Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Rusia në ushtrime ushtarake në Serbi, NATO-ja në Mal të Zi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Rusia në ushtrime ushtarake në Serbi, NATO-ja në Mal të Zi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Rusia në ushtrime ushtarake në Serbi, NATO-ja në Mal të Zi

Posted: 02 Nov 2016 10:08 AM PDT

Në Serbi të enjten arrijnë ushtarë rusë për të marrë pjesë në ushtrimet ushtarake "Vëllazëria sllave 2016". Prej 3 deri më 9 nëntor në aeroportet dhe poligonet e Ushtrisë së Serbisë së bashku do të kryejnë ushtrimet ushtarake 212 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Rusisë, 450 ushtarë të Ushtrisë së Serbisë dhe 56 ushtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë. Këto ushtrime ushtarake zhvillohen njëkohësisht me aktivitetet e forcave të NATO-s në Mal të Zi, ku po kryhet trajnimi në simulimin e reagimit në zonat e vërshuara dhe mënyra e përgjigjes ndaj sulmeve kimike. Në ushtrim po marrin pjesë ekipet e 32 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Malin e Zi por edhe Serbinë si nënshkruese e programit të NATO-s "Partneriteti i Paqes".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata e Londrës pritet të jap vendimin për Brexit

Posted: 02 Nov 2016 10:01 AM PDT

Gjykata e Lartë e Londrës do të shpall, të enjten, vendimin e shumëpritur, për çështjen nëse ligjvënësit britanikë dhe jo qeveria duhet të nisin procesin formal të largimit nga Bashkimi Evropian, thonë avokatët e përfshirë në cështje. Gjykata ka dëgjuar sfidimin javën e kaluar nga përfaqësues të fushatës që argumentojnë se kryeministrja Theresa May dhe ministrat e saj nuk kanë autoritet që të nxisin Artikullin 50 të Traktatit Evropian të Lisbonës, një mekanizëm me të cilin një shtet mund të largohet nga blloku, pa një mbështetje të qartë të Parlamentit, njofton Reuters. May ka thënë se ajo do të thirret në artikullin 50 deri në fund të muajit mars ti vitit të ardhshëm, duke filluar një procedurë dy vjeçare të largimit dhe ka theksuar se derisa anëtaret e Parlamentit do të kenë rastin të debatojnë për planet e largimit ata nuk do të kenë votë për të nisur procesin. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy policë u vranë në "stilin e pritës"

Posted: 02 Nov 2016 09:19 AM PDT

Autoritetet kanë arrestuar një person të dushuar për vrasjen e dy policëve në Des Moines të Iowas, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, gjatë asaj që u cilësua nga policia si sulme të ndara të 'stilit të pritës". Polica arrestoi një 46 vjeçar, Scott Michael Greene dhe e dërgoi në burgun e Des Moines, bëri të ditur policia. Arrestimi i tij u bë tetë orë pas vrasjes së dy policëve. Policia në Iowa u vë në ndjekje të dyshuarit, disa orë pasi dy policë u vranë, në dy sulme të ndara, "në stilin e pritjes", deri sa ishin në makinat e tyre. Policia tha gjatë ditës sedyshuari ishte i armatosur dhe i rrezikshëm, citon mediat amerikane, AP. Një polic u gjet i vrarë rreth orës 1 të mëngjesit në një paralagje të Des Moines. Polici i dytë u gjet i vdekur rreth orës 1.30 në mëngjes në qytet, ka njoftuar NBC News. Policia tha se të dy janë vrarë nga "prita" dhe që të dy ishin në makinat e tyre. Përpara të shtënave në Iowa rreth 50 policë kanë vdekur nga armë zjarri, dy aksidentalisht, që të gjithë në detyrë, gjatë këtij viti në SHBA, thuhet në njoftimet zyrtare. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiti: Partitë të gjejnë zgjidhje këtë muaj ose liberalizmi do të shtyhet 

Posted: 02 Nov 2016 09:10 AM PDT

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, për rreth dy muaj është në përpjekje të lehtësimit të tryezave të bisedimeve ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës për gjetjen e zgjidhjeve rreth disa proceseve politike, përfshirë edhe çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Janë dy situata që mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje

Posted: 02 Nov 2016 08:13 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse qeveria humb shumicën në Kuvend apo nëse ka marrëveshje politike. Komentet e Thaçit, kanë pasuar interesimin e shtuar të medieve nëse vendi po shkon drejt një procesi të parakohshëm zgjedhor. "Unë nuk i komentoj deklaratat e asnjë lideri politik. Aktualisht nga ajo që shoh dhe kuptoj, mazhoranca ka një fuqi, në kuptimin edhe në numër edhe fuqi politike", ka thënë Thaçi. "Unë si president i vendit jam i obliguar t'i kryej obligimet e mia kushtetuese e ligjore, por askush nuk është drejtuar për këtë çështje në zyrën time as prej partnerëve të koalicionit e as partive tjera", ka thënë Thaçi. Aktualisht, ai tha se po punohet për caktimin e datës së zgjedhjeve në Drenas. "Por, në çdo rrethanë, në zgjedhje mund të shkohet vetëm në dy mënyra, nëse kjo mazhorancë (shumicë ) e humb fuqinë në Kuvendin e Kosovës apo nëse ka një marrëveshje politike", ka thënë Thaçi. Komentet e tij, Thaçi i bëri pas pjesëmarrjes në homazhe tek vendi i rënies së dy dëshmorëve të Kosovës, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Prishtinë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gratë preferojnë gjithnjë e më shumë lindjet me operacion

Posted: 02 Nov 2016 07:33 AM PDT

Prerjet cezariane (operacionet gjatë lindjes) kanë shënuar rritje viteve të fundit në Kosovë. Në spitalet private përqindja e këtyre lindjeve ka arritur shifrat nga 80 deri në 100 për qind.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova larg anëtarësimit në INTERPOL

Posted: 02 Nov 2016 07:12 AM PDT

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konsideron se procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare të sigurisë INTERPOL, ka mbetur në nivelin deklarativ dhe pa rezultate konkrete. Në publikimin e një analize të titulluar, "Nyja e Gordianit: Pengesat e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të sigurisë- Rasti i INTERPOL-it", thuhet se Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa konkret për të avancuar nga statusi i anëtarit të "asociuar" apo "vëzhguesit" në anëtarë me të drejtë vote. Kosova në prillin e vitit të kaluar, ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL. Por, sipas përfaqësuesve të QKSS-së, aplikacioni i Kosovës për anëtarësim nuk pritet të shqyrtohet nga ana e INTERPOL-it para dy viteve të ardhshme. Kjo për shkak se INTERPOL-i, siç thotë kjo Qendër, "ka krijuar një mision vlerësimi për të shqyrtuar nëse Kosova dhe vende të tjera aplikuese kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në INTERPOL". Nevoja e Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore INTERPOL, sipas përfaqësuesve të QKSS-së është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Epidemi e infektimit HIV në qytetin Jekaterinburg

Posted: 02 Nov 2016 06:22 AM PDT

Zyrtarja e Ministrisë së shëndetësisë së Rusisë, Tatyana Savinova, thotë se shkalla e infektimit HIV në qytetin Jekaterinburg ka arritur nivele të epidemisë. Mëtutje, zonja Savinova, tha sot se 1.8% e popullatës së qytetit është e infektuar me këtë virus, i cili e shkakton sëmundjen AIDS. Ekspertët kanë thënë se të dhënat reale mund të jenë më të larta, pasi jo të gjithë njerëzit e infektuar me HIV u referohen institucioneve mjekësore. Qyteti Jekaterinburg me 1.4 milionë banorë, është qyteti i katërt më i madh në Rusi, pas Moskës, Shën Petersburgut dhe Novosibirskut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK dhe LDK përplasen për buxhetin

Posted: 02 Nov 2016 06:11 AM PDT

Buxheti i parashikuar për vitin 2017,  me mbi 2 miliardë euro, po shndërrohet në një 'mollë sherri' mes partive partnere të koalicionit, përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia e zhytur në borxhe 

Posted: 02 Nov 2016 06:01 AM PDT

Me një vendim të Qeverisë së Maqedonisë për marrjen e një borxhi prej 60 milionë eurove, borxhi i përgjithshëm i Maqedonisë ka arritur në mbi 50 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, apo në rreth 4 miliardë e 760 milionë euro. Ky borxh është më i larti që nga pavarësia e Maqedonisë, 25 vjet më parë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Microsoft: Hakerët rusë po e shfrytëzojnë dobësinë e sistemit Windows

Posted: 02 Nov 2016 05:53 AM PDT

Kompania Microsoft Corp. ka tërhequr vërejtjen për pikën e dobët në softuerin e saj të popullarizuar, Windows, e cila po shfrytëzohet nga grupi i hakerëve rusë, të dyshuar se kanë ndërmarrë sulme kibernetike kundër institucioneve politike në Shtetet e Bashkuara këtë vit. Në një këshillë në faqen e vet në Internet, kompania Microsoft mbrëmë tha se është shënuar një numër i vogël i sulmeve me përdorim të emailave mashtrues, të ashtuquajtur "spear phishing", nga grupi i hakerëve me emrin, Strontium, i njohur edhe si Fancy Bear ose APT 28. Zbulimi i kompanisë Microsoft i sulmeve të reja të lidhura me Rusinë, u bë në periudhën kur Uashingtoni e ka akuzuar Moskën për lansim të fushatës së paprecedente të sulmeve kibernetike këtë vit, që synon shkatërrimin dhe diskreditimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar formalisht e ka fajësuar qeverinë e Rusisë për sulmet kibernetike në emailat e Partisë Demokratike në sezonin zgjedhor dhe zbulimin e tyre të menjëhershëm në WikiLeaks dhe faqe e tjera në Internet. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Personelit të organizatës AI nuk i lejohet hyrja në zyra

Posted: 02 Nov 2016 04:54 AM PDT

Autoritetet e Moskës i kanë bllokuar zyrat e organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), duke i pamundësuar personelit që të hyjnë në zyra, ka thënë shefi i zyrave, Sergei Nikitin. Zoti Nikitin në rrjetin Facebook ka shkruar se ai dhe kolegët e tij nuk kanë mundur të hyjnë sot në zyrat e tyre në Moskë, duke thënë se dera kryesore e ndërtesës ishte thyer dhe se çelësat e dyerve të tjera ishin ndërruar. Shefi i zyrës së Amnesty International në Moskë, Sergei Nikitin, ka njoftuar se në një shkresë zyrtare theksohej se personeli duhet të paraqitet në Departamentin e pasurisë shtetërore në Moskë dhe se gjërat dhe pajisjet e organizatës duhet të largohen nga ndërtesa, për të cilën AI thotë se ishte marrë me qera për më tepër se 20 vjet. Organizatat për të drejtat e njeriut që marrin fonde të jashtme dhe janë kritike ndaj presidencës së Rusisë, janë nën presion të shtuar të autoriteteve ruse gjatë disa viteve të kaluara. Në vitin 2012 në Rusi është miratuar legjislacioni sipas të cilit secila organizatë joqeveritare, që merr fonde nga jashtë dhe angazhohet në aktivitet politik, duhet formalisht të regjistrohet si "agjent i jashtëm". Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dha ato ruse, kanë vlerësuar se legjislacioni ishte miratuar për t'i heshtur zërat e pavarur. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papunësia, faktor i rritjes së kriminalitetit në Kosovë 

Posted: 02 Nov 2016 03:21 AM PDT

Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë vlerësohet si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e veprave kriminale dhe shfaqjen e dukurive tjera negative. Sipas sociologëve dhe psikologëve, shkalla e lartë e papunësisë ndikon sidomos tek të rinjtë që të përfshihen në dukuri negative.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia ofron “pauzë humanitare” në Alepo

Posted: 02 Nov 2016 03:04 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ofruar armëpushim 10 orësh, më 4 nëntor në Alepo të Sirisë, ka njoftuar sot Ministria e mbrojtjes e Rusisë. "Është vendosur për shpalljen e pauzës humanitare në Alepo, më 4 nëntor prej orës 9 në mëngjes e deri në orën 17", sipas kohës lokale, për "parandalimin e viktimave të panevojshme", tha sot shefi i shtamadhorisë së ushtrisë ruse, gjeneral Valery Gerasimov. Sipas tij, ky vendim është miratuar nga autoritetet e Sirisë. Gerasimov theksoi se civilët dhe luftëtarët do të mund të largohen nga qyteti lindor sirian, Alepo, nëpër tetë korridore. Javën e kaluar, kryengritësit kanë lansuar sulm madhor për ta thyer rrethimin e qytetit. Dje ministri i mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se Rusia i ka ndalur sulmet ajrore në këtë hapësirë për 16 ditë, pas kritikave lidhur me sulmin e qeverisë së Sirisë të mbështetur nga Rusia. Zoti Shoigu e ka akuzuar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara se ka dështuar t'i frenoj kryengritësit e linjës së fortë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kinë: Konfirmohet vdekja e minatorëve të zhdukur

Posted: 02 Nov 2016 02:11 AM PDT

Të 33 minatorët që konsideroheshin të zhdukur pas një eksplodimi në Kinë, në fillim të kësaj jave, janë gjetur të vdekur, kanë raportuar mediat shtetërore. Agjencia e lajmeve, Xinhua, ka raportuar sot se të gjithë trupat e pajetë janë nxjerrë nga xeherorja private, Jinshangou, në pjesën jugperëndimore të Kinës. Dy punëtorë ia dolën të shpëtojnë nga shpërthimi, që ka ndodhur më 31 tetor. Shkaku i eksplodimit mbetet i paqartë, por zakonisht incidentet e tilla shkaktohen nga shkëndijat gjatë lirimit të gazit nga toka. Autoritetet kineze kanë urdhëruar hetime për këtë incident dhe mbyllje të përkohshme të kësaj xeheroreje të thëngjillit. Minierat e Kinës konsiderohen se janë ndër më të rrezikshmet në botë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rënie e aksioneve globale dhe e dollarit për shkak të zgjedhjeve amerikane

Posted: 02 Nov 2016 01:43 AM PDT

Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan kanë shënuar rënie për shkak të shenjave se gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe më e paqartë. Investitorët botërorë për javë të tëra ishin të bindur se kandidatja demokrate, Hillary Clinton, mund të fitoj pa probleme, pasi hulumtimet e opinionit tregonin vazhdimisht se ajo avanconte në krahasim me rivalin e saj republikan, Donald Trump. Paqartësia lidhur me rezultatin e zgjedhjeve më 8 nëntor ka ndikuar në rënien e aksioneve në Wall Street gjatë ditës së djeshme, ndërsa dollari amerikan ka rënë në nivelin më të ulët në tri javët e fundit, kundër euros dhe monedhave të tjera kryesore. Një hulumtim i djeshëm i opinionit nga ABC News dhe Washington Post, ka treguar se Trump po udhëheq kundër zonjës Clinton me një pikë, për të parën herë prej muajit maj, por shumica e hulumtimeve të tjera tregojnë se Clinton ende avancon, megjithqë me diferencë të zvogëluar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti çek injoron të mbijetuarin e Holokaustit, shkakton zemërim

Posted: 02 Nov 2016 01:19 AM PDT

Dhjetëra institucione të Çekisë dhe grupe civile kanë nxituar ta nderojnë personin 88 vjeçar, George (Jirzhi) Brady, i mbijetuar i Holokaustit, pasi presidenti i tyre, Milos Zeman, e tërhoqi ofertën për nderim shtetëror, që qartazi ishte koncesion ndaj Kinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Bisedime ruso-turke për Sirinë dhe Irakun

Posted: 02 Nov 2016 12:35 AM PDT

Shefi i forcave të armatosura të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar, mbrëmë në Moskë është takuar me kolegun e tij rus, gjeneral Valery Gerasimov. Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se gjeneralët "kanë këmbyer opinione për situatën në pjesën veriore të Sirisë" dhe për zhvillimet përgjatë kufirit Siri-Irak, në kuadër të përpjekjeve për t'i larguar forcat e Shtetit Islamik nga qyteti Mosul në Irak. Po ashtu, kjo ministri theksoi se është biseduar edhe për mënyrat e normalizimit të situatës në qytetin e rrethuar Alepo në Siri. Në kumtesën e Forcave të armatosura të Turqisë, para bisedimeve, thuhej se gjenerali Akar do të diskutonte për bashkëpunimin potencial ushtarak me Rusinë dhe për "situatën në Lindjen e Mesme".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Numri i të vdekurve nga zjarri ka arritur në 17 vetë

Posted: 02 Nov 2016 12:27 AM PDT

Numri i të vdekurve nga zjarri në një kapacitet të madh për çmontimin e anijeve në pjesën jugore të Pakistanit, ka arritur në 17 vetë. Zyrtarët thanë, po ashtu, se dje, nga eksplodimi i një cilindri të gazit është shkaktuar zjarr i madh në një tanker të naftës, që nuk përdorej për transport, në vendin Gadani, me ç'rast janë plagosur afro 50 persona të tjerë, që punonin në çmontimin e anijes. Së paku 30 vetë raportohet se konsiderohen të zhdukur. Ky kapacitet, që shtrihet përgjatë 10 kilometrave të bregdetit pakistanez, ndodhet afro 60 kilometra në veriperëndim të qytetit-port, Karaçi. Ky është kapaciteti i tretë i tillë më i madhi në botë dhe në të janë të punësuar më se 6 mijë vetë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UNESCO: Një gazetar vritet në çdo pesë ditë

Posted: 02 Nov 2016 12:13 AM PDT

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka raportuar sot se një gazetar vritet në çdo pesë ditë për shkak të punës që e kryejnë. Prej 827 gazetarëve të vrarë gjatë 10 viteve të kaluara, 115 janë vrarë vitin e kaluar, kështu që viti 2015, ishte i dyti më vdekjeprurës për një dekadë për gazetarë. Mëtutje, në rapotin e UNESCO-s, theksohet se Siria dhe Iraku, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka ekzekutuar disa gazetarë, me prerje koke që janë publikuar në mënyrë masive, pas krijimit të të ashtuquajturit kalifat në vitin 2014, janë vendet më të rrezikshme për gazetarët për të punuar. Atje në vitin 2014 janë vrarë 24, ndërsa në vitin 2015, janë vrarë 23 gazetarë. Vrasje të gazetarëve janë shënuar edhe në Ukrainë, Afganistan dhe Pakistan. UNESCO thekson se shumica e të vrarëve ishin gazetarë lokalë, përfshirë reporterë që kanë punuar në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk kanë pasur mbrojtjte përkatëse.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :