Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Vdekja e punëtorit në autostradë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Vdekja e punëtorit në autostradë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vdekja e punëtorit në autostradë, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Posted: 16 Nov 2016 02:11 AM PST

15073281_663468700480703_727362040531200126_nNjë ditë pasi një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve humbi jetën, pasi u shtyp nga një automjet, policia vuri në pranga përgjegjësin e objektit të firmës, Abas Ndregjoni, 62 vjeç.

Arrestimi i tij dhe procedimi i dy të tjerëve vjen për shkak të mos vendosjes së sinjalistikës rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë.

"Arrestimi i këtij shtetasi dhe procedimi në gjendje të lirë i dy shtetasve të tjerë, u bë pasi më datë 15.11.2016, Abas Ndregjoni së bashku me punëtorët e firmës ka qenë duke kryer punime në Superstradën Durrës-Tiranë, pa marrë masat mbrojtëse, duke mos vendosur sinjalistikë rrugore për mbrojtjen e punëtorëve në rrugë.

Si shkak i kësaj ka ndodhur aksidentimi me pasojë vdekjen e njërit prej punëtorëve, të shtetasit Hasan Fjolla, nga automjeti i markës 'Mercedes Benz', që drejtohej nga shtetasi Ismet Neziraj, 51 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë", sqaron policia e Tiranës. Hasan Fjolla, 60 vjeç humbi jetën një ditë më parë, pasi u përplas nga një mjet tip Benz.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Buxheti i Presidencës, Braçe: Gjobvënia e Nishanit, kulmi i degradimit të institucionit

Posted: 16 Nov 2016 02:01 AM PST

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Erion Brace, gjate nje mbledhje te ketij komisoini, ne nje seance degjimore per raportin e veprimtarise se vitit 2014 te Bankes se Shqiperise.	/r/n/r/nLawmaker Erion Brace, during a Parliamentary economy and finance committe.

Deputeti socialist Erion Braçe e ka cilësuar si gjobvënie kërkesën e Presidencës për të shtuar një fond prej 20 milionë lekësh për këtë institucion. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe thekson se ky është kulmi i degradimit të një institucioni shtetëror.

Postimi i Braçes

LEGJITIMI I TE GJITHE GJOBAXHINJVE PREJ BUJAR NISHANIT!

Gjobëvënia e djeshme e Presidentit te Republikës, mu në komisionin e Ligjeve të Kuvendit është:

KULMI I DEGRADIMIT TE NJE INSTITUCIONI SHTETEROR!!

Presidenti i Republikës ka kërkuar edhe 20 milionë lekë të reja me shume ne buxhetin vjetor dhe kjo është një kërkesë normale, formalisht.

Por kur këtë shumë e kthen në gjobë, ky është niveli me banal, mizerabel i komunikimit institucional.

Presidenti dje ka thënë:

Ose 20 milion leke, ose unë e çoj buxhetin ne Gjykatën Kushtetuese!

Tamam kjo fjali dëshmon edhe diçka tjetër shume të rëndë:

NIVELIN E DEGRADIMIT TE GJYKATES KUSHTETUESE, SHKALLEN E LARTE TE KAPJES POLITIKE TE SAJ!

Besoj tani natyra e gjobës është shumë e qartë!

Dhe jo vetëm për 20 milion leke, por për gjithçka, gjithçka që Bujar Nishani i ka kthyer apo bllokuar kësaj qeverie.

Turp në faqen e zezë!

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Rreziku që vjen nga konsumimi i pijeve energjike

Posted: 16 Nov 2016 02:00 AM PST

pije1Të rinjtë i pëlqejnë dhe i përdorin rregullisht pijet energjike. Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëlsuesish, por edhe të tjera akoma. Por sado që autoritetet shëndetësore përpiqen të sensibilizojnë njerëzit, e sidomos të rinjtë që të mos i konsumojnë pijet energjike, sepse u bëjnë dëm, vazhdon të mbetet i paqartë fakti se shpesh është e vështirë të interpretosh përfundimet e nxjerra nga studimet e ndryshme se deri në ç'dozë mund të jetë e dëmshme një lloj molekule. Kjo e shpjegon edhe arsyen sesi ndonjëherë i njëjti përbërës shtesë cilësohet i padëmshëm në një vend dhe ndalohet në një vend tjetër. Por cili është përfundimi i gjithë kësaj çështjeje? Natyrisht, çorientimi i konsumatorit që nuk kupton asnjëherë sesi kaq shumë substanca cilësohen si të rrezikshme ose të padëmshme sipas atyre që i studiojnë. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga pijet energjike, atëherë kontrolloni me kujdes përbërjet e tyre dhe zgjidhni mes disa kategori pijesh që preferoni dhe konsumoni më pak.

Ndoshta mund të jetë i vërtetë fakti që të japin fuqi, por "akuzohen" se nxisin tensionin e lartë, takikardi, dehidratim, mbipeshë dhe obezitet, pa përmendur pastaj efektet e dëmshme kur përzihen me alkoolin, gjë që e bën dehjen më të rrezikshme, për shkak se ndërgjegjja humbet ngadalë. Pijet energjike janë protagonistet e mëdha të tregut dhe preferohen shumë nga konsumatorët, nga çdo lloj këndvështrimi.

Në fakt, këto pije nuk përmbajnë elemente të dëmshme nëse konsumohen të vetme, por bëhen shumë të rrezikshme po të përzihen. E keqja është se mania e të rinjve është të pinë pafund dhe shpeshherë i përziejnë ato me pije super alkoolike për të pasur një efekt bombë.

Dihet që përbërësi kryesor i pijeve alkoolike është kafeina: një kanoçe 250 mililitërshe përmban mesatarisht 80 miligramë kafeinë, sa një filxhan kafeje, por disa marka arrijnë deri në 200-300 miligramë, dozë që mund të shkaktojë takikardi, ankth, të dridhura, pagjumësi dhe të krijojë varësi. Përveç kësaj ka pothuajse gjithmonë stimulues të tjerë si guarana (që përmban kafeinë) dhe xhenseni; aminoacidi taurin (rreth një gram në një kanoçe pije energjike), i konsideruar si nxitës kardiak që, kur merret me sasi të mëdha, mund të shkaktojë hipertension; glukuronolaktoni që duhet të nxisë kujtesën dhe përqendrimin; inozitoli, që përmirëson humorin dhe përdorimin e serotoninës; më e rëndësishmja që normalisht asnjë konsumator nuk e di është se në çdo shishe apo kanoçe me pije energjike (dhe jo vetëm) ka rreth 9 kuba sheqeri.

Këto të dhëna janë më se të mjaftueshme që të rinjtë të mos i konsumojnë shpesh pijet energjike. Sa më rrallë aq më mirë!

Në disa vende si Danimarka tregtimi i pijeve energjike në treg të lirë është i ndaluar. Në Norvegji këto pije mund të blihen vetëm në farmaci. Franca i ka lejuar vetëm së fundmi duke u vendosur sipër një etiketë ku shkruhet: "Të konsumohet rrallë, nuk u këshillohet grave shtatzëna dhe fëmijëve". Britania e Madhe nuk ua rekomandon përdorimin e tyre grave shtatzëna, minorenëve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Kanadaja këshillon se pijet energjike nuk duhen përzierë me alkool, sepse ky është rreziku i më i madh që mund të shkaktohet nga këto pije: sipas disa studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit i kombinuar me këto pijet energjike është i lidhur me rritjen e numrit të të shtruarve në urgjencë, për shkak të aksidenteve automobilistike dhe grindjeve pas humbjes së ndërgjegjes.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Michelle Obama e Melania Trump, mesazhe të përcjella me anë të veshjeve

Posted: 16 Nov 2016 01:51 AM PST

Gjatë lakimit mes Obamës dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë, shumë prej gjërave nuk janë thënë me zë të lartë. Ashtu siç gjuha e trupit ka komunikuar shumë mbi Donald Trump dhe Barack Obama, Melania dhe Michelle  kanë folur me gjuhën e veshjeve.  Siç raporton New York Times, në të vërtetë, ishte më shumë Michelle që sugjeroi mesazhe të fshehura me zgjedhjet e saj në fushën e veshjeve. Këtu janë tri mesazhe të mundshme që ish-Zonja e Parë mund të ketë kërkuar t'i dërgojë tek Melanie dhe përgjigjja e kësaj të fundit.

 

1) Mos i mbyllni dyert e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

o-MICHELLE-OBAMA-MELANIA-TRUMP-facebookGjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Michelle kishte veshur një fustan të purpurt me një shirit vertikal përpara, ngjyrë portokalli i nënshkruar nga  Narciso Rodriguez. Zgjedhja e dizajnuesit nuk mund të jetë e rastësishme: Rodriguez, djali i emigrantëve kubanë, është një nga simbolet e ëndrrës amerikane. Nëse Rodriguez është bërë ai që është, ishte në sajë të mirëpritjes nga Shtetet e Bashkuara.  "Ndoshta duhet të mendoheni pak, përpara se të nisni që të ndërtoni mure", mund të jetë mesazhi i fshehur tek veshja e Michelle. Aktualisht, ai është protagonisti i një retrospektive në Muzeun e Artit Frost në Miami dhe që pjesërisht është zgjedhur siç thotë  redaktori i Neë York Times, “është shumë e rëndësishme që të përfshihen  sukseset e artistëve, arkitektëve dhe dizenjesve latino-amerikanë në histori.

2) Të jesh një zonjë e parë nuk do të thotë që jetosh në hijen e burrit tënd

Democratic presidential candidate Barack Barack Obama Holds Election Night Gathering In Chicago's Grant Park

Rodriguez ka projektuar edhe veshjen kuqezi që zonja Obama  ka veshur kur burri i saj mbajti fjalimin për fitoren në Çikago në vitin 2008.  Mosmarrëveshjet e ngritura të veshjes, një fustan kuqezi me një jakë rrumbullakët, tani janë  vetëm një kujtim: Michelle do të ju mungojë amerikanëve dhe jo më pak se Barack.

3) Të gjithë ju shihni përreth imazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
la-bgoyette-1478578552-snap-photoNuk ka kaluar pa u vënë re se Michell mbante veshur një fustan të Rodriguez edhe në fjalimin që ajo mbajti në mbështetje të Hillary Clinton, në Filadelfia.  Nga ana tjetër,  shumë dizenjues kanë patur mundësinë që të veshin Michelle, por Rodriguez është një emër i përsëritur: Të përcjellësh mesazhe politike, krejtësisht të kundërta me ato që ka predikuar Trumpt gjatë fushatës së tij. Hillary Clinton nisi të përcjellë mesazhe kur veshi një kostum të Ralph Lauren, ngjyrë të purpurt me rastin e fjalimit të humbjes së zgjedhjeve nëntorin e 2016, sikur donte të thërriste Kombin në Bashkim. Ndërkohë, Michelle Obama vazhdoi me sinjalet e subkoshiencës, kur veshi një fustan të Narciso Rodriguez, ngjyrë të purpurt me një shirit portokalli në takimin me Melania Trump.

4) E di se nuk mund të ju konkurroj, por gjithsesi jam Zonja e Parë

donald-and-melanie-trumpNga ana tjetër, Melania u prezantua në takim me një fustan pak të zi me linja të pastra dhe këpucë Lobutin. Njw thjeshtësi e tillë mund të tregojë një përulje ndaj saj. Melania është e vetëdijshme për popullaritetin e Michelle dhe e di se po të fillojë një konkurrencë, tani do të ishte vetëvrasje. Më mirë të rrish me këmbë në tokë: zgjedhja e fustanit pa ndihëm e një stilisti, është një tregues që kërkon të thotë se Melanie, duket se do që të bëjë hapat e patë.

Për vizitë në Washington , ajo kishte veshur një fustan të zi dhe pa mëngë, me linja të thjeshta, një pallto dhe këpucë me taka të Christian Lobutin. Deri më tani, ashtu edhe si gjatë fushatës zgjedhore, asnjë kompani e modës nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për mediat se po bashkëpunon me zonjën Trump, ndoshta për shkak se ajo i blen vetë rrobat e saj, në vend që të mbështetet  tek  një stilist apo një firmë rrobash.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Leskovik, Gjiknuri: Do ndërtojmë nënstacion të ri të energjisë

Posted: 16 Nov 2016 01:45 AM PST

15027549_1126145810840234_7534305805569260379_nMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes Adrian Çela zhvilluan një inspektim në Bashkinë e Kolonjës në kuadër të investimeve që po kryhen në rrjet.

"Ne kemi investuar në sektorin energjetik edhe në Bashkinë e Kolonjës. Jemi sot posaçërisht këtu për të dhënë mesazhin se shumë shpejt, në Buxhetin e ardhshëm të Operatorit të Shpërndarjes do të futet edhe planifikimi për ndërtimin e nënstacionit të Leskovikut që do ti shërbejë qytetit por do ti shërbejë edhe disa investimeve private në fushën e energjisë të cilat do të kenë mundësinë të lidhen me rrjetin e të mos shkaktojnë probleme e humbje si deri më tani", theksoi Gjiknuri.

Ai deklaroi se shtimi i investimeve në rrjet është produkt i suksesit të reformës në sektorin elektroenergjetik. "Dua tu them qytetarëve se ky është një tjetër produkt i reformës në energjetikë. Kjo zonë ka qenë paguese e rregullt e energjisë elektrike dhe është veprimi i duhur që tu jepet atyre mbrapsht ajo çka meritojnë", nënvizoi Gjiknuri.

Ngritja e nënstacionit 110/35/10 KV në qytetin e Leskovikut do të zgjidhë përfundimisht furnizimin me energji të Qytetit Leskovik dhe fshatrave të tij përreth. Operatori i Shpërndarjes ka planifikuar gjithashtu edhe investime të tjera si riparimin e linjës 35 KV Ersekë Leskovik dhe kthimin e rrjetit të Tensionit të Ulët nga ajror në kabllor.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Operacioni “Flash”, sekuestrohen 70 kg marijuanë, arrestohen 5 persona

Posted: 16 Nov 2016 01:32 AM PST

CaptureNë kuadër të operacionit "Flash", policia e Durrësit ka sekuestruar 70 kg marijuanë dhe ka arrestuar 5 persona.

Agjentët e Anti-drogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet i Shqipërisë në një tjetër.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;

Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;

Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;

Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;

Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.

"Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.11.2016, rreth orës 20:00, në lagjen Nr.14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.Ë me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg", njofton policia.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi dy mjete Benz, njëri prej të cilëve i drejtuar nga Armando Bardhi dhe që shërbente si shoqërues, si dhe 10 telefona celularë e karta identiteti.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Konflikti në Siri, Assad shpreson aleancë anti-terroriste me Trump

Posted: 16 Nov 2016 01:22 AM PST

_92459478_035732803-1Lideri sirian shpreson që presidenti i zgjedhur I SHBA-së Donald Trump do të jetë një aleat i tij në kuftën kundër terrorizmit, por u tregua i kujdesshëm në gjykimin e tij.

Bashar al-Assad tha se Trump do të jetë një aleat natyral dhe ai do të përmbushë nevojat e kërkuara për të luftuar terrorizmin. Veç kësaj ai shtoi se ka dyshime se sa gjatë do t'i mbajë premtimet e tij presidenti i ri i Amerikës.

Më herët Trump ka deklaruar se është çmenduri që të dalë kundër dy forcave ushtrisë siriane dhe militantëve të ISIS dhe se të luftosh Sirinë mund të çojë në një luftë ndaj Rusisë.

Më shumë se 300 mijë persona kanë humbur jetën në Siri që pas nisjes së konfliktit në mars të vitit 2011.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Freedom House: Liria e internetit vazhdon të bjerë

Posted: 16 Nov 2016 01:04 AM PST

F6B388E3-334A-4A42-A1F3-BE033258F618_w987_r1_sOrganizata Freedom House njofton se liria e internetit në nivel global shënoi rënie për të gjashtin vit radhazi. Organizata e pavarur që punon për zgjerimin e lirisë dhe demokracisë ka gjetur se monitorimi nga qeveria i mediave sociale dhe platformave të tjera të shkëmbimit të mesazheve ishte në rritje mes qershorit të vitit 2015 dhe qershorit të këtij viti. Në dy vitet e fundit, mbikqyrja e internetit ka kaluar nga kontrolli i fshehtë në represion të hapur dhe madje edhe arrestime.

Raporti "Liria e Internetit 2016" thotë se përdoruesit e internetit në Estoni, Islandë dhe Kanada gëzojnë liri dhe mbrojtje më të madhe të privatësisë. Abuzimet më të mëdha të lirisë në internet u regjistruan sërish në Kinë, e cila u pasua nga Siria, Irani, Etiopia, Uzbekistani dhe Kuba. Adrian Shahbaz, Organizata "Freedom House".

“Ajo që vendet si Kina dhe Irani kanë të përbashkët është përpjekja për të kontrolluar internetin brenda vendeve të tyre, dhe unë mendoj se Rusia po shkon në drejtimin e njejtë, që është një veprim shumë shqetësues.”

Rusia kohët e fundit ka dhënë dënimin e parë maksimal me burg, të bazuar në ligjet e saj të anti-ekstremizmit, për një fjalim jo të dhunshëm politik, dhe ka miratuar një numër ligjesh që kufizojnë privatësinë dhe lirinë e fjalës.

“Ligji për të dhënat filloi të zbatohej në vitin 2015 dhe ka patur një efekt shumë negativ mbi bizneset që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Rusi dhe mbi privatësinë e përdoruesve në Rusi, sepse tani të gjitha të dhënat e përdoruesve duhet të ruhen në Rusi. ”

Organizata "Freedom House" vlerëson se edhe Ukraina nuk ndodhet në një pozitë më të mirë se Rusia.

“Në Ukrainë, për shembull, kemi parë disa nga arrestimet e para dhe madje edhe dënime me burg të përdoruesve të internetit që kanë bërë aktivizëm për kauza politike në një mënyrë të padhunshme dhe janë dënuar në bazë të ligjeve të ekstremizmit”.

Shtetet e Bashkuara, një mbështetëse e madhe e demokracisë dhe lirisë së fjalës, renditet në vendin e katërt në mbrojtjen e privatësisë.

“Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e katërt për shkak të miratimit të ligjit të njohur si"Akti i Lirisë", i cili vendosi disa kufizime në mbledhjen masive të tabulateve. Në vitet e mëparshme kemi pasur rënie në Shtetet e Bashkuara pas publikimit të programeve sekrete që tregonin për shkallën e monitorimit të internetit nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA. Ajo që ndodhi këtë vit ka qenë shumë e rëndësishme, sepse ishte hera e parë që Kongresi miratoi kufizime në aktivitetet e NSA-së.”

Freedom House thotë se vetëm rreth dhjetë vende të tjerajanë përmirësuar që nga qershori i vitit të kaluar, ndërkohë që liria e internetit ka rënë në më shumë se gjysmën e 65 vendeve të anketuara, që përfaqësojnë rreth 90 për qind të përdoruesve të internetiti në botë.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com) VOA

Itali, 3 shqiptarë hidhen në lumë për t’i shpëtuar policisë; arrestohen

Posted: 16 Nov 2016 12:55 AM PST

italiPolicia italiane ka arrestuar tre të rinj shqiptarë mbrëmjen e djeshme. Sipas mediave italiane ata akuzohen për vjedhje.

Shqiptarët që udhëtonin me një  ‘Audi A6’ u ndoqën për disa kilometra nga policia dhe u zunë në kurth, në urën që lidh fshatin San Giovanni me qendrën e Meduna-s, 4 km nga kufiri me Friulin perëndimor. Për t’i shpëtuar karabinierëve, shqiptarët dolën nga makina dhe u hodhën nga ura në lumë.

Dy nga shqiptarët nuk kanë notuar gjatë, pasi u pikasën nga policia dhe u prangosën sapo dolën në breg. I treti u arrestua në pyllin atje pranë. Makina luksoze ishte raportuar e vjedhur në Treviso. Ndjekja ndaj shqiptarëve zgjati përreth dy orë por në fund aksioni përfundoi me sukses.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Operacioni “Mesnata”, arrestohet hajduti i lopëve dhe viçave

Posted: 16 Nov 2016 12:40 AM PST

pranga largeaPolicia e Kavajës ka arrestuar një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohen si autorë të një sërë vjedhjes të gjësë së gjallë të ndodhura në disa zona të vendit.

Ektor Loka, 35 vjeç, banues në Tiranë u ndalua pas operacionit të koduar "Mesnata", ndërsa shtetasi me inicialet A.P., 48 vjeç, është shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu.

Lopët dhe viçat, autorët i kanë vjedhur në zonën e Kavajës, Rrogozhinës, Durrësit dhe Vorës. Të paktën 8 raste vjedhjesh janë dokumentuar ndaj tyre.

Vjedhjet e kryera:

Këtyre shtetasve gjatë periudhës shtator-sëntor 2016, u janë dokumentuar me prova ligjore se kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:

Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj. K.

Vjedhje ndodhur më datë  15.10.2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H.

Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K.

Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M.

Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M.

Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.

Gjithashtu përveç rasteve të sipërcituara janë dokumentuar dhe dy raste vjedhjesh të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Durrës.

Gjatë arrestimit në flagrancë shtetasit Ektor Loka, iu sekuestrua automjeti tip fugon "Mercedes Benz" me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur shtetasit C. H., dy aparate celular dhe shuma monetare prej 60.000 lekë.

16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :