Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Rund i ri bisedimesh Kosovë – Serbi më 16 e 17 nëntor” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Rund i ri bisedimesh Kosovë – Serbi më 16 e 17 nëntor” plus 9 more Ekonomia Online


Rund i ri bisedimesh Kosovë – Serbi më 16 e 17 nëntor

Posted: 02 Nov 2016 09:51 AM PDT

Bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të mbahen 16 e 17 nëntor, transmeton Koha.net.

Sipas burimeve diplomatike jozyrtare të gazetës së Beogradit "Danas", bashkëbiseduesit do të flasin për lëvizjen e lirë dhe zbatimin e marrëveshjes së arritur më herët për "objektet e përhershme lidhur me menaxhimin e integruar të vendkalimeve ",

Delegacionet i udhëheqin Edita Tahiri dhe Marko Gjuriq.

Ko gazetë shkruan se kësaj radhe do të bëhet, të paktën në lëvizje.

Ka zëra se gjatë nëntorit në Bruksel mund të takohen edhe kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq.

The post Rund i ri bisedimesh Kosovë – Serbi më 16 e 17 nëntor appeared first on Ekonomia Online.

Një vit nga ratifikimi i MSA-së, Kosova ngec në zhvillimin ekonomik

Posted: 02 Nov 2016 09:47 AM PDT

Sot janë bërë një vit që kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes BE-së dhe Kosovës.

MSA-ja është një marrëveshje kontraktuale me BE-në dhe si e tillë definon hapat ekonomik, politik dhe legjislativ të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe forcon më tej demokracinë dhe subjektivitetin e shtetit të Kosovës.

E që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje më 27 tetor në Strasburg, Kosova sipas profesorit të Ekonomisë, Gazmend Qorraj, ka arritur të përfitojë më shumë në rrafshin politik.

"Konsideroj se përfitimi më i madh i Kosovës ka qenë në rrafshin politik pasi që nënshkrimi dhe ratifikimi i MSA-së konsiderohet si avancim në aspektin politik dhe institucional", ka thënë Qorraj për Telegrafin.

Ai ka shtuar se që Kosova të ketë përfitime nga MSA-ja, bizneset vendore dhe institucionet duhet të koordinojnë aktivitetet, të koordinojnë programet dhe fondet e IPA-së, si dhe të informojnë sa më shumë që është e mundur individët por edhe bizneset për mundësitë që ofrohen nga BE-ja por edhe nga MSA-ja. Profesori ka shtuar më tej se nuk jemi shumë konkurrent në raport me vendet e BE-së.

"Konsideroj se nuk jemi konkurrent në mënyrë që të shfrytëzojmë tregun e BE-së sepse edhe liberalizimi në rajon, domethënë me vendet e rajonit ka treguar që nuk jemi shumë konkurrent me vendet e rajonit, e karshi vendeve dhe firmave të BE-së normal që do ta kemi edhe më vështirë", ka shtuar më tej Qorraj.

Duke pasur parasysh se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit i siguron përfitime të mëdha ekonomisë në vend, dhe se është mundësi e mirë e promovimit të ekonomisë vendore në vendet e BE-së, profesori ka theksuar se tani mundësitë janë më të mëdha për promovimi e Kosovës, pasi që Kosova është anëtare e disa prej organizatave ndërkombëtare dhe gjithashtu është edhe pjesë e shumë raporteve ekonomike.

"Mendoj që përfaqësitë tona në BE duhet të punojnë më shumë në ndërlidhjen dhe krijimin e partneriteteve ndërmjet firmave në Kosovë dhe firmave në BE përmes ideve dhe projekteve konkrete dhe formave tjera të bashkëpunimit", konsideron Qorraj.

I pyetur se sa ka pasur rritje ekonomike në vend që nga ratifikimi i Projektligjit për MSA-në, profesori Gazmend Qorraj theksoi se kjo pyetje ka përgjigje të shumta por të ndryshme.

"Mendoj që duhet të punojmë shumë për rritjen ekonomike marrë parasysh tranzicionin e gjatë, problemet politike në vend (papunësia, migrimin), problemet rajonale dhe së fundmi sfidën e integrimit në BE", u shpreh Qorraj për Telegrafin.

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan më 27 tetor në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shënuar kësisoj edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me BE-në. Marrëveshja e cila u nënshkrua në një ceremoni në Strasburg, përmbylli negociatat për këtë marrëveshje që filluan në tetor të vitit 2013.

Në korrik të vitit 2014, Kosova dhe Komisioni Evropian hodhën inicialet e tyre në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, që paraqet hapin e parë zyrtar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

The post Një vit nga ratifikimi i MSA-së, Kosova ngec në zhvillimin ekonomik appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi u pemton përkrahje shqiptarëve të Luginës

Posted: 02 Nov 2016 09:45 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të Luginës së Preshevës të kryesuar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu.

Presidenti Thaçi dhe kryetari Musliu biseduan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon.

Thaçi theksoi se me konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, do të rriten edhe mundësitë për t'i mbështetur më shumë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

"Respektimi i të drejtave të pakicave është njëri prej kritereve kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe asnjë shtet kandidat, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk mund të avancojë në procese integruese pa i përmbushur standardet më të larta të respektimit të pakicave", ka thënë presidenti Thaçi.

Edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, i cili shoqërohej nga Kryetarja e Kuvendit Komunal të Preshevës, Ardita Sinani, si dhe nga Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, duke folur për nivelin e bashkëpunimit mes autoriteteve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës, theksoi se ekzistojnë mundësi të shumta për ta thelluar këtë bashkëpunim.

Presidenti Thaçi dhe kryetari Musliu biseduan edhe për rëndësinë e veçantë të rritjes së bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës dhe shkëmbimeve tregtare me këto tri komuna shqiptare, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

The post Thaçi u pemton përkrahje shqiptarëve të Luginës appeared first on Ekonomia Online.

E tmerrshme, shikojeni se si tërhiqet lopa zvarrë me traktor (Video)

Posted: 02 Nov 2016 09:05 AM PDT

Një moment shokues është parë në një fshat të Zelandës së Re. Një fshatar e ka bërë këtë gjest jonjerëzorë ku shihet duke tërhequr lopën zvarrë me traktor.

Madje akti është bërë pak metra pasi lopës i kishte ngordhur viçi.

Traktori me kapës metalik e mal-treton lopën duke e ngritur lart deri në një moment kur atë e lëshojnë këmbët.

Pas kësaj, lopa tërhiqet zvarrë me traktor nëpër fushë.

 

The post E tmerrshme, shikojeni se si tërhiqet lopa zvarrë me traktor (Video) appeared first on Ekonomia Online.

Modeli i trajnimeve të KLGI-së bartet në Jordani

Posted: 02 Nov 2016 08:59 AM PDT

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, në kuadër të angazhimit të tij me Institutin Demokratik Amerikan (NDI), ka qëndruar në Qendrën Al-Hayat në Aman të Jordanisë.

KLGI dhe me Al-Hayat Center në angazhimet e përbashkëta kanë trajtuar aspektet e planifikimin strategjik, me ç'rast Tahiri ka ofruar rekomandime dhe këshilla për planifikimin strategjik dhe proceset e decentralizimit në Jordani.

Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit mes KLGI dhe Al Hayat Center, janë bërë hapat e parë që programi LGA që iplementohet nga Instituti KLGI të ketë shtrirje të implementimit edhe në Jordani.

Gjatë këtij misioni, Tahiri ka zhvilluar një sërë vizitash dhe takimesh, ndër to edhe me përfaqësuesin nga Ministria e Politikave dhe Çështjeve Parlamentare, Dr. Alkhawaldeh, me të cilin është diskutuar për agjendën e decentralizimit në Jordani.

The post Modeli i trajnimeve të KLGI-së bartet në Jordani appeared first on Ekonomia Online.

MBPZHR-ja hap sezonin e gjuetisë për periudhën 2016-2017

Posted: 02 Nov 2016 08:50 AM PDT

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim për hapjen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2016-2017. Sezoni i gjuetisë për lloje të caktuara të kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës, do të hapet që nga data 6 nëntor e këtij viti dhe gjuetia do të organizohet vetëm ditëve të diela.

Duke u bazuar në këtë vendim, organizimi i gjuetisë do të bëhet nga menaxherët e vendgjuetive, si dhe nën mbikëqyrjen e organeve përgjegjëse të MBPZHR-së, ndërkaq aktivitetet e gjuetisë mund t'i kryejnë të gjithë menaxherët e vendgjuetive dhe të shoqatave të gjuetisë, të cilët i kanë hartuar planet vjetore sipas Ligjit për Gjuetinë dhe duke u bazuar në nenet e caktuara të Udhëzimit Administrativ për Planet Menaxhuese dhe Vjetore të Menaxhimit të Vendgjuetive.

Ndërkaq, këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

Sipas legjislacionit në fuqi, ministri me vendim të veçantë do të shpallë mbylljen e sezonit të gjuetisë.

The post MBPZHR-ja hap sezonin e gjuetisë për periudhën 2016-2017 appeared first on Ekonomia Online.

Vehapi vizitoi punimet në kubëzimin e rrugës “Almir Thaqi” në Xërxe

Posted: 02 Nov 2016 08:37 AM PDT

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka vizituar punimet në projektin që ka të bëjë me kubëzimin e rrugës "Almir Thaqi", në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit dhe ka biseduar me banorët e kësaj rruge, për projektin i cili është duke u realizuar.

Gjatë takimit me banorët, kryetari u tha atyre se në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që të kemi projekte të cilat kanë për qellim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, pasi që e dimë se si ka qenë kjo rrugë dhe se si do të bëhet pas kubëzimit.

Banorët falënderuan kryetarin Vehapi, për vizitën dhe për fillimin e punimeve për kubëzimin e rrugës, rrugë kjo siç thanë ata e një rëndësie të madhe për të gjithë banorët, pasi që rruga ka qenë vështir e kalueshme sidomos gjatë dimrit.

The post Vehapi vizitoi punimet në kubëzimin e rrugës "Almir Thaqi" në Xërxe appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli organizon mbrëmje me këngëtarë të famshëm për rininë e Gjakovës

Posted: 02 Nov 2016 08:36 AM PDT

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se me kërkesën e Forumit Rinor të AKR-së në Gjakovë, të shtunën do të mbahet në këtë qytet një mbrëmje rinore.

Sipas njoftimit të Pacollit në llogarinë e tij në Facebook, në këtë mbrëmje do të performojnë këngëtarë të famshëm si Gjiko, Xhensila Myrtezaj, Ronela Hajati e Lumi B, transmeton arbresh.info.

Lexoni të plotë njoftimin e tij:

Të dashur miq,

Rinia është e ardhmja e shoqërisë tonë. Unë asnjëherë nuk do të ndalem në angazhimin tim politik dhe ekonomik që ti krijojë perspektivë kësaj rinie të mrekullueshme.

Unë do të jem aty çdoherë ku ka nevojë rinia dhe qytetarët.

Të shtunën me kërkesën e Forumit Rinor të AKR-së në Gjakovë, unë do të jem atje në një mbrëmje të organizuar enkas për rininë e Gjakovës dhe asaj ane. Ejani të gjithë!

Vendi: Salla e Sporteve "Shani Nushi"

Data: 05.11.2016

Ora: 19.00

Mirë u takofshim!

#AKR shpresë e Re. (sic).

The post Pacolli organizon mbrëmje me këngëtarë të famshëm për rininë e Gjakovës appeared first on Ekonomia Online.

Komuna e Prishtinës me projekt për kontrollin e ndotjes

Posted: 02 Nov 2016 08:32 AM PDT

Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi priti sot në takim përfaqësues të JAICA (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku u diskutua për projektin "Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes nga emisionet prej burimeve të mëdha stacionare".

Drejtori Nushi bëri  prezantimin e punës se 6 sensorëve të instaluar në Komunën e Prishtinës, parametrat të cilët maten si dhe i informoi të pranishmit me rezultatet e para nga këto monitorime.

Raporti i ri 6-mujor pritet këto ditë të dalë (maj – tetor 2016).

Po ashtu edhe  përfaqësuesit e JAICA e bënë prezantimin teknik e projektit dhe planifikimet e veprimeve në të ardhmen.

"Mysafirët nga Japonia mbetën shumë të kënaqur me atë që iu prezantua nga puna në Komunë të Prishtinës, çka aktualisht kemi dhe hapat konkretë të ndërmarrë për matjen e ndotjes së ajrit. Po ashtu i tërë ekipi ka vizituar edhe pikat ku janë të vendosur sensorët për matjen e ndotjes së ajrit në lagjet e Prishtinës".

Konkludimet kryesore në takim:

Projekti zgjatë tri vjet, dhe planifikohet të fillojë në korrik 2017; Komuna e Prishtinës do të jetë drejtpërdrejtë e kyçur në këtë projekt që nga fillimi (me vonë planifikohen edhe 2 komuna tjera) me kapacitete njerëzore si dhe me pajisjet teknike; Bashkëpunimi ndërinstitucional mes Komunës, MMPH dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, përmes këtij projekti ngritet në nivel të lartë; Në Ligjin e ri të ajrit, është amandamentuar  propozimi që Komunat mund të monitorojnë dhe instalojnë pajisje për matjen e ndotjes së ajrit; Nëpunësit e Komunës do të aftësohen për marrjen e të dhënave, komentimin e tyre, kalibrimin e pajisjeve, shfrytëzimin e softuerit; Inforgrafikat e monitorimit të ajrit do të jenë të vendosura në një ekran të madh në Komunë.

The post Komuna e Prishtinës me projekt për kontrollin e ndotjes appeared first on Ekonomia Online.

Mustafa në Londër, merr përkrahje nga udhëheqës shtetërorë

Posted: 02 Nov 2016 08:23 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot është takuar me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Boris Johnson dhe ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan.

Gjatë takimit me sekretarin Johnson, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, si dhe për të arriturat evidente në zhvillimin ekonomik dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e madhe të Britanisë për Kosovën në të gjitha fazat, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, si një prej partnerëve kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, Boris Johnson, shprehu përkrahjen e mëtejme të Britanisë së Madhe për Kosovën.

Sekretari Johnson, po ashtu, u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe theksoi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ndërkaq, gjatë takimit të kryeministrit Isa Mustafa me ministrin Alan Duncan u bisedua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës dhe përkrahjen e mëtejme të Londrës për Kosovën në shumë aspekte.

Në dy takimet ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

thumbnail_zkm-3

The post Mustafa në Londër, merr përkrahje nga udhëheqës shtetërorë appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :