Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Tirana Observer: “Rrëfehet Çiljeta: E lumtur që Fernando ka motra dhe vëllezër të tjerë” plus 9 more

loading...

Tirana Observer: “Rrëfehet Çiljeta: E lumtur që Fernando ka motra dhe vëllezër të tjerë” plus 9 more


Rrëfehet Çiljeta: E lumtur që Fernando ka motra dhe vëllezër të tjerë

Posted: 09 Nov 2016 09:40 AM PST

ciliE gjithë vëmendja e publikut është për Çiljetën dhe partnerin e saj, portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Prej kohësh kjo dyshe përflitej për një marrëdhënie mes tyre, derisa ishte vetë këngëtarja ajo që e konfirmoi. Si Çiljeta ashtu edhe Albani kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme që ata kanë patur.

E si një natyrë e hapur për mediat, këngëtarja ka pranuar të flas gjithnjë për marrëdhënien me ish partnerin, por asnjëherë nuk ia tregoi publikisht fytyrën. Teksa ka pozuar për një revistë, Çiljeta ka ndarë me ndjekësit e shumtë edhe lumturinë që ndjen për të birin, Fernandon, që ka vëllezër dhe motra të tjerë nga babai i tij.

Edhe më herët vetë prezantuesja e "Tu si que vales", ka shpërndarë në Instagramin e saj një foto të motrës së Fernandos. Nga këto deklarata kuptojmë që edhe pse lidhja e saj me ish bashkëshortin përfundoi, Çili ruan me babain e fëmijës marrëdhënie shumë të mira.

 

Clinton flet pas humbjes: Të shikojmë përpara, t’i japim Trumpit shansin për të drejtuar

Posted: 09 Nov 2016 09:22 AM PST

Me sytë shkëlqyes që tradhtojnë emocionin e humbjes, Hillary Clinton, ka folur për herë të parë pas humbjes duke uruar presidentin e sapozgjedhur.

"Të shikojmë përpara, të mos ndalojmë së luftuari". E pritur me ovacionet e mbështëtësve të saj, Hillary Clinton e emocionuar ka deklaruar se përveç se ka uruar Trump është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me të për të mirën e Amerikës.

"Ne kemi parë që vendi ynë është më i ndarë nga sa mendonim, por unë besoj tek Amerika. Donald Trump do të jetë president dhe ne i detyrohemi atij shansin për të drejtuar", ka thënë Clinton.

Ajo ka theksuar se Amerika duhet të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat dhe për këtë ka kërkuar kontributin e të gjithëve, pa dallime politike.

"Demokracia jonë kushtetuese e detyron pjesëmarrjen tonë gjatë gjithë kohës. Ndaj të vazhdojmë të mbrojmë liritë tona, ekonominë, vendin dhe planetin. Ëndrra amerikane është e madhe për këdo. Ne duhet të ofrojmë shanse të barabarta për këdo", është shprehur Clinton.

Clinton ka theksuar se, është jetike që secili të bëjë pjesën e tij për të ndërtuar një Amerikë më të fortë. "Dhe unë e di që do ta bëjmë këtë. Jam e nderuar që ndodhem përpara jush", ka thënë ajo.

Në fund ajo i ka shprehur mirënjohjen e saj elektoratit, si edhe stafit të fushatës së saj, duke falënderuar edhe Barack e Michelle Obama, por e bashkëshotin Bill.

"Ky nuk është rezultati që ne donim dhe për të cilin punuam, por ndjej krenari dhe mirënjohje për këtë fushatë që bëmë së bashku. Ju përfaqësoni më të mirën e Amerikës dhe të isha kandidatja juaj ka qenë nderi më i madh i jetës sime", ka thënë Clinton.

3a36045900000578-3920292-image-a-82_1478710203958 2016-11-09t165104z_1687315640_ht1ecb91asi56_rtrmadp_3_usa-election-clinton-14861-ktl-u10901625262230xc-1024x576lastampa-it _92354891_hillary-splash

Moti i keq, MAS: Nga nesër rinis mësimi në të gjitha shkollat

Posted: 09 Nov 2016 09:12 AM PST

ministria-e-arsimit1Në një kohë kur mësimi në të gjithë vendin u pezullua për shkak të motit të keq, Ministria e Arsimit bën të ditur se ditën e nesërme procesi mësimor do të zhvillohet si normalisht.

Duke marrë shkas nga situata e vështirë me të cilën u përball dje pothuajse mbarë vendi, Ministria e Brendshme kërkoi pezullimin e mësimit nëpër shkolla, pwr  të garantuar sigurinë dhe jetën e nxënësve dhe mësuesve.

Fill pas kësaj, Ministria e Arsimit nxorri një vendim për pezullim, deri në një urdhër të dytë. Dje katet e para të disa shkollave dhe oborreve u përmbytën, ndërsa në Vlorë dy mësuese mbetën të plagosura pasi u dëmtuan nga një pemë që ra.

A ka pasur Donald Trump një flirt me Angela Martinin?

Posted: 09 Nov 2016 09:01 AM PST

Duket se Trump ka pasur raport të shkëlqyer kur bëhet fjalë për modelet shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Amerikë.

Falë agjensisë së tij të modeleve dhe organizimit të spektakleve të bukurisë, bukuroshet shqiptare përtej Atlantikut shpeshherë janë parë nën shoqërinë e tij.

Por, pa dyshim raporti më epik është ai me Angela Martinin, bukuroshen shkodrane që vite më parë përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe i cili pati shkaktuar zhurmë të madhe në media.

Trumpi i njohur për një sjellje aspak për t'u komplimentuar karshi femrave, me shkodranen kishte kaluar në një raport përtej përshëndetjes.

Në disa foto që qarkullojnë akoma në arkiva të ndryshme në internet, ai shihet teksa duket sikur shkëmben puthje në buzë me Angelan.

auto_p_1478696949-65166061478702031-1-300x216

Megjithatë, kjo ishte demantuar nga vetë shkodranja e cila më pas kishte publikuar videon e plotë ku shihet teksa shkëmben puthje në faqe e jo në buzë me tashmë presidentin amerikan, Trump. /Prive.al

Orinda Huta zgjedh fustanin e dasmës, këngëtarja vjen një ‘nuse ekstravagante’

Posted: 09 Nov 2016 08:59 AM PST

orindaDuhen plot nëntë muaj deri në ditën e dasmës së këngëtares Orinda Huta dhe partnerit të saj Turjan Hyska, megjithatë ajo i ka nisur përgatitjet që tani. Dhe siç ndodh gjithmonë, ajo që ka më shumë rëndësi për një vajzë që martohet është fustani i nusërisë. Orinda duket se ka bërë zgjedhjen e saj. Teksa pozon në sallonin e një prej dyqaneve më të njohur në vend, Orinda shihet e veshur me një fustan nusërie, por tejet ekstravagant. "Fustani i ëndrrave", shkruan këngëtarja përkrah fotos ku shihet e veshur me një fustan të stilistes së njohur Ema Savahl.

Dikur pozonte nudo, sot është Zonja e Parë e Amerikës: Njihuni me Melanie Trump (FOTO +18)

Posted: 09 Nov 2016 08:46 AM PST

Melanie Trump është bashkëshortja e Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe rrjedhimisht, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Ajo do të hyjë në histori si e para zonjë e cila ka pozuar nudo për kopertinat e shumë revistave. Melanie me origjinë slloveno-amerikane, e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës si modele.

Këtë të mërkurë, pas rezultatit të zgjedhjeve, fotot e saj topless janë të shpërndara kudo nëpër media.

melania-1 melanie-2 melanie-3 melanie-5

Ekstremi i djathtë i gëzuar pas fitores së Trumpit: Bota e tyre është shkatërruar, e jona po krijohet

Posted: 09 Nov 2016 08:12 AM PST

Politikanët e ekstremit të djathtë në botë u gëzuan pasi një prej tyre arriti të ngjitet në presidencën amerikane, duke lënë një mori politikanësh të tjerë të mbetur duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

"Amerikanët kanë marrë sërish vendin e tyre", tha holandezi e ekstremit të djathtë, Geert Wilders në një postim në Twitter pasi u bë e qartë se kandidati i Partisë Republikane të SHBA-së, Donald Trump po merrte një avantazh të rëndësishëm ndaj demokrate, Hillary Clinton.

Ky gëzim u pasua nga Nigel Farage, udhëheqës i Partisë së djathtë së Pavarësisë së Mbretërisë së Madhe dhe nga liderja e partisë franceze të ekstremit të djathtë "Fronti kombëtar", Marine Le Pen, e cila shpejt uroi Trump pasi përfundimi u bë i qartë.

"Ju keni luftuar një fushatë të guximshme", shkruan Farage, i cili ka mbështetur Trump në disa mitingje të fushatës.

"Urime për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe popullit amerikan të lirë!", ka postuar Le Pen në Twitter.

"Bota e tyre është shkatërruar. Ndërsa e jonë po krijohet", shkruan strategu kryesor i Le Pen, Florian Philippot.

Në Gjermani, një udhëheqës i partisë së djathtë "Alternativa për Gjermaninë (AFD)", tha se "fitorja e Trump ishte një sinjal se qytetarët e botës perëndimore duan një ndryshim politik".

"Jo vetëm në SHBA, por edhe në Gjermani, qytetarët duan kufij të sigurt, më pak globalizim dhe politika të përbashkëta që kanë në fokus vendin e tyre", ka shkruar në Facebook Beatrix von Storch./ Ata

5 shtetet me industrinë mediatike më të mirë në botë

Posted: 09 Nov 2016 07:38 AM PST

Liria e medias përfaqëson fuqinë e një shteti, ajo lejon demokracinë të mbizotërojë dhe ndihmon njerëzit të ngrenë zërin për çdo problem.  Nga ana tjetër është një mjeti i përsosur për të gjeneruar të ardhura të mëdha.

Më poshtë po ju listojmë disa nga shtetet që kanë industrinë më të mirë të medias në botë.

 

5- Indi

Aktualisht, industria mediatike në Indi përbëhet më shumë nga sektori privat, i cili është i lirë dhe i pavarur. Sot në Indi ka më shumë se 70.000 botues gazetash dhe rreth 690 kanale satelitore. Thuhet se ajo ka tregun më të madh në botë për publikimin e gazetave. Çdo ditë aty shiten më shumë se 100 milion kopje. India gjithashtu ka një industri shumë të mirë muzikore, e cila ka ndihmuar në progresin e kinemasë së saj të pavarur.

 

4. Kanada

Edhe pse shumica e produkteve të medias kanadeze janë lënë në hije për shkak të mediave amerikane, kjo industri ka arritur të ketë sukses në gjenerimin e të ardhurave në shkallë të madhe për vendin. Media private këtu edhe pse është e lirë nuk është plotësisht e pavarur, pasi ajo  kërkon ndihmën dhe ndërhyrjen e qeverisë për ta mbështetur.

 

3. Korea e jugut

Ashtu si shtetet e tjera, media e Koresë së Jugut përbëhet nga: radioja, kinemaja, televizioni, gazeta, revista dhe interneti. Që në fillim shtypi korean pasur një kontakt shumë nacionalist, ai ka hasur edhe kundërshtime të madha politike si edhe censurën gjatë shekullit të 20, por sot gjendja ka ndryshuar. Në vitin 1987 qeveria shfuqizoi ligjin themelor  për shtypin, kurse kanalet televizive filluan të përhapen me një rritëm të shpejtë që nga viti 1990. Korea prezantoi me sukses sistemin e transmetimit satelitor në vitin 2002, i cili solli një revolucion në industrinë e medias.

 

2. Anglia

Mediat britanike janë ndër më të sukseshmet në botë. Sektori publik shtetëror mbulon pjesën më të madhe të industrisë dhe Londra është qendra e të gjitha kanaleve televizive kombëtare. Ajo gjithashtu ka industrine e vet të kinemasë  dhe të muzikës , të cilat gjenerojnë mjaft të ardhura.

 

1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Industria  e medias në SHBA përbëhet nga: kinemaja, televizioni, gazetat, revistat dhe media online. Ajo ka gjithashtu edhe një nga industritë më të mëdha të muzikës.

Vuri bast për fitoren e Donald Trump, shqiptari kap skedinën

Posted: 09 Nov 2016 07:00 AM PST

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së kompanive të basteve në Shqipëri, të cilat ftuan qytetarët që të provojnë parashikimin e tyre për fituesin.

"BalkanWeb" ka siguruar sot një skedinë fituese të kapur në Tiranë, ku një qytetar ka vendosur 1 mijë lekë të reja për fitoren e Donald Trump-it dhe ka fituar mëngjesin e sotëm, kur edhe u shpall rezultati zyrtar, 3.500 lekë të reja.

15007789_10154699527932760_316949983_o

Siç kuptohet kompania kishte vënë koefiçentin 3.5 për fitoren e Trump, ndërkohë që mësohet se për fitoren e Hillari Klinton, koefiçenti ka qenë 1.15.

Në gjuhën e basteve sportive kjo përkthehej si një mundësi më e madhe që kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA të fitonte zgjedhjet.

Por siç edhe rezultoi fitues i saj ishte Donald Trump, për fitoren e së cilit shumë pak persona besonin se do të ndodhte.

Ndeshja me Izraelin, Shqipëria në “shtet rrethim”, agjentët e Mossad zbarkojnë në Tiranë

Posted: 09 Nov 2016 06:52 AM PST

Tirana dhe Elbasanit prej të premtes paradite, më 11 nëntor deri të shtunën pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael do të kalojnë në "shtet rrethim" dhe niveli i sigurisë do të jetë "i kuq".

Burime nga policia e shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror bënë me dije për ReportTv se në planin e masave janë parashikuar 3000 forca përfshi të gjitha agjensitë ligjzbatues të vendit.

Përsa i përket sigurisë së stafit izraelit dhe lojtarëve të ekipit të tyre gjithçka do të monitorohet nga shërbimet inteligjente të Mossad-it dhe në terren shoqërimi do të jetë vetëm me forcat e repartit special RENEA.

Masat e sigurisë për këtë ndeshje pritet të jenë krejt të kundërta nga aktivitetet e organizuara më parë kjo për shkak dhe të alarmit të krijuar pas arrestimit të 4 të dyshuarve si xhihadistë të cilët rezulton se kishin një plan për të krijuar trazira në Shkodër ku dhe ishte parashikuar të luhej kjo ndeshje.

Ndeshja u spostua nga stadiumi "Lororo Boriçi" në Shkodër drejt "Elbasan Arena" për arsye sigurie, por zyrtarisht ende nuk dihet se cili ishte plani i katër të arrestuarve të cilët funksiononin si një celulë e ISIS me bazë në Shkodër.

Agjentët shërbimit sekret, Mossad kanë mbërritur tashmë në Shqipëri dhe takimet e tyre me palën shqiptare kanë nisur nga verifikimi i masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit e deri në stadiumin e Elbasanit.

Në këtë plan sigurie pritet dhe evakuimi i disa familjeve në pallatet rreth stadiumit të Elbasanit pasi në to do të pozicionohen snajper dhe sisteme sigurie dixhitale të cilat do të aplikohen për herë të parë.

 

Related Posts :