Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Tre ushtarë amerikanë vriten në Jordani” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Tre ushtarë amerikanë vriten në Jordani” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tre ushtarë amerikanë vriten në Jordani

Posted: 05 Nov 2016 02:11 AM PDT

jordaniZyrtarë të Pentagonit deklaruan se tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë jashtë një baze ushtarake të Jordanisë.

Një zyrtar amerikan tha se një ushtar ka vdekur menjëherë, ndërsa dy të tjerët në një spital të Amanit.

Një ushtar jordanez po ashtu është plagosur në incident. Zyrtari amerikan ka folur në kushte anonimiteti, pasi incidenti është duke u hetuar.

Sipas disa raporteve, incidenti ka ndodhur para bazës ajrore King Feisal, në jug të Jordanisë, pasi makina që transportonte shtetasit amerikanë nuk ka marrë parasysh urdhrat e rojes për të ndaluar.

Jordania, aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, është anëtare e koalicionit që udhëheq SHBA-ja në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vodhi 1,3 mln euro përmes falsifikimit, në pranga ish-drejtori i bankës

Posted: 05 Nov 2016 01:43 AM PDT

Policia e FieritPolicia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Gj. Xhaho, person i shpallur në kërkim pasi ishte i dënuar për vjedhje bankash dhe arkave të kursimit. Ky shtetas, në vitin 2012, kur mbante postin e nëndrejtorit të Bankës Alfa, përmes falsifikimit arriti të merrte nga banka rreth 1,3 mln euro.

Sipas policisë, 47-vjeçari, banues në lagjen Kastriot në qytetin e Fierit, është dënuar me nga Gjykata e Lartë Tiranë me 12 vite burg

"Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të "Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit", thuhet në njoftimin e policisë.

5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Të hënën rikthehet shiu, mund të ketë përmbytje

Posted: 05 Nov 2016 12:46 AM PDT

shiDimri i parakohshëm që ka përfshirë tashmë një pjesë të Europës, mbërrin edhe në Shqipëri.

Meteorologët thonë se pas një fundjave me mot të mirë, dita e hënë dhe e martë do të sjellë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në disa zona në vend.

Parashikohet të sjellin përmbytje, pasi reshjet do të jenë të hënë dhe të martë në të gjitha qytetet, në Lezhë, Durrës, kryeqytet do të jenë me intensitet të lartë.

Të mërkurën shiu do t'i lërë vendin temperaturave të ulëta të cilat do të sjellin reshje në formë bore të paktën në zonën e Alpeve.

5 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 5 nëntor 2016

Posted: 05 Nov 2016 12:00 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Dashuria është në plan të pare për ju, por do të shpërqendroheni nga disa detyrime të tjera të rëndësishme. Mundohuni të kontrolloni ndjenjat tuaja në mënyrë që të keni sukses.

DEMI

Pritet të jetë një ditë e mbushur me aktivitet. Nëse jeni në punë, eprorët do të kërkojnë shumë nga ju, ndërsa nëse vazhdoni shkollën, atëherë do të mbingarkoheni me detyra.

BINJAKET

Jeni të pavendosur dhe kjo ju bën të dukeni shume keq në sytë e të tjerëve. Mundohuni të mos tregoni anën tuaj të dobët, sepse pikërisht këtë do të shfrytëzojnë njerëzit që nuk jua duan të mirën.

GAFORRJA

Keni nevojë të jeni i pavarur, ndaj dhe keni nisur të përfshiheni në debate të kota me njerëzit që ju rrethojnë. Nuk fitohet pavarësia me forcë, por duke dëshmuar pjekuri dhe duke fituar besimin e të dashurve tuaj.

LUANI

Ndiheni të vetmuar dhe kjo nuk ju bën aspak mirë sepse gjendja shpirtërore është shumë e rëndësishme për të qenë mirë edhe nga gjendja fizike.

VIRGJERESHA

Mos u kapni pas gjerave të kota dhe të pavlera. Jepuni më shumë rëndësi projekteve  tuaja që kanë të bëjnë me shkollimin apo një specializim.

PESHORJA

Nëse merreni me aktivitet fizik, do të jeni në formë shumë të mirë. E rëndësishme është qe e keni kuptuar se mund ta keni tepruar me kilogramët e fituar. Në aspektin afektiv gjithçka do të jetë në rregull.

AKREPI

Sot është një ditë e re e mbushur me surpriza të bukura që do ju ngazëllejnë pa masë. Yjet do ju favorizojnë nëse do të bëni blerje. Do të merrni gjëra të bukura pa shpenzuar shumë para.

SHIGEJTARI

Kini besim se së shpejti do të krijoni një lidhje romantike shumë të fortë. Mjafton të bini në pesimizën dhe të kërkoni shumë nga vetja. Gjërat do të shkojnë për mbarë sot.

BRICJAPI

Tregoni kurajë në një çështje të rëndësishme që mund të ketë të bëjë me punën tuaj. Dikush po përpiqet t'ju nxjerrë jashtë loje, por ju nuk duhet ta lejoni që të ndodhë një gjë e tillë.

UJORI

Jeni i rrethuar nga dashuria e familjareve tuaj, por ju mungon prania e partneres. Se shpejti do të jeni pranë njeri-tjetrit dhe do të kaloni çaste shumë të bukura.

PESHQIT

Keni shume plane, por asgjë konkrete në sfond. Zgjohuni nga gjumi letargjik, dhe hyni në veprim të menjëhershëm sepse dikush po përpiqet t'ju dëmtojë, duke shfrytëzuar mungesën tuaj të vëmendjes.

Djali 3-vjeçar i Michael Buble diagnostikohet me kancer

Posted: 04 Nov 2016 02:59 PM PDT

gettyimages-486363101Vogëlushi 3-vjeçar Noah, djali i madh i Michael Buble është diagnostikuar me kancer. Këngëtari kanadez bëri me dije se i biri po trajtohet në një spital të SHBA, por nuk ka dhënë asnjë informacion mbi gjendjen e tij.

Këngëtari 41-vjeçar dhe gruaja e tij Luisana Lopilato, 29-vjeçare janë martuar në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë.

"Jemi të pikëlluar pas diagnostikimit me kancer të djalit tonë të madh Noah, i cili do të vazhdojë trajtimin në Shtetet e Bashkuara.

Ne gjithmonë kemi folur për rëndësinë e familjes dhe dashurinë që kemi për fëmijët tanë. Luisana dhe unë do ia kushtojmë vëmendjen e plotë djalit tonë Noah që të përmirësohet. Tani për tani kemi ndalur të gjitha aktivitetet tona profesionale", thuhet në një njoftim të çiftit.

Capture4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, u raportua për të shtëna me armë, policia: Nuk u gjetën gëzhoja

Posted: 04 Nov 2016 02:42 PM PDT

policia-naten-620x330Policia ka marrë një njoftim nga një qytetar për të shtëna me armë në zonën e Kasharit. Menjëherë kanë shkuar efektivët e policisë ku nuk u konstatuan gëzhoja. Policia thota se u shoqëruan pesë të rinj si të dyshuar me ngjarjen, por më pas u lanë të lirë.

"Në numrin e emergjencave 112, është marrë njoftim për të shtëna me armë zjarri, në Kashar. Menjëherë u dërguan shërbimet policore, të cilët nisën kontrollet. Nga ana e shërbimeve nuk u konstatuan gëzhoja në vendin e njoftuar.

Shërbimet e policisë gjatë kësaj kohe në kuadër të verifikimit të vërtetësisë së telefonatës kanë ushtruar disa kontrolle në automjete dhe qytetarë. Po në këtë kuadër shërbimet e policisë, tek sheshi 'Shqiponja',  kanë ndaluar dhe shoqëruar për verifikim një automjet në të cilin udhëtonin 5 të rinj, të cilët u shoqëruan si të dyshuar në lidhje me këtë njoftim. Pas verifikimeve të kryera nga ana e Policisë këta shtetas u lanë të lire", njofton policia.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kompozitori Tish Daija, tashmë “Nderi i Kombit”

Posted: 04 Nov 2016 02:00 PM PDT

14962244_10210998719994148_1850398908_nMe propozim të Akademisë së Shkencave, akademiku dhe kompozitori i shquar Tish Daija (1926-2003) u vlerësua me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” në 90 vjetorin e lindjes nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.”Kompozitor i baletit të parë shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore me njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog e akademik, drejtues historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Me krijimtarinë e Tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi", thuhet në motivacionin e këtij vlerësimi.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua në ambientet e Presidencës me pjesëmarrjen e kreut të shtetit, përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave, familjarëve, miqve e kolegëve të akademik Tish Daisë. Kompozitori Tish Daija, lindi më 30 janar 1926 në Shkodër. Krijimtarinë muzikore e filloi nën tingujt e fizarmonikës. Kompozimet e para janë këngët "Çik, o mori çikë", "Ndal, bre vash", "Me lule të bukura", etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947 në qytetin e lindjes. Më 1956, ai kreu studimet në konservatorin "Çajkovski" të Moskës. Mbas studimeve emërohet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Tish Daija është autor i shumë veprave të mëdha muzikore si, opereta "Lejlaja", opera "Pranvera", baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria”,etj. Ai u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare në 3 tetor 2003.

14961519_10210998720474160_953604099_n 14961411_10210998720594163_932708849_n4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Reforma zgjedhore, Thaçi mbledh partitë, opozita e bojkoton

Posted: 04 Nov 2016 01:45 PM PDT

auto_hashim-thaci-kosovo1471620775Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar liderët e partive politike në vend për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Asnjëra prej partive opozitare nuk po merr pjesë në këtë takim ku janë kryeministri i vendit njëherësh kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe Enver Hoxhaj nga PDK në mungesë të Kadri Veselit, i cili ndodhet për vizitë në Hungari, ndërsa nga PD merr pjesë Ferid Agani si dhe liderët e partive tjera minoritare.

Pjesë e takimit janë edhe Ambasada e SHBA-ve, Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE-ja.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Khloe Kardashian përgjigjet pas thashethemeve: Nuk jam shtatzënë

Posted: 04 Nov 2016 01:07 PM PDT

3A0DD36E00000578-3904426-image-m-10_1478248178684Khloe Kardashain ka hedhur poshtë zërat se ajo është në pritje të një fëmije. Ylli i "Keeping Up With The Kardashians" theksoi se është e tronditur nga ky lajm shokues. Ajo e ka quajtur këtë si një histori absurde.

Së fundmi Khloe është vënë në qendër të kritikave edhe për pamjen e saj. Ajo i ka zhgënjyer ndjekësit e saj, pasi sipas tyre e ka ekzagjeruar me ndërhyrjet plastike.

3A0DD28C00000578-3904426-image-m-13_1478248349116 3A0DD15600000578-3904426-image-a-21_14782493362104 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Unioni i Gjyqtarëve: “Vetting”-u është antikushtetues. Do kërkojmë shfuqizimin

Posted: 04 Nov 2016 12:34 PM PDT

Unioni i GjyqtareveUnioni i Gjyqtarëve tha se ligji për Vettingun ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe për pasojë do t'i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji.

Gjithashtu, asambleja autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtoje edhe ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, pasi në disa pjesë të tij edhe ky ligj vjen në kundërshtim me dispozitat kushtetuese.

Seanca ku do dëgjohen gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit të Vettingut është caktuara data 22 nëntor.

4 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :