Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Thaçi pret në takim familjarët e të pagjeturve serbë” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Thaçi pret në takim familjarët e të pagjeturve serbë” plus 9 more Ekonomia Online


Thaçi pret në takim familjarët e të pagjeturve serbë

Posted: 03 Nov 2016 09:42 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të serbëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemin e të pagjeturve në përgjithësi dhe për mundësitë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Presidenti Thaçi u shpreh se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe duhet të zbardhet sa më parë.

"Fati i të gjithë të pagjeturve, pa dallim etnie, duhet të zbardhet sa më parë. Ky është edhe parakusht për drejtësi dhe për pajtim të sinqertë mes popujve", u shpreh presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e familjarëve u pajtuan me presidentin Thaçi, që kjo të bëhet një nga temat kryesore edhe në dialogun në Bruksel.

"Duhet që kjo çështje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që të gjitha instancat, të gjitha institucionet, të punojnë që sa më parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuajtje", përfundoi presidenti Thaçi.

The post Thaçi pret në takim familjarët e të pagjeturve serbë appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli: AKR ka plan konkret për punësimin e 80 mijë qytetarëve çdo vit

Posted: 03 Nov 2016 09:11 AM PDT

Në vazhdën e praktikave të bashkëbisedimit me qytetarët e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe punësim, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në prani të qindra qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Pejë, ka folur për mundësitë e ndryshimit të situatës aktuale ekonomike dhe politike në vend.

Duke i përshëndetur të pranishmit Presidenti i AKR-së ka folur për problemet esenciale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke u fokusuar veçanërisht në çështjen e papunësisë si dhe në mungesën e investimeve kapitale.

Presidenti i AKR-së fillimisht ka folur për potencialin që Peja e ka. Ai ka thënë se ashtu si edhe shumë vende të tjera në Kosovë, Peja është trajtuar padrejtësisht nga udhëheqësia vendore. "Buxheti i shtetit duhet që në mënyrë demografike të shkojë proporcionalisht edhe me investime. Komuna e Pejës përbën rreth 8 ose 9 përqind të territorit të vendit dhe qeveria merr rreth 5 deri në 6 përqind të të hollave për buxhet nga komuna e Pejës, ndërsa shpërndarja buxhetore që bëhet për Pejën nga qeveria dhe buxheti i Kosovës është rreth 1.1 përqind". Ai ka theksuar se rritja e standardit jetësor nuk mund të bëhet pa zhvillim ekonomik, duke i akuzuar qeveritë e deritashme për mungesë vizioni dhe përgjegjësie.

"Unë sot ju garantoj, jam në gjendje të bëj edhe kontratë publike me qytetarë, se AKR-ja do të mundësojë ngritje ekonomike për 10 përqind qysh në fillim të qeverisjes, vetëm kështu mund të krijohen vendet e punës", ka thënë Pacolli.

Ai e ka akuzuar qeverinë duke thënë se që nga paslufta me Kosovën operojnë rreth 20 njerëz. Pacolli ka thënë se janë këta individë të cilët e keqtrajtojnë Kosovën dhe e mbajnë peng atë. Ndërsa për faktin që korrupsioni sot e ka kapluar vendin, lideri i AKR-së ka thënë se këto nuk janë statistikat e tij por të organizatave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për korrupsion.
"Ne sot kemi rreth 70 përqind nepotizëm në qeverinë qendrore, ndërsa nëpër Komuna është edhe më keq", ka thënë lideri i AKR-së, duke përmendur edhe mënyrën se si kjo udhëheqësi dhe qeveri vendore flet për integrime evropiane. Pacolli ka thënë se çdo e dyta fjalë e tyre është "Integrimet Euro Atlantike", duke pyetur se për çfarë integrimesh është fjala. Pacolli ka thënë se tashmë e gjithë Kosova është dëshmitare se kjo qeveri vepron kundër normave dhe ligjeve evropiane.

I pari i AKR-së ka thënë se Aleanca Kosova e Re do të krijojë qeverisje të mirë duke rritur buxhetin dhe duke krijuar fonde për gjeneratat e ardhshme. "Gjithçka duhet të bëhet në mënyrë transparente sepse të gjitha projektet qeveritare bëhen me paratë e qytetarëve. Tokat dhe të gjitha resurset që keqtrajtohen sot, janë prona dhe djersë e qytetarëve", ka thënë Pacolli, duke shtuar se udhëheqësia e vendit është ajo e cila e ka zhdukur shtresën e mesme shoqërisë. "Ne sot kemi vetëm 2 shtresa të shoqërisë, një shumë të pasur ku bëjnë pjesë qeveritarët si dhe shtresa e varfër ku bëjnë pjesë qytetarët e Kosovës" është shprehur Pacolli.

Ai ka garantuar se në mandatin e parë qeveritar, AKR do të krijojë mundësi për jetë stabile të qytetarëve si dhe rifunksionalizim të vendit.

AKR-ja do t'i rishikojë të gjitha ligjet e Kosovës një nga një dhe do t'i adaptojë ato në interes të qytetarit dhe jo në favor të njerëzve të fortë. AKR-ja ka plan-program modern dhe e di saktësisht se si duhet të veprojë.

Pacolli ju premtoi qytetarëve të Pejës së me AKR-në në pushtet, ai do të jetë në shërbim të qytetarëve për t'ju garantuar atyre mirëqenie, duke shtuar se askush më nuk do të ketë nevojë të migrojë jashtë Kosovës, pasi përmes projekteve ekonomike të AKR-së, do të sigurohet punësimi për të gjithë.

Debati më pas ka vazhduar me pyetje të shumta të qytetarëve të Pejës për z.Pacolli, i cili e mori fjalën dhe ju dha përgjigje kërkesave dhe pyetjeve që i shtruan pjesëmarrësit e këtij debati.
peja-2

peja-1-1

 

The post Pacolli: AKR ka plan konkret për punësimin e 80 mijë qytetarëve çdo vit appeared first on Ekonomia Online.

Hoxha mori pjesë në certifikimin e grupit të dytë të “Programit të lidershipit transformues”

Posted: 03 Nov 2016 09:08 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve të grupit të Dytë të "Programit të Lidershipit Transformues", të mbështetur nga USAID dhe Kolegji amerikan. Programi kishte për qëllim fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të stafit publik në politika publike dhe një lidership duke i kontribuuar sundimit të ligjit.

"Fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet imi dhe konsideroj se duhet të jetë prioritet për të gjithë neve. Fuqizimi i sundimit të ligjit nuk përfshin vetëm institucione apo individë të caktuar. Në këtë proces, kanë një rol të pakontestueshëm edhe shërbyesit civilë të cilët janë baza e administratës publike dhe të cilët sigurojnë kontinuitet në funksionimin e administratës së institucioneve tona", theksoi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Rëndësi të veçantë duhet kushtuar edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të shërbyesve civil, vuri në dukje ministrja Dhurata Hoxha, me metodat dhe kurrillën e avancuar dhe sidomos nga institucion amerikan i edukimit, është një avantazh që duhet shfrytëzuar dhe përfituar sa më shumë.

"Trajnimet në fushën e politikave publike, analizave dhe vendimmarrjes janë qenësore për shërbyesit civil në institucionet tona. Sa më shumë rritje të kapaciteteve që do të kemi do të fuqizojmë vendimmarrjen dhe kështu ndikojmë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve më të mira si për vetë institucionet ashtu edhe për qytetarët", potencoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin për të investuar sa më shumë në edukimin e vazhdueshëm të kuadrove, sidomos në vendimmarrje dhe politik bërje, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe avancimit të punës së administratës publik.

 

The post Hoxha mori pjesë në certifikimin e grupit të dytë të "Programit të lidershipit transformues" appeared first on Ekonomia Online.

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe New Age School

Posted: 03 Nov 2016 08:58 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen tripalëshe të bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës, Ndërmarrjes Publike Banesore dhe shkollës për kurse të gjuhëve të huaja “New Age School”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që “New Age School” të pranojë 100 nxënës nga familjet me gjendje të rëndë ekonomike, familjet e kategorive të luftës, të rinj të papunë dhe të rinj me sukses të dalluar, në kurse të gjuhëve të huaj pa pagesë.

Komuna e Prishtinës do të bëj identifikimin e këtyre të rinjve, ndërsa Ndërmarrja Publike Banesore do të zbatojë një zbritje prej 50% në qira, ndaj “New Age School”, si shfrytëzues të objektit me qira.

Komuna e Prishtinës mbetet me shpresë se iniciativa si kjo që ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara do të përsëriten edhe me ndërmarrës të tjerë në Komunën e Prishtinës.

ahmeti

The post Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe New Age School appeared first on Ekonomia Online.

Komunat duhet të vendosin standarde minimale në ofrimin e shërbimeve sociale

Posted: 03 Nov 2016 08:54 AM PDT

Instituti KLGI, në kuadër të programit LGA – Empower në sesion të veçantë vendosi agjendën dhe objektivat e grupit tematik "Mirëqenia dhe Përfshirja Sociale". Në diskutim u vu theksi në domosdoshmërinë e kontraktimit të shërbimet profesionale për ngritjen e mirëqenies dhe trajtimin e grupeve të marxhinalizuara.

U potencua se komunave u është dhënë mandat i qartë që të marrin përgjegjësinë për ofrimin e ndihmës sociale (me përjashtim të pagesës) dhe shërbimeve sociale. Ende ka pengesa dhe paqartësi– si në nivelin komunal ashtu edhe në atë qendror – për atë se si të zbatohet ky mandat.

Përveç kësaj, ka ende mangësi në financimin komunal, si rezultat i kompetencave të reja për shërbimet sociale dhe të familjes të cilat nuk po arrijnë të ofrojnë kualitet të mjaftueshëm të shërbimeve. Ekziston nevojë e madhe për një sistem të strukturuar mirë të komunikimit ndërqeveritar, negocimit dhe mbështetjes teknike në këtë sektor.

Për këtë, komunat duhet të angazhohen në llogaritjen e shpenzimeve në këtë sektor, ndërkaq ministritë e linjës ta financojnë këtë kategori me formulë të veçantë nëpërmjet grantit specifik.

Programi LGA – Empower mbylli fazën e parë të caktimit të agjendës dhe objektivave. Në fazën tjerët të punës me grupet tematike synohet që përmes diskutime të fokusuara, avokimit dhe adresimit të politikave ndihmohet në hartimin e programeve të qëndrueshme sektoriale dhe avancimin e politikave funksionale për nivelin lokal.

The post Komunat duhet të vendosin standarde minimale në ofrimin e shërbimeve sociale appeared first on Ekonomia Online.

Certifikohen 22 pjesëtarë të FSK-së për sistemin elektronik

Posted: 03 Nov 2016 08:42 AM PDT

Në ambientet e Ministrisë për Forcën Sigurisë së Kosovës(MFSK), në organizim të Departamentit të Logjistikës u mbajt ceremonia e certifikimit të 20 pjesëtarëve të FSK-së dhe 2 pjesëtarë të stafit civil të MFSK-së, të cilët u aftësuan për përdorimin e sistemit ektronik për menaxhimin e pasurisë nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Gjatë ceremonisë të pranishëm ishin sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve, koloneli amerikan Damian Donahoe-NALT-i (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s për FSK-në, drejtori i Agjencisë së Shoqërisë të Informacionit, z. Kujtim Gashi dhe drejtori i Departamentit të Logjistikës së MFSK, z. Zijadin Bajcinca.

Me këtë rast, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, në emër të Ministrisë dhe ministrit Demolli falënderoi ASHI-në për trajnimin e pjesëtarëve të stafit civil të MFSK-së dhe pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar se trajnimi për menaxhimin e pasurisë është mjaft domethënës dhe i rëndësishëm për FSK-në. Ai, po ashtu përgëzoi edhe pjesëtarët e FSK-së për zhvillimin me sukses të këtij trajnimi, i cili, siç tha ai, do t'i pajisë me njohuri të reja rreth përdorimit të sistemit elektronik për menaxhimin e pasurisë së FSK-së.

Në emër të ASHI-së, foli Kujtim Gashi i cili vlerësoi lartë angazhimin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, për t'u pajisur me njohuri të reja në këtë drejtim. Ai tha se " është ndjenjë e veçantë të përgatisë ekspertë të FSK-së, sepse pasuria më e madhe e vendit tonë është vet FSK-ja.

Ndërkaq, koloneli Donahoe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për kryerjen me sukses të këtij trajnimi shumë të rëndësishëm, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Operacioneve, gjenerali Zymer Halimi, i uroi pjesëtarët e FSK-së për suksesin e treguar gjatë trajnimit, njëherësh kërkoi nga ta që njohuritë e fituara t'i zbatojnë me sukses në njësitë e tyre.

Për pjesëmarrësit e trajnimit u ndanë edhe certifikata nga sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, z. Shkëlzen Sylaj, gjeneral brigade Zymer Halimi, koloneli amerikan Donahoe dhe z. Kujtim Gashi.

Trajnimi për përdorimin e programit qeveritar e-pasuria në modulin e logjistikës u mbajt nga 22 deri më 24. 08. 2016, në të cilën morën pjesë 22 pjesëtarë nga të gjitha njësitet e FSK-së dhe nga përfaqësues të stafit civil të Ministrisë së FSK-së, që janë përdorues të programit qeveritare e-pasuria, të cilët në testin e arritshmerisë kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm.
fsk1

The post Certifikohen 22 pjesëtarë të FSK-së për sistemin elektronik appeared first on Ekonomia Online.

MTI përzgjedh tri ndërmarrjet më të mira në rajonin e Gjakovës

Posted: 03 Nov 2016 08:34 AM PDT

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, mbajtën sot konferencën informuese me bizneset e rajonit të Gjakovës.

Konferenca është organizuar në kuadër të "Ditëve të Biznesit të Vogël 2016", ku të pranishëm ishin: përfaqësues të komunal të Gjakovës, ATK-së, Doganave të Kosovës, KEDS/KESCO, AZHR-së, si dhe përfaqësues të shumtë të bizneseve.

Bizneset u informuan hollësisht rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare në përkrahjen e vazhdueshme që e bëjnë për të zhvilluar ndërmarrësin dhe për të krijuar kushte më të mira për biznesin.

Me këtë rast u shpallën edhe ndërmarrjet më konkurruese në rajonin e Gjakovës:

Top Ndërmarrja e Mesme më Konkurrente e vitit N.P.T "HAXHIJAHA" SH.P.K
Top Ndërmarrja e Vogël më Konkurrente e vitit N.P.T "GERBERLAND" SH.P.K
Top Mikrondërmarrja më Konkurrente e vitit "HEINZE" SH.P.K

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, në fjalën e tij, tha se jemi takuar sot për të diskutuar problemet të arriturat e bizneseve në rajonin e Gjakovës, ku pastaj nga rekomandimet e dala nga këto konferenca që janë mbajtur dhe do të mbahen në tërë rajonet e Kosovës, të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm institucionalë për t'i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë.

"Ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve, duke reduktuar barrierat administrative, duke përmirësuar shërbimet në dhënien e lejeve dhe licencave, kemi ulur taksat, unifikuar numrin e regjistrimit të biznesit me numrin e eksport/importit që merret në Doganë dhe me atë të ATK-së, duke bërë racionalizimin e shpenzimeve nga Qeveria si dhe duke rritur shërbimet nga MTI-ja kundrejt bizneseve duke eliminuar burokracinë në institucione", theksoi Kastrati.

Ai po ashtu potencoi se jemi duke punuar në projektin për Certifikimin e produkteve me të cilin prodhuesve iu mundësohet certifikimi i produkteve të tyre, që përveç tregjeve vendore synohen edhe tregjet ndërkombëtare duke konkurruar me produkte cilësore të certifikuara.

Zëvendësministri Kastrati tha se MTI është duke punuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila lejon qasje në tregun evropian dhe ofron mundësi të mira për kompanitë prodhuese kosovare që të depërtojnë në tregjet e reja në vendet e BE-së.

"Në raportin e fundit të Bankës Botërore për të bërit biznes është konfirmuar përmirësimi i mjedisit afarist në Kosovë, duke e ngritur rangimin e Kosovës në vendin e 60-të në nivel botëror. Ligji për investime strategjike ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe pritet të implementohet së shpejti duke krijuar mundësi për investime në Kosovë dhe njëkohësisht edhe në rajonin e Gjakovës", tha Kastrati.

Ndërsa, Silvana Domi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomikë në Komunën e Gjakovës prezantoi projektet dhe shërbimet që ofron kjo komunë për bizneset.

Nol Buzhala, Drejtor i Drejtoratit për Zhvillimin e Sektorit Privat në KIESA, prezantoi shërbimet që ofrohen nga departamentet/agjencitë që veprojnë në kuadër të MTI-së. Ndërsa përfaqësuesit nga ATK-ja dhe AZHR-ja prezantuan politikat fiskale përkatësisht aktivitetet në përkrahje të bizneseve.

Në fund të konferencës

Pas konferencës zëvendësministri Kastrati vizitoi kompanitë: "Wear&Go" dhe "Heinze" sh.p.k., ku u njoh për së afërmi me aktivitetin e tyre.

The post MTI përzgjedh tri ndërmarrjet më të mira në rajonin e Gjakovës appeared first on Ekonomia Online.

ASK: Bruto Prodhimi Vendor i Kosovës 5,5 miliardë €

Posted: 03 Nov 2016 08:30 AM PDT

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar "Bruto Produktin Vendor" (BPV) për për vitin 2015, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve.

BPV-ja me çmime aktuale në vitin 2015 ishte 5 miliardë e 807 milionë Euro. Rritja reale në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014, ishte 4.1%.

Ndërsa, BPV-ja për kokë banori për vitin 2015 ishte 3 277 Euro.

Rritje reale në vitin 2015 kishte në këto aktivitete ekonomike: Furnizim me ujë 18.02%; aktivitete financiare dhe të sigurimit, 17.43%; ndërtimtari, 15.76%; aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, 14.59%; furnizim me energji elektrike dhe me gaz, 10.41%; shërbime të tjera, 10.36%; transport dhe magazinim, 7.22%; informim dhe komunikim, 6.57%; industri përpunuese, 4.84%; shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale, 4.01%; tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave, 3.71%; hotele dhe restorante, 2.45%; art, zbavitje dhe rekreacion, 1.73%; edukim, 1.51%; të tjera, 0.10%.

Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim, me (-4.1%); administrim publik dhe i mbrojtjes dhe sigurim i detyrueshëm social me (-13.7%).

Ndërkaq, rritja reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së, me qasjen e shpenzimeve për vitin 2015 ishte si vijon: Formimi i bruto kapitalit fiks, 12.1%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake, 3.8%; importi i mallrave dhe shërbimeve, 3.6%; eksporti neto i mallrave dhe shërbimeve, 2.5%.

Ndërsa, rënie kishin këto aktivitete: shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-6.5%); dhe eksporti i mallrave (-2.6%).

The post ASK: Bruto Prodhimi Vendor i Kosovës 5,5 miliardë € appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi fton në takim liderët politikë për reformën zgjedhore

Posted: 03 Nov 2016 08:11 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi ka ftuar në takim liderët e partive politike, ku do të diskutohet për reformën zgjedhore.

Në ftesën e presidentit të cilën e ka siguruar Ekonomia Online, thuhet se takimi do të zhvillohet nesër në ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar se e ka pranuar ftesën, por ende nuk ka vendosur a do t’i përgjigjet ftesës.

“Po, ftesën e kemi pranuar nga Zyra e  Presidentit. Kryetari Haradinaj është për vizitë zyrtare në Gjermani. Ende nuk kemi vendosur për pjesëmarrje”, ka thënë Muharrem Nitaj, këshilltar i Haradinajt, për Ekonomia Online.

Ndërsa, zyrtarë për informim të Vetëvendosjes, të kontaktuar nga Ekonomia Online, thanë se nuk janë në dijeni për këtë takim.

“Kryetari Visar Ymeri, më vonë, do të bëjë të ditur qëndrimin nëpërmes një postimi në Facebook”, tha Tinka Kurti, zyrtare për informim.

ftesa

LEXO EDHE:

Presidenti Thaçi e njeh Ferid Aganin si kryetar të PD-së (Dokument)

The post Thaçi fton në takim liderët politikë për reformën zgjedhore appeared first on Ekonomia Online.

Stavileci prezanton në Londër mundësitë për investime në energji, miniera dhe TIK

Posted: 03 Nov 2016 08:10 AM PDT

Një delegacion i lartë i Qeverisë së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa, pjesë e të cilit është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mori pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u mbajt në Londër.

Qëllimi i Forumit ishte prezantimi i mundësive për investime që ofron Kosova për investitorët britanikë dhe vendeve tjera. Kjo ngjarje në fokus ka sektorët kryesorë të ekonomisë kosovare si: infrastruktura, energjia, shërbimet financiare dhe TIK-un, si një mundësi e mirë për pjesëmarrësit që të diskutojnë me zyrtarë të lartë të Qeverisë për fushat respektive.

Në këtë Forum, përveç ministrave të resorëve të ekonomisë të Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Cherie Blair Zëvendës Kryesuese e Këshillit Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave të Biznesit, Developing Markets Associates (DMA), kompani vendore dhe të huaja që operojnë në Kosovë dhe përfaqësues të biznesit. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në prezantimin e tij para të pranishmëve është ndalur te fushat strategjike për zhvillimin e vendit si; Energjia, Minierat dhe Teknologjia Informative.

Stavileci tha me këtë rast se Qeveria e konsideron TIK si një sektor të rëndësisë së veçantë për zhvillim të qëndrueshëm, duke pasur parasysh se 34% e popullatës është nën moshën 18 vjeçare. Ai tha se zhvillimi i TIK është prioritet kyç i të gjitha dokumenteve strategjike të Kosovës, ndërsa përmendi projektet që po realizohen për zgjerimin e infrastrukturës digjitale.

Duke folur për mundësitë për investime në sektorin e energjisë, Stavileci u fokusua te projektet për zgjerimin e ngrohjes në Kosovë, me zbatimin e sistemeve të ngrohjeve qendrore në komunat me potencial të ngrohjes dhe instalimi i infrastrukturës së re për furnizimin me ujë të ngrohtë të amvisërive në Prishtinë nga Termokos, me çka do të ulej konsumi i energjisë, emetimet e CO2, rritet efiçienca e energjisë. Kreu i MZHE-së, shfrytëzoi këtë forum për të prezantuar edhe mundësitë për investime në sektorin minerar, duke përmendur këtu zonat minerare me interes të veçantë dhe miratimin e Ligjit për Trepçën, i cili i hapë mundësitë për investime në këtë kompani.

Stavileci tha se është e nevosjme të realizohen hulumtimet gjeologjike në të gjitha zonat e interesit, si parakusht i sigurimit të një pasqyre reale të resurseve metalore dhe energjetike, krijimi i një baze të të dhënave, promovimi i investimeve në sektor dhe tërheqja e investimeve

The post Stavileci prezanton në Londër mundësitë për investime në energji, miniera dhe TIK appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :