Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Basha: Krimi në familje reflektojnë gjendjen e varfërisë” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Basha: Krimi në familje reflektojnë gjendjen e varfërisë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Basha: Krimi në familje reflektojnë gjendjen e varfërisë

Posted: 05 Dec 2016 02:36 AM PST

Lulzim Basha portretKreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shprehur tronditjen e tij për krimet e tmerrshme  në familje që kanë ndodhur dy ditët e fundit në Fier, ku burri hodhi gruan nga dritarja dhe sot në Korçë, kur babai vrau dy fëmijët e tij dhe më pas veten. Sipas Bashës, këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë

"Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.

Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.

Shqipërisë duhet t'i kthehet shpresa, duhet t'i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t'u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.

Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh", shprehet Basha.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dibër, tentuan të kalojnë mallra kontrabandë në kufi; 1 në pranga, 1 në kërkim

Posted: 05 Dec 2016 02:31 AM PST

arrestim xhupi bluArrestohet në flagrancë 1 shtetas,  si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas, për veprat penale" , "Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Një ditë më parë specialistët e  Policisë Kufitare Bllatë, Dibër, arrestuan në flagrancë  shtetasin Jorgos Shira,  30 vjeç, banues në banues në Bulqizë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F.K., 51 vjeç, banues në fshatin Majtarë , Dibër.

Arrestimi i shtetasit Jorgos Shira, u bë pasi po tentonte të kalonte nëpërmjet kufirit të gjelbër, me mjetin tip "Traktor",  për të cilin nuk dispononte asnjë dokumentacion. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Jorgos Shira, është ndihmuar të kalonte nëpërmjet kufirit të gjelbër nga shtetasi F.K., për të cilin është bërë shpallja në kërkim, nga ana e policisë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë  Dibër , në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprat penale, "Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, kanos me jetë një shtetas; arrestohet 22-vjeçari

Posted: 05 Dec 2016 02:20 AM PST

Polici-arrestim-600x346Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Fatjon Dushkaj 22 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë ka kanosur për motive të dobëta shtetasin E.D. 26 vjeç, banues në Durrës.

Efektivet e Policisë në vijim të veprimeve hetimore ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Fatjon Dushkaj, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa; një peshore elektronike; një grirëse metalike që shërben për grirjen e lëndës narkotike; një thikë dhe aparat telefoni celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja" dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese

Posted: 05 Dec 2016 02:15 AM PST

shperthimNjë shpërthim është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë Prezë. Burime nga policia shprehen se ngjarja është regjistruar  rreth orës 21:30, në Fushë-Prezë, në oborrin e banesës së shtetasit A. K., 43 vjeç.

Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozivi, ku si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar bordura prej betoni. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja në fjalë.

Në banesën e 43-vjeçari ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Pronari i banesës është marrë në pyetje për të ndihmuar policinë në  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, 50-vjeçarja var veten me shall në podrumin e banesës

Posted: 05 Dec 2016 02:08 AM PST

ambulanceVuante nga depresioni, 50-vjeçarja var veten me shall. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë  në rrugën e “Qelqit”,Tiranë,  ku shtetasja Q. Xhaferaj, kishte varë veten në podrumin e banesës.

Kanë qenë familjarët ata që gjetën trupin e pajetë të Xhaferajt.  Nga veprimet e kryera rezultoi se kjo shtetase ka kryer vetvrasje, pasi vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dibër, sekuestrohet drogë, armë dhe dru; në pranga 2 persona

Posted: 05 Dec 2016 01:05 AM PST

hashash 2 hashash

Efektivat e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë finalizuar  operacionin e koduar “START”. Si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë  i shtetasit  Maksim Prençi, 42 vjeç,  banues në Muhurr -Dibër, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Muhurr, Njësia Administrative Muhurr, në pjesën e çatisë së shtëpisë u gjet lëndë bimore në gjendje të thatë e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa, në formën e boçes e futur në dy thasë dhe në tre qese plasmasi, gjithsej rreth 3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dru
Po gjatë kontrollit në territorin para banesës, efektivat e Policisë kanë evidentuar rreth 30 metër kub lëndë drusore të prera në pyll në mënyrë të paligjshme. Menjëherë është njoftuar shërbimi pyjor të cilët kanë marrë masë administrative  5.000000 lekë gjobë dhe konfiskim të lëndës drusore. Po gjatë operacionit, nisur edhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë arrestimi  në flagrancë i shtetasit Sami Toçi, 58 vjeç, banues në fshatin Arap i Poshtëm- Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake  dhe e municionit”.

ArmeGjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e këtij shtetasi ju gjetën një armë zjarri automatik model 56 (Kallashnikov), si dhe një sasi prej 130 copë fishkë luftarak model 56 të futura në një thes, të cilat i mbante pa lejen e organeve kompetente.  Arma e zjarrit dhe municioni  luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu  po gjatë operacionit  policia ka evidentuar  dhe goditur edhe një rast të vjedhjes së energjisë elektrike ku u procedua penalisht në gjendje të lirë  shtetasi R. M., 71 vjeç, lindur dhe banues në  Fshatin Muhurr, Njësia Administrative Muhurr -Dibër, pasi:

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në linjën elektrike që furnizonte banesën e këtij  shtetasi kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, pasi ishte lidhur një tel përcjellës i energjisë elektrike në linjën kryesore dhe furnizonte me energji elektrike jashTë sahatit  banesën e shtetasit R. M. Në përfundim të të gjitha veprimeve materialet  në ngarkim të këtyre shtetaseve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Dibër.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, gruaja e braktis, kryefamiljari var dy djemtë, e më pas veten

Posted: 05 Dec 2016 01:00 AM PST

litarKryefamiljar var me litar dy fëmijët e tij të mitur 4 dhe 6 vjeç dhe më pas i jep fund jetës. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës  07:36 ka marrë një telefonatë se  në lagjen nr 4-Korçë është vetëvarur në banesë shtetasi Naum Toshi, 41 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të policisë dhe ambulanca.

Në vendngjarje u konstatua se ky shtetas ka varur dhe dy fëmijët e tij të mitur, djemtë e tij. Nga të dhënat paraprake mendohet se krimi makabër është kryer në kushtet e renduara psikologjike. Kryefamiljari prej kohësh kishte probleme të vazhdueshme me bashkëshorten e tij.

Kjo e fundit shpesh ikte nga banesa duke braktisur vogëlushët e saj prej mujash. Ndonëse rikthehej, ajo largohej sërish. Për herë të fundit rezulton të jetë larguar përpara disa javësh, ndërkohë që kryefamiljari për të sjellë të ardhura financiare punonte si emigrant në Greqi. Hetimet ende nuk kanë mbaruar dhe policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Përpara se 41-vjeçari të  merrte jetën e dy fëmijëve të tij dhe vetes, kishte shkruar një letër, të cilën e kishte ngjitur tek dera. Banesa ishte dykatëshe dhe në letër lexohej:-"Ngjitur lart!". Ka qenë babai  i N.Toshit ai që gjeti letrën. Ky i fundit është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë  dhe ka parë skemën  makabre, tre kufoma të varur me litar.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kamzë, arrestohet efektivi i FNSH, aksidentoi kalimtaren

Posted: 05 Dec 2016 12:51 AM PST

arrestim-rusi-655x356Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas policisë Ramazan Durishti me detyrë, trup shërbimi operacional pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë u vu në pranga pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor duke aksidentuar një këmbësore.

Policia sqaron se: Më datën 4 dhjetor, rreth orës 16:40 duke drejtuar automjetin me targa TR 6897 P në rrugën "Bulevardi Blu" në Kamzë, inspektor Ramazan Durishti ka aksidentuar këmbësoren N.T. 58 vjeçe. Për pasojë e dëmtuara ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin  intesiv të mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

NJË NDJENJË FRIKE PO I SUNDON SUBJEKTET E KORRUPSIONIT SHTETËROR

Posted: 05 Dec 2016 12:49 AM PST

Nga Spartak Ngjela

Spartak-Ngjela-1-696x696

l.

Nëse ka mjeranë, vërtetësish mjeranë sot në Shqipëri, këta janë subjektet e korrupsionit shtetëror. Të akuzuar, të kapur, me para të gjetura nëpër banka nga hetimi amerikan dhe ndërkombëtar, të trembur, të paedukuar që nuk njohin qytetërimin, në panik kundrejt gjithçkaje morale; të bashkuar të gjithë kundër historisë europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbrojtur gjënë e vjedhur.

Nuk ka më zemërgur se hajdutët, sidomos kur këta janë pushtetarë.

Të gjitha krimet në Shqipëri janë bërë për të ruajtur gjënë e vjedhur. Duhet të jemi të qartë: Enver Hoxha të gjitha krimet i bëri për të ruajtur statuskuonë e luksit të tij; edhe ata që i shërbenin në krime, për pak luks momental vranë këdo që u kërkohej: deri dhe shokët e tyre.

Por kështu ka qenë në 100 vjet. Edhe mbretëria e tillë ka qenë në Shqipëri: rrjep popullin dhe ndihmo oreksin e fqinjëve

Kështu edhe sot: shihni sesi janë grupuar të gjithë vjedhësit: politikanë të lartë, deputetë dhe gjyqtarë. Veçse tani, gjëja më qesharake është shpresa te Gjykata Kushtetuese.

Të gjithë vjedhësit dridhen dhe kërkojnë: dridhen nga skllavëria psikike e sigurimit të gjësë së vjedhur, dhe kërkojnë ndihmën e nëntë gjyqtarëve të lartë.

Po këta? Këta nuk lëvizin dot, sepse nuk po kërcënohen me rrezikun nga ndonjë lëvizje popullore, por me mospranimin absolut të tyte dhe të familjeve të tyre në Bashkimin Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pse duhet t’i pranojë Amerika dhe BE mbrojtësit e korrupsionit në Shqipëri? Aspak.

Kjo është një kohë e rreptë politike: shqiptarëve iu duhet katarsis që të pranohen në Bashkimin Europian. BE po i pranon politikisht për politikë të lartë, kurse vjedhësit injorantë të shqiptarëve nuk e kuptojnë dot se kjo është politikë korrente që synon për të arritur një synim botëror, prandaj nuk i pyet as gjyqtarët dhe as pushtetarët e korruptuar dhe injorantë të Shqipërisë. Ata do ndëshkohen!

Të gjithë bashkë, nuk kanë asnjë shpresë. Me naivitet po presin një politikë tjetër në Ballkan nga Presidenti i ri amerikan, a thua se ai do dalë kundër interesit amerikan në Ballkan për të mbrojtur abuzuesit e shqiptarëve, dhe të hedhë në erë miliardat që ka shpenzuar Amerika për çështjen shqiptare në Ballkan. Vërtet mendoni se i kanë shpenzuar kot së koti gjithë këto para?

Sigurisht, të korruptuarit tanë janë nivel i ulët në intelekt, se po të ishte ndryshe, qëkurse nisën që të vidhnin ditën nëpër diell, duhej ta kishin menduar këtë ditë rreziku maksimal.

lll.

E mo, çfarë ju ka ndodhur? Asgjë e veçantë: nga varfëria vini e në varfëri do shkoni. E shihni se si u katandis si lypsare familja Zogu, se nuk kishte asgjë të vetën. Edhe ju, bëhuni të fortë, pranojeni ndëshkimin dhe shpronësimin me dinjitet, jo për veten tuaj tani, por për familjet tuaja në një rrjedhë historike: se ai do të kryhet domosdoshmërisht.

Është e ashpër historia. Me dy gishtat fals e shpëtuan ndëshkimin për krimet e ekstremizmit komunist shumë nga të korruptuarit aktualë, por tani, këta vetë, nga ky abuzim i madh, nuk i shpëton dot as Athina e as Beogradi. Athina është në faliment, kurse Beogradi sheh nga Perëndimi. Prandaj, Zogu aktual, nuk shkon dot më në Beograd. Një koncept i vetëm i ndihmon: Surrender!

Nuk është fjalë… është koncept: Dorëzojuni!

 

Horoskopi-5 dhjetor 2016

Posted: 05 Dec 2016 12:41 AM PST

horoskopi1-212Dashi

Kjo do të jetë një ditë e mirë për ju. Hëna kalon në shenjën tuaj, duke ju dhuruar një dozë të mirë ndjeshmërie e pasioni, që do ta gjallërojë më shumë marrëdhënien tuaj sentimentale. Në qoftë se jeni singëll, bëni kujdes: rrezikoni të bini në dashuri me një person që mund të jetë shumë ndryshe nga çka mund të shfaqet në sytë tuaj.

Demi

Afërdita dhe Mërkuri sot do të favorizojnë marrëdhëniet sociale, gjithashtu do të jeni tërheqës, duke fituar popullaritet të madh. Megjithatë Hëna parashikon pak ankth dhe melankoli.  Mundohuni t'i shkarkoni në aktivitete të ndryshme dhe shijoni këtë moment të artë për ju. Për sa i përket punës, gjithçka shkon më së miri.

Binjakët

Shumë planetë ju favorizojnë sot, kështu që si rrjedhim do të jeni të komunikueshëm me personat që ju rrethojnë. Është një moment i mirë për të bërë njohje të reja e për të forcuar më shumë marrëdhëniet miqësore e profesionale. Jeta në çift do të jetë e karakterizuar nga një komunikim i thellë idesh.

 

Gaforrja

Pozicioni i Hënës dhe Mërkurit me shenjën tuaj nuk do të jetë aspak i favorshëm. Me pak fjalë, humori juaj sot do të jetë i lëkundur dhe nuk do të jeni aspak të përqendruar në gjërat që duhet të bëni. Për fat, Dielli dhe Afërdita ju garanton përkrahjen e miqve dhe kolegëve të punës. Dhe kjo nuk është pak.

Luani

Hëna sot ju jep fantazi dhe në të njëjtën kohë ju bën të jeni mjaft largpamës, gjë që ju lejon të përfytyroni skenarë të rinj në sektorin e punës dhe sugjeron ide të shkëlqyera për të zgjidhur probleme të vështira. Do të rritet dëshira për të udhëtuar: ndoshta do të organizoni diçka gjatë kësaj fundjave.

Virgjëresha

Kjo do të jetë dita ideale për të organizuar një mbrëmje romantike për partnerin. Në qoftë se jeni singëll do të shpalosni sharmin tuaj dhe asnjë nuk do të mund t'ju rezistojë. Mërkuri do t'ju ndihmojë të krijoni kontakte të vlefshme për realizimin e një projekti të ideuar me kohë. Duket me të vërtetë që situata po përmirësohet ndjeshëm.

Peshorja

Parashikohen debate e grindje në vendin e punës. Mos bini pre e provokimeve, qëndroni të palëkundur në pozitat tuaja: do ta shikoni se të tjerët do ta paguajnë kokëfortësinë e tyre. Ndërsa zënkat e forta mund të dëmtojnë imazhin tuaj. Shkarkoni stresin duke praktikuar një aktivitet fizik.

Akrepi

Hëna do të sjellë ndonjë përçarje në zhvillimin e përditshëm të detyrave tuaja profesionale. Kjo nuk do të sjellë asnjë problem për ju, në fund të fundit juve ju pëlqejnë të papriturat që thyejnë rutinën e përditshme. Kushtojini më shumë kohë partnerit dhe largohuni nga situata që mund t'ju shkaktojnë ankth e irritim.

Shigjetari

Ka disa marrëdhënie miqësore që kohët e fundit janë vënë në provë të vështirë nga disa keqkuptime. Afërdita ju sugjeron se ka ardhur momenti të bëni paqe, duke lënë mënjanë krenarinë dhe pretendimet qesharake. Ndiqni këshillën e saj. Përveç Marsit, zhvillimi i aktivitetit tuaj profesional do të jetë i favorizuar edhe nga yjet, si Dielli e Saturni.

Bricjapi

Energjitë dhe mundësitë sot nuk do t'ju mungojnë, por Hëna do t'ju ngatërrojë idetë dhe do t'ua vështirësojë punën për të shënjestruar objektiva profesionalë. Gjallëri dhe lajme të mira do të përshkojnë sektorin familjar, një person i dashur për ju, që nuk e shihnit prej shumë kohësh, do t'ju vizitojë. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj sot.

Ujori

Sot do të merrni propozime të kënaqshme profesionale. Sigurisht që jo gjithçka që shkëlqen mund të jetë flori, por falë Hënës sot do të jeni të kthjellët për të dalluar ofertat e vlefshme nga ato false. Në sektorin e ndjenjave mund të keni besim te një dialog konstruktiv me partnerin.

Peshqit

Me Hënën në sektorin e dytë dhe në një aspekt të shkëlqyer me Saturnin dhe Uranin, parashikohen lajme të reja në sektorin financiar: gjërat duhet të ndjekin tashmë një ritëm të qetë e komfort, por mbi të gjitha nuk do të mungojnë mundësi të shkëlqyera. Më të favorizuar do të jenë ata që kanë lindur në shkurt.

5 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :