Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tiranë, arrestohet një 27 vjeçare, përndiqte dhe kërcënonte një 39-vjeçar” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tiranë, arrestohet një 27 vjeçare, përndiqte dhe kërcënonte një 39-vjeçar” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tiranë, arrestohet një 27 vjeçare, përndiqte dhe kërcënonte një 39-vjeçar

Posted: 28 Nov 2016 02:06 AM PST

largea_prangat-620x3121459929575Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përndjekur një 39-vjeçar. Policia e Tiranës bën me dije se SH.L 27 vjeç e ka përndjekur dhe e ka kërcënuar verbalisht R.D 39-vjeç. Gjithashtu ajo i dërgonte vazhdimisht SMS në telefonin e tij.

27-vjeçarja kishte njohje me R.D dhe e përndiqte, sepse kërkonte të krijonte një lidhje me të. Pasi nuk arriti qëllimin e saj, ajo e ka kërcënuar 39-vjeçarin edhe me SMS edhe në rrugë.

Shtetasja SH.L ka shkuar në Komisariatin nr.1 për të bërë kallëzim sikur 39-vjeçari e kishte përndjekur dhe kërcënuar, por pikërisht në këtë moment ajo është arrestuar.

"U arrestua në flagrancë shtetësia Sh.L vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur e kërcënuar verbalisht dhe me sms, shtetasin R.D vjeç 39 banues në Tiranë, dhe ka bërë kallëzim të rremë në polici", njofton policia.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Basha bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Të nderojmë sakrificën e tyre

Posted: 28 Nov 2016 01:45 AM PST

261288_mKreu demokrat Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të opozitës kanë përkujtuar sot edhe ditën e çlirimit. Basha dhe Berisha kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar të rënët e luftës.

Në një prononcim për mediat, Basha ka uruar të gjithë shqiptarët.

"U uroj të gjithë bashkatdhetarëve gëzuar 28 nëntorin. Ta nderojmë sakrificën e tyre duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Gëzuar 28 nëntorin!" uroi Basha.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rama takohet sot me kancelaren Merkel

Posted: 28 Nov 2016 01:32 AM PST

Merkel-Rama-SmajliKryeministri Edi Rama do të takohet sot me kancelaren Angela Merkel. Takimi pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 ndërsa në fokus të bisedës do të jetë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE. Rama dhe Merkel do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale.

Takimi vjen pak ditë pasi një deputet i CDU ishte në Tiranë dhe deklaroi se Shqipëria nuk i ka përmbushur 7 kushtet për çeljen e negociatave. Gunther Krichbaum tha se nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar këto kushte.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Prishtina vishet kuq e zi, Mustafa: Sot të gjithë ndihemi një

Posted: 28 Nov 2016 01:20 AM PST

20161128080901295646Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera në Ballkan dhe në botë, sot e festojnë Ditën e Flamurit.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përmes Facebookut ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit. Mustafa, në këtë urim ka shkruar:

"Të dashur bashkëkombës, urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!

Të gjithë ne sot ndjehemi një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi".

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq, disa zona të vendit pa energji

Posted: 28 Nov 2016 01:11 AM PST

15181513_1913186688905355_4407948091248382623_nPër shkak të motit të keq, disa zona të vendit kanë mbetur pa energji elektrike. OSHEE njofton se ka ngritur shtabin qendror të gatishmërisë dhe atyre rajonale, për garantimin e furnizimit me energji elektrike të abonentëve.

Sipas OSHEE, aktualisht pa energji janë pjesërisht Prezë, Mëzez, pranë kopshtit Botanik dhe rrugës “Stavri Themeli” në Tiranë. Në Durrës për shkak të motit të keq janë pa energji Halil, Luz, Fushë Krujë, Qerret, Germenj, Bago/Kavajë. Në Kukës Kolshi dhe Surroj.

Grupet e gatishmërisë po punojnë për riparimin sa më të shpejtë të defekteve në fiderat dhe linjat e mbetur.

Ndërkaq, fidrat që furnizojnë spitalet, objektet e pushtetit qendror dhe vendor dhe konsumatorë me rëndësi të veçantë janë të gjithë në punë. Të gjitha linjat 35 kV dhe N/Stacionet janë në skeme normale furnizimi me energji elektrike.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shqipëria feston 104 vite pavarësi, Rama: Mirënjohje përjetë etërve themelues

Posted: 28 Nov 2016 12:58 AM PST

flamur kuq eziShqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ditën e sotme janë parashikuar që të zhvillohen një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, por qendra e organizimeve është në Vlorë, vendin ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë.

Në këtë ditë nuk ka munguar as urimi nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Rama uroi të gjithë shqiptarët.

"GËZUAR DITËN E PAVARËSISË! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!" shkruan Rama.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, vidhet kasaforta e një karburanti në Urën e Dajlanit

Posted: 28 Nov 2016 12:57 AM PST

PoliciaNjë tjetër karburant ka rënë pre e grabitjes. Raportohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm është grabitur një karburant në zonën pranë Urës së Dajlanit, në Durrës.

Vjedhja e karburantit ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës por 4 punonjësit kanë njoftuar policinë vetëm në orën 06:30 të mëngjesit.

Autorët kanë hyrë nga ana e pasme e godinës dhe kanë thyer xhamat.

Më pas ata kanë arritur të hapin kasafortën e karburantit dhe të marrin aty një shumë parash, e cila ende nuk bëhet e ditur. Sipas policisë, të gjitha kamerat e sigurisë në momentin e grabitjes ishin të fikura.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, kapen 700 kg kanabis në port

Posted: 28 Nov 2016 12:49 AM PST

kanabis12
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka sekuestruar 700 kg kanabis në port me destinacion Italinë. Droga u zbulua pas skanimit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar me konfesione. Droga ishte fshehur në kamionin me targa AA 475 LO, me drejtues shtetasin me inicialet L.S.

Sipas të dhënave të para, makina i përket një firme fasone që po dërgonte produktet e veta në Itali.

Sasia e kanabisit ishte e ndarë në 497 pako me peshë rreth 700 kg. Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51 vjeçari me inicialet K.Z. nga Shkodra. Policia vazhdon punën për zbardhjen e rrjetit të trafikut.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 28 nëntor 2016

Posted: 28 Nov 2016 12:40 AM PST

horoskopi1-212Dashi
Kjo do të jetë dita që po prisnit: gjithçka do të shkojë në vendin e vet dhe ju do të habiteni se sa e lehtë ishte. Prania juaj do të jetë dhurata më e bukur për personin e zemrës.

Demi
Drejtimi që keni marrë është ai i duhuri, por rruga për t'u përshkuar është ende shumë e gjatë. Në mbrëmje mos e lodhni veten shumë, por zgjidhni një program qetësues.

Binjakët
Nesër do ta surprizoni personin e zemrës duke e çuar jashtë qytetit: përse nuk shkoni në mal? Do të jetë një ditë relaksuese gjatë të cilës marrëdhënien tuaj do ta bëni edhe më të fortë.

Gaforrja
Sot pranojeni ftesën e bërë nga një person që e njihni prej pak kohësh, por me të cilin lumturisht do të jeni të favorizuar që të krijoni një raport më të thellë.

Luani
Kjo e ditë do të jetë shumë pozitive, e mbizotëruar nga ngjarje dhe një surprizë shumë e këndshme. Shijojeni ndjesinë e lumturisë që do t'ju mbërthejë zemrën.

Virgjëresha

Nesër do të befasoheni me veten prej optimizmit të madh që do të keni për të bërë punën. Por gjatë pasdites duhet ta lini atë pas dore dhe t'i përkushtoheni më të dashurve.

Peshorja
Mos e injoroni një ndjesi që do t'ju kapë sot duke u nisur nga diçka që do të shihni e që do t'ju shfaqë disa kujtime që nuk i mendonit prej disa kohësh. Mos kini frikë nga ajo që do të ndieni.

Akrepi
Kjo ditë do të jetë disi e "çmendur" pavarësisht se në dukje gjithçka do të duket normale. Do t'ju bezdisë diçka, por në fund do ta kuptoni që keni harxhuar kohë kot.

Shigjetari
Mos u shqetësoni shumë kur të zbuloni diçka që nuk do t'ju pëlqejë edhe aq shumë: ky lajm do të sjellë me vete edhe pasoja pozitive, si për shembull edhe një udhëtim të shkurt, por të bukur.

Bricjapi
Pavarësisht se është e hënë sot do të keni shumë gjëra për të bërë. Por pasdite mos pranoni impenjime të tjera, sepse nuk do të keni vërtet kohë për t'i bërë. Për look-un besojini një mikeje.

Ujori
Mos i bini rreth e rrotull për të thënë diçka, por shpjegohuni thjesht ashtu siç ju vjen: është e kotë të zhyteni në justifikime që s'ju përkasin. Prej një momenti romantik në darkë do të ndiheni më mirë.

Peshqit
Kjo e ditë do të jetë një ditë speciale për ju, shumë më e bukur nga sa e kishit imagjinuar. Jo për atë që do të bëni, por për personin me të cilin do të shoqëroheni. Atmosfera do të jetë perfekte.

28 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksidenti në Vlorë, ndalohet inxhinieri dhe përgjegjësi i firmës që punonte në rrugë

Posted: 27 Nov 2016 02:35 PM PST

makina vlorePolicia e Vlorës, në lidhje me aksidentin me pasojë humbjen e jetës së një shtetasi ditën e shtunë, ka bërë të mundur ndalimin e dy punonjësve të firmës që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë.

Bëhet fjalë për shtetasit Ilirian Tahmazi, me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, policia i ka ndaluar këta persona për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

27 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :