Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Të jesh pesënjakë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Të jesh pesënjakë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Të jesh pesënjakë

Posted: 25 Nov 2016 02:17 AM PST

1480033966_1Pesënjakët e vetëm kosovarë që lindën 21 vite më parë tashmë janë rritur. Edhe pse prejardhjen e kanë nga Dumnica e Vushtrisë, sot familja Bekteshi jeton në një banesë prej 60 metrash katrorë, në afërsi të Prishtinës.

Rasti bëri shumë bujë në media pas lindjes, për faktin se nuk ishte dëgjuar më parë që një grua të lindë në Kosovë 5 fëmijë njëherazi dhe të gjithë të gëzonin shëndet të mirë.

Fëmijët e Mehdi dhe Shehinaze Bekteshit, Xheneta, Kushtrimi, Arjeta, Kreshniku dhe Kastrioti për shkak të rastit të ndërlikuar kanë lindur në Beograd më 26 janar 1996.

E para ka lindur Xheneta e më pas të tjerët. Ata nuk ngjajnë as në fizionomi e as në karaktere. Kohën e lirë e kalojnë së bashku dhe janë miq shumë të mirë përveccse vëllezër e motra.

Aktualisht vazhdojnë studimet dhe punojnë në profesione të ndryshme ku kanë zhvilluar hobet dhe pasionet e tyre. Sipas familjarëve, deri në momentin e fundit askush nuk e ka ditur se bëhej fjalë për pesënjakë.

Disa kultura në botë që nga lashtësia i kanë konsideruar lindjet e shumëfishta si ogur i bardhë. Majat i kanë parë binjakët si bekim dhe janë magjepsur nga ideja e dy trupave të njëjtë, ndërsa në traditën shqiptare që nga lashtësia, sipas antropologëve, binjaket konsiderohen si fat në familje.

1480033914_5 1480033824_925 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Fushë Krujë, mjeti përplas për vdekje 54-vjeçarin

Posted: 25 Nov 2016 02:00 AM PST

aksidenti-1Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Krujë-Krujë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, të mëngjesit të së premtes, ku shtetasi Lulëzim Kane 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip BMW X5 me targa AA 090 GU, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor Q.P. 54 vjeç, banues në Dibër.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

25 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama takim me fermerët në Peqin: Do japim titujt e pronësisë mbi tokën

Posted: 25 Nov 2016 01:42 AM PST

rama-me-fermeretKryeministri Edi Rama ishte sot në Peqin për të takuar nga afër fermerët. Ai u zotua përpara tyre se qeveria ka porositur një flotë ekskavatorësh për të pastruar kanalet e kullimit në tokat bujqësore. Rama u shpreh se, ligji 7501 nuk u zbatua asnjëherë, nuk iu dha askujt një titull pronësie.

Kjo, sipas tij do të ndihmonte në përjashtimin e përmbytjeve të prodhimeve bujqësore nga reshjet e shiut. Ndërkaq, shefi i qeverisë foli edhe për titujt e pronësisë mbi tokën, duke premtuar se procesi do të përfundojë.

"Jemi investuar fuqimisht që të pastrojmë kanalet ujitëse dhe kulluese, pasi për 25 vite nuk u vu dorë. Përsa i përket ligjit të pronës që miratuam, hera e parë që jep një zgjidhje përfundimtare të cështjes dhe përkrahet nga Europa, pasi ligji 7501 iu mohoi titujt e pronësisë. Do japim titujt e pronësisë mbi tokën, proces është i gjatë por do e përfundojmë.  Ligji për pronën që bëmë,  ne përkrahet nga Këshilli i Europës. Po vazhdojmë që të japim titujt e pronësisë në çdo bashki. Jemi të vetëdijshëm që mbështetja për fshatin duhet të jetë e madhe, prandaj kemi krijuar fondin për fermerët për kredi.

Bankat e nivelit të dytë i kthejmë në aleate të qeverisë dhe fermerëve. I kemi dëgjuar ata të SHQUP, por ne e kemi rritur mbështetjen e shtetit për fermerët, përpos fondit. PD, propagandë që kërkon të përfitojë nga mërzia e njerëzve. Në 2005 u ble ekskavatori i fundit për bujqësinë, ne kemi blerë 71. Puna do kohën e vet dhe durimin e vet, pasi nuk mund të bëhet çdo gjë në tre vite", tha ai.

25 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bullgari, përleshje mes emigrantëve dhe policisë, 26 të plagosur

Posted: 25 Nov 2016 01:26 AM PST

737bef6241f74f9a051fbf316dacf1bbb00cd7caNjë përleshje mes emigrantësh dhe policisë është shënuar në Bullgari ditën e djeshme. Raportohet se rreth 300 emigrantë janë arrestuar, ndërsa 24 policë dhe 2 emigrantë janë plagosur në përleshjet që shpërthyen në qendrën e emigrantëve në Harmanli, pranë kufirit me Turqinë.

"Në total, rreth 1500 emigrantë u përfshinë në trazira, ku u hodhën gurë në drejtim të policisë si edhe iu vu flaka gomave të makinave", deklaroi një zëdhënëse e policisë.

Një diskutim mes emigrantëve dhe një përfaqësuesi të lartë të agjencisë kombëtare të refugjatëve të vendit çoi në këtë përleshje.

Part-DV-DV2117983-1-1-025 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Francë, vritet një grua në një azil të moshuarish

Posted: 25 Nov 2016 01:12 AM PST

_92648982_hi036566571Një grua është gjetur e vdekur, pasi një burrë i armatosur hyri në një shtëpi murgjish të dalë në pension në Montpellie, Francë.

Trupi i viktimës u gjet jashtë ndërtesës, ndërsa policia kontrolloi, por i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

"Tani për tani, ka vetëm një viktimë", tha prokurori i Montpellier Christophe Barret. Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë provë në lidhje me motivin e këtij krimi. Personi i cili kreu sulmin nuk ishte i njohur për autoritetet.

Policia anti-terror në Francë është në kërkim të vrasësit, por deri më tani nuk ka të dhëna që ky mund të jetë një sulm terrorist.

Në azil, veç ish-misionarëve banojnë edhe rreth një duzinë besimtarësh dhe murgeshash. Sulmi ka tensionuar mjaft situatën në zonë e Montpellier, ndërsa Franca vazhdon që të jetë në gjendje emergjence që prej sulmeve terroriste të vitit të shkuar.

25 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fushë-Prezë, eksploziv shtëpisë së policit, nuk ka të lënduar

Posted: 25 Nov 2016 12:37 AM PST

C
C

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë të Tiranës. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 02:25.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar se në katin e dytë të banesës së shtetasit A. K., me detyrë Punonjës Policie në Rinas, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i kësaj lënde të dyshuar eksplozive, ka pasur vetëm dëme të lehta materiale. Grupi hetimor, në vendin e ngjarjes, po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj vepre.

25 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

STOP VJEDHJES ME LIGJ DHE NË EMËR TË LIGJIT

Posted: 25 Nov 2016 12:35 AM PST

Nga Prof. Asoc. Dr. Jordan DACI

Jordan daciNë RSH, ligji, nga një mekanizëm që mbron interesin e përgjithshëm të shoqërisë, është kthyer shpesh herë në një mekanizëm për mbrojtjen e interesave të grupeve, apo edhe individëve të caktuar ose, shkurt, në një mekanizëm për të "lejuar" vjedhjen e pasurisë, apo të interesave të qytetarëve në favor të grupeve klienteliste, lobuese dhe qarqeve të caktuara. Sponsorizimi i ligjeve është një fenomen i urryer dhe tregues i një palo shteti, që nuk i ngjan një demokracie, por një oligarkie të klasës sunduese, që po zë, gjithnjë e më shumë vend në Shqipëri.

Kjo gjë, jo vetëm tregon degradimin institucional dhe shoqëror të vendit tonë, por edhe kapjen e frikshme që i bëhet shtetit nga interesat e ndryshme, të cilat mund të cilësohen në çfarëdolloj emri, por nuk mund të jenë vetëm interesa të përgjithshme të shoqërisë, dhe as në funksion të forcimit të demokracisë në vend. Në serinë e ligjeve të "sponsorizuara", pa dyshim që duhet të futen edhe ndryshimet e bëra më para dhe përsëri së fundmi në Kodin e Procedurës Civile, të cilat, shkurt dhe thjeshtë, legjitimojnë vjedhjen me ligj të hallexhinjve shqiptarë nëpërmjet procesit të ekzekutimit të detyrueshëm me përmbarues privat e publik që ngjajnë me çakejtë në shërbim të ujqërve, që u sigurojnë punë dhe u japin udhëzimet e rastit. Të gjithë ndryshimet që janë bërë në vitin 2013 dhe ato që hyjnë në fuqi, më 1 dhjetor 2016, janë tërësisht të padrejta dhe lejojnë vjedhjen me ligj të pasurive të debitorëve që, në të shumtën e rasteve, janë hallexhinj. Këto ndryshime, të bëra në emër të përmirësimin të legjislacionit dhe përmirësimit të procesit të ekzekutimit, janë në thelb jo vetëm klienteliste, por edhe të shkruara në mënyrë krejtësisht joprofesionale.

Në fakt, mungesa e cilësisë, nuk më habit sepse, ato shkruhen nga njerëz që kanë blerë diploma, apo që kanë blerë nota nga paloprofesorët, që e trashëgojnë vendin nga prindërit, ose që i ka trampuluar partia, madje më mirë të themi "Nëna Parti". Këto, në vend që të bëjnë kodifikim legjislacioni, prej vitesh po ç’kodifikojnë legjislacionin tonë, duke e banalizuar atë dhe duke e bërë edhe të pazbatueshëm nga gjykatat. Kjo edhe për faktin se 3-5 ekspertët klientelistë, në thelb shkruajnë ligje, bëjnë edhe punë të tjera publike, por se kanë parë ndonjëherë derën e gjykatës, e përsëri ata glorifikohen si ajka e këtij vendi, e, në fakt, ata janë thjeshtë pjesë e zullumit të madh që mbizotëron në këtë vend. Për ta lidhur pak me këto ndryshime le të analizojmë pak efektin e tyre. Konkretisht nenin neni 555 parashikon që çmimi fillestar i ankandit të parë është 80 për qind e çmimit të caktuar, sipas nenit 552 të këtij ligji.

Çfarë nënkupton çmimin e vlerësimin që nuk shitet në gjendje të lirë, e zhvleftëson çmimin e sendin me 20 %. Pas kësaj neni 577, sipas ndryshimeve të vitit 2013, në ankandin e dytë e zhvlerëson edhe me 30 % të tjera. Ndryshimet që pritet të hynë në fuqi, më 1 dhjetor 2016, parashikojnë organizimin edhe të një ankandi të tretë, i cili e zhvleftëson çmimin edhe me 10 % të tjera. Pas kësaj parashikohet kalimi në pronësi të kreditorit, nëse ai e pranon sendin. Pra, procedura praktikisht mundëson që një send që kushton 100 lekë të shitet ose të kalojë tek kreditori me vlerën e 40 lekëve.

Sigurisht, kjo gjë është krejtësisht e padrejtë dhe jo kushtetuese pasi cenon rëndë pronën, e cila nuk mund të kuptohet pa ruajtjen e integritetit të saj dhe vlerës së saj. Nga ana tjetër, këto ndryshime në kuadër të pakuptimësisë, që shoqëron cilësinë e hartimit të projektligjeve, parashikon ndryshimin edhe të nenin 577, të cilit i ndryshohet një paragraf dhe, në fakt, dalin 3 të tjerë, por kjo është problem që për hartuesit nuk ka ndonjë rëndësi të madhe para thelbin të çështjes që, sigurisht, praktikisht do të çojë gjykatat në një situatë paqartësie të panevojshme, pasi nuk ka asnjë dispozitë kalimtare (gjë e cila është karakteristikë e "ekspertëve" të kohëve të fundit) në lidhje me ndryshimin nenin 610, ku ka shfuqizuar edhe paragrafin ekzistues nr. 4, i cili parashikonte që, përmbaruesi thirret në cilësinë e palës së paditur dhe nga padi, tashmë, parashikohet si ankim. Kjo kemi, së pari, problemin nëse duhet të zbatohet apo jo edhe për çështjet, tashmë të regjistruara.

Së dyti, ndryshimi nga padi në ankim, praktikisht zhbën lidhjen me ligjin për përmbarimin privat mbi përgjegjësinë e përmbaruesit ndaj debitorit dhe nuk sqaron se në çfarë pozite do të thirrët përmbaruesi në proces, ndërkohë që thirrja e tij jo vetëm është e domosdoshme, por edhe lidhet pikërisht me veprimet dhe mosveprimet e tij. Ndonëse, tashmë, ky nen parashikon se "Ankimi shqyrtohet brenda 20 ditëve nga gjykata e vendit të ekzekutimit, e cila kur e sheh të nevojshme mund të thërrasë palët dhe përmbaruesin gjyqësor". Pra, mundet që ankimi të shqyrtohet pa palë, kjo gjë e bën krejtësisht joefektiv procesin dhe ngarkon gjykatën me detyra që s'mund t'i realizojë

25 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 25 nëntor 2016

Posted: 25 Nov 2016 12:15 AM PST

DASHI

horoskopi1-212DASHI

Një lidhje e re është duke ju pritur. Fjala është për personin që ju përshtatet vetëm ju. Këtë mendim keni edhe ju. Nga personi i dashur prisni më shumë seç duhet.

DEMI

Ndaj partnerit keni qëndrim egoist, ndonëse nuk jeni i vetëdijshëm për këtë gjë. Nëse vazhdoni kështu, pa pasur vullnet që të bëni ndonjë ndryshim, do të keni probleme.

BINJAKET

Kthehuni në realitet. Jeni i tejmbushur me fantazi për një dashuri të re. Në vend që të kënaqeni me atë që keni dhe ta bëni lidhjen tuaj më të mirë, ju vetëm po grindeni.

GAFORRJA

Akoma nuk është koha të hyni në lidhje të re. Jeni duke iu frikësuar ndryshimeve më tepër seç duhet. Personat e lindur në shenjën tuaj i duan skemat e sigurta, qofshin ato edhe të këqija.

LUANI

Personat e lindur në shenjën tuaj këto ditë janë fatale. Mund t'ju ofrojnë diçka të re dhe të bukur. Nëse u bini në përqafim atyre, problemet do të zhduken sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.

VIRGJERESHA

Më në fund keni bindur veten se personin që e keni afër është ai i vërteti. Ç' është e vërteta, ai nganjëherë edhe bën ndonjë gabim, por mos harroni se askush nuk është i përsosur.

PESHORJA

Mos i bëni analizë të tepërt lidhjes tuaj dashurore, sepse partneri po e ndien veten sikur është para psikiatrit. E ndieni veten mirë kur jeni në shoqëri të personave të tipit venerian.

AKREPI

Me personin e dashur mund t'ju dalin probleme për shkak të komunikimit jo të mirë. Edhe ju, edhe partneri jeni kokëfortë, andaj nuk po mund ta stabilizoni lidhjen tuaj.

SHIGJETARI

Në dashuri po merrni pikërisht aq sa edhe ju nevojitet. Jeni të kënaqur, po ndiheni mirë. Partneri thjesht po ju admiron. Kjo do ju bëjë të ndiheni në qiellin e shtatë.

BRICJAPI

Shansi që të njihni një person interesant kurrë s'ka qenë më i madh. Përpiquni të tregoni atë që vërtet ju karakterizon, dhe do të shikoni se nuk do t'ju mungojë suksesi.

UJORI

Dashuria për ju ka kuptim vetëm kur personi i dashur ju përkrah plotësisht. Personat të cilët ju pëlqejnë më shumë janë ata të lindur në shenjën e Dashit dhe të Peshores.

PESHQIT

Nëse eventualisht do ta keni dikë afër vetes, nuk do të jeni i pakënaqur. Përpiquni që cilësinë e lidhjes tuaj ta përmirësoni. Shumica e personave të lindur në shenjën tuaj ndonjëherë bëhen të vështirë.

Kualifikohen Roma e Bilbao, shkëlqen dhe Man.United

Posted: 24 Nov 2016 02:30 PM PST

MancesterManchester United mori tri pikë të rëndësishme ndaj Feyenoordit të Roterdamit, të cilin e mposhti thellë 4-0 në Old Trafford në raundin e pestë të ndeshjeve në Grupin A në Europa League, me gola të Rooney-t, Mata-s, Zlatan Ibrahimovic dhe Lingard, duke fituar duartrokitjet e publikut vendas, ndërsa Fenerbahce kaloi 2-0 ukrainasit e Zoria Luhansk. Stoch dhe Kjaeur gjetën rrjetën në pjesën e dytë, me skuadrën turke që mbetet në krye të klasifikimit me 10 pikë. "Djajve të Kuq" do t'u mjaftojë edhe barazimi ndaj Zoria Luhanks për të vijuar përtej fazës së grupeve.

Në Grupin B, Apoel Nikosia u kualifikua për në fazën tjetër edhe pse u mund 2-1 nga Astana. Ndonëse shënoi e para me Efrem skuadra qipriote pësoi dy gola në pjesën e dytë që mbajnë firmën e Anicic e Despotovic. Kualifikohet gjithashtu edhe Olimpiakso që barazoi 1-1 me Young Boys. Në Karaiskaqis për venadist realizoi Fortounis në fillim të pjesës së parë, ndërsa për zviceranët barazoi rezultatin Hoarau.

Në Grupin D, konfirmohet në vendin e parë Anderlehti që fitoi 1-3 në fushën e Qabalas. Tielemas shënoi për miqtë në minutën e 11-të, ndërsa pak caste më vonë barazoi Ricardinho me 11-metërsh. Autori i golit të Qabalas humbi një 11-metërsh në minutën e 74-ërt, ndërsa Eyyubov në limitet e kohës së rregullt u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë mundësin Anderlhetit që të shënonte dy gola me Brunon dheTeodorzyk. Barazimi 0-0 me Mainzin i siguroi kualifikimin Saint-Etienne, që ka grumbulluar 3 pikë më shumë se skuadra gjermane ndaj të cilës ka edhe avantazhin e golit në fushën kundërshtare.

Në Grupin D, Zeniti i Shën Petërsburgut njeh vetëm fitore, duke iu imponuar 2-0 Maccabi Tel Avivit. Kokorin dhe Kerzhakov shënuan në fund të cdo pjesë për ekipin vendas. AZ Alkmaar ndërkohë fitoi në transfertë me Dundalk me gol të Weghorst. Vendi i dytë që të kualifikon për në fazën tjetër do të përcaktohet në sfidat e raundit të fundit.

Konfirmohet edhe matematikisht në vendin e parë të Grupit E Roma, që shkatërroi 4-1 Viktoria Plzen. Shkëlqeu në Olimpico Edin Dzeko me një tregolësh, ndërsa Perroti shtoi një tjetër finalizim për verdhekuqtë. Golin e Zeman i realizuar në pjesën e parë i vlejti vetëm për statistike skuadrës ceke.
Skuadra rumune Astra befasoi në shtëpi Austrinë e Vjenës që e mposhti 1-2. Rotpuller zhblloi takimin në të 57-ën, para se Florea dhe Budescu të përbysnin shifrat.

Në Grupin F kualifikohen Gent dhe Atletic Bilbao, të dyja në kuotën e 9 pikëve. Skuadra belge mposhti 1-0 Rapidin e Vjenës, ndërsa baskët 3-2 Sassuolon.

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Majlinda Bregu: S’ka datë negociatash para zgjedhjeve

Posted: 24 Nov 2016 02:15 PM PST

Majlinda BreguDeputetja e PD-së dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit shkruan në "Facebook" se për Shqipërinë nuk do të ketë datë negociatash para zgjedhjeve elektorale. Ajo shkruan se procesi i integrimit është për qytetarët dhe nuk mundet që të fitojë kredo një parti politike e vetme.

"Nuk besoj se pret njeri date celje negociatash ne dhjetor. Sidomos 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare. Ndjese, por kush nuk e kupton procesin, vendos e heq data sipas qejfit ose axhendes", shkruan Bregu.

Sipas saj, celja e negociatave nuk është kurorë për qeverinë. "Aq me pak per kete qeveri. Eshte vazhdim i procesit qe shqiptaret ia caktuan qeverive te ketij vendi si detyrim pavaresisht radhes se pushtetit", vijon komenti i saj në facebook.

Më tej, deputetja shton edhe se: "Procesi nuk duhet ndalur, negociatat duhet te hapen si nje inkurajim per ate pjese te dedikuar te administrates publike qe ka besuar e punuar per Shqiperine europiane, duhet te hapen si nje garanci per qytetaret shqiptare qe qeveria do monitorohet e do kontrollohet ne cdo reforme qe ndermerr e qe s'ndermerr,qe sukseset e reformave sdo te jene imagjinare por te prekshme e te pakthyeshme, qe zgjedhjet do te jene ne plotesim te plote te standarteve demokratike, qe ligjet e miratura duhet te zbatohen, qe pandeshkueshmeria te mos i zere me frymen vendit".

24 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :