Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vaji i KANABISIT: Ky është njeriu që e zbuloi ilaçin për SHËRIMIN E KANCERIT” plus 1 more Telegrafi Mjekësi alternative

loading...

“Vaji i KANABISIT: Ky është njeriu që e zbuloi ilaçin për SHËRIMIN E KANCERIT” plus 1 more Telegrafi Mjekësi alternative


Vaji i KANABISIT: Ky është njeriu që e zbuloi ilaçin për SHËRIMIN E KANCERIT

Posted: 04 Nov 2016 09:11 AM PDT

Nuk do të kalojë shumë kohë dhe emri Rick Simpson do të jetë i njohur për të gjithë botën.

Rrugëtimi i Rick për të zbuluar ilaçin kundër kancerit kishte filluar në vitin 2003. Në atë vit, Rick ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës dhe kishte kancer në tri vende në trupin e tij, dy në fytyrë dhe një në qafë, transmeton Telegrafi.

Vendimi i Rick për t'u ballafaquar me kancerin kishte qenë hapi drejt ndryshimit të botës!

Pasi që nuk kishte pasur shumë fat me operimin, Rick kishte vendosur të provojë diçka më ndryshe. Për thuajse një vit, Rick kishte qenë duke e marrë vajin nga lulet e kanabisit dhe duke e përdorur atë.

Ai kishte qenë duke e përdorur vajin për arsye tjera shëndetësore, mirëpo diagnoza e kancerit i kishte rikujtuar diçka dhe i kishte dhënë një ide. Ai kishte rikujtuar një emision të radios që e kishte dëgjuar pothuajse para 30 viteve, ku në atë emision ishte thënë se Universiteti i Virginias e kishte zbuluar se kanabionidi në THC-në e kanabisit mund të vriste kancerin te minjtë.

Ai kishte menduar se nëse kanabisi e vret kancerin te minjtë, patjetër që do ta vrasë edhe kancerin e tij.

Vendimi i tij kishte qenë të përdorë vajin e kanabisit për të shëruar kancerin e lëkurës dhe pas katër ditëve përdorimi, kanceri ishte larguar! Vaji i kanabisit ia kishte shëruar kancerin!

Rick kishte provuar t'u tregojë doktorëve, por ata nuk ia vinin veshin. Ai kishte shkuar edhe te organizatat e ndryshme të kancerit dhe kishte provuar të fitojë ndihmën e tyre, por askush nuk e kishte mbështetur në këtë shpikje, transmeton Telegrafi.

Në këtë pikë, Rick kishte vendosur që gjithçka është në duart e tij. Ai kishte filluar të mbjellë kanabis në tokën e tij dhe ta prodhojë vajin e kanabisit, të cilin ia  kishte dhuruar falas çdokujt që kishte nevojë.

Edhe pasi që shtëpia i ishte bastisur dhjetëra herë dhe ia kishin konfiskuar mbi 2.600 lule kanabisi, ai nuk ishte dorëzuar!

Në vitin 2008, regjisori i quajtur Christian Laurette, e kishte publikuar dokumentarin e historisë së Rick Simpson. Dokumentari ishte shikuar me miliona herë dhe kishte ndihmuar miliona njerëz anembanë botës.

Rick ka shëruar personalisht mbi 5.000 njerëz, ndërsa miliona tjerë e kanë shëruar vetën, pasi që e kanë dëgjuar historinë e tij. /Telegrafi/

The post Vaji i KANABISIT: Ky është njeriu që e zbuloi ilaçin për SHËRIMIN E KANCERIT appeared first on Telegrafi.

Trajtoni këmbët e ënjtura me majdanoz

Posted: 03 Nov 2016 02:16 PM PDT

Shumë njerëz vuajnë nga këmbët e fryra, të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë dietë jo të shëndetshme, qarkullim të dobët të gjakut, mbipeshë, cikli menstrual dhe shtatzënia.

Mjekësia popullore ka pafund mënyra trajtimi të tyre, ndër të cilat është edhe majdanozi. Ai është jashtëzakonisht i dobishëm dhe është shumë i njohur për aftësinë e tij për të nxjerrë jashtë lëngjet e tepërta të trupit.

Pirja e këtij çaji ju ndihmon në heqjen e ënjtjeve në këmbë, për shkak që këto barishte përmbajnë shumë ushqyes.

Gjithashtu, një nga vetitë shëruese të majdanozit është se ju lejon që të urinoni më shpesh, duke ju mundësuar kështu që t'i hiqni lëngjet që akumulohen në këmbët tuaja.

the-best-natural-remedy-for-swollen-feet

Përbërësit:

▪ 5 lugë gjelle majdanoz
▪ 500 ml ujë

Përgatitja:

Në një tenxhere shtoni ujin dhe vëreni të vlojë në temperaturë të lartë.

Priteni majdanozin në copa të vogla dhe hidheni në tenxheren me ujë.

Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta shtesë.

Largojeni më pas nga zjarri dhe lëreni të ftohet për rreth 20 minuta.

Konsumojeni në formën e çajit tre herë në ditë.

Ju mund të shtrydhni gjithashtu një fetë limon në të, për një shije më të mirë.

relieve-quickly-and-naturally-the-unpleasant-feeling-of-swollen-legs-with-this-powerful-tea

Graviteti tërheq poshtë lëngjet tek këmbët, dhe ato bymehen. Kjo gjendje mund të jetë e dhimbshme dhe të pakëndshme. Prandaj është e rekomandueshme që kur jeni të shtrirë të vendosni një jastëk nën këmbë dhe t'i lini këmbët në një lartësi më të madhe se zemra.

Rezultatet pozitive do të jenë të dukshme shumë shpejt dhe të gjitha problemet me këmbët tuaja do të zhduken si me magji. /Telegrafi/

The post Trajtoni këmbët e ënjtura me majdanoz appeared first on Telegrafi.

Related Posts :