Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Veturën e mbi 130 mijë eurove, e bëri të duket e ndryshkur (Foto)” plus 9 more Lajmet

loading...

“Veturën e mbi 130 mijë eurove, e bëri të duket e ndryshkur (Foto)” plus 9 more Lajmet


Veturën e mbi 130 mijë eurove, e bëri të duket e ndryshkur (Foto)

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Austin Mahone është pronari i kësaj BMW i8, që kushton 130 mijë euro.

Por, adoleshenti ka dashur që kjo veturë të duket sikur është e ndryshkur, e për këtë është kujdesur kompania MetroWraps, transmeton Telegrafi.

Mbi sipërfaqen metalike me fibra alumini, janë vendosur mbështjellës që e bëjnë të duket sikur një rrangallë që duhet të dërgohet në deponi metali.

Mirëpo, nëse shikohet me kujdes, shihet grilli me ngjyrë të shkëlqyer dhe pjesët metalike në rrotë që kanë ngjyra ari.

Sidoqoftë, shikuesit janë të ndarë nëse është bukur, apo thjesht një dekorim pa shije. /Telegrafi/

veturen-bmw-qe-kushton-mbi-130-mije-euro-e-beri-te-duket-sikur-te-jete-e-ndryshkur-foto-3

veturen-bmw-qe-kushton-mbi-130-mije-euro-e-beri-te-duket-sikur-te-jete-e-ndryshkur-foto-4

veturen-bmw-qe-kushton-mbi-130-mije-euro-e-beri-te-duket-sikur-te-jete-e-ndryshkur-foto-5

veturen-bmw-qe-kushton-mbi-130-mije-euro-e-beri-te-duket-sikur-te-jete-e-ndryshkur-foto-6

Keni lexuar: " Veturën e mbi 130 mijë eurove, e bëri të duket e ndryshkur (Foto) " në Stilografi.com

Keni lexuar: " Veturën e mbi 130 mijë eurove, e bëri të duket e ndryshkur (Foto) appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Bota e sportit kundër zgjedhjes së Trump

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka krijuar shumë zhurmë edhe në ambjentet sportive u shumë emra të njohur ishin investuar për mbështetjen e Hillary Clinton. Disa prej tyre nuk arrijnë ende ta besojnë që kandidati republikan doli fitues, ndërsa shumë të tjerë e komentojnë me humor dhe ironi emërimin e iliarderit amerikan në postin më të lartë drejtues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Javi Martinez kërkon ta çdramatizojë situatën teksa shkruan: Fundi i ëndrrës time për të uajtur në MLS? Më i ashpër është në komentin e tij, Vincent Kompany.

"Le të bashkojmë gjithë idiotët e botës dhe t'i vendosim në postet drejtuese për të parë se çfarë do të ndodhë", thekson mbrojtësi belg. "Seriozisht e ke Amerikë", shkruan basketbollisti Ricky Rubio që nuk arrin ta besojë ende. Të hidhëruar për zgjedhjen e Trump janë edhe yjet e NBA, De Marcus Cousins, Jamal Craëford e Joachim Noah. Gjithsesi, jo të gjithë njerëzit e njohur të sportit janë kundër Trump sepse ka edhe nga ata që e mendojnë ndryshe. Njëri prej tyre është ylli i Atlanta Haëks, Kris Hummpries. "Bëje amerikën sërish të madhe", shkruan shtatlarti i skuadrës nga Georgia në llogarinë e tij në Tëitter. Ndërkohë, pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban, kërkon ta trajtojë këtë çështje me diplomaci sepse sipas tij, Trump meriton shansin për të treguar veten e tij.

10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Bota e sportit kundër zgjedhjes së Trump appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Memushaj: Mendojmë vetëm për Izraelin

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Klas, finesë, dëshirë, grintë dhe shpirt i lartë gare, falë këtyre karakteristikave Ledian Memushaj ka fituar respektin e të gjithë në Serinë A italiane. Ai është kapiteni i Pescarës dhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare. Italia por mbi të gjitha Izreali janë dy kundërshtarët direktë të Shqipërisë në grupin G, por më shumë sesa për ndeshjen ndaj të Kaltërve, vëmendja e mesfushorit vlonjat është e gjitha te dueli i të Shtunës në Elbasan Arena ndaj Izraelit.

"Se kam menduar dicka të tillë sepse aktualisht për momentin gjëja më e rëndësishme është ndeshja ndaj Izraelit, kemi kohë për të menduar për Italinë. Në Itali të them të drejtën kanë shumë respekt për Shqipërinë si kombëtare, madje na kanë edhe pak frikë pasi e dinë që jemi një ekip i mirë, por për momentin ne duhet të mendojmë vetëm për Izraelin".

Edhe pse ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në Europianin francez , në ndeshjet e fundit me Shqipërinë Memushaj nuk është aktivizuar shumë, ndërkohë që te Pescara luan rregullisht, por pavarsisht kësaj 29-vjecari nga Vlora nuk i vendos asnjëherë në diskutim zgjedhjet e trajnerit De Biasi duke theksuar se te Shqipëria konkurenca është shumë e madhe.

"Unë do të kërkoj të jap maksimumin edhe në stërvitje pastaj këto janë zgjedhje që i bën trajneri. Me ekipin tim nuk është se gjërat po na shkojnë shumë mirë, është një periudhë negative për ne. Por kampionati sapo ka filluar dhe kemi akoma shumë ndeshje për të rikuperuar terren. Këtu në kombëtare ka shumë konkurencë jemi shumë lojtarë, dhe janë të gjithë futbollistë që aktivizohen te klubet e tyre. Kjo është dicka pozitive sepse tregon edhe faktin që jemi rritur shumë si ekip, prandaj edhe trajneri ka shumë zgjedhje".

Humbja ndaj Spanjës nuk është harruar ende por sipas Ledian Memushajt, Shqipëria është paraqitur mirë deri tani në eliminatoret e Botërorit, dhe nuk ka arsye për ta kthyer kokën pas.

"E vetmja ndeshje që kemi gabuar në këto eliminatore është ajo me Spanjën por besoj se nuk mund të bënim dot më shumë sepse Spanja është një skuadër e një tjetër niveli dhe është superiore krahasuar me të gjitha ekipet e tjera të grupit tonë".

10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Memushaj: Mendojmë vetëm për Izraelin appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Izraeli, me probleme disiplinore në Shqipëri

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Izraeli me probleme disiplinore në Shqipëri. Problemi i parë në skuadrën e drejtuar nga trajneri Elisha Levy lidhet me mesfushorin e Celtic, Nir Biton, i cili ka braktisur skuadrën për shkak të problemeve disiplinore. Sipas mediave izraelite, gjatë ditëve të shkuara në seancat stërvitore, mesfushori dhe trajneri Levy kanë pasur disa kontradikta, çka e ka detyruar trajnerin ta largojë nga grupi i tij, edhe pse Biton cilësohet si një prej yjeve të skuadrës. Vetë lojtari por edhe drejtues të Kombëtares nuk kanë preferuar të komentojnë këtë çështje, duke lënë të kuptohet se fraktura mes palëve është e thellë dhe mesfushori do ta ketë të vështirë rikthimin te Izraeli për ndeshjet e tjera eliminatore. Gjithçka nisi kur trajneri kërkoi që Biton dhe Harush të vendoseshin në krahë, por lojtari i Celtic refuzoi dhe Levy kërkoi që ai të largohej nga qëndra e grumbullimit.

Gjithsesi, agjenti i lojtarit hedh poshtë me ngulm zërat që e cilësojnë atë një njeri të padisiplinuar, duke theksuar se Biton e respekton vendimin e trajnerit dhe i uron skuadrës fat në transfertën e Shqipërisë. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit, trajneri zëvendësoi portierin e tretë Ofir Marciano me të riun Daniel Amos. Marciano vuante nga një dëmtim në gju dhe Levy preferoi të mos rrezikonte duke plotësuar numrin e portierëve me gardianin e Maccabi Petah Tikva. Një tjetër çështje delikate në kampin izraelit është edhe ajo e mesfushorit me tipare sulmuese, Eran Zahavi, i cili ka kaluar disa momente tensione pas një polemike me shokun e skuadrës Atar. Gjithsesi, stafi ka vepruar me shpejtësi duke mbyllur çështjen dhe kapiteni ka gjetur gjuhën e përbashkët me trajnerin dhe shokët e skuadrës.

10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Izraeli, me probleme disiplinore në Shqipëri appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Disiplina i heq 6 pikë Flamurtarit, 12 ditë afat për të shlyer borxhet

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit i ka hequr 6 pikë nga renditja në Kategorinë Superiore ekipit vlonjat të Flamurtarit

Dënimi ka ardhur për shkak të borxheve që drejtuesit e klubit vlonjat kanë ndaj lojtarëve Arbri, Veliu dhe Sakaj, të cilëve nuk u janë dhënë pagat.

Komisioni i Disiplinës i ka dhënë 12 ditë kohë klubit për të shlyer detyrimet, ndryshe do të zbresë nga Superiorja.

10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Disiplina i heq 6 pikë Flamurtarit, 12 ditë afat për të shlyer borxhet appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Vrasin gjarprin gjigand, i gjejnë me dhjetëra vezë në bark

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Banorët e zonës vranë një gjarpër të madh pasi dyshonin se ai kishte ngrënë një viç sepse stomaku i tij ishte i fryrë. Kur ata ua hapën barkun, zbuluan se gjarpri ishte shtatzënë dhe që kishte me dhjetëra vezë.

Ngjarja ka ndodhur në Nigeri, kur mediat lokale thanë se gjarpri ishte vrarë pas akuzave se ai kishte ngrënë bagëtitë e fermerëve. Megjithatë, imazhet e shfaqura tregojnë se gjarpri nuk ishte në mbipeshë për shkak të vaktit të tij të fundit, por ishte shtatzënë.

Pic shows: Numerous eggs were found in the belly of a snake.nnLocals who killed a huge snake after suspecting of having eaten a calf because of its swollen stomach discovered it was pregnant with dozens of eggs.nnThe incident happened in Nigeria where local media said that the snake had been killed over the accusations that it had been feasting on farmers livestock.nnHowever as these images show, the snake was not overweight because of its last meal, and instead it was pregnant.nnAfter being cut open, dozens of eggs were found and removed by locals who regard them as a rare delicacy.nnOnline commentators seem to have little sympathy with the snake, with most pointing out that it was a good thing that around the hundred snakes would no longer be born.nnAlthough it was not clear what sort of snake it was, fee mistakes can produce up to 100 eggs at a given time.nn(ends)n          n

Komentuesit në rrjetet sociale duket se kanë pak simpati për gjarprin dhe thonë se vrarja e tij ishte një gjë e mirë sepse nuk do të vinin në jetë gjarpërinj të tjerë. Edhe pse nuk ishte e qartë se çfarë lloj gjarpri ishte, shumë prej tyre mund të prodhojnë deri në 100 vezë njëkohësisht.

10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Vrasin gjarprin gjigand, i gjejnë me dhjetëra vezë në bark appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Djali adhurohet si perëndi për shkak të një defekti në lindje

Posted: 10 Nov 2016 12:35 PM PST

Një 6-vjeçar është duke u adhuruar si rimishërim i një Zoti hindu nga banorët e zonës. Pranshu 8Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija ka një ballë të zgjeruar dhe sy të ngushtë.Pranshu 7

Pranshu nga Jalandhar i shtetit Punjab të Indisë, ka lindur me një defekt dhe nuk është në gjendje që të ecë.Pranshu 6 Banorët e zonës besojnë se ai është një fëmijë hyjnor dhe rimishërimi i zotit Ganesha. Ganesha, përshkruhet si një kokë elefanti në një trup njeriu. Është zoti fatit të mirë që siguron prosperitet, fat dhe sukses.Pranshu 10Djali adhurohet nga njerëzit, përfshi edhe mësuesit e tij, të cilët përkulin kokat përpara tij. Ai takohet me turmën e njerëzve jashtë tempullit që ndodhet afër fshatit të tij çdo të premte.Ganesha

Jasëinder, një banor zone që vjen për të parë djalin 6 –vjeçar thotë: "Njerëzit vinë që të shohin Pranshu dhe ata besojnë që ai është rimishërimi i Ganesha-s. Unë gjithashtu bëj të njëjtën gjë".Pranshu 3

Babai i Pranshu-së, Kamlesh, gjithashtu beson se djali i tij është një Zot. Ai tha:-" Gjithashtu edhe unë e adhuroj atë si banorët e tjerë. Trupi i tij i vogël ngjan si Ganesha. Pranshu 11Ai bekon çdokënd. Njerëzit që e takojnë u plotësohen dëshirat. Ai shkon në shkollë çdo ditë dhe kur njerëzit shohin djalin tim, e mirëpresin me lule".Pranshu 2 Pranshu thotë:-"Unë ngjaj si Ganesha dhe njerëzit nuk e dinë emrin tim të vërtetë. Pranshu 5Mësuesit më adhurojnë mua dhe shokët e klasës nuk më tallin mua dhe besojnë se jam Ganesha e rimishëruar. Jam i lumtur që njerëzit me thërrasin mua Genash".Pranshu 10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Djali adhurohet si perëndi për shkak të një defekti në lindje appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Çfarë di Baba Vanga? Profetja bullgare parashikoi se Obama do të jetë presidenti i fundit i SHBA

Posted: 10 Nov 2016 12:34 PM PST

Profetja e verbër bullgare që parashikoi sulmet e 11 shtatorit dhe rritjen e shtetit islamik, parashikoi gjithashtu se Barack Obama do të ishte presidenti i fundit i SHBA. Baba Vannga, e cila njihet gjithashtu si Nostradamusi i Ballkanit, parashikoi me saktësi se presidenti i 44-t i SHBA do të ishte afro-amerikan. Por nuk është e qartë çfarë donte të thoshte profetja bullgare, e cila vdiq në vitin 1996 në moshën 85- vjeçare, me profecinë se Obama do të ishte gjithashtu presidenti i fundit i Amerikës.

Teknikisht Obama do të qëndrojë në postin e presidentit deri sa Doland Trump të bëjë premtimin, më 20 janar 2017.

vanga

Baba Vanga parashikoi se presidenti i 44-t i SHBA do të ishte edhe i fundit. Sipas profecisë së saj, kur ky president të ishte në detyrë, do të kishte një krizë shumë të madhe ekonomike.

"Të gjithë do t'i mbajnë shpresat tek ai, por do të ndodhë e kundërta. Ai do t'i fusë vendet në konflikt, nga veriu në jug", ka thënë ajo.

vanga1

Vanga ka bërë qindra parashikime gjatë jetës së saj, nga të cilat kanë rezultuar të vërteta 85 për qind e tyre, përfshirë edhe luftën e madhe islame që nisi me pranverën arabe në 2010. Ajo parashikoi se konflikti do të zhvillohej në Siri dhe do të përfundonte në 2043, me ngritjen enjë kalifati me qendër në Romë.

10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Çfarë di Baba Vanga? Profetja bullgare parashikoi se Obama do të jetë presidenti i fundit i SHBA appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Grushte Trump, Robert De Niro ndërron mendje: Unë jo, por mund ta bëjë Obama

Posted: 10 Nov 2016 12:34 PM PST

Të shumtë ishin yjet e Hollivudit që u rreshtuan kundër Donald Trump gjatë fushatës elektoral për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mes tyre edhe aktori i njohur Robert de Niro.

Gjatë fushatë, televizioni Fox News kishte transmetuar një video ku De Niro kërcënonte kandidatin republikan Donald Trump, se donte ta qëllonte me grushte në fytyrë. Por si do të sillet tani ylli i 'Taxi Driver', që miliarderi është bërë president? Jimmy Kimmel e pyeti gjatë shfaqjes së tij.

"Epo tani nuk mund ta bëj. Ai është presidenti. Edhe pse të gjithë e dimë se si. Por ndoshta mund ta bëjë Barack Obama", tha De Niro.

10 nëntor 2016 (Stilografi.com)

Keni lexuar: " Grushte Trump, Robert De Niro ndërron mendje: Unë jo, por mund ta bëjë Obama appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Horoskopi – 10 nëntor 2016

Posted: 10 Nov 2016 12:34 PM PST

DASHI

Nëse dëshironi që një projekt i ri i juaji të ketë sukses,kërkojini ndihmë dikujt qe ju rri pranë. Ju keni një plan, por ju nevojiten kontakte të reja për ta realizuar atë. Shëndeti i mirë.

DEMI

Dicka e papritur ose një gabim do të jetë pjesë e ditës tuaj. Kini kujdes! Nuk do të shpenzoni shumë por duhet të mbani sytë hapur dhe të vini në punë kreativitetin tuaj.

BINJAKËT

Problemet tuaja janë të vogla, mos i dramatizoni por vihuni në lëvizje. Jepini vetes tuaj një mundësi për të mos u stresuar.

GAFORRJA

Ëndrra që mendonit mund të bëhet realitet duke pranuar ndihmën e një miku.Ndjeni një optimizëm të madh që kishte kohë që ju mungonte.

LUANI

Mbani distancë me disa persona dhe shmangiuni konflikteve.Dashuritë e kaluara ju kanë bërë më romantikë dhe ka ardhur koha të mendoni për një lidhje serioze.

VIRGJERESHA

Dëshironi ti arrini shpejt ato që pëlqeni megjithatë në këtë rast do t`ju dalin disa pengesa që do të duhet pak kohë për ti zgjidhur.

PESHORJA

Mos lejoni askënd t`ju vërë me shpatulla pas muri. Jepini kohë vetes për të menduar sesi ndiheni. Keni kohë që mendoni për disa ditë pushimi.

AKREPI

Në sektorin profesional do të keni takime shumë frytdhënëse dhe do të arrini të përfundoni marrëveshje të rëndësishme. Entuziazmi i tepërt mund t'ju prishë punë një moment.

SHIGJETARI

Jeta në çift do të jetë e mbushur me pasion dhe romantizëm, do të përjetoni emocione të paharruara. Mbrëmja do të jetë dëfryese në shoqërinë e miqve.

BRICJAPI

Në mbrëmje, miqtë do të arrijnë t'ju bindin të dilni për darkë. Mos u tregoni të ndrojtur nëse doni vërtet të argëtoheni.

UJORI

Jeni të pafuqishëm përballë ndjenjave të një personi.
Mundohuni të mos flisni të nxituar në mënyrë që të fitoni besimin e njerëzve,dhe të personit që doni.

PESHQIT

Gjithçka shkon mirë për ata që ndodhen në këtë shenjë. Yjet ju favorizojnë dhe do t'ju dhurojnë surpriza të këndshme. Mundohuni ta shfrytëzoni këtë ditë në maksimum.

Keni lexuar: " Horoskopi – 10 nëntor 2016 appeared first on Stilografi.com - Lajmet e fundit, Lajmet Sot, Bota Sot, Kosova Sot, Lajme Sportive, Receta Gatimi, Live.

Related Posts :