Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Uniformat e policisë, MB i prezanton javën që vjen” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Uniformat e policisë, MB i prezanton javën që vjen” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Uniformat e policisë, MB i prezanton javën që vjen

Posted: 05 Nov 2016 10:35 AM PDT

Efektivë të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniforma të reja. Burime të sigurta pranë policisë thanë për “Gazeta Shqiptare” se pak ditë më parë kanë ardhur uniformat për një pjesë të punonjësve të policisë, ndërsa pritet që prezantimi i tyre të bëhet brenda javës që vjen nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se uniformat kanë ardhur nga Turqia. Ministria e Brendshme ka kërkuar nga Policia e Tiranës, nga komisariatet, nga forcat “Shqiponja” si dhe Policia Rrugore 600 punonjës policie që të veshin uniformat e reja ditën që do bëhet edhe prezantimi i tyre. Më 1 shkurt të këtij viti ministri Tahiri tha se element kryesor në uniformën e re do të jetë stema e policisë, e cila sipas tij do të jetë e dallueshme lehtësisht. Në kokën e stemës shënohet Policia e Shtetit, ndërsa poshtë është shqiponja. Ndërsa, në pjesën e sipërme të uniformës do të jetë ngjyra e verdhë për efektivët e Policisë Rrugore, e kuqja për njësitë “Shqiponja” dhe ajo blu për Policinë e Rendit. Ndërkaq, pak muaj më parë, policia njoftoi për prishjen e kontratës me kompaninë që fitoi tenderin për pajisjen me uniforma dhe dërgoi për ndjekje penale përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë “Marsi&Al”. Sipas tyre, shkak i prishjes së kontratës ka qenë cilësia e dobët e uniformave.

Apeli lë në burg anëtarët e bandës së Emiliano Shullazit

Posted: 05 Nov 2016 09:21 AM PDT

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në “arrest me burg” dy të arrestuarit si pjesë e bandës së Emiliano Shullazit. Për togat e zeza, provat e sjella nga prokuroria për Endri Qyqja dhe Endri Zela i lënë ata sërish në qeli. Sipas organit të akuzës, dy të pandehurit akuzohen për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal. Më 15 tetor të këtij viti, ata u lanë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë.  Sipas prokurorisë, këta dy persona në bashkëpunim me shtetasit Emiljano Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, duke e kërcënuar dhe dhunuar atë.

Uniformat e policisë, MB i prezanton javën që vjen

Posted: 05 Nov 2016 09:21 AM PDT

Efektivë të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniforma të reja. Burime të sigurta pranë policisë thanë për “Gazeta Shqiptare” se pak ditë më parë kanë ardhur uniformat për një pjesë të punonjësve të policisë, ndërsa pritet që prezantimi i tyre të bëhet brenda javës që vjen nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se uniformat kanë ardhur nga Turqia. Ministria e Brendshme ka kërkuar nga Policia e Tiranës, nga komisariatet, nga forcat “Shqiponja” si dhe Policia Rrugore 600 punonjës policie që të veshin uniformat e reja ditën që do bëhet edhe prezantimi i tyre. Më 1 shkurt të këtij viti ministri Tahiri tha se element kryesor në uniformën e re do të jetë stema e policisë, e cila sipas tij do të jetë e dallueshme lehtësisht. Në kokën e stemës shënohet Policia e Shtetit, ndërsa poshtë është shqiponja. Ndërsa, në pjesën e sipërme të uniformës do të jetë ngjyra e verdhë për efektivët e Policisë Rrugore, e kuqja për njësitë “Shqiponja” dhe ajo blu për Policinë e Rendit. Ndërkaq, pak muaj më parë, policia njoftoi për prishjen e kontratës me kompaninë që fitoi tenderin për pajisjen me uniforma dhe dërgoi për ndjekje penale përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë “Marsi&Al”. Sipas tyre, shkak i prishjes së kontratës ka qenë cilësia e dobët e uniformave.

Fibi provokon, foto teksa masturbohet

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Të bëhesh e famshme në Shqipëri kërkon natyrisht shumë sakrifica, përfshirë këtu edhe veprime që të lënë me gojë hapur. Shumë nga vajzat e showbiz kanë zgjedhur rrugën e shkurtër për të marrë vëmendjen e publikut, nisur që nga "incidentet" e inskenuara posaçërisht për famë, lidhjet me personazhe të tjerë VIP, apo edhe zhveshjet dhe fotot e nxehta dhe provokuese. E kjo e fundit duket se ka qenë edhe zgjedhja e Fibit. Këngëtarja e re ka publikuar një foto mjaft të nxehtë në rrjetet sociale, ku shihet me një pozicion provokues, ndërsa mban duart në organin e saj gjenital. Natyrisht fotoja është bërë një ndër më të komentuarat në rrjet, veçanërisht nga meshkujt, të cilën e kanë konsideruar veprimin e Fibit si një akt masturbimi.

Ledio i Cannit, mban imazhin e tij të fshehtë, por prezanton gruan dhe vajzën

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Më shumë se me atë, në fakt publiku shqiptar është mësuar me zërin e tij. Flasim për regjisorin e "Zonë e Lirë", Ledion, që deri më sot ka zgjedhur mos ta bëjë publik fytyrën e tij. Megjithatë në rrjetet sociale Ledio prezanton bashkëshorten dhe vajzën e tij. Në "Instagram" ai ka postuar një foto të së bijës, së bashku me një pikturë që vogëlushja ka vizatuar. Në foto shihet edhe gruaja e Ledios. Natyrisht që imazhi i familjes do të plotësohej edhe me foton e tij.

Ton Leknikaj: Është shpifje, kam një grua dhe një djalë

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Enida Himaj

Pas thashethemeve që qarkulluan kohët e fundit, për një lidhje mes tij dhe serbes seksi Soraja Vuçeliç, biznesmeni Ton Leknikaj ka vendosur të reagojë. Në një intervistë dhënë eksluzivisht për "Bluetooth" ai rrëfen të vërtetën e kësaj historie. "Nuk e njoh fare këtë vajzë, është një shpifje që ka cenuar rëndë imazhin tim në publik", është shprehur Leknikaj. Në reagimin e tij hedh poshtë të gjitha thashethemet e ditëve të fundit, ku flitej për pushime në vendet ekzotike dhe dhurata luksoze, duke u thënë se është një përpjekje për t'i vënë gjobë. Nga ana tjetër Leknikaj prezanton me publikun edhe familjen, duke hedhur poshtë lajmet se kishte dy gra dhe shtatë fëmijë. "Jam i martuar me një grua dhe kam një djalë, të cilët janë gjithë jeta ime", thotë biznesmeni, që ka vendosur ta zgjidhë këtë çështje tek organet e drejtësisë.
Prej kohësh përfliteni në media për një lidhje tuajën me sex-simbolin serbe Soraja Vuçeliç, përse zgjodhët të reagonit vetëm tani?
Vendosa të reagoj tani për shkak se bëhet fjalë për një shpifje të ulët, për një lajm tërësisht të pavërtetë që riciklohet për të disten herë në media dhe që ka cenuar rëndë imazhin tim në publik. Është një histori e sajuar qëllimisht nga gazetarë që mendojnë se duke sulmuar një biznesmen të suksesshëm mund t'i vënë atij "gjoba". Është hera e parë dhe e fundit që flas në media për këtë çështje dhe për një lajm totalisht të trilluar e të pavërtetë.  Ju garantoj se do të ndjek, ashtu siç kam ndjekur gjithmonë, rrugën ligjore e do flas me padi në gjykatë për këdo media apo gazetar që guxon të botojë një lajm të pavërtetë që ka si qëllim të cenojë rëndë reputacionin tim dhe familjen time. Ndërkohë ju bëj të ditur se kam bërë padi në gjykatë për një media jashtë territorit të Shqipërisë që ka nxjerrë e para lajmin.
Cila është e vërteta, cila është marrëdhënia juaj me Sorajën, nga e njihni ju atë?
Besoj isha i qartë. Unë nuk e njoh fare këtë vajzë.
A jeni ju prej disa muajsh në një marrëdhënie dashurie me Sorajën? Përse mendoni se kanë dalë këto thashetheme?
Absolutisht jo. Këto thashetheme sajohen nga ata gazetarë që janë mësuar t'u vënë gjoba biznesmenëve të ndershëm.
Si i komentoni lajmet për pushimet luksoze në vendet ekzotike me Sorajën?
Nuk kam bërë pushime me këtë vajzë. Besoj isha i qartë kur ju thashë që nuk e njoh.
Po lajmin për makinën luksoze prej 75 mijë eurosh që i keni bërë serbes seksi?
Krejtësisht trillim. Nuk e njoh, nuk mund t'i bëj dhurata një njeriu që nuk e njoh.
I ndiqni mediat serbe, sepse janë ato që e kanë shkruar lajmin fillimisht, së bashku me foton tuaj?
Unë nuk i ndjek mediat serbe. Unë jam biznesmen dhe për shkak të natyrës së punës sime më rastis të ulem në kafe me shumë njerëz. Ajo foto që qarkullon ose ka qenë rastësore, ose një fotomontazh i pastër. Për të qenë më i qartë kur them rastësore kam parasysh që unë pi kafe me gazetarë, biznesmenë të tjerë, njerëz të ndryshëm që për një arsye apo për një tjetër mund të ulen në tavolinë me mua ose që i sjellin në tavolinë me mua miqtë e mi, në lokalet e mia apo kudo qoftë, por kjo nuk do të thotë se kushdo që ulet afër meje në një tavolinë ka një raport privat me mua. Janë përdorur foto të miat të marra nga rrjetet sociale (Facebook, Instagram) dhe janë deformuar.
Ndërkohë përfliteni se keni dy gra dhe shtatë fëmijë, cila është e vërteta?
Unë nuk mund të lejojë askënd të cenojë harmoninë e familjes sime. Unë jam i martuar me një grua dhe kam një djalë, të cilët janë gjithë jeta ime. Nuk kam shtatë fëmijë, s'janë tartuf, janë fëmijë, familje.
Ju kanë dëmtuar këto lajme jetën tuaj private?
Kanë dëmtuar imazhin tim në radhë të parë. Familjen time nuk mund ta cenojë askush. Familja nuk mund të dëmtohet, nëse është ngritur mbi baza të vërteta e të sinqerta besimi reciprok. Ndaj dhe për këtë çështje po bëj gati paditë për shpifje dhe cenim të imazhit.
I keni marrë këto deklarata për sulme personale, keni një ide se kush mund t'i ketë përhapur?
Kam një ide. Mendoj se e di kush i përhap, por për momentin nuk dua të flas me emra konkretë. Është një gazetar që e ka sajuar të gjithë këtë histori me qëllimin e vetëm për të vënë gjobë.
Kush është Ton Leknikaj, jashtë gjithë këtyre thashethemeve?
Unë jam një biznesmen i ndershëm. Besoj se detajet nuk kanë interes për opinionin publik për sa kohë unë kam vendosur të mos jem person publik.
Përfliteni si një ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri, a është kjo arsyeja pse ju sulmojnë?
Edhe kjo është një nga arsyet, por mendoj që arsyeja kryesore është shantazh i hapur "gjoba" ndaj dhe i jam drejtuar organeve të drejtësisë për të thënë ato fjalën e fundit.

Gigliola Haveriku: Dasma e Elias dhe marrëdhënia me Yllka Mujon

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Gigliola, emri juaj është lakuar shpesh në media kohët e fundit, ka qenë vetëm lidhja me Amosin ajo që ju dha këtë famë?
Mendoj se fillimisht u njoha për pjesëmarrjen time tek "The Voice of Albania". Më pas, duke marrë parasysh që kronikat rozë janë gjithnjë të pëlqyera nga publiku, filloi të shkruhej për lidhjen time me Amosin.
Kush është Gigliola dhe sa lidhje keni me artin?
Gigliola është një vajzë, e cila ka qejf të eksperimentojë pak nga të gjitha fushat. Jam diplomuar për Master Shkencor në Psikologji Klinike dhe aktualisht punoj në një universitet privat në Tiranë, paralel merrem edhe me muzikë dhe kam krijuar 'band'-in, tim ku performojmë herë pas here (rrymën Jazz, Blues, Funk).
Si ka nisur lidhja juaj me Amosin, sa kohë keni bashkë?
Hmm… njohja ime me Amosin (baby-n siç parapëlqejmë të thërrasim njëri-tjetrin) ka ndodhur shumë rastësisht dhe papritur, saqë sa herë e mendojmë, besoj gjithmonë e më shumë në "destino". Në prill festojmë 2 vite fantastike e plot dashuri.
Duket si një lidhje e formalizuar, a keni menduar për fejesë?
Unë me Amosin gati bashkëjetojmë me njëri-tjetrin dhe njohim familjet përkatëse. Dua të shijoj çdo etapë me të dhe tani po shijoj etapën në të cilën ndodhem.
Keni në krah një mashkull simpatik, të famshëm, a jeni xheloz, po Amosi është?
Normalisht ndonjëherë më vjen t'i shoh celularin dhe mesazhet që i vijnë (qesh) shaka. Kam në krah një mashkull që më jep shumë vëmendje dhe me transmeton shumë siguri e dashuri, nuk kam arsye pse të jem ashtu sikur ai me mua. Rastet kur shfaq nota xhelozie ose posesiviteti mund t'i përkufizoj më shumë si ledhatime  të miat.
Ra në sy prania juaj në dasmën e Elias, motrës së Amosit, si i keni marrëdhëniet me të?
Elia është një person që unë e admiroj si artiste dhe si njeri. Me mua ka qenë gjithmonë shumë e dashur dhe sa herë takohem, me të ia kaloj shumë mirë.
Po me vjehrrën, aktoren e mirënjohur Yllka Mujo?
Përveç faktit që është një aktore e shkëlqyer, mund të them që edhe mendjen dhe zemrën i ka të mrekullueshme! Dëgjohemi dhe takohemi shpesh, e dua fort.
Si ishte dasma mbretërore brenda shtëpisë së nuses?
Dasma ishte përrallore. U transmetua kulturë, freski, dashuri, thjeshtësi. Ishte e magjishme.
Si ndjehet Gigliola si "nuse" në shtëpi artistësh?
Haha nuse! Ndihem shumë rehat dhe vetvetja.
Çfarë dhurate i bëtë ju dhe Amosi princit Leka dhe Elias?
Këtë preferoj shumë të mbetet midis nesh.
Si është një ditë e zakonshme në jetën tuaj, angazhimet, pasionet?
Zgjim, punë shtëpie, prova kantoje, punë në zyrë, (nëse nuk dalim) darkë në shtëpi, pasi pasion i madh i imi është edhe gatimi, ndonjë film, ndonjë libër ose shkruaj dhe në fund gjumë.
Si i keni marrëdhëniet me famën që keni marrë, ju tremb ajo ju pëlqen?
Vazhdoj jetën si gjithmonë, asgjë s'ka ndryshuar tek unë. Deri tani kam lexuar vetëm artikuj të bukur, nuk di si do t'i përjetoja ata negativët.
Keni një emër shumë të veçantë, çfarë do të thotë Gigliola?
Emri im shqiptohet Xhiljola në fakt, shkruhet italisht pasi kam lindur në Itali. Kam emrin e një këngëtare italiane, Gigliola Cinquetti, pasi ishte e preferuara e babait tim. Por, gjithashtu Giglio quhet një lule uji me origjinë shumë antike, që në mitologjinë greke personalizonte pastërti dhe dëlirësi.

Nga kërcënimet tek epiteti k*rvë / Ja reperët shqiptarë që keqtrajtojnë ish-partneret

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Gerilina Kodheli

Ndarjet nuk janë gjithmonë qytetare. Në disa raste, lidhjet mes çifteve përfundojnë me konflikte të mëdha, të cilat degjenerojnë në fyerje dhe kërcënime. Por ndonëse bëhet fjalë për mosmarrëveshje shumë intime, reperët shqiptarë nuk kanë nguruar të bëjnë deklarata publike tejet fyese ose kërcënime të drejtpërdrejta për ish-partneret. I fundit ka qenë Majk, ai që ka fyer me fjalë të rënda ish të dashurën e tij, por jo i vetmi. Ndër vite, reperë të tjerë të famshëm e kanë shprehur mllefin e ndarjes nëpërmjet kërcënimeve dhe duke i etiketuar me epitetet "k*rvë" dhe "prostitutë".
Majk: E bëra të famshme atë k**vë!
Reperi i njohur i Babastars, Majk, i ka çuditur të gjithë kur në "Instagramin" e tij ka publikuar një foto ku shkruhej në gjuhën angleze "E bëra të famshme atë k*rvë". Reperi është ndarë prej disa ditësh nga e dashura e tij më e fundit Majlinda Zeka, por siç duket nga deklarimi i Majk nuk bëhet fjalë për një ndarje paqësore. Këngëtari i hitit "Dashni" e kishte konfirmuar lidhjen duke publikuar disa foto në rrjetet sociale, të cilat i zhduku në momentin që në media diskutohej se Majk dhe Majlinda ishin në pritje të një fëmije. Megjithatë, thashethemet për një shtatzëni të mundshme asnjëherë nuk u vërtetuan. Vajza nga Prishtina, Majlinda Zeka nuk është modele, këngëtare apo aktore, por sigurisht është një ndër femrat më seksi në Kosovë.

Agon Amiga ish-gruas: Do ta shohësh kush jam
Ndarja e reperit Agon Amiga dhe bashkëshortes së tij Egzona Syla ka qenë një ndër më të komentuarat në media. E gjitha kjo, sepse shkak për përfundimin e martesës së tyre ishte tradhtia, ose më mirë të themi Afërdita Dreshaj. Pasi zbuloi flirtin mes Agonit dhe Afërditës, ish-bashkëshortja e la reperin, i cili nuk ka nguruar aspak ta kërcënojë dhe ta fyejë me një fjalor të pahijshëm për një mashkull e aq më pak për një artist. "Do ta shohësh kush jam", shkruan në një nga mesazhet drejtuar Egzonës, Agoni, i cili nuk ndalet me kaq. Pas publikimit të këtyre kërcënimeve Agoni nuk është limituar, por ka shpërthyer edhe më keq, teksa ka publikuar një foto përkrah së cilës shkruante, "Vetëm a po më ha k****". Por ish-bashkëshorti nuk është i vetmi që e ka kërcënuar. Egzona ka publikuar edhe disa mesazhe ku merrte kërcënime edhe nga Afërdita Dreshaj.

Noizy për Kristjanën: Kokrra e idiotes, duhet denoncuar
Ndonëse nuk ka konfirmuar kurrë lidhjen me ndonjë vajzë, ish të dashurat e Noizyt kanë deklaruar në media se kanë pasur lidhje me reperin. Megjithatë, balerina seksi, Kristjana Saxobeat, nuk është limituar vetëm me deklarime, por ka publikuar edhe foto nga shtrati me Noizyn. Romanca mes të dyve duhet të ketë qenë e shkurtër, megjithatë ky fakt ndoshta nuk i justifikon fjalët fyese të reperit, i cili gjatë një interviste në "Zonë e Lirë" është shprehur për balerinën, "Ajo është kokrra e idiotes, shyqyr që nuk e di se nga bëhet. Duhet denoncuar nga të gjithë ajo femër". Sigurisht, Kristjana Saxobeat nuk i ka pritur mirë fjalët e reperit, të cilit i është kundërpërgjigjur duke i thënë, "Të të vijë turp që shan një femër me fjalë që nuk i shkojnë një artisti". Më tej ajo e ka kërcënuar reperin se do t'i publikojë bisedat e tyre private.

Noga: Kristela është vrasëse, do hakmerrem
Një tjetër ndarje shumë e bujshme është ajo mes reperit Noga dhe prezantueses shqiptare Kristela Gjoka. Në fakt, fundi i martesës së tyre u diskutua më së shumti për akuzat e forta dhe deklarimet bombastike të reperit, i cili tha për "Bluetooth" se "Kristela është vrasëse, abortoi fëmijën tonë në muajin e gjashtë të shtatzënisë". Por, historia e çiftit u shndërrua në një telenovelë dhe mori përmasa të mëdha, pasi reperi nga Kosova tha publikisht se Kristela ishte martuar me të vetëm për paratë, por edhe që do të hakmerrej për abortin që ajo kishte kryer. "Mallkuar qofshi, do të hakmerrem për vajzën time, organet kompetente do të merren me këtë çështje", ka thënë Noga. Por, pavarësisht akuzave të tij të rënda, Kristela Gjoka nuk ka dhënë asnjëherë një reagim publik për çështjen në fjalë.

Kompensimi, 24 mln USD dhe 23 mijë ha tokë për ish-pronarët

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Ornela Manjani

Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave ka nisur kompensimi fizik dhe financiar për vendimet e dhëna në vitet 93-94. Pasi bëhet vlerësimi ekonomik nga agjencia dhe shpallja në buletinin e posaçëm, ish-pronarët mund të aplikojnë me një set minimal dokumentesh. “Janë thjesht dy deklarata noteriale ku deklarohet se nuk kanë përfituar nga ligji 7501, apo, nëse kanë përfituar ta deklarojnë këtë në forma të tjera kompensimi, gjatë kësaj periudhe 23-vjeçare të funksionimit të këtij procesi. Gjithashtu, edhe dy dokumente të tjera si akte trashëgimie apo prokurë e posaçme”, tha Sonila Qato për “TCH”. Deri tani janë vlerësuar dhe proceduar rreth 300 dosje, nga të cilat 34 kanë marrë kompensimin në masën 100%. Për tokën truall në momentin e shpronësimit do të bëhet kompensim financiar, ndërsa për atë bujqësore dhe pyjet kompensim fizik. “Kompensim financiar përfitojnë vendimet për kompensim që kanë njohur tokën truall në momentin e shpronësimit, ndërsa kompensim fizik do të trajtohen të gjitha tokat bujqësore, pyjet dhe kullotat, të cilat janë njohur si të tilla me vendim komisioni në momentin e shpronësimit të tyre”, tha Qato. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka deri më tani në dispozicion një fond financiar prej 24 milionë dollarësh dhe fizik prej 23 mijë hektarësh. Që të dy fondet pritet të rriten gradualisht.
Plotësimi i dosjes
Ish-pronarët që presin kompensim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave duhet të dorëzojnë një dokument shtesë, deklaratë noteriale, e cila është parashikuar si ndryshim në një pikë të të gjithë formularëve. Në pikën katër të vendimit të qeverisë thuhet se në të gjithë formularët, që i bashkëlidhen vendimit, paragrafët e fundit ndryshohen, si më poshtë vijon: “marrje dijeni mbi efektet e formularit dhe dokumentacionit të paraqitur sipas kërkesave në këtë formular. Unë, i nënshkruari_, kam marrë dijeni dhe jam i vetëdijshëm se: a) Ky formular përbën dokument zyrtar që i drejtohet një organi shtetëror dhe i nënshtrohet verifikimit; b) Paraqitja e të dhënave të pavërteta, të pasakta ose fshehja e tyre sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga çdo procedurë e mëtejshme si dhe përgjegjësi penale sipas ligjit; c) Me plotësimin e këtij formulari kam dhënë pëlqimin dhe autorizoj ATP-në për verifikimin e plotë të çdo të dhëne, informacioni dhe dokumentacioni që shoqëron këtë formular; ç) Trajtimi i të dhënave do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale”-thuhet në vendim. Më pas dokumenti noterial përcakton pasojat e deklarimit të rremë. “Duke qenë i vetëdijshëm për pasojat ligjore në rast të vetëdeklarimeve të pavërteta, të pasakta ose fshehjen e tyre konfirmoj saktësinë e të dhënave të pasqyruara në dokumentacionin e paraqitur sipas kërkesave në këtë formular”-thuhet në vendim. Qeveria ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi.
Pagesat e përshpejtuara
Në ligji për pronat janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtuara. Pagesë brenda një viti, brenda tre vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20 % të vlerës së faturës, për pagesën brenda tre vjetëve merr 30 % dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar, pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.

Turjan Hyska dhe Orinda Huta zbulojnë datën e martesës

Posted: 05 Nov 2016 09:00 AM PDT

Flitet prej muajsh tashmë për martesën e këngëtares Orinda Huta dhe producentit Turjan Hyska dhe më në fund çifti ka vendosur datën. Pas 7-vitesh lidhje dhe disa vitesh bashkëjetesë, çifti i njohur do të martohen vitin e ardhshëm. Martesa e tyre do të jetë më 27 korrik 2017. Orinda dhe Turi kanë nisur që tani përgatitjet e martesës, që mendohet se do të realizohet me një ceremoni madhështore. Sipas burimeve pranë çiftit, Orinda dhe Turi planifikojnë të realizojnë një dasmë që do të jetë një ndërthurje e tradicionales me modernen.

Related Posts :