Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

RTSH: “Përmbyset autobuzi i linjës Tiranë – Kukës, nuk ka pasoja tek pasagjerët” plus 9 more

loading...

RTSH: “Përmbyset autobuzi i linjës Tiranë – Kukës, nuk ka pasoja tek pasagjerët” plus 9 more


Përmbyset autobuzi i linjës Tiranë – Kukës, nuk ka pasoja tek pasagjerët

Posted: 08 Nov 2016 01:08 PM PST

Autobuzi i mbrëmjes i linjës Tiranë – Kukës është aksidentuar mbrëmjen e së martës, por pa dëme në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21, në afërsi të fshatit Derven në aksin Thumanë – Fushë-Krujë, kur autobuzi është përmbysur. Shkaku i aksidentit mendohet se ka qenë terreni i vështirë për shkak edhe të rreshjeve të shumta të shiut. Sipas policisë, e cila sëbashku me zjarrfikësit dhe ambulancën kanë shkuar në vendgjarje, pasagjerët kanë dalë nga autobusi i përmbysur dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa pritet lajmi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Rama e Basha polemizojnë

Posted: 08 Nov 2016 11:42 AM PST

Komiteti i Parlamentar i Stabilizim Asociimit i dha të martën mbështetje Shqipërisë për rrugën e saj drejt BE , ndërsa të mërkurën pritet raporti nga Komisioni Europian. Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur me këtë rast mirënjohjen e tij.  “Faleminderit Parlamentit Europian. Keqardhje e thelle per PD që doli kundër Shqipërisë! Neser presim lajmin e shumepritur nga Komisioni EU”, shkruan zoti Rama në Fejsbuk.
Por kjo deklaratë është komentuar menjëherë nga kreu i PD në opozitë Lulzim Basha. Në postimin e tij po në Fejsbuk zoti Basha shkruan se “Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptareve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me parate e ilaceve te femijeve shqiptare, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me droge, kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje çdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty" shkruan kreu i opozitës Basha kundër kryeministrit Rama.

Të gjithë banorët e Shtëpisë së Bardhë nga Washington te Obama

Posted: 08 Nov 2016 08:41 AM PST

Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga George Washington deri te Barack Obama.

« 1 of 2 »

Shqipëri – Izrael do të luhet në “Elbasan Arena, FSHF tifozëve: Konvertoni biletat!

Posted: 08 Nov 2016 08:26 AM PST

Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur në faqen e saj në internet se ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës "Rusi 2018",  Shqipëri – Izrael e planifikuar për tu luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan.
FSHF njofton të gjithë sportdashësit se bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare. Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, në biletë për Stadiumin "Elbasan Arena". Proçedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat, e deklaruara më poshtë, për të bërë konvertimin në biletën e re fizike. Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email: bileta@t-ticket.al. Nga kjo adresë do të dërgohen biletat e konvertuara.
Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë proçedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet , për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë të mërkurën pas orës 10.00.
Adresat ku mund të kryhen veprimet janë: Në Tiranë, dyqani i FSHF dhe biletaria e Stadiumit "Selman Stërmasi"; në Shkodër, biletaria e Stadiumit "Loro Boriçi" dhe Elbasan; biletaria e Stadiumit "Elbasan Arena".

Ndikimi i shqiptarëve të Amerikës në zgjedhjet presidenciale.

Posted: 08 Nov 2016 08:25 AM PST

Faktori shqiptar është përfshirë intensivisht në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai pritet majde të jetë përcaktues në nivelin lokal. Në një intervistë dhënë kryeredaktores së lajmeve në TVSH Mimoza Haxhiaj e cila gjendet në SHBA për të mbuluar zgjedhjet, ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara Filloreta Luli Faber, ka komentuar zhvillimet e mundshme sipas votuesve shqiptaro-amerikanë, por kundrejt pushtetit të të gjitha niveleve atje.

"Shqiptarët kanë shumë mundësi që të japin ndikim sidomos në zgjedhjet lokalë. Në vendet ku ka shumë shqiptarë, siç janë Nju Jorku apo Miçigani, kanë arritur të nxjerrin një përfaqësuese të Asamblesë në Nju Jork, siç është z.Mark Gjonaj, i cili është përsëri sivjet në votimë për zgjedhje. Por edhe Miçigani për herë të parë po përpiqet të nxjerrë zonjën Shkreli si kandidate për Demokratët, dhe një mobilizim I shqiptarëve të Miçiganit do të ndikonte në rezultatin përfundimtar. Por ka dhe vënde si Konektika, ku sipas shprehjes së senatorit të Konektikas, janë rreth 25 mijë shqiptarë të cilët përbëjnë numrin më të madh të një kombi tjetër që jeton në shtetin e Konektikas. Kështu që ata, patjetër që kanë ndikim kur vjen puna tek rezultati final për zgjedhjësit lokal" tha zonja Filloreta Luli Faber.

Ndërsa ka përkrahur të dyja kahët politikë, sidomos në mbledhjen e fondeve, ambasadojra Luli-Faber mendon se çifti Klinton mbetet historik për shqiptarët.  "Ka një shprehje të qartë përsa i përket mbështetjes shqiptare përsa i takon zonjës Klinton, duke u nisur nga historia pozitive që presidenti Klinton ka patur në Ballkan" tha ambasadorja shqiptare në SHBA  Filloreta Luli Faber,

Ndërkohë përfaqësues të parlamentit shqiptar dhe medias shqiptare janë në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur zgjedhjet. "Grupi që ka ardhur, ishte i drejtuar nga zonja Arta Dade, ekspertë në ndjekje të rezultatit zgjedhor, dhe i gjithë grupi janë në zona rreth Uashingtonit, që gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve do të ndjekin disa zona, që nga momenti i hapjes, deri tek ai i mbylljes" i tha ambasadorja Filloreta Luli Faber,  në intervistën e saj kryeredaktores së lajmeve në TVSH Mimoza Haxhiaj.

Klosi; Programe për të verbërit

Posted: 08 Nov 2016 07:29 AM PST

 

"Instituti i Fëmijëve që nuk shikojnë" ka në funksion për herë të parë sisteme bashkëkohore tekonlogjike për përgatitjen e librave për personat me kufizim në shikim. Dy laboratorët e pajisur me studion e regjistrimit në audio të librave dhe pjesëve muzikore dhe sistemin e printimit e stampimit te librave në Braille, alfabetin e të verbërve , i japin përgjigje një nevoje të madhe për këtë kategori personash : ndjekjen e një arsimi të pergjithshem. Në kuadër të paktit nderinstitucional për Mirëqënie, Ministri Klosi lançoi edhe Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar 2016 – 2020, nje program i detajuar pune që synon integrimin e plotë të personave me aftesi të kufizuar në jeten sociale.

Kombëtarja: Veseli dhe Cani për ndeshjen me Izraelin

Posted: 08 Nov 2016 06:53 AM PST

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka filluar përgatitjet për ndeshjen me Izraelin, e cila do të luhet të shtunën në 12 nëntor në Elbasan Arena. Në mesditën e së martës, kanë dalë në konferencë për shtyp mbrojtësi Frederik Veseli dhe sulmuesi Edgar Cani. Të dy lojtarët janë shprehur se ndeshja me Izraelin ka një rëndësi të veçantë pasi është një skuadër rivale e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Trajneri De Biazi ka në dispozicion tre ditë për të zhvilluar përgatitjet e duhura për përballjen e datës 12 nëntor kundër përfaqësueses izraelite, e vlefshme për ndeshjet eliminatore të grupit G në botëtorin "Rusi 2018".

Dy viktima nga moti i keq, njëri i paidentifikuar

Posted: 08 Nov 2016 06:42 AM PST

Moti që ka goditur vendin në orët e fundit është bërë shkak për vdekjen e dy personave.

Minsitria e Brendshme ka konfirmuar se në Mat Xhevahir Ndoi 42-vjeç raportohet i vdekur pasi është rrëmbyer nga uji së bashku me makinën e tij në vendin e quajtur Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.

Po rreth orës 13:30, efektivët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftuar se kanë gjetur trupin e një personi të pajetë buzë lumit të Tiranë.

Viktima, i seksit mashkull, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar dyshohet se është rrëmbyer nga vërshimi i ujit pas reshjeve të dendura.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar se për shkak të përmbytjeve nga intensiteti i lartë i reshjeve dhe paralizimit të levizjeve janë evakuar rreth 100 familje në rang vendi.

Për të evituar humbjen e jetëve të njerëzve nga vërshimet e rrezikshme të ujrave, Ministria e Brendshme kërkon evitimin maksimal të lëvizjeve të mjeteve dhe qytetarëve, ndërsa urdhëroi pezullimin e mësimit në sistemin parashkollor dhe shkollor në të gjithe vendin deri në një urdhër të dytë.

Në kryeqytet reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq. Në vazhdim, sipas sinoptikanëve situata pritet të përkeqësohet pas mesnatës dhe paraditen e nesërme, ndërkohë që qytetet më të rrezikuara për shkak të reshjeve do të jenë Gjirokastra dhe Saranda.

Prezantohet në Tiranë “Rrjeti i grave Sipërmarrëse në Shqipëri”

Posted: 08 Nov 2016 06:33 AM PST

Gratë sipërmarrëse në Shqipëri janë mbledhur së bashku në një seminar të organizuar nga ambasada hollandeze dhe qendra gjinore për zhvillim për ti ndihmuar që sipërmarrja e tyre të jetë sa më inovative me përgjegjshmëri sociale dhe të qëndrueshme. Ministria e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni theksoi se deri tani është bërë shumë për gruan edhe në proçeset vendimmarrëse në politike duke qënë të barabartë me burrat në këshillat bashkiake apo edhe duke u shtuar numri i tyre në drejtim bashkish dhe ministrish.

Gjermeni nuk harroi as zgjedhjet për president në shtetet e bashkuara të amerikes ku u shpreh se shembulli i Clinton duhet të inspiroje gratë .

SHBA: Hillary Clinton votoi në Çapakua

Posted: 08 Nov 2016 06:09 AM PST

“Do të bëj më të mirën e mundur nëse do të kem fatin të fitoj. Shumë njerëz tregojnë sot e sa i rëndësishëm është votimi për të ardhmen e vendit”, kështu është shprehur kandidatja demokrate Hillary Clinton që shkoi në qendrën e votimit e shoqëruar nga i shoqi Bill Clinton. Ata votuan në Çapakua, zonë në veri të Nju Jorkut, ku kanë vendbanimin.

Ish-çifti presidencial u prit jashtë qendrës nga një mori mbështetësish të kandidates demokrate. Kjo e fundit dukej e qetë por e lodhur nga një fushatë e gjatë dhe e egër zgjedhore.

Related Posts :