Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tjetër tërmet i fuqishëm në Itali” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tjetër tërmet i fuqishëm në Itali” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tjetër tërmet i fuqishëm në Itali

Posted: 01 Nov 2016 02:07 AM PDT

C_2_articolo_3039366_upiImageppVazhdon paniku në Italia. Mediat italiane raportojnë se një tjetër tërmet është regjistruar në Italinë qendrore. Sipas Instituti Kombëtar të Gjeofizikës, tërmeti ishte me magnitudë 4.7 dhe e kishte epiqendrën në provincën e Macerata.

Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë është në zonën e Marche dhe Umbria. Gjatë 2 orë kanë rënë edhe dy apo tre tërmete të tjera, por më të lehtë.

Tërmetet që kanë goditur italianë kanë lënë mijëra persona të pastrehë dhe mijëra të tjerë që flenë jashtë nga frika. Nuk ka ende të dhëna zyrtare për të pastrehët, por mendohet se janë rreth 25 mijë persona.

1 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

LIBRA, partia që Ben Blushi prezanton sot për publikun

Posted: 01 Nov 2016 01:47 AM PDT

LIBRADeputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, prezanton sot për publikun projektin e ri politik. Ai ka zgjedhur pikërisht ditën e parë të muajit nëntor për të prezantuar partinë e re.

Prezantimi do të bëhet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në orën 18:00. Partia e tij do të quhet "Lista e Barabartë", ndërsa inicialet e partisë do të jenë 'LIBRA'. Blushi tregon se ",LIBRA " është bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.

1 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Beqaj: 800 pacientë përfituan shërbim shëndetësor falas në një vit, me hapjen e urgjencës kardiake

Posted: 01 Nov 2016 01:40 AM PDT

14907034_603962559791798_6901367859138503780_nPas një viti të funksionimit për herë të parë 24 orë në 7 ditë të javës së urgjencës kardiake, rezulton se janë 800 jetë të shpëtuara dhe rreth 1,400 ndërhyrje të urgjencës të realizuara falas në QSUT për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një vizitë pune pranë Shërbimit të Hemodinamikës, i shoqëruar edhe nga shefi i këtij shërbimi, Prof. Dr. Artan Goda, si dhe drejtorja e përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Ogerta Manastirliu.

Shefi i Shërbimit të Hemodinamikës, Prof. Dr. Artan Goda, bëri me dije se me çeljen prej një viti të këtij shërbimi që funksionon 24 orë në 7 ditë të javës, tashmë, asnjë pacient nuk i drejtohet më spitaleve private dhe të paguajë shërbimin apo të marrë avionin për ta kryer jashtë këtë lloj interventi.

Hapja e këtij shërbimi ka kërkuar shtimin e personelit si me mjekë dhe me infermierë, në mënyrë që të mund të përballoheshin rastet e urgjencave, të cilat rezultojnë se janë nga të gjitha rrethet e vendit. "Marrja e masave për mirëfunksionimin e urgjencës kardiake 24/7 bëri që sot, pas një viti, të kemi rezultate të kënaqshme. Nga 1 nëntori 2015 – tetor 2016, janë realizuar 784 koronarografi, 601 procedura angioplastike, 1385 procedura invazive të kryera në urgjencën kardiake, duke përfituar 779 pacientë nga ky sherbim", ka bërë me dije drejtorja e QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Por, për Ministrin e Shëndetësisë, përveç ofrimit të shërbimit për një numër të madh pacientësh, e rëndësishme ka qenë edhe ulja e kohës së pritjes, nga 6 muaj që ishte 3 vjet më parë, në 2 javë sot. "Ne, praktikisht, në 3 vjet kemi diçka që do të ishte e paimagjinueshme para tre vjetësh. Domethënë, sot që flasim, që mund të jetë nga momentet më të mira që kemi arritur, ka një vit urgjencë 24/7, dhe jemi me radhë pritje 2 javë, ndërkohë, para 3 vjetësh, ky shërbim ishte i paimagjinueshëm të përfitohej nga të gjithë pacientët, dhe radha e pritjes ka qenë 6 muaj. Sot, në shërbim të pacientëve janë 9 njësi (4 publike dhe 5 private) të cilat ofrojnë këtë shërbim, duke përfshirë këtu edhe spitalet private të cilat janë pjesë e paketave shëndetësore", ka pohuar Ministri Beqaj.

Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë ka bërë me dije se funksionimi për herë të parë 24/7 i shërbimit të kësaj urgjence, u ka kursyer shqiptarëve 1.6 milionë dollarë në një vit.

1 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 1 nëntor 2016

Posted: 01 Nov 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Planeti do të favorizojë dashurinë në çift gjatë kësaj jave. Do i zgjidhni të gjitha problemet që iu mundonin dhe ndiheni më të qetë.

DEMI

Për çiftet do jetë një ditë e qetë dhe pa probleme. Nuk do ketë pasion të zjarrtë por do ia kaloni më së miri.

BINJAKET

Sektori i dashurisë së çifteve do jetë i favorizuar sot. Do flisni për gjithçka me atë që keni në krah dhe do i zgjidhni edhe dyshimet që iu kishin lindur.

GAFORRJA

Mos reagoni pas çdo kritike që do iu bëjë partneri sot. Pasi të reflektoni mirë do e kuptoni që ai ka të drejtë. Tregohuni të gatshëm të bëni lëshime.

LUANI

Qetësia do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Megjithatë në mbrëmje nuk do mungojnë momentet emocionuese dhe të këndshme.

VIRGJERESHA

Në jetën tuaj në çift do ndodhin shumë gjëra emocionuese gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni për mrekulli. Shprehjani sa të mundni partnerit ato që ndjeni.

PESHORJA

Duhet të bëni edhe më tepër lëshime në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Nëse nuk e bëni këtë mund të lindë tensioni.

AKREPI

Ata që janë në një lidhje do kenë një rizgjim të pasionit sot. Do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe nuk do doni që dita të mbarojë. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë.

SHIGJETARI

Mundohuni të bëni çmos ta mbani sa më afër partnerin gjatë kësaj dite sepse dikush tjetër po përpiqet t'ua marrë. Plotësojani dëshirat dhe krijojini një ambient sensual e të rehatshëm.

BRICJAPI

Më në fund klima do të ngrohet për ju që jeni në një lidhje. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe bashkëpunimi do të përforcohet.

UJORI

Mundohuni t'i sqaroni keqkuptimet që keni pasur me partnerin sot sepse dita do jetë e favorshme. Ai do tregohet më tolerant dhe më i kuptueshëm.

PESHQIT

Falë mbështetjes që do iu japë Jupiteri ju do i përballoni më me lehtësi problemet që mund t'iu dalin në jetën në çift. Do e konsolidoni lidhjen dhe do flisnim hapur me partnerin.

Rama: Himara jo krahinë greke, njihet dhe është veç shqiptare

Posted: 31 Oct 2016 02:16 PM PDT

Rama fotojaKryeministri Edi Rama i ka dërguar tërthorazi një mesazh të fortë Greqisë që të qëndrojë larg deklaratave në lidhje me pronat në Himarë.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit, i cili më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthen Berisha, realizon 3 gola për Melbourne

Posted: 31 Oct 2016 02:00 PM PDT

Besart-BerishaBesart Berisha shpërthen me një 3 golësh në kampionatin australian. Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte heroi i Melbourne Victory në suksesin që arriti skuadra e trajnerit Kevin Muscat me rezultatin e thellë 6-1 përballë Wellington Phoenix.

Nën shenjën e 31-vjeçarit nga Prishtina, Melbourne koleksionoi fitoren e dytë në këtë sezon të A-League duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve në vendin e 3-të të tabelës së klasifikimit. Në minutën e 20-të Berisha i dha avantazhin vendasve pasi kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga Daniel Georgievski.

2 minuta më pas sulmuesi shqiptar ishte përcaktues duke realizuar një tjetër penallti këtë herë të fituar nga vetë ai. 11-metërshi i tretë i akorduar nga gjyqtari në këtë ndeshje ishte për miqtë nga Wellington të cilët rihapën sfidën me golin e Krishnas në të 63-ën.

Për të vulosur fitoren e Melbourne-it mendoi sërish Berisha, që në minutën 71 bëri rolin e njeriut asist duke shërbyer për Rojas, i cili i çoi shifrat në 3-1. 6 minuta më pas ky i fundit shënoi sërish përpara se 31-vjecari shqiptar të realizonte edhe golin e tretë personal dhe të 5-in për Melbourne-in. Austin në fund realizoi edhe golin e 6-të për suksesin 6-1 të skuadrës vendase. Besart Berisha falë këtij 3-golëshi u ngjit në krye të listën së golashënuesve të A-League në kuotën e 4 finalizimeve.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Bulqiza, krom dhe varfëri ekstreme

Posted: 31 Oct 2016 01:47 PM PDT

MinatoretNëntoka e Bulqizës është e pasur me mineralin e kromit. Por, banorët që jetojnë mbi tokë, varfërohen dita-ditës. Fitimet nga “guri i zi” transferohen në Tiranë, Durrës dhe jashtë vendit. Mungesa e investimeve e ka bërë qytezën, e shtrirë mes dy maleve, në një vend të pabanueshëm.

"Fiks Fare" udhëtoi në Bulqizë, duke folur me qytetarë dhe minatorë, të cilët kanë një ankesë: qyteti është në varfëri ekstreme. Miniera është e vetmja mundësi mbijetese. Edhe bizneset e tjera janë në shërbim të saj. Aktualisht, në miniera janë të punësuar 1556 punonjës, që mbajnë rreth 1/3 e të gjithë banorëve të zonës. Shumica e familjeve në Bulqizë kanë nga një ose dy minator.

Guri Koçi ka një biznes familjar në Bulqizën e vjetër. Ai ka një bilardo. "S’mund të jetohet në Bulqizë. Punojmë me lista. Të gjithë në Bulqizë i kanë borxh njëri-tjetrit. Zyrtarët vjedhin dhe ikin, kujtohen vetëm kur ka zgjedhje", thotë Guri.

"Klientët" e tij janë disa shtetas nga Kina, të cilët punojnë në minierë. Ata përshëndesin ekipin e "Fiks Fare" me “Nihaooo…”. Ndërkohë, dy pensionistë, në lokalin e Gurit po luajnë shah. Njerëzit kanë ikur dhe vazhdojnë të ikin nga Bulqiza, tregojnë ata.

Pak metra larg biznesit të Gurit ndodhet një market. Pronarja, me mllef, tregon listën e borxheve. "Edhe bukën e jap me lista", thotë ajo. Njësoj si të rriturit, edhe fëmijët e kalojnë kohën e lirë në lokale. Lekët e nxjerra nga mbledhja e kromit, ata i shpenzojnë në bilardo. "Mbrëmë mblodha krom. Lekët i çoj në shtëpi. Babai im punon minator dhe unë dua të bëhem minator", thotë 10-vjeçari.

E gjithë jeta në Bulqizë varet nga miniera. Nëse çmimi ndërkombëtar rritet, atëherë edhe të ardhurat e fëmijëve, apo atyre që mbledhin krom në stoqe shtohet. Por, nëse për ta "fitimet" janë deri në 15 mijë lekë të vjetra, të ardhurat për firmat që operojnë në zonë, koncensionari apo të tjerat, llogaritet në dhjetëra miliarda lekë.

Minatori: Mish, vetëm për Bajram
PallatiMinatorët mblidhen çdo ditë në Bulqizë dhe rreth orës 07:00 shkojnë në miniera. Me vete marrin bukë dhe qumësht, ndërsa të gjithë, me zë apo nën zë, pranojnë se vetëm mbijetojnë. Një minator u tregon ekipit të "Fiks Fare" se është vet i 7-ti në familje dhe mezi mbijeton. "Punoj për fundin e 15-ditëshit", thotë ai.

Një tjetër, 63-vjeçar shpjegon ndryshimet mes komunizmit dhe demokracisë; e njëjta punë, me të njëjta kushte, punë me normë. "Punojmë për një copë bukë thatë", shprehet ai. Puna në minierë zgjat mesatarisht 8 orë. Minatori, ose grupi i tyre, duhet të kapë një normë. Paga është në varësi të vështirësisë së punës.

"Edhe pas 30 vitesh punë, nuk kam ndërtuar një shtëpi. Jetoj në varfëri", thotë minatori Astrit Alliu, ndërsa shton se "mish hamë vetëm për Bajram. Nuk na del rroga, paratë e minierës transferohen në Tiranë dhe Durrës". Ai shton se zyrtarët apo ata që e kanë minierën nuk investojnë në Bulqizë, duke e lënë qytezën në varfëri ekstreme.

Minatorët janë ndeshur në indiferencën e strukturave shtetërore, por edhe nga koncensionari që ka kontrolluar minierën për vite me radhë. Sindikatat kanë qenë të pafuqishme për të vënë në vend të drejtat. Ata janë larguar nga puna, por edhe proceduar penalisht. Ish-kreu i Sindikatës, Dilaver Përkoxha tregon vuajtjet e minatorëve: "Nuk ka një sindikatë, minatorët janë lënë në harresë".

 

Minatoret 2Aksidentet në punë janë një tjetër problematikë për minatorët. Margarita Peti, një 29-vjeçare tregon për "Fiks Fare" se në minierë ka humbur bashkëshortin. "Mbaj familjen vetëm duke mbledhur skrap. Në një ditë nxjerr 5-6 mijë lekë të vjetra. Nuk më dalin për asnjë gjë. Shteti nuk më ka dhënë shtëpi, jetoj me qira. Marr një ndihmë prej 100 mijë lekësh (të vjetra) dhe ndihmat e vetme janë të disa shoqatave", shprehet Margarita. Më pas shton se bashkëshorti ka punuar në një galeri private. "Ditën e aksidentit nuk e kam parë fare. Pronari e ka mbyllur me policinë që atë ditë. Nuk e di çfarë u bë në prokurori dhe gjykatë, na ka dhënë vetëm 15 milionë lekë të vjetra", vijon ajo.

"Pallati i mjerimit"

Pallati jEkipi i "Fiks Fare" shkoi në godinën që njihet si "pallati i punëtorëve", i ndërtuar në vitin 1989 dhe pas ardhjes së demokracisë u bë strehë e familjeve të varfra. Aktualisht, ky pallat është cilësuar në zonë si "pallat mjerimi”. Në të jetojnë 30 familje dhe kushtet janë të mjera. Varfëria bën që energjia elektrike të mungojë në disa hyrje, lagështira është tepër e madhe, ndërsa fëmijët luajnë sipër pluhurit dhe inerteve që gjenden në dhoma të braktisura apo në katin e parë që tashmë është kthyer në burim infeksioni.

"Fiks Fare" shkoi në një familje, ku një foshnje 8-muajshe nuk ka parë elektricitet në shtëpinë e saj për asnjë ditë, edhe pse kabllot elektrikë janë të varur në mënyrë të rrezikshme ngado. Tualeti i familjes është i përbashkët me një tjetër familje dhe lagështira është tepër e madhe. Ndërkohë, një pjesë e tarracës së "pallatit të mjerimit" është shembur, ndërsa një e moshuar tregon peripecitë e jetës. Një kabinë elektrike është burim rreziku për fëmijët që luajnë në këtë zonë, ata pranojnë se kanë hyrë brenda saj dhe i ka dridhur korrenti.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Protestat në Himarë, Ministria e Jashtme thërret për sqarim ambasadoren greke

Posted: 31 Oct 2016 01:35 PM PDT

mpjNë vijim të interesimit të medias mbi deklaratën e fundit të MPJ greke për Himarën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi shprehet se tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme.

"Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm.

Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.

Procedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik evropian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Deklaratat e përsëritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar.

Bazuar në sa më sipër e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, duke shprehur qëndrimin e mësipërm", tha Dervishi.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shqipëria U-17 humb edhe ndaj Maqedonisë

Posted: 31 Oct 2016 01:00 PM PDT

kombetarja-u-17-658x411Shqipëria e 17-vjeçarëve e mbyll në vendin e fundit dhe me 0 pikë grupin 4 kualifikues për eliminatoret e Europianit, Kroaci 2017. Kuqezinjtë e vegjël u mposhtën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e fundit nga Maqedonia edhe pse kaluan të parët në avantazh. Përfundoi me 3 humbje, 1 gol të shënuar dhe 5 të pësuar, aventura e të besuarve të trajnerit Xhemal Mustedanagic, në eliminatoret e Europianit edhe pse Shqipëria ëndërronte një kualifikim të mundshëm në Elite Round. Në stadiumin Tullo Morgani të qytetit të Forlit pjesa e parë pavarësisht grintës të shfaqur nga të dyja skuadrat në fushën e lojës përfundoi në barazim pa gola.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për kuqezinjtë e vegjël të cilët kaluan në avantazh falë golit të realizuar nga Emiliano Bullari në minutën e 52-të. Por epërsia e Kombëtares Shqiptare të 17-vjeçarëve, zgjati shumë pak sepse pas 2 minutash Kolevski shënoi golin e barazimit për Maqedoninë. Në të 63-ën Shqipëria pësoi edhe golin e dytë të cilin e realizoi Stratorski. Në Forli gjithçka u mbyll me fitoren 2-1 të Maqedonisë që e mbylli grupin në vendin e 3-të në kuotën e 4 pikëve dhe ka shanse për t'u kualifikuar në Elite Round si një nga 4 skuadrat e treta më të mira.

 

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bileta falas për të njohur më mirë Europën

Posted: 31 Oct 2016 12:40 PM PDT

BiletaBiletë treni falas, për të njohur më mirë Europën! Kjo është nisma më e re e Parlamentit Europian, sipas së cilës, çdo i ri që mbush 18 vjeç do të sigurojë një biletë ndër-rajonale "Interrail", për të udhëtuar me tren në Europë.

Europarlamentarët i kërkojnë Komisionit që përmes një vendimi të vërë në jetë këtë ide. Fondet do të vijnë nga BE-ja dhe llogaritjet flasin për një miliard euro shpenzime. Synimi është që të rinjve europianë t'u jepet mundësia të njihen me njëri-tjetrin, si dhe të njohin Europën, për të zhvilluar një marrëdhënie më të mirë me BE-në.

Sipas "Deutsche Welle"-s, që ka intervistuar të rinj nga vende të ndryshme të BE-së, nisma është e mirëpritur. Shumë prej tyre e shohin këtë si një mundësi mjaft konkrete mes gjërave abstrakte që bën BE-ja.

"'Interrail' është prekje me dorë e Europës", mendon i riu gjerman, Maximilian Lüderwaldt, sipas të cilit projekti do të forcojë idenë e Europës.

"Është një ndjenjë e mrekullueshme që të kalosh kufijtë pa asnjë pengesë, që gati askund nuk duhet të ndërrosh valutën", pohon ai për "DW".

Ka pasur zëra kritikë se biletat falas "Interrail" do të përdoren më shumë nga të rinjtë e pasur europianoveriorë, pasi të tjerët nuk i paguajnë dot shpenzimet e nevojshme për udhëtimet. E megjithatë, askush nuk e mohon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që duan ta përjetojnë vërtet Europën.

31 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :