Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Nga Faik Konica/ Lutja e shkrimtarit” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Nga Faik Konica/ Lutja e shkrimtarit” plus 9 more


Nga Faik Konica/ Lutja e shkrimtarit

Posted: 05 Nov 2016 10:25 AM PDT

Rubrika: Si shkruanin paraardhësit

Lutja e shkrimtarit

Faik Konica

Botuar më 1901

“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë.

Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të!

Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu!

Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”

Ngec Bayern, Aubameyang rishkruan historinë

Posted: 05 Nov 2016 09:59 AM PDT

Bajerni nuk gjeti rrugën e rrjetës ndaj Hoffenheimit në ndeshjen e luajtur në "Allianz Arena", megjithatë në fund skuadra e drejtuar nga Ancelotti arriti që të marrë një pikë falë barazimit 1-1.

Miqtë bënë gjithçka në këtë takim. Fillimisht ndëshkuan vendasit në minutën e 16-të me Demirbay dhe më pas veten me një autogol të Zuber në minutën e 34.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe më pas gjithë takimi, pavarësisht përpjekjeve të Bajernit për të gjetur golin e dytë.

Ndërkohë, Dortmundi u rikthye tek fitorja pas tre barazimeve radhazi. Verdhezinjtë shkatërruan 5-2 në transfertë skuadrën e Hamburgut duke thelluar edhe më tej krizën e kësaj skuadre.

Pasi është lënë në tribunë nga trajneri Tuchel, për arsye disiplinore, në ndeshjen e Champions League të fituar 1-0 nda Dortmund kundër Sporting Lisbonës, Pierre Emerick-Aubameyang është kundërpërgjigjur sot duke shënuar katër gola në fitoren 5-2 të verdhezinjve në fushën e Hamburg. Sulmuesi afrikanë ka realizuar tri herë në pjesën e parë (4', 23', 37') dhe një herë në pjesën e dytë (48'). Lojtari i fundit i Dortmund që ka shënuar katër gola në Bundesliga ka qenë Michael Zorc në maj të 1988-ës. Dembele (76') ka realizuar golin e pestë, teksa dy golat e vendasve janë shënuar nga Nicolai Muller (55', 82'). Kjo fitore ka dërguar Dortmund në vendin e katërt në kuotën e 18 pikëve, teksa Hamburg mban vendin e fundit me 2 pikë.

Edhe Volfsburgu gjeti rrugën e fitores. "Ujqërit" fituan 3-0 në transfertë ndaj Freiburgut, duke regjistruar fitoren e dytë për këtë sezon, ndërsa Leverkusen mposhti në shtëpi 3-2 Darmstadin.

“Je shumë e bukur”, si reagojnë femrat pas komplimentit (FOTO)

Posted: 05 Nov 2016 09:43 AM PDT

Një fotograf turk udhëtimesh, i cili quhet Mehmet Genç, ka realizuar një projekt tepër të veçantë.

Fotot janë pjesë e një projekti që vetë artisti e ka quajtur "Je shumë e bukur" dhe ideja është e thjeshtë.

Genç u thotë grave që takon gjatë udhëtimeve të tij se janë shumë të bukura, e më pas kap reagimet e tyre në objektiv.

14971406_10209504272115825_1956040811_n

14936935_10209504271995822_921955967_n 14937155_10209504272675839_1790058963_n 14937161_10209504272355831_2029975330_n 14937168_10209504271915820_495378943_n 14937788_10209504272515835_613940297_n 14938065_10209504272195827_30870457_n 14958297_10209504272035823_1939660128_n 14958524_10209504272235828_2038893203_n 14963013_10209504272155826_832024086_n 14963064_10209504272555836_1395819861_n 14971346_10209504272275829_425862784_n  14971413_10209504272395832_69427896_n 14971428_10209504272595837_2146058141_n 14997187_10209504272315830_2082031676_n

Luana shikon filma vizatimorë! Ja i preferuari i saj

Posted: 05 Nov 2016 09:21 AM PDT

Për shumicën nga ne, "Mbreti Luan" apo siç quhet në gjuhën origjinale, "Lion King", është filmi vizatimor më i dashur e më i shikuar, jo vetëm nga fëmijët e sotëm, por edhe ata të dikurshmit, që tani janë rritur.

Dhe një nga këta "fëmijë" është edhe Luana Vjollca, e cila ka postuar në SnapChat disa foto teksa po shihte filmin vizatimor "Mbreti Luan".

Nuk dihet nëse është emri i saj që e shtyn të shohë filma me luanë apo thjesht nostalgji nga fëmijëria.

"Filmi im vizatimor i preferuar!", shkruan Luana në SnapChat.

whatsapp-image-2016-11-05-at-14-05-38 whatsapp-image-2016-11-05-at-14-05-38-1

Policia: Ja 11 shefat që lëvizin

Posted: 05 Nov 2016 09:11 AM PDT

Policia e Shtetit ka pranuar sot se në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës kanë lëvizur 11 shefa policie, mirëpo hedh poshtë akuzat e PD-së se këto lëvizje kanë lidhje me zbulimin e drogës në Rrëshen.

"Policia e Shtetit  hedh poshtë çdo  akuzë të bërë nga subjekti politik PD dhe i kërkon partive politike  ti përmbahen të vërtetës", shkruan Policia.

Ja kush ka lëvizur

  1. Elvin Kurti nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë.
  2. Ilir Sula nga shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Lezhë  emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Elbasan.
  3. Klodian Shahini nga shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin emërohet shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë.
  4. Agron Çullhaj nga shef Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në D.V.P.Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Lezhë.
  5. Leonard Palushi nga shef Seksioni për Hetimin e  Krimeve dhe Zv/Shef Komisariati  në Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  6. Maksim Bejkaj nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë.
  7. Ilir Dedja nga shef Sektori për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Lezhë emërohet shef Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë.
  8. Ylli Vata nga shef Seksioni  për Rendin  në Komisariatin e Policisë Kurbin në D.V.P.Lezhë  emërohet shef Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber.
  9. Alfred Kola nga shef Seksioni për Hetimin Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Diber emërohet shef Seksioni për Hetimin e Krimeve  dhe Zv/Shef Komisariati në Komisariatin e  Policisë Lezhë.
  10. Pashk Përvata nga shef Stacioni Policisë Shëngjin në  Komisariatin e Policisë Lezhë emërohet shef Seksioni i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.
  11. Ermal Ajdini nga specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Jetës dhe Lirisë së  Personit në D.V.P.Tiranë emërohet shef Stacioni Policisë Shëngjin në Komisariatin e Policisë Lezhë në D.V.P.Lezhë.

Lamë duhanin, po shkojmë drejt hashashit: Tirana si Amsterdami

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Eshtë ora 11:00 e paradites dhe në bulevardin George W Bush, pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë Ora News ju sjell këto sekuenca:  Një djalë, nga pamjet nuk duket më shumë se 15- 16 vjeç thith cigare hashashi më pas ia kalon shokut të tij.

Pamjet janë filmuar nga operatori i Ora News Atilio Bleta paraditen e djeshme, 4 nëntor në Tiranë.

Është rritur numri i përdoruesve të drogës mes moshave 15- 17 vjeç. E konfirmojnë shifrat e INSTAT por dhe psikologët dhe sociologët.

Dhe kjo eshtë një këmbanë alarmi. Jo vetëm kaq ajo që është tepër shqetësuese është se tashmë adoleshentë, dhe të rinjtë nuk kanë më frikë por as droje ta konsumojnë hashashin në rrugë në shkolla.

E ftuar në studion e Ora News me gazetarin Klodi Karaj psikologia Orjola Pampuri thotë se de fakto në Shqipëri është ligjëruar përdorimi i hashashit, madje Tiranën e krahason me Amsterdamin.

Psikologia Orjola Pampuri thotë: De fakto ne e kemi ligjëruar përdorimin e hashashit. De jure jo. De fakto në çdo ambient që ne shkojmë – në fakt nuk flasim, për shumë arsye – por ndjejmë aromë hashashi, në çdo ambient. Do të pish një gotë verë, do të ndjesh aromë hashashi. Do të shkosh në një auditor do të ndjesh aromë hashashi. Pra de fakto në Shqipëri hashashi është ligjëruar duke qënë se masivizimi i mbjelljes së tij është i përditshëm. Jetojmë në Shqipëri por të duket vetja se je në Amsterdam përsa i përket përdorimit të hashashit.

"Fryrja e tullumbaces së drogës kaq shumë në shoqërinë tonë mua më duket se është një rrezik i madh për të nesërmen. Që sot duket përhapja e përdoruesve të drogës është në rritje. Dilni të shikoni në rrugë, në shkolla" thotë sociologu Gëzim Tushi për gazetaren Manjola Hasani

"U distancuam nga përdorimi i duhanit në përdorimin e hashashit që është bërë tani një trend, ose modë tek adoleshentët dhe për të rinjtë, kryesisht për adoleshentët. E gjejmë në auditor, në lokal, në rrugë e gjen kudo" vijon psikologia Pampuri.

Adoleshenti preja e modelit të hashashit
Është një fenomen që është kthyer në model. Një grup që e përdor për shumë arsye për tu larguar, arratisur nga një familje apo problem në shoqëri, dhe grupi tjetër që është më i madh dhe që duhet ose do të konfirmohet me këtë grup të vogël..

"Janë ata adoleshentë 15- 17 vjeçarë për të mos thënë 13- 14 vjeç, që frekuentojnë lokalet e natës të cilët përdorin kryesisht hashash edhe droga të tjera. 
Por rrisqet që ka përdorimi hashashit bashkëshoqëruar dhe me pijet e tjera alkoolike për shëndetin mendor dhe fizik janë shumë të mëdha. 
Shumicën e rasteve adoleshentët bien pre e konfirmizmit për tu bërë palë me grupin tjetër" thotë Pampuri.

 Kush duhet të ndikojë për të frenuar?

Është familja. Është ajo e para që i ndihmon, duke parë reagimin e fëmijës. Pedagogu të shikojë reagimin në auoditore, mësuesi në klasë. Janë reagime që pikasin fare thjeshtë. Prindërit nuk duhet thjesht tu ofrojnë kushte të mira jetese,por është kontrolli i heshtur i tyre: Ku shkojnë me kë shoqërohen, sjelljet që kanë në shtëpi, dhe paratë, mënyra si e administron.

Asnjëherë nuk është e vlefshme këshilla tek pragu i derës. Duhet komunikim konstant për ti thënë "Mos"

Secili adoleshent në bazë të kulturës që të ofron shkolla dhe në familje të zgjedh modelin

Si dallohen?
Një student që sapo ka marrë hashash është më i tërhequr, më i zverdhur, më i përgjumur, më i lodhur dhe nuk ka dëshirë të jetë aktiv.

Pse bien pre?
Për shkak të problemeve sociale, ekonomike

Por a fitohet varësi nga hashashi?

Psikologia Pampuri thotë: "Studimet vërtetojnë se në moshë sa më të hershme të merret droga aq më pak ka gjasa që ai ta lërë atë, dhe aq më shumë gjasa ka që ai të bie pre e përdorimit të drogave të forta kur ai është adult apo dhe në moshën e të rriturit të hershëm"

Cfare modeli po i servirim adoleshenteve ?

Modeli që të rinjtë sot po marrin që me anë të mbjelljes së hashashit mund të bëhesh i pastër i bën akoma më të prekur.  Adoleshentët priren të ndjekin modele. Modeli sot gjithnjë e më shumë po shkon drejt një modeli dhune, droge. Duke pasur këto dy modele përballë, adoleshentët janë në kërkim të identitetit të tyre po gjejnë të gabuarin.

Kush mund ta parandalojë këtë fenomen?
"Është një fenonen dhe fenomenet i parandalon vetëm shteti. Masivizimi i mbjelljes së hashashit e ndalon vetëm shteti" thotë Pampuri

Keshille: Hashashi i bashkuar me alkoolin vrasës më vete

"Hashashi vërtet nuk krijon varësi në herët e para, por nëse adoleshenti e ka ushqim që nuk heq dorë ai do të shkojë dhe drejt drogërave të tjera. Gjithashtu hashashi i bashkuar me alkoolon është një vrasës më vete" thotë Pampuri.

Shifrat e INSTAT

Nga 4000 që i janë përgjigjur pyetësorit është rritur nga 4. 2 në 6.4 numri i adoleshentëve 15- 16 vjec që kanë pranur se kanë përdorur kanabis dhe marijuanë .

Një studimi i fundit i ISHP, i publikuar dje në Ora News evidentoi  rritje gati me 50% të miturve që përdorin substanca psiko-aktive ilegale. Përdoruesit e kanabisit janë rritur me 2.2% ndërsa në anketa adoleshentët e klasave të nënta dhe të dhjeta tregon se kanë konsumuar edhe marjuanë 5 deri në 6 herë muajin e fundit.

Ervin Toci specialist i ISHP i tha Ora News : Droga e përdorur më shumë në Shqipëri si në të gjithë  Europën është kanabisi. Krahasuar me vitin 2011 ne vemë re një rritje prej 2.2 pikë për qindje nga 4.4  që kanë qenë në vitin 2011 ka shkuar në 6,6%. Në terma relative rritja është rreth 50%. Është rritje e përdoruesve të marijuanës./Ora News

“Po ta rrëfej, po mos qaj!”

Posted: 05 Nov 2016 08:06 AM PDT

Nga Anila Kruti

Zakonisht, të enjten pasdite pas terapisë së logopedisë që i bëja tim biri, ai parapëlqente të shkonte tek këndi i lojërave përbri me qendrën ku e çoja. Kishte rënë një shi i imët dhe pemët mbanin ende gjurmë shiu. Pellgjet e vogla ndriçonin nga dielli që sapo kishte dalë nga retë e ngjyrosura në gri. U ula në stol dhe po ndiqja me sy tim bir që luante. Përballë meje, një grua rreth 35 vjeç, që mundohej të qetësonte të birin, i cili dukej shumë agresiv.

Ai vazhdonte ta shtynte dhe qëllonte me shkelma, ndërsa ajo po e qetësonte duke e tërhequr pas kraharorit dhe i dha një karamele të vogël derisa u qetësua.

Ngela e shtangur nga gjithë ajo skenë dhe m`u rrënqeth trupi. Sytë më lotuan dhe mendova se paska më keq, paska nëna që vuakan shumë më shumë se unë. Pasi i biri u qetësua po ndiqte tim bir, i cili ktheu kokën dhe po priste aprovimin tim. Unë i bëra me kokë të luante dhe ai po e ndiqte nga pas nëpër lodra.

I shkova afër zonjës dhe u ula duke e përshëndetur. Nxorri një psherëtimë.

– Sa vjeç është?, -e pyeta.

– Dhjetë, – m`u përgjigj, – po nuk flet, vetëm bën shenja dhe nxjerr tinguj ulëritëse kur nervozohet. Është autik i rëndë.

Këtë herë psherëtiva unë…

– Nuk ke çuar në ndonjë qendër trajnuese? – shtova.

– Ku ta çoj? – ngriti zërin e revoltuar dhe më pa me sy dëshpërues.

E vështrova në sy dhe thellë lexova shumë vuajtje, aq sa jashtë në fytyrën e saj lexoheshin vijat e thella të vuajtjes.

Ka qendra të specializuara, – i thashë private dhe shtetërore.

Tek fondacioni "Fëmijët shqiptarë", ka një qendër posaçërisht për fëmijët autikë. Është grua me zemër të madhe, – shtova.

Qeshi me qesëndi dhe filloi të tregojë. Nuk kam para të trajtoj fëmijën me 400 euro terapi në muaj. Vetëm testi psikologjik për të parë zhvillimin e fëmijës kushtonte 30 mijë lekë, në listë për trajnim falas vënë kë u do qejfi. Pastaj, çfarë fondacioni, moj zonjë? Është më e ndershme t`a quajnë qendër trajtimi private. Heshta…

Punon?, -e pyeta.

Eh, – vazhdoi. Hallet e mia s`kanë të sosur. Jam nga rrethinat e Lushnjës. Kam punuar në administratën e komunës së Allkaj. U martova dhe jetoja me vjehrrën brenda në shtëpi. Linda djalin…

E kisha ëndërr një djalë. Një djalë shumë të bukur, të mirë, të isha krenare, por ja që zoti nuk ma dha siç e doja unë. Eh, Zoti…!

Vitin e parë të jetës, ai nuk po fliste dhe vjehrra me burrin me fajësonin mua. U divorcova nga burri se filloi të më rrihte dhe shpesh me thoshte se ishte faji im që kisha bërë një djalë të sëmurë.

Desha t`i thosha që nuk është ashtu ,po ajo e kuptoi dhe vazhdoi të fliste.

Unë e dua shumë edhe pse është kështu!

Buzëqesha…

Erdha në Tiranë me shpresën se gjërat do të rregulloheshin. Gjeta një shtëpi me qera. Ndoshta jeta ime ndryshonte, ndoshta djali fliste…ndoshta fati do të më qeshte.

Vetëm…mes rrugëve të Tiranës, me lotë, luftë dhe dëshpërim, përpjekje. Po asgjë …Askush s`të ndihmonte! Fillova të kërkoja punë…ku nuk kam vajtur! U tregoja hallin e madh, hallin e shpirtit, dertet, lotët se mos  u vinte gjynah. Ndodhte e kundërta. Me ta dëgjuar historinë nuk më merrnin në punë. Dëshpërohesha pa masë… Me se do të kthehesha. Para nuk kisha, punë nuk gjeja dot. Shteti të mbyllte dyert.

Fillova të pastroja nëpër shtëpi të ndryshme dhe natën qepja çanta. As këto nuk mjaftonin. Nëna më dërgonte pensionin e saj dhe unë mezi kthehesha me ato lekë që më dukeshin thesar. KEMP i djalit prej 90 mijë lekësh të vjetra nuk mjaftonin as për ilaçet, ushqimet, veshjet e tij. E çova edhe te fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" dhe nuk e përballoja dot. Tani e  trajtoj në  qendër  shtetërore, por nuk ka ndonjë ecuri të madhe. Po qante me ngashërim…Po qaja…

Ngriti kokën dhe më pa në sy..

Po qan…!- më tha.

Hera e parë që shoh një njeri të qajë me mua,-më tha.

Sepse kemi të njëjtën vuajtje,-shtova me zërin që më dridhej.

Të njëjtin dhembje që na bën më  njerëzor. Mos, qaj i thashë se do të rregullohen gjërat. Ashtu kam bërë edhe unë. Ja, tani flet shkon në shkollë dhe hodha sytë nga im bir që po luante bash me djalin e saj.

Filloi të qajë përsëri…Kujt do t`ia lë ku të mos jem më! Kush do të kujdeset? Ku do ma çojnë? Në çmendinë…?

Pse i mendon këto, – këmbëngula? Jeto kohën e tanishme me djalin.. Mundohu të bësh më të mirën. Jemi në Shqipëri. Kështu funksionojnë gjërat, me përpjekje, luftë, sakrificë. Doja ta përqafoja mes lotësh, si motër.

Më pa edhe një herë në sy. Mos më shiko tani, kam qenë e bukur. Vuajtjet sëmundja…Jam me kancer! I kam muajt e fundit të jetës.

U afrova dhe e përqafova me lotët që më rridhnin çurg:

Ti je gruaja më bukur që kam parë. Lufta jote për djalin jetën të bën ty një grua të jashtëzakonshme. Nëna më e bukur, më e fortë. Je një heroinë! Të gjithë do të duartrokasin kur ta mësojnë këtë histori. Do të qajnë! Do të ngrihen në këmbë. Ti ke sfiduar fatin, institucionet, ata që nuk të janë gjendur.

Ti je e fortë. Më përqafoi fort! Ngrita sytë lart te Perëndia ..

Pëshpërita …Pse?

Perëndia po qante!

Pas disa ditësh nuk e pashë gjëkundi. U rrënqetha. Pyeta dhe më thanë se nuk jetonte më. Djalin e kishe marrë e ëma në fshat.

Qava për fatin e të gjitha nënave shqiptare që vuajnë për fëmijët e tyre!

Rusia do Trumpin si president

Posted: 05 Nov 2016 08:01 AM PDT

Moska nuk lë pikë dyshimi se si president të ardhshëm amerikan preferon republikanin Trump.

Vladimir Putini shpreson për dialog. Kështu thotë ai. Dialog në vend të diktatit. Presidenti rus u ankua më 12 tetor në një forum ekonomik në Moskë: “Është e vështirë të zhvillosh dialog me administratën ekzistuese amerikane. Dialog praktikisht nuk ka. Ajo formulon kërkesat e saj, dhe insiston se që ato të përmbushen. Ky nuk është dialog. Kjo është një diktat”. Udhëheqësi i Kremlinit ishte dukshëm i zemëruar.

“Faktori rus” në fushatën zgjedhore amerikane

Për vëmendjen që ka marrë ai dhe politikat e tij në fushatën zgjedhore të SHBA-së, Putini nuk pse të ankohet. Ai madje kritikon të dy kandidatët për “faktorin e panevojshëm negativ rus” dhe e quan këtë dritëshkurtër. Disa ditë më parë Putin tha në konferencën e njohur “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi: “A beson vërtetë seriozisht dikush se Rusia mund të ndikojë tek zgjedhjet e popullit amerikan? A është Amerika një republikë bananesh? Amerika është një fuqi e madhe.”

Russland Wladimir Putin in Sotschi ((c) picture-alliance/dpa/M. Metzel)Putini në konferencën “Valdaj” në jug të Rusisë në Soçi

Dhe këtë fuqi të madhe Rusia nuk e do aspak. Deri në 80 për qind e të anketuarve nga qendra e pavarur Levada e shohin SHBA-në “tejet negativisht”. Edhe pse toni i propagandës antiamerikane në televizionin rus është bërë më i butë, politika amerikane si e tërë paraqitet si kërcënuese. Është interesante që edhe pse rusët e shohin si armike Amerikën si shtet, ata nuk i shohin si të tillë qytetarë e thjeshtë amerikanë. Mjaft i preferuar është në Rusi me sa duket një qytetar i SHBA-së: Donald Trump. Sipas një sondazhi 38 për qind e rusëve mendojnë se ai do të jetë një president më i mirë sa i takon Rusisë. Vetëm 9 për qind votuan për Hillary Clinton.

Trumpi gjithnjë e më i ftohtë ndaj Moskës

Por miliarderi ekscentrik nga teksasi nuk po shprehet tani me aq simpanti sa në fillim kundrejt Moskës. I pyetur në një veprimtari elektroale në Nevada se përse atij i pëlqen Putini, Trumpi tha, se ai as e pëlqen dhe as e urren presidentin rus. Duke shtuar në mënyrë enigmatike: “Ndoshta do të kemi marrëdhënie të mira. Ndoshta do të kemi marrëdhënie të tmerrshme. Por ndoshta do të kemi ndonjë gjë të ndërmjetme.

George W. Bush und Wladimir Putin auf Bushs Sommerresidenz (AP)Putini për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, korrik 2007

Trumpi madje së fundi e quajti operacionin ushtarak në Siri si shkelje të marrëveshjes, duke përdorur fjalë të qarta ndaj Putinit. Pra në rast se Putini nuk i dëgjon ato, Rusia do të bëjë sërish të njëjtin gabim, si shpesh në marrëdhëniet me SHBA-në, shkruan gazetari Sergej Strokan në gazetën e Moskës “Kommersant”. Ai kujton ndër të tjera lidhjen miqësore mes Putinit dhe Xhorxh Bushit dhe faktin që megjithëse Putini qe ftuar për vizitë në fermën private të Bushit në Teksas, amerikanët marshuan në Irak kundër vullnetit të Rusëve.

Autor: Juri Rescheto/DW

“Zi e më zi”

Posted: 05 Nov 2016 07:57 AM PDT

Nga Alketa Luari

Një titull mjaft interesant, por edhe kuptimplotë. Të qeshim apo të qajmë? Më mire të qeshim, sepse pikërisht në këtë kontekst shkrimtari i viteve ’30 Kristo Floqi shkroi komedinë me të njëjtin titull. E shkruar në një epokë kur arti shqiptar, ishte shumë i ndrydhur, ku vetëm artet pamore dhe ndopak muzika popullore ishin në sfondin e jetës së përditshme të vendit, për teatrin as që bëhej fjalë. As një godinë nuk kishte emrin teatër! E megjithatë, shkrimtarët shqiptarë të viteve ’30, përveç shkrimeve, pamfleteve, shkruanin tek-tuk edhe ndonjë gjini të dramës, siç ishte edhe komedia, ku vihej në lojë realiteti i asaj kohe.

Pas çlirimit, një nga nismat e para që qeveria e sapokrijuar e asaj kohe, qeveria komuniste, megjithë varfërinë dhe mungesat e shumta ne treg, me iniciativën e disa të rinjve dhe të regjisorit te vetëm shqiptar Sokrat Miho, arrijnë te krijojnë bërthamën e parë të trupës së teatrit shqiptar me dramën “Topazi” në vitin 1945. Me vonë, kjo trupë jo vetëm qe do të konsolidohej por do të zgjerohej dhe akoma me shumë me ngritjen e trupave të tjera simotra në qytete të tjera të vendit. Përmendim këtu Shkodrën 1947, Durrësin, 1950, Korça 1954, etj. Trupat më të reja dhe ato të fundit do të ishin trupa e teatrit të Gjirokastrës dhe Fierit.

Teatri shqiptar deri në vitin 1990, pra me ndryshmin e sistemeve pati një sukses për publikun duke nxjerrë në pah realitetin e vendit me gjithçka përjetonte.

Ishte kjo një panoramë e shkurtër e teatrit shqiptar ndër vite.

Por më pas?

Në këto ditë po zhvillohet në Elbasan edicioni i 16 i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit me pjesëmarrjen e disa trupave jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga vende të ndryshme të Europës, si Suedia, Italia etj.

14937986_1175272422538791_572310204_n

Ajo ku dua të ndalem është përfaqësimi i njërës prej trupave siç ishte trupa e teatrit “Zihni Sako” Gjirokastër. Komedia ishte pikërisht ajo që përmenda në fillim të shkrimit, “Zi e më zi” të Kristo Floqit. Por përse u zgjodh kjo komedi? Cila ishte arsyeja që regjisori i kësaj pjese Klement Konomi i vuri gishtin dhe e bëri për “vete”? Për këtë intervistova aktoren kryesore të pjesës, një nga veteranet e skenës së këtij teatri Liliana Ristani.

Përshëndetje znj. Liliana dhe urime për shfaqjen. A mund të na shpjegoni si fillim se kur ka nisur trupa e teatrit të Gjirokastrës pjesëmarrjen e saj në këtë festival?

Si fillim po ju falenderoj për intervistën. Trupa e Gjirokastrës, mund të them se është trupa me e konsoliduar në Republikë, përsa i përket brezave, e ka pasur pjesëmarrjen nëpër festivale sh te paket. Sivjet ishte hera e pare që morëm pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrove në Elbasan. Fale drejtorit te ketij festivali, z.Adonis Filipi, i cili e pa komedine ne KOKOFEST 2016 (ne Korce) na erdhi ftesa. ne festival ishin sh trupa pjesmarrese, por mund te them qe komedia jone u prit mjaft mire nga publiku, ku te qeshurat dhe duartrokitjet shpesh nderprisnin shfaqen.

Kjo komedi godet veset njerezore, kryesisht hipokrizine. Pikerisht kjo e ben ate mjaft aktuale dhe “godet” me situatat qe mbart, sepse secili nga spektatoret ne salle pak a shume e gjen veten ne nje nga situatat plot humor qe krijohen. Ajo qe i jep bukuri dhe vlere komedise, eshte nderthurrja e lojes se aktoreve(karakteret qe kane krijuar), e skenografise se vendosur ne nje oda gjirokastrite, gjuhes-dialektit gjirokastrit dhe kengeve te kenduara te zones se gjirokastres. Kjo krijon nje impakt pozitiv ne tërësinë e veprës.

Si u përzgjodh kjo pjesë? Cili ishte iniciatori çfarë ju shtyhu ta ndërmerrnit këtë hap?

Eshtë meritë e aktorit -regjisor Klement Konomi që e zgjodhi këtë komedi. Si aktor mjaft i talentuar, edhe si regjisor i dha kësaj komedie ato vlera, ato ngjyrime, ato detaje aq të bukura , të cilat u pelqyen edhe nga specialistë të artit.

14961525_1175272332538800_1157917801_n

Çfarë trajton kjo pjesë?

Komedia trajton dhe dënon disa vese të karakterit njerëzor, sic eshte hipokrizia, të cilat tingëllojne aktuale dhe sot. Eshtëa ky karakter njerëzor, i kamufluar, që tjetër gjë mendon e tjetër shpreh, ku fasada është primareku marrëdhënia njerëzore degradon dhe kthehet në një interes të rëndomte. Nëpërmjet situatave plot humor, të cilave u është mëshuar, madje dhe mbi atë cka na jep autori, si dhe skenografise mjaft të gjetur e në funksion të lojës së aktorit, eshte krijuar një “ingranazh” që lëviz mjaft lirshëm e shkakton humor e duartrokitje nga spektatori.

Cila është e veçanta?

Si të veçantë kjo komedi, është vendosja e situatave në një oda gjirokastrite me minderet, sergjenet, qilaret etj. Madje dhe gjuha e përdorur është ajo e dialektit të Gjirok, me shprehjet karakteristike te saj. Gala, një grua e ve, së cilës ka 3 dite qe i ka vdekur i shoqi nxin çdo objekt në shtëpi. Ka ndodhur gjëma, e do çdo gjë të zezë, Galica, shërbëtorja, përpiqet ta ngushëllojë e t’ia largojë hidhërimin, pasi nuk u prish dynjaja se vdiq Tutkuni(i shoqi) Kaq e “madhe” është zija sa Gala për ta larguar këtë hidhërim shkon në qilar e dehet. Ndërkohë në shtëpi vijnë të ngushellojnë Gargulli dhe Bufi. Edhe emrat që ka zgjedhur autori janë mjaft qesharake e komike. Ata vijnë me një plan. U kane vënë synë Gales e Galices për t’i bërë për vete. E kështu në ngushëllim e sipër, Gala është e dehur, shfrytëzojnë rastin e bëjnë propozimin. E qara kthehet në këngë e valle, e së fundi zija mbaron dhe çiftet lidhen me martesë.

Mendoni se kjo pjesë është aktuale për çdo kohë, përfshi natyrisht edhe kohën që po jetojmë?

Padyshim që po!

 

Çfarë masash keni marrë ose sa keni punuar ju në bashkëpunim më bashkinë e qytetit që ky teatër të ketë shkëlqimin e dikurshëm?

Trupa jonë, fale mbeshtetjes së kryetares se bashkisë, znj. Rami, dhe falë përkushtimit te drejtorit z. Kudret Alikaj, ka pasur një ecuri mjaft pozitive. Jemi paraqitur para spektatorit gjirok me 4 premiera këtë  vit, njëra për fëmijë, pjesmarrës në Koko Fest prej 2 vjetësh, planet për të ardhmen: kemi një turne në Struge, në Bujanovc, Preshevë, më vonë në Kosovë etj.

Çfarë planesh ka për të ardhmen trupa juaj?

Përsa i përket ardhmërisë së teatrit ne jemi në rrugë të mbarë. Në trupën tonë kanë ardhur 3 aktorë të rinj, dy djem dhe një vajzë. Do të deshironim të vinte dhe një vajzë tjetër, të bëheshin dy cifte të rinjsh, kështu që po shfrytëzoj intervistën për të bërë një thirrje për një element të ri femër. Aktorja e re ka ardhur nga radhet e universitetit te Gjiro, me te cilin kemi pasur bashkëpunime mjaft të frytshme. Por ajo që është thelbësore në trupën tonë si dhe në gjithë trupat është mungesa e vëmendjes nga ana e Ministrisë së Kultures. Duhet të ketë më tepër mbeshtetje financiare, sepse është e  domosdoshmeri qarkullimi i vlerave. Nuk dua të zgjatem, pasi keto probleme janë ngritur shpesh herë e ndoshta së shpejti zene vend. Ne i përkasim atij brezi aktorësh që na dhemb shpirti për teatrin.  Punojme në kushte mjaft të veshtira, falë dashurisë, pasionit për teatrin, sepse misioni i artistit është të shpjerë dritë në thellesinë e zemrës së njeriut. Po e mbyll me thënien e Xhon Morlej: Varfëria materiale ndreqet lehtë, varfëria shpirterore, kurrë .

“Pushteti”, magjia, makthet dhe fundi i tij, një libër i ri nga Blendi Fevziu

Posted: 05 Nov 2016 07:43 AM PDT

Një nga botimet e reja që lexuesit do të gjejnë këtë vit në stendat e panairit të librit, do të jetë edhe libri i fundit i gazetarit Blendi Fevziu. Ai titullohet"Pushteti". Botimi është vijuesi i disa librave të tjerë por këtë herë gazetari i rikthehet esesë letrare.

Libri "Pushteti" është një rrëfim mbi Pushtetin, i cili të intrigon nga faqja e parë deri në atë të fundit. Mes përshkrimit brilant dhe fotografik që autori jep për kohën kur zhvillohen ngjarjet, të duket se po ecën në Stambollin e fillim viteve 1900.

Trill tetrar, detaje historike, pushtet, personazhe me karakter të fortë. Një qasje e cila i lidh ngushtë personazhet me ngjarjet dhe momentet historike. Por cilat janë dilemat e pushtetit? Cilat janë rrokullisjet dhe përplasjet me të cilat të përball ai ("Pushteti")?

Cili është raporti që njeriu ndërton me pushtetin? Por pyetja më thelbësore e cila merr përgjigje ndërsa shfleton librin është nëse përmes pushtetit, në një raport universal, më shumë përfiton apo shkatërrohesh prej tij?!

"Libri është rrëfim për artin e frikshëm të pushtetit dhe fundin e tij! Një përrallë për të gjithë ata që besojnë se janë të pavdekshëm".

Kjo është ajo që shkruan vetë Blendi Fevziu ndërsa na fton të zbulojmë më shumë rreth një historie të rrallë për raportet me pushtetin, një lojë psikologjike po aq sa me të verteta historike, të cilat i rezervohen një lexuesi më të kultivuar.

Related Posts :