënë fjalët që ish kreu i gjykatës së Gjirokastrës i akzuar për një skandal seksual, ka thënë përpara prokurores Pranvera Pushtina dhe oficerit të policisë gjyqësore, Arenc Çela. Për më shumë se 90 minuta dëshmia e tij është fiksuar në fashikujt e hetimit nga prokurorët e krimeve të rënda të cilët sipas avokatit, ende nuk kanë ngritur nje akuzë konkrete ndaj ish gjyqtarit. Gjyqtari u padit publikisht më anë të një regjistrimi video dhe audio, nga një shtetase e cila pretendoi se i ishte kërkuar seks në këmbim të një vendimi gjyqësor. Por përgjimet sipas avokatit Visha janë manipuluar, ndërsa ndaj gruas janë siguruar prova, si vendime gjyqësore të vitit 2015 që dëshmojnë se pjesë e shantazheve të kësaj shtetase janë bërë edhe familjarët e saj. Guximtar Boçi u pezullua një javë më parë nga posti i kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësise, deri në përfundim të hetimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton atë për "korrupsion pasiv". Kallzuesja e këtij skandali seksual, aktualisht mbahet nën mbrojtjen e 3 punonjësve të policisë. Prokurorët thanë se në një fazë të dytë të dy personazhet do të vendosen përball njëri tjetrit në një seancë ballafaqimi.

Erion Veliaj në Vienë

Posted: 04 Nov 2016 06:31 AM PDT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Vienë të Austrise, me ftese te homologut te tij, Michael Häupl. Dy kryebashkiakët diskutuan mbi zhvillimet urbanistike ne të dy qytetet. kryebashkiaku i Vienës vleresoi punën e bërë nga Veliaj për menaxhimin e kryeqytetit të Shqipërisë, duke i dorezuar edhe "Pllaken e Arte te Bashkise". Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Vienë ishte ne vijim të një fushate të gjerë për promovimin e Tiranes si një destinacion i mirë investimesh dhe turizmi. Kryetari i Bashkise se Tiranes e ka nisur kete fushate prej nje viti, duke u ndalur me heret edhe në Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë.

Brexit: Skocia e gatshme për betejë ligjore

Posted: 04 Nov 2016 06:21 AM PDT

Skocia mund të bëhet pjesë e betejës ligjore për Brexit të aktivistes për Bashkimin Europian, Gina Miller, duke i dalë kundër qeverisë britanike pas vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë.

Këtë e ka thënë vetë kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon ndërkohë që në Edimburg po diskutohet për mndësinë e fillimit të një ndeshjejeje shumë përçarëse për Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Sturgeon, vendimi i djeshëm i djeshëm i Gjykatës së Lartë, që nuk i dha të drejtë ekzekutivit të Theresa May, nxjerr në pah një gjendje “rëmuje dhe paqartësie të plotë” në qeverinë e Londrës.

TIFF i 14-të çelet me Home Sweet Home

Posted: 04 Nov 2016 06:18 AM PDT

Tirana International Film Festival çeli siparin e vet të 14-të mes vështirësive financiare por me pasionin e pashtershëm për kinemanë. Komuniteti i kineastëve shqiptarë dhe të huaj të ardhur nga të gjithë anët e botës në Tiranë kanë patur një moment reflektimi ndaj traditës kur drejtori i TIFF Agron Domi i dorëzoi kineastit shqiptar kupën e mirënjohjes për kontributin e tij në traditën e kinematografisë.

Ndërkaq gara zyrtare për kategorinë feature është çelur nga filmi nga Kosova "Home sweet home" me regji nga Faton Bajraktari sipas të cilit po lobohet fort për ta futur këtë film në shortlistën për filmat e huaj për Oscar.

Home Sweet Home ia doli të përlotë publikun e pranishëm me historinë e dhimbshme të heroit interpretuar (nga Donat Qosja) që kthehet pas një kohe të gjatë në shtëpi ku e dinin të vdekur. Përkrah tij ka një rikthim të aktores Arta Mucaj në ekranin e madh. Një fabul dramatike e mbajtur pezull me ngjyra ironie na rrëfen në ditët e zymta të një të kthyeri nga të vdekurit e ku tashmë familjes dhe miqve ju shërben më shumë si hero i vdekur se sa i gjallë.

Kapanon hashashi në Gjirokastër

Posted: 04 Nov 2016 06:00 AM PDT

Një operacion antidrogë i policisë së Gjirokastrës ka zbuluar një kapanon i cili shërbente për tharje të bimëve narkotike. Operacioni u zhvillua në territorin e fshatit Këllëz, Lunxhëri, në një zonë të pyllëzuar, ku gjatë pasdites së djeshme u evidentua një kapanon i improvizuar brenda të cilit u gjetën në proces tharje 370 bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Nga informacionet e marra në rrugë operative, policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim shtetasin D.G., banor i zonës, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Rihapet stadiumi i Gjirokastrës me ndeshjen Luftëtari – Partizani

Posted: 04 Nov 2016 05:46 AM PDT

Luftëtari, që gjatë fazës së parë të Kategorisë Superiore i zhvilloi ndeshjet që duhet t’i luante në fushën e vet në fusha të tjera, rikthehet më në fund në shtëpinë e vet. Stadiumi Luftëtari i Gjirokastrës që ishte mbyllur prej tre muajsh për rindërtim të pjesshëm në këtë fundjavë do të presë ndeshjen e javës së 10-të mes vendasve dhe Partizanit. Takimi luhet të shtunën me 5 nëntor në orën 14:00. Ky stadium, që u ndërtua rreth 40 vjet më parë, u rregullua kryesisht në godinën kryesore të tij. Gjatë punimeve u rregullua edhe fusha e cila tani ka një veshje të rë të gjelbër. Gjithashtu, në një pjesë të stadiumit janë vënë edhe ndenjëset. Drejtuesit e punimeve thonë së tashmë kanë mbetur vetëm detaje të vogla por gjithçka do të jetë gati para fillimit të ndeshjes të së shtunës.

Tani, me rihapjen e stadiumit, mbështetësit e skuadrës blu e zi do të kenë më tepër mundësi për ta ndjekur dhe për t’i dhënë kurajo djemëve të tyre. Shefi i klubit gjrokastrit, Gentian Nora, pohoi se udhëtimet e vazhdueshme që bënë futbollistët gjatë gjithë fazës së parë të kampionatit kanë ndikuar keq fizikisht te skuadra. Ai tha se prania e mbështetësve në këtë fundjavë dhe ndeshjet e tjera që luhen në Gjirokastër do të jetë vendimtare për të arritur objektivat e këtij sezoni.

Suela Piciri nga Tirana në La Scala

Posted: 04 Nov 2016 05:33 AM PDT

Tingulli i violinës së saj është sa kryenec aq edhe i shtruar por mbi të gjitha me një melodi që e veçon. E munguar prej disa kohësh në skenën shqiptare, violinistja Suela Piciri bravurën e saj e tregon në një nga skenat me emër të botës muzikore siç është La scala. Suela e cila për 10 vite ka qënë spala e orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletit vjen me një koncert krejt autentik si soliste me orkestrën simfonike të RTSH e për të cilin nuk i mungojnë emocionet.

Një koncert i veçantë dedikuar 90 vjetorit të lindjes së kompozitorit të shquar shqiptar Tish Daija e rikthen violinisten pas gati 6 vitesh që është bërë pjesë e orkestres prestigjioze të la Scalas. Ajo do të interpretoje në koncert së bashku me spallen viole të orkestres së la Scales me Simonide Branconin që në duet sjellin pjesën nga kompozitori Max Bruch.

Related Posts :