Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tomas Strakosha: Pres rinovimin me Lacion” plus 9 more Lajmet

loading...

“Tomas Strakosha: Pres rinovimin me Lacion” plus 9 more Lajmet


Tomas Strakosha: Pres rinovimin me Lacion

Posted: 07 Nov 2016 10:06 AM PST

Tomas Strakosha është një prej emrave më të rinj në radhët e Kombëtares Shqiptare dhe në sfidën kundër Izraelit, ai do të ulet në stolin e rezervave. Gardiani kuqezi që këtë sezon numëron 3 ndeshje si titullar në Serie A me skuadrën e Lazios, mbërriti në vendlindje me buzëqeshjen e stampuar në buzë për shkak të momentit pozitiv që po kalon.

Stërvitem për një tjetër shans pas tre ndeshjeve titullar me Lazion. Ndihem mirë jam i kënaaur që jam në kombëtare", – tha ai.

Strakosha e pranon gjithashtu se dëshira e tij e vetme është vazhdimi i karrierës në Romë.

"Te Lazio janë të kënaqur prandaj po bisedojmë për rinovimin e kontratës. Ndihem shumë mirë te Lazio dhe dëshiroj të vazhdoj aty".

Në 12 nëntor ndaj Izraelit, Strakosha do të qëndrojë për herë të parë pranë Skuadrës Kombëtare edhe pse emri i tij nuk ësht i ri në listën e De Biasit. Ai u grumbullua edhe për sfidat e para të eliminatoreve por aktivizimi në radhët e Kombëtares Shpresa e largoi përkohësisht nga skuadra e parë.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Tomas Strakosha: Pres rinovimin me Lacion appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Gjarpri helmues në avion gjatë fluturimit, tmerrohen pasagjerët

Posted: 07 Nov 2016 10:03 AM PST

Duket si një skenë e shkëputur nga ndonjë film Hollivudi, por është në fakt makthi i vërtetë që përjetuan pasagjerët e një linje ajrore që udhëtonte për në Meksiko, kur një gjarpër i madh helmues doli nga pjesa e sipërme e avionit, ku mbahen bagazhet dhe u kacavor mbi kokat e tyre.

Një video e marrë gjatë udhëtimit me avion nga Torreon në Meksiko tregon një gjarpër helmues rreth 2 metra të gjatë teksa kacavirret mbi kokat e pasagjerëve të tmerruar.

gjarpti1

Pamjet u hodhën në Twitter nga pasagjeri i avionit, Indalecio Medina shoqëruar me postimit: 'Një gjarpër fluturues. Eksperiencë unike në fluturimin 231 nga Aeromexico'.

Ai më tej rrëfen se kishte mundur ta kapte gjarprin me një batanije.

gjarpri2

"Gjarpri mbërriti shëndoshë e mirë në tokë, madje pa paguar asnjë biletë. Dhe mbi të gjitha, në aeroport e priste një specialist kafshësh, që do të merrej personalisht me pasagjerin e paftuar në avion.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Gjarpri helmues në avion gjatë fluturimit, tmerrohen pasagjerët appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Shkolla skoceze heq detyrat e shtëpisë për nxënësit

Posted: 07 Nov 2016 10:03 AM PST

Një shkollë në Skoci ka hequr detyrat e shtëpisë për nxënësit e saj.

Vendimi i marrë nga këshilli i qytetit Highland për shkollën fillore Fort William erdhi pasi nxënësit dhe prindërit kishin votuar për këtë gjë.

Rreth 80 për qind e nxënësve dhe 60 për qind e prindërve kishin votuar në favor të heqjes së detyrave të shtëpisë. Në vend të detyrave të shtëpisë, fëmijët do të inkurajohen të lexojnë librat që u pëlqejë dhe të luajnë.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Shkolla skoceze heq detyrat e shtëpisë për nxënësit appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Fotografia e dasmës zbulon shenjat e para të kancerit

Posted: 07 Nov 2016 09:02 AM PST

Një nuse zbuloi nga fotot e saj të dasmës shenjat e para të kancerit në lëkurë. Deborah Crofts nuk do të lejonte kurrsesi që një njollë në gjoks të prishte ditën e saj të dasmës. Në një foto të martesës së saj, në shkurt të vitit 2007 mund të shihet një njollë e kuqe në dekoltenë, sipër fustanit të bardhë të nusërisë. Sigurisht, shumë nuse do ta kishin vënë re një defekt të tillë kur të visheshin për ditën e madhe, por sipas asaj që raporton New Zealand Herald, emocionet e mëdha për ditën më të bukur të jetës, e bënë që shpejt ta harronte atë. Ajo që nuk kuptoi në fakt, ishte fakti se ajo puçërr ishte shenja e parë e një kanceri në lëkurë.

Puçrra nisi të përkeqësohej në ditët në vazhdim, duke mos u shëruar për asnjë moment. Një vit më vonë Crofts kërkoi ndihmën e një mjeku dhe u diagnostikua me kancer në lëkurë.

gruaja1

Ajo e hoqi puçrrën me një ndërhyrje kirurgjikale duke qenë në anestezi lokale, por që nga ajo kohë i është dashur të kurojë edhe pjesë të tjera të trupit ku i është shfaqur e njëjta shenjë.

Sipas Crofts, ishte aplikacioni i ri në Facebook, Timehop që i kujtoi asaj se shenjat e para të kancerit i kishte pasur që në vitin 2007, dhe se ajo puçrra e bezdisur në ditën e saj të dasmës nuk kishte qenë në fakt një gjë aq e parëndësishme.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Fotografia e dasmës zbulon shenjat e para të kancerit appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Hillary Clinton, kandidatja femër që parapëlqen pantallonat

Posted: 07 Nov 2016 07:31 AM PST

Fushata elektorale amerikane, është luajtur me goditje premtimesh, akuza të rënda ndaj palëve dhe fyerje eksplicite, por është shoqëruar edhe nga imazhi që dy kandidatët kanë ndërtuar dhe ofruar mediave. Platforma e modës "Stylight", ka analizuar 39 raste të veshjeve të Hillary Clinton, duke nisur që nga fitorja e saj në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate, korrikun e shkuar. Jo vetëm nga një pikëpamje të stilit, por edhe mesazhe të transmetuara nga ngjyrat dhe veshjet.

Veshja e parapëlqyer e Hillary-t janë pantallonat: 38 herë në 39, kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë ka veshur këtë rrobë tipike mashkullore. Në 26 shtator, ditën e debatit presidencial, pyetja "Why does Hillary always wear pants?", ishte mes 5 më të kërkuarave në motorin e "Google"-it për kandidaten.

Sa u takon ngjyrave, ish-"First Lady", ka zgjedhur blunë për 20% të daljeve të saj. Kjo ngjyrë, përveç se është ajo që përfaqëson demokratët, komunikon dëshirë për t'u përkushtuar dhe aftësi për të drejtuar emocionet.

Veshja që ka ngjallur më shumë diskutime, ka qenë kapota e Armanit, që ish-Sekretarja e Shtetit ka veshur në prill: vlera e saj, thuajse 12.500 dollarë, është gjykuar shumë e tepërt dhe ofensive nga shumë amerikanë që duhet t'i bëjnë llogaritë me krizën ekonomike.

Hillary 1Stili i kuruar i kandidates, nuk është marrë nën patronazh rastësisht: sipas burimeve të shtypit amerikan, pas "look"-ut të bashkëshortes së Bill Clinton, duket se është drejtoresha e "Vogue America", Anne Wintour.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Hillary Clinton, kandidatja femër që parapëlqen pantallonat appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Kristiano Ronaldo rinovon deri në vitin 2021 me Realin

Posted: 07 Nov 2016 07:04 AM PST

Cristiano Ronaldo me një kontratë të re.Reali i Madridit njoftoi në faqen zyrtare se Los Blancos dhe futbollisti kanë arritur akordin total për zgjatjen e bashkëpunimit kontraktual të portugezit. Kontrata aktuale e Ronaldos që përfundon në verën e vitit 2018 është zgjatur deri në vitin 2021, kur futbollisti do të jetë 36 vjeç c'ka do të thotë se Ronaldo praktikisht është i lidhur me Realin deri në fund të karrierës së tij futbollistike.

Në të është përfshirë një rritje shumë e rëndësishme e pagës. Këtë të Hënë në orën 13:30 Ronaldo në prani të presidentit Florentino Perez do të ngjitet në podiumin e nderit të stadiumit Santiago Bernabeu për të shprehur ndjesitë e tij pas zgjatjes së bashkëpunimit me klubin merengues.Ndryshe nga lojtarë të tjerë si Kroos apo Modric, Ronaldos do ti bëhet një trajtim i vecantë pasi ai është futbollisti simbol i Los Blancos gjatë 7 viteve të fundit.

Ky operacion inkuadrohet në politikën e rinovimeve që po ndjek Reali i madridit me rinovimet e mëparshme të Tony Kroos, Luka Modruic, Lucas Vazques dhe Gareth Bale. Në këtë aspekt mbeten ende pa një zgjatje të marrveshjes Isco dhe Pepe, i cili do të jetë i lirë në fund të sezonit, dhe duke filluar që nga janari mund të hyjë në bisedime me cdo ekip tjetër.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Kristiano Ronaldo rinovon deri në vitin 2021 me Realin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Justin Bieber triumfon në “MTV EMA”

Posted: 07 Nov 2016 05:55 AM PST

Justin Bieber ishte fituesi i madh në mbrëmjen e "MTV Europe Music Aëards". Kantautori kanadez, i cili nuk ishte i pranishëm në shfaqe, arriti të merrtë 3 çmime, mes tyre edhe atë të "Kënga më e mirë".

Një tjetër kanadez tërhoqi vëmendjen e sallës. Shaën Mendes, i preferuari i shumë vajzave adoleshente në mesin e publikut, i cili fitoi në kategorinë "Best Male". Çmimin, Mendes ia dedikoi të ëmës, e cila kishte ditën e saj të lindjes. Ceremonia u prezantua nga 27-vjeçarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Justin Bieber triumfon në "MTV EMA" appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Brad Pitt kërkon kujdestarinë e përbashkët të 6 fëmijëve

Posted: 07 Nov 2016 05:21 AM PST

Nuk ka paqe mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie në atë që po bëhet një betejë ligjore e pambarimtë. Aktori nuk ka aspak ndër mend të tolerojë para së gjithash mbi një temë: kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve. Dhe të premten e shkuar, ka kërkuar që kujdestaria e 6 fëmijëve të ndahet.

Me një dokument zyrtar të nisur nga avokatët e tij, ai i ka kërkuar ndarjen e fëmijëve Angelinas, e cila donte për vete kujdestarinë, duke lejuar vetëm vizitat për Brad.

Është për t'u theksuar që avokatët në Kaliforni, synojnë kujdestarinë e përbashkët, me kusht që të mos ketë asnjë rrezik për qetësinë e të vegjëlve.

Për momentin, të dy kanë gjetur një marrëveshje të përbashkët mbi kujdestarinë: gjashtë fëmijët e çiftit (Maddox 15 vjeç, Pax, 13, Zahara, 11, Shiloh, 10, Vivienne e Knox, 8), vazhdojnë të jetojnë me Jolie. "Ajo është në shtëpi çdo ditë, i ndihmon për detyrat, i mbështet. Jeton vetëm për to, ka anuluar thuajse çdo përkushtim tjetër", – ka konfirmuar një burim anonim për "People".

Kanë kaluar tashmë dy muaj që nga ndarja e njoftuar në 15 shtator dhe gjatë kësaj periudhe, 6 fëmijët kanë jetuar së bashku me mamanë e tyre, me Pitt, i cili ka mundur t'i shohë përmes vizitave të paracaktuara.

Ndërkohë është shkruar gjithçka mbi motivet e mundshme të divorcit. Sipas zërave të shtypit rozë, ajo që ka ndikuar në ndarje ka qenë pikërisht edukimi i fëmijëve nga ana e Brad, gjë që është çmuar pak nga e shoqja, Jolie. Por edhe mbi këtë temë do të vendosë një gjykatës.

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Brad Pitt kërkon kujdestarinë e përbashkët të 6 fëmijëve appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

De Biazi lë jashtë Kaçen dhe Çikalleshin për sfidën me Izraelin

Posted: 07 Nov 2016 05:01 AM PST

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit sa i përket kualifikueseve të Botërorit "Rusi 2018" në 12 nëntor në "Loro Boriçi" ndaj izraelit, ndërsa trajneri Xhani de De Biazi ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar me këtë rast, ku bie në sy lënia jashtë ekipit të Ergys Kaçes dhe Sokol Çikalleshit.

Në listën e të grumbulluarve është Armando Sadiku, i cili po riaftësohet pas një dëmtimi disi të rëndë të pësuar në fillim të Europa League për këtë sezon me ekipin e Zurich.

De Biazi theksoi po sheh lojtarë në gjendje edhe më të mirë se Kaçe e Gashi.

"Kaçe, Gashi e Cikalleshi do të mungojnë për arsye teknike apo fizike në këtë përballje. Për arsye teknike shoh lojtarë të tjerë që mund të jenë në vend të tij për këtë ndeshje. Është një pyetje që ka përgjigjen brenda se shoh lojtarët e grumbulluar në gjendje më të mirë se Kaçe e Gashi", tha De Biazi.

Trajneri De Biazi gjatë konferencës për mediat në lidhje me ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael, tha se ekipi duhet të bëjë maksimumin sepse tashmë kemi vetëm një ndeshje. Përballja do të luhet me datë 12 nëntor në Shkodër. Gjithashtu ai u shpreh se Izraeli është një skuadër e fortë, me cilësi të mira dhe se do të jetë një ndeshje e fortë.

"Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër. Është skuadër shumë e mirë dhe vetëm ata që janë joprofesionistë mendojnë se kjo do të ishte ndeshje e lehtë".

"Po ju them që nuk është aspak e lehtë. Është ekip shumë i mirë dhe duhet të kemi shumë kujdes.Vendi i dytë është i vështirë sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet, – vijoi trajneri i kombëtares. – Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Kielinin, Bonuçin e Barzjaljin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Markizio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit. Për sa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin ", tha trajneri ai.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.
Mbrojtës: Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.
Mesfushorë: Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi.
Sulmues: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.

258167

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " De Biazi lë jashtë Kaçen dhe Çikalleshin për sfidën me Izraelin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

“Rusi 2018”, De Biazi lë jashtë Kaçen dhe Çikalleshin për sfidën me Izraelin

Posted: 07 Nov 2016 02:58 AM PST

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit për këtë vit sa i përket kualifikueseve të Botërorit "Rusi 2018" në 12 nëntor në "Loro Boriçi" ndaj izraelit, ndërsa trajneri Xhani de De Biazi ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar me këtë rast, ku bie në sy lënia jashtë ekipit të Ergys Kaçes dhe Sokol Çikalleshit.

Në listën e të grumbulluarve është Armando Sadiku, i cili po riaftësohet pas një dëmtimi disi të rëndë të pësuar në fillim të Europa League për këtë sezon me ekipin e Zurich.

De Biazi theksoi po sheh lojtarë në gjendje edhe më të mirë se Kaçe e Gashi.

"Kaçe, Gashi e Cikalleshi do të mungojnë për arsye teknike apo fizike në këtë përballje. Për arsye teknike shoh lojtarë të tjerë që mund të jenë në vend të tij për këtë ndeshje. Është një pyetje që ka përgjigjen brenda se shoh lojtarët e grumbulluar në gjendje më të mirë se Kaçe e Gashi", tha De Biazi.

Trajneri De Biazi gjatë konferencës për mediat në lidhje me ndeshjen kualifikuese Shqipëri-Izrael, tha se ekipi duhet të bëjë maksimumin sepse tashmë kemi vetëm një ndeshje. Përballja do të luhet me datë 12 nëntor në Shkodër. Gjithashtu ai u shpreh se Izraeli është një skuadër e fortë, me cilësi të mira dhe se do të jetë një ndeshje e fortë.

"Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër. Është skuadër shumë e mirë dhe vetëm ata që janë joprofesionistë mendojnë se kjo do të ishte ndeshje e lehtë".

"Po ju them që nuk është aspak e lehtë. Është ekip shumë i mirë dhe duhet të kemi shumë kujdes.Vendi i dytë është i vështirë sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet, – vijoi trajneri i kombëtares. – Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Kielinin, Bonuçin e Barzjaljin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Markizio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit. Për sa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin ", tha trajneri ai.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.
Mbrojtës: Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.
Mesfushorë: Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi.
Sulmues: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.

258167

7 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " "Rusi 2018", De Biazi lë jashtë Kaçen dhe Çikalleshin për sfidën me Izraelin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Related Posts :