Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Xhavit Haliti e di se do të arrestohet, nëse kalon nëpër Serbi (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Xhavit Haliti e di se do të arrestohet, nëse kalon nëpër Serbi (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Xhavit Haliti e di se do të arrestohet, nëse kalon nëpër Serbi (Video)

Posted: 04 Nov 2016 02:59 PM PDT

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka treguar se kur ka qenë hera e fundit që ka udhëtuar për në Serbi.

"Së pari, unë nëpër Serbi kam kaluar diku në shkurt të vitit 1986 kur kam ikur nga Kosova. Kam udhëtuar nëpër Serbi me një kamion", është shprehur Haliti në emisionin "Argument Plus" të RTV 21, duke shtuar se do të arrestohej nëse shkon në Serbi dhe se kjo nuk është gjë e panjohur për të. "Unë jam burgos disa herë nga Interpoli në Gjermani, në Itali, në Francë. Është një kërkesë që është bërë që në vitin 1985, por është akoma në fuqi në Serbi".

The post Xhavit Haliti e di se do të arrestohet, nëse kalon nëpër Serbi (Video) appeared first on Telegrafi.

Daçiqi i kundërpërgjigjet Bushatit: Kosova në OSBE, kur Çeda bëhet ministër!

Posted: 04 Nov 2016 02:51 PM PDT

Kosova do të bëhet anëtare e OSBE-së vetëm kur Çeda (Çedomir Jovanoviq) bëhet ministër i Jashtëm i Serbisë, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ky reagim i Daçiqit, për ditoren Novosti, vjen pas paralajmërimeve që vijnë nga Tirana se Shqipëria do të iniciojë çështjen e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, transmeton Telegrafi.

Daçiq, i cili në emrin e Serbisë ka kryesuar OSBE-në vitin e kaluar, thotë se në këtë organizatë ndërkombëtare vendimet merren me konsensus.

"Pra, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka pranim", ka thënë ai,.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë sot se ka ardhur koha që Kosova, si çdo vend tjetër në rajon, të ketë një vend në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së. Ndërkaq, Çedomir Jovanoviq është kryetar i Partisë Libera-Demokrate të Serbisë, që pranon pavarësinë e Kosovës dhe ka qëndrime kritike ndaj politikës serbe kundrejt shqiptarëve. /Telegrafi/

The post Daçiqi i kundërpërgjigjet Bushatit: Kosova në OSBE, kur Çeda bëhet ministër! appeared first on Telegrafi.

Gaxherri: VV është satelit i PDK-së (Video)

Posted: 04 Nov 2016 02:11 PM PDT

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të lumtur që Qeveria ka miratuar buxhet prej dy miliardë eurove. Sipas saj, meritorë për këtë janë kryeministri Isa Mustafa e ministri i Financave Avdullah Hoti, që për të janë personalitete te kalibrit evropian.

Në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, ajo ka kërkuar nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të jetë më serioz kur përmend zgjedhjet, ndërsa për nismën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që të hetohen vrasjet e pasluftës, thotë: "Kjo duhet të ndodh, por në këtë rast presidenti po ndërhyn në drejtësi".

Gaxherri shton se LDK nuk i bashkohet nismës së Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për hetim ndaj ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), pasi për të VV është satelit i PDK-së!

"Nuk i largojmë akuzat. SHIK-u na ka vra", thotë ajo. /Telegrafi/

The post Gaxherri: VV është satelit i PDK-së (Video) appeared first on Telegrafi.

Reçica: Ne rast të aktakuzës, dorëzohem në Gjykatën Speciale (Video)

Posted: 04 Nov 2016 01:24 PM PDT

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, që udhëheq Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, thotë se rishikimi i çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, do ta përkeqësonte pozitën e Kosovës në raport me liberalizimin e vizave. Këtë ai e tha në një intervistë në RTV Dukagjini, ku shtoi se rishikimi nuk do t'i pengonte askujt, pos atyre që na i kanë vënë si kriter.

"Është shumë e qartë që futja e rishikimit do ta përkeqësonte situatën sa i përket liberalizimit të vizave. Përndryshe, rishikimi si i tillë neve nuk do të na pengonte asgjë, absolutisht. Ju pengon atyre që na e kanë vënë si kriter", tha Reçica.

Gjatë intervistës në emisionin InfoBox, Reçica u zotua se në rast të ndonjë aktakuze nga Gjykata Speciale, ai do të dorëzohej vullnetarisht dhe këtë e inkurajon ta bëjë gjithsecili që do të prekej me këtë rast.

"Vullnetarisht. Me rastin e parë që do të kisha marrë lajmin për diçka të tillë, do të dorëzohesha", tha ai.

Deputeti i PDK-së komentoi edhe nismën e ish-kryetarit të tij në PDK, Hashim Thaçi – tash nga pozita e të parit të shteti – për reformën zgjedhore. Ai e sheh si të arsyeshme iniciativën e tillë dhe nuk mendon se kjo po bëhet për zvarritje të proceseve.

"Gati se janë pjekur kushtet që të fillojmë me një reformë zgjedhore. Nuk do të thotë që zgjedhjet janë afër. Ju e dinin që një tentim për të reformuar ka qenë qysh nga 2011-ta. Kishte filluar atëherë, por nuk u pat përmbyll. Nuk besoj se presidenti krijon tema të tilla për të zvarritur proceset", tha ai.

Reçica po ashtu foli për numrin e veteranëve. Ai nuk u pajtua as me shifrën 48 mijë sa e pretendojnë statusin e veteranit, e as me 25 mijë sa ishin regjistruar pas luftës. /Telegrafi/

The post Reçica: Ne rast të aktakuzës, dorëzohem në Gjykatën Speciale (Video) appeared first on Telegrafi.

Të hënën dihen ministrat dhe zëvendësministrat të rinj të Qeverisë së Kosovës

Posted: 04 Nov 2016 01:09 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se të hënën do të emërohen ministrat e po ashtu edhe zëvendësministrat e rinj të Qeverisë.

Veseli ka thënë për Radiotelevizionin e Kosovës, se Partia Demokratike e ka listën e ministrave dhe se finalizimi i procesit të riformatimit të Qeverisë do të bëhet pasi kryeministri Isa Mustafa të kthehet nga vizita në Londër.

"Ky proces, nga ana e PDK-së do të jetë i përfunduar shumë shpejt. Ne e kemi përfunduar, e do të kemi emra të ministrave të rinj, do të kemi disa lëvizje të zëvendësministrave. Sapo të kthehem nga kjo vizitë zyrtare, e besoj që edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të kthehet nga vizita në Londër, do ta ne do ta finalizojmë këtë proces", ka thënë Veseli, i cili për momentin po qëndron në Hungari.

Sa i përket deklaratës së mëparshme të tij, lidhur me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Veseli ka deklaruar se këto deklarime kanë qenë "të sinqerta".

"Deklarimet rreth çështjes së vazhdimit të koalicionit apo mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme kanë qenë shumë korrekte edhe shumë të sinqerta. Ne me marrëveshje politike mund të arrijmë çdo lëvizje në interes të qytetarëve. Pa marrëveshje politike nuk mund të futemi në aventura", theksoi Veseli.

The post Të hënën dihen ministrat dhe zëvendësministrat të rinj të Qeverisë së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Eksperiment tjetër social në Gjakovë: Mos abuzoni me fëmijë, se gjakovari të rreh midis rruge! (Video)

Posted: 04 Nov 2016 11:14 AM PDT

Anëtarët e grupit “GJ07 Prank”, kanë bërë një tjetër eksperiment social në Gjakovë.

Këtë herë, eksperimenti ndërlidhet me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Në një rast aktori i grupit bëhet kinse torturon një bebe që qanë, për çka për pak sa nuk rrihet nga një kalimtar.

Në rastin tjetër, aktori bëhet kinse rrëmben një fëmijë.

Në të gjitha rastet e inskenuara, nuk mungon reagimi pozitiv i qytetarëve.

Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/

The post Eksperiment tjetër social në Gjakovë: Mos abuzoni me fëmijë, se gjakovari të rreh midis rruge! (Video) appeared first on Telegrafi.

Haxhiu, për Thaçin: Figura përçarëse bën mirë të mos ndërhyjë në diçka që s’është kompetencë e tij

Posted: 04 Nov 2016 10:35 AM PDT

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se takimi për reformë zgjedhore i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, nuk është i nevojshëm për subjektet politike, por është i nevojshëm për, siç thotë, "figurën e tij që në vend se të jetë unifikuese është përçarëse dhe e padëshirueshme".

Sipas saj, Thaçi nuk ka asnjë legjitimitet të thërras takime të tilla, ndërsa shton se ai do të bënte mirë "që të mos ndërhyjë në diçka që nuk është në kompetencë të tij".

"Ftesa e të ashtuquajturit president, për neve është e papranueshme. Qëllimi i këtij takimi është tendencë e ulët për zgjatje të jetës së kësaj Qeverie që i ka humbur legjitimiteti pas vdekjes së dy projekteve që tentonte me çdo kusht t’i shtynte para", ka thënë Haxhiu.

Deputetja e LVV-së, potencoi se Kosovës i duhet një legjitimitet i ri, përmes zgjedhjeve të menjëhershme.

"Në rrethana të tilla, ku korrupsioni ka prekur thellë secilin prej institucioneve dhe ku gjysma e qytetarëve janë të papunë dhe në varfëri për shkak të politikave të mbrapshta e të gabuara të këtyre njerëzve, Kosova nuk ka nevojë për reformë zgjedhore. Kjo Qeveri ka dëshmuar se nuk ka as vullnet dhe as dije për të bërë ndryshimet që i duhen vendit", tha ndër të tjera Haxhiu. /Telegrafi/

The post Haxhiu, për Thaçin: Figura përçarëse bën mirë të mos ndërhyjë në diçka që s'është kompetencë e tij appeared first on Telegrafi.

Bali Muharremaj i AAK-së: Në zgjedhjet e ardhshme, VV mbetet pas nesh

Posted: 04 Nov 2016 10:27 AM PDT

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ftesën për reformë zgjedhore të presidentit Hashim Thaçi e sheh si të vonuar.

"Kjo reformë s'mund të bëhet as për tre e as për pesë muaj", ka thënë ai në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës. "Reforma zgjedhore është dashur të fillojë qysh nga zgjedhjet e vitit 2014".

Sipas tij, e rëndësishme është që të bëhet reforma për të ndryshuar pozitën që e ka Lista Serbe.

"Derisa Lista Serbe ka këtë pozitë në Parlament, s'do të mund të merren vendime të rëndësishme për Kosovën, prandaj është e rëndësishme reforma", thekson Muharremaj, i cili i pyetur se a do të dalë AAK para Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme, shton: "Jemi mbi VV-në. Me Nismën do të dalim para Vetëvendosjes në zgjedhjet e ardhshme”.

The post Bali Muharremaj i AAK-së: Në zgjedhjet e ardhshme, VV mbetet pas nesh appeared first on Telegrafi.

“Reforma zgjedhore, për t’i prolonguar zgjedhjet e parakohshme” (Video)

Posted: 04 Nov 2016 10:19 AM PDT

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se reforma zgjedhore zakonisht përdoret si mjet kur pushteti synon të prolongojë zgjedhjet ose kur është tentuar qe të gjendet si justifikim për të shkuar në zgjedhjet të parakohshme.

Ai, në emisionin 'Fakt Plus' me Leotrim Berishën në Tribuna Channel, ka thënë se tani nëpërmjet reformës zgjedhore po synohet qe t'i zgjatët mandati kësaj qeverie.

Krasniqi thotë se është shqetësuese nëse tentohet me shpejtësi të madhe të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore. Reforma, sipas tij, duhet të jetë proces gjithëpërfshirës dhe duhet të sigurohet prania e opozitës.

The post "Reforma zgjedhore, për t'i prolonguar zgjedhjet e parakohshme" (Video) appeared first on Telegrafi.

Denis Gollubovci vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmë (Video)

Posted: 04 Nov 2016 09:21 AM PDT

Studenti 23-vjeçar i Arkitekturës, Denis Gollubovci, është diagnostikuar nga një sëmundje e rëndë në tru.

Apelin për ta ndihmuar Denisin e ka bërë gazetari Milaim Zeka, meqë Denisi ka nevojë që të dërgohet për shërim jashtë vendit.

Personat që duan të ndihmojnë, detajet mund t'i gjejnë në videon e mëposhtme. /Telegrafi/

The post Denis Gollubovci vuan nga një sëmundje e rëndë, ka nevojë për ndihmë (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :