Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Turqi: Akademikët dhe studentët protestojnë kundër goditjes së autoriteteve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Turqi: Akademikët dhe studentët protestojnë kundër goditjes së autoriteteve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Turqi: Akademikët dhe studentët protestojnë kundër goditjes së autoriteteve

Posted: 03 Nov 2016 09:36 AM PDT

Disa qindra njerëz kanë protestuar sot në Stamboll kundër goditjes së autoriteteve ndaj personelit të institucioneve të arsimit në Turqi, pas përpjekjes për puç në muajin korrik të këtij viti. "Dorë për dore kundër fashizmit", kanë brohoritur akademikët, studentët dhe anëtarët e sindikatës, para Universitetit në Stamboll, ku ishte e pranishme edhe policia speciale. Ankaraja thotë se kleriku mysliman turk, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, e ka orkestruar puçin e dështuar më 15 korrik dhe i kanë pezulluar ose shkarkuar më se 100 mijë shërbyes civilë, përfshirë akademikë, mësimëdhënës, gjyqtarë, prokurorë dhe ushtarë, për shkak të dyshimit se kanë lidhje me zotin Gulen. Afro 37 mijë njerëz, po ashtu, janë arrestuar dhe presin procese gjyqësore. Ministria e brendshme sot ka njoftuar se më se 1,200 pjesëtarë të xhandarmerisë janë shkarkuar. Fethullah Gulen, që me vetdëshirë jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara, e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje në përpjekjen për puç. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Protestë për vrasjen e civilëve në Kunduz

Posted: 03 Nov 2016 09:15 AM PDT

Zyrtarët afganë thonë se së paku 26 civilë janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi ajror në pjesën veriore të Afganistanit. Në qytetin Kunduz sot kanë shpërthyer protesta pas një sulmi ajror në periferi të qytetit. Protestuesit i kanë bartur trupat e pajetë të të vrarëve para zyrës së guvernatorit. NATO-ja tha se ka ndërmarrë sulme ajrore për t'i mbrojtur forcat aleate gjatë një operacioni në Kunduz dhe ka shpjeguar se "të gjitha pretendimet për viktima civile do të hetohen". Më herët, NATO-ja ka njoftuar se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një operacioni në Kunduz. Ushtarët janë vrarë sot, "gjatë misionit ndihmës, stërvitor dhe këshillues me partnerët tanë afganë për pastrimin e pozicionit taliban dhe për t'i shkatërruar operacionet e këtij grupi në Kunduz", ka thënë NATO-ja. "Përkundër ngjarjes së sotme tragjike, ne jemi të palëkundër në përkushtimin tonë për t'i ndihmuar partnerët afganë për ta mbrojtur vendin e tyre", tha John Nicholson, komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan. Misioni luftarak amerikan në Afganistan ka përfunduar në vitin 2014, por forcat speciale shpeshherë janë angazhuar në luftime, duke u ndihmuar forcave të sigurisë afgane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët nuk besojnë se vota e tyre do të mbetet e fshehtë 

Posted: 03 Nov 2016 08:15 AM PDT

Partitë politike në Maqedoni, kryesisht ato në pushtet, qëllimisht krijojnë një perceptim se kanë informacione për secilin qytetarë se për cilën parti ka votuar, duke nxitur kështu frikë dhe panikë në mesin e votuesve, konstatohet në një hulumtim të realizuar nga Qendra për Arsim Evropian rreth zgjedhjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të lëvizësh i 'sigurt' përtej urave mbi Ibër

Posted: 03 Nov 2016 07:53 AM PDT

Pavarësisht që liria e lëvizjes në qytetin e ndarë të Mitrovicës, nga ana jugore në atë veriore dhe anasjelltas, nuk mund të definohet as për së afërmi si e përkryer, megjithatë së fundmi, është shënuar mjaft përparim në këtë drejtim, vlerësojnë zyrtarët lokal të dy komunave të këtij qyteti, komunës jugore dhe asaj veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buxheti i varfër nuk garanton shërbime cilësore shëndetësore as më 2017 

Posted: 03 Nov 2016 06:55 AM PDT

Profesionistë shëndetësorë, por edhe udhëheqës të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, thonë se me buxhetin e ndarë për vitin e ardhshëm, shëndetësia do të vazhdojë të përballet me shumë sfida, sikur edhe vitet paraprake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raportohet për 240 migrantë të mbytur në ujërat e Libisë

Posted: 03 Nov 2016 06:45 AM PDT

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara tha se 240 njerëz besohet se janë mbytur në brigjet e Libisë. Zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami, tha se 31 të mbijetuar nga dy anije, të cilët kanë arritur në ishullin italian Lampedusa të enjten, kanë njoftuar për fundosjen e anijeve të tyre. Sami tha se të mbijetuarit kanë raportuar për 240 veta të zhdukur. Shumica e njerëzve në bord duket se kanë qenë nga rajoni i Afrikës nën-Sahariane. Mbi 4,200 migrantë kanë vdekur këtë vit duke kaluar rrugën e rrezikshme nëpër Detin Mesdhe.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Autoritetet serbe lirojnë Hilmi Kelmendin 

Posted: 03 Nov 2016 06:43 AM PDT

Autoritetet serbe kanë liruar Hilmi Kelmendin, i cili është mbajtur në paraburgim që nga e premtja, më 28 tetor. Lirimin e tij, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Xhemaj ka bërë të ditur se Kelmendi është liruar dhe se pas përfundimit të disa procedurave të nevojshme, në orët e mbrëmjes pritet të arrijë në Kosovë.  Po këtë javë, autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë liruar edhe drejtorin e policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili ishte mbajtur në paraburgim mbi bazën e disa fletë-arresteve që Serbia ende i mbanë në fuqi për qytetarë të caktuar të Kosovës.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daçiq falënderon Rusinë për qasjen ndaj Kosovës

Posted: 03 Nov 2016 06:03 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, përsëriti se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë. "Serbia, në përputhje me politikën e saj, nuk do t'iu bashkohet sanksioneve evropiane anti-ruse", tha Daçiq në Suzhdal të Rusisë, ku po merr pjesë në një takim të Komitetit serbo-rus për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik. Perëndimi ka ndëshkuar Rusinë me sanksione për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë. Daçiq tha se Serbia i është falënderuese Rusisë për veton mbi një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB. Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen vazhdimisht. "Për Rusinë, Serbia është partner strategjik në Ballkan", tha Rogozin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Afganistan vriten dy ushtarë amerikanë

Posted: 03 Nov 2016 05:45 AM PDT

NATO tha se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një operacioni në veri të Afganistanit. "Ushtarët janë sulmuar më 3 nëntor gjatë një misioni trajnues dhe këshillues me partnerët tanë afganë, për të spastruar një pozicion të talibanëve dhe për të penguar operacionet e grupit në qarkun e Kunduzit", thuhet në njoftimin e NATO-s. "Pavarësisht ngjarjes së sotme tragjike, mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t'i ndihmuar partnerët afganë në mbrojtjen e vendit të tyre", tha John Nicholson, komandant i lartë i SHBA-së dhe NATO-s në Afgansitan. Operacionet luftarake të SHBA-së në Afganistan kanë përfunduar në masë të madhe në vitin 2014, por forcat speciale angazhohen në luftime, në ndihmë forcave lokale.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistani akuzon tetë diplomatë indianë për spiunazh

Posted: 03 Nov 2016 05:30 AM PDT

Pakistani akuzoi tetë diplomatë indianë për spiunazh dhe terrorizëm. Ministria e Jashtme pakistaneze tha se ata kanë punuar për inteligjencën e Indisë. Emrat dhe fotografitë e tyre janë publikuar në shtyp. Nuk është ende e qartë nëse diplomatët do të dëbohen nga Islamabadi apo do të tërhiqen nga Nju Delhi. Javën e kaluar, dy vendet kanë dëbuar nga një diplomat të ambasadës së njëri-tjetrit, nën akuzat për spiunazh. Islamabadi po ashtu ka thënë se ka tërhequr gjashtë diplomatë nga misioni i tij në Indi, pasi mediat indiane kanë raportuar se ata kanë qenë të përfshirë në spiunazh. Këto zhvillime vijnë në kohën e tensioneve të larta midis dy vendeve për shkak të rajonit të diskutueshëm të Kashmirit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria britanike “humb luftën” për Artikullin 50

Posted: 03 Nov 2016 03:24 AM PDT

Parlamenti duhet të vendosë përmes votimit nëse Mbretëria e Bashkuar mund të fillojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropian, ka vendosur Gjykata e Lartë britanike. Kjo do të thotë se qeveria nuk mund të hapë vetë Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, për nisjen e bisedimeve formale me BE-në. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka këmbëngulur se referendumi i 23 qershorit për dalje nga BE-ja dhe fuqia e qeverisë nënkuptojnë se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit. Qeveria pritet të apelojë vendimin e Gjykatës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen emaile të reja për “ndërhyrjen e Kremlinit në Ukrainë”

Posted: 03 Nov 2016 02:48 AM PDT

Hakerët ukrainas kanë thyer një email të dytë që lidhet me Vladislav Surkov, ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe kanë publikuar disa dokumente, që, sipas tyre, janë dëshmi të reja për ndërhyrjen e Kremlinit në çështjet e Kievit. Korrespondencat i janë siguruar Radios Evropa e Lirë nga hakerët. Nëse janë autentike, ato tregojnë detaje për punën e zyrës së Surkovit në ngritjen e enklavave separatiste në lindje të Ukrainës, më 2014. Emailet po ashtu tregojnë se si bashkëpunëtorët e Surkovit kanë bërë komplot për të destabilizuar rajonin Kharkiv të Ukrainës dhe kanë ndihmuar në krijimin e udhëheqjeve të grupeve sepratiste në rajonet Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës. Publikimi i këtyre korrespondencave vjen një javë pas publikimit të serisë së parë të emaileve që dyshohet se lidhen me Surkovin. Në këto emaile është folur për planifikimin e aneksimit të Krimesë nga Moska.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyra e Kryeministrit: Ligjin për Trepçën nuk mund ta kontestojë asnjë gjyqtar  

Posted: 03 Nov 2016 02:27 AM PDT

Gjyqtari i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme nga misioni i EULEX-it ka ardhur në përfundim se Ligji për Trepçën është anti-Kushtetues.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA dhe Turqia diskutojnë strategjinë për marrjen e Raqqas nga IS

Posted: 03 Nov 2016 01:34 AM PDT

Shtetet e Bashkuara po bisedojnë me Turqinë për marrjen eventuale të një roli në fushatën për rivënien nën kontroll të qytetit të Sirisë, Raqqa, nga grupi ekstremist Shteti Islamik, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fati i botës është në rrezik, thotë Obama

Posted: 03 Nov 2016 12:23 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u bëri thirrje demokratëve të të gjitha përkatësive etnike të votojnë për Hillary Clintonin si presidente, duke thënë se fati i SHBA-së dhe i botës është në rrezik. Obama tha se kundërshtari republikan i Clintonit, Donald Trump, është kërcënim për të drejtat civile, të cilat janë arritur me vështirësi. Obama i bëri këto komente në një tubim në Karolinën e Veriut. Trump tha se Obama duhet të ndalojë së bëri fushatë për Clintonin dhe të përqendrohet në udhëheqjen e vendit. Amerikanët do të zgjedhin presidentin e ri më 8 nëntor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lideri i IS-it lëshon audio-mesazh për ofensivën në Mosul

Posted: 03 Nov 2016 12:04 AM PDT

Lideri i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, u ka bërë thirrje luftëtarëve të tij që t'iu rezistojnë operacioneve të forcave irakiane për rimarrjen e Mosulit. Në Mosul, al-Baghdadi ka shpallur të ashtuquajturin kalifat, dy vjet më parë. "Të ruani tokën tuaj me nder është njëmijë herë më lehtë sesa të tërhiqeni të turpëruar", supozohet të ketë thënë al-Baghdadi në një audio-mesazh. Audio është publikuar nga krahu mediatik i Shtetit Islamik, al-Furqan, në kohën kur beteja për Mosulin është intensifikuar.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident hekurudhor në Pakistan, 17 të vdekur

Posted: 02 Nov 2016 11:32 PM PDT

Dy trena janë përplasur në qytetin Karaçi të Pakistanit, duke lënë të vdekur 17 veta dhe të plagosur rreth 50 të tjerë. Pamjet televizive kanë treguar vagona të shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit duke nxjerrë viktima. Autoritetet spitalore kanë thënë se në mesin e viktimave ka edhe gra e fëmijë. Pakistani ka një nga infrastrukturat më të këqija hekurudhore në botë. Në muajin shtator, katër veta kanë vdekur dhe 93 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së një treni të pasagjerëve me një tren mallrash në qytetin Multan të provincës Punxhab.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AI: Në Mosul “torturohen” luftëtarët e IS-it

Posted: 02 Nov 2016 11:20 PM PDT

Milicitë e përfshira në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik në Mosul kanë kryer sulme hakmarrëse mbi burrat dhe djemtë në fshatrat përreth, tha organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International. Sipas saj, njerëz të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik janë poshtëruar publikisht, torturuar dhe rrahur. Amnesty International tha se simpatizantët e Shtetit Islamik janë futur në kafaze të pulave dhe janë lënë në rrethrrotullime të lagjeve. Ndryshe, sot është dita e 18-të e operacionit të forcave irakiane dhe kurde për rikthimin e Mosulit nga kontrolli i Shteti Islamik. Shteti Islamik ka lëshuar një audio-mesazh, që thotë se vjen nga lideri i tij, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe u bën thirrje luftëtarëve të vazhdojnë luftën kundër "armiqve të Zotit".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama për hetimet e FBI-së – “të paqarta”

Posted: 02 Nov 2016 02:18 PM PDT

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, në mënyrë të tërthortë ka kritikuar drejtorin e FBI-së James Comey rreth hetimeve të reja për përdorimin e emailave të Hillary Clintonit. Ai tha se hetuesit e SHBA-së nuk duhet të operojnë mbi bazën e "paqartësisë" ose të "informacioneve jo të plota". FBI po heton emailat e rinj që mund të jenë të lidhur me hetimet e tij për serverin e emailave privat të Clintonit Zoti Comey është përballur me reagime të fuqishme pas njoftimit që erdhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale, shkruan BBC. Deklaratat e Obamës janë të parat në publik që kur zoti Comey njoftoi, të premten, se FBI ka zbuluar një numër emailash të rinj që mund ose s'mund të jenë relevantë për një hetim të mëhershëm, të mbyllur, ndaj kandidates demokrate për president, Hillary Clinton, për mbajtjen e informacioneve të klasifikuara. "Kam bërë përpjekje që ta bëj të qartë se nuk dua të duket se po përzihem", tha zoti Obama në një intervistë në faqen e internetit NowThisNew. Por ai shtoi "nuk e besoj se ka një normë se kur bëhen hetime ne veprojmë në paqartësi. Nuk veprojmë në bazë të informacioneve jo të plota, nuk veprojmë mbi rrjedhje. Ne veprojmë bazuar në vendime konkrete që janë bërë". "Kur u hetua me kujdes herën e kaluar, përfundimi i FBI-së, përfundimi i departamentit të Drejtëisë, përfundimi i përsëritur I hetuesve kongresistë ishte se ajo kishte bërë disa gabime por nuk kishte asgjë për t'u gjykuar". U bë e njohur në mars të vitit 2015 se zonja Clinton kishte shkelur rregullat federale duke operuar me një server privat të emailave derisa ishte sekretare e shtetit prej 2009-2013. Avokatët e saj kërkuan nëpër server dhe I ofruan departamentit të shtetit 30 mijë emaila të punës, por fushata e saj fshiu 33 mijë porosi të tjera, duke thënë se ishin të natyrës personale. Zoti Comey konkludoi në korrik se Zonja Clinton kishte qenë "e pa kujdesshme" në përdorimin e informacioneve të klasifikuara, por nuk kishte bazë për akuzë. Emailat e fundit u gjetën në një hetim të ndarë për dyshimet se ish kongresisti Anthony Weiner kishte dërguar porosi me përmbajtje seksuale tek një vajzë 15 vjecare në Karolinën Veriore. Zoti Weomer është I martuar me një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të zonjës Clinton, Huma Abedin. Demokratët kanë kërkuar me zemërim që zoti Comey, I sulmuar, të bëjë public menjëherë se cfarë njohurishë ka për emailat e rinj. Lideri democrat në Senatin e SHBA-së, Harry Reid e ka akuzuar zotin Comey për shkelje të një akti I cili ndalon zyrtarët të ndikojnë zgjedhjet duke zbuluar se byroja po hetonte emailat që mund të jenë të lidhur me zonjën Clinton.(REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pentagoni thotë se në sulmet ajrore në Siri u vra një lider i Al-Kaidës

Posted: 02 Nov 2016 10:22 AM PDT

Pentagoni thotë se në sumet ajrore në Siri, gjatë muajit, është vrarë, siç e përshkruan Departamenti i Mbrojtjes, një lider i lartë i al Kaidës që dikur kishte lidhje me Osama bin Laden. Një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni i marinës, Jeff Davis, e identifikoi objektivin si Haydar Kirkan. Zëdhënësi tha se Kirkan mbikqyrte planifikimet për sulmet ndaj objektivave perëndimore jashtë Sirisë, përfshirë dhe Turqinë. Davis tha se dronët e SHBA-së kryen sulmet ajrore më 17 tetor në zonën e Idlibit, në Sirinë perëndimore. SHBA-ja më heret ka njoftuar se një javë pas atij sulmi ka goditur objektivat e al Kaidës në Yemen dhe Afganistan. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :