Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“BERISHËS I KA MBETUR PENG QË NUK E VRAU RAMËN!” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“BERISHËS I KA MBETUR PENG QË NUK E VRAU RAMËN!” plus 9 more Gazeta SHQIP


BERISHËS I KA MBETUR PENG QË NUK E VRAU RAMËN!

Posted: 14 Dec 2016 01:34 AM PST

Spartak NGJELA

spartak-ngjela-revista-javaPse bëheni naivë: vërtet mendoni se Saliu ka folur për 21 janarin? Aspak!
Saliu në fakt foli për vetingun dhe Reformën në Drejtësi. E torturon në psikikë idea reale e ndëshkimit.

Por ishte i shthurur mendërisht. Saliu tani kuptohet se është në një gjendje reaktive, dhe patologjik në çastet kur flet se "do ta vriste Ramën në 21 janar" . Kështu ai mbush dekompesimin patologjik, duke menduar se po e vret realisht armikun e tij. I ka mbetur peng pse s'e ka vrarë, dhe imagjinata i ka kaluar në sëmundje.
Saliu tani e di, se, po të mos ishte bashkuar Rama me Reformën shqiptaro-amerikano-gjermane, atij nuk do t'i hynte asnjë gjëmb në këmbë. Tani sheh fundin, dhe do të realizojë hakmarrjen me një fantazi ireale, të cilën e përjeton si një diç të vërtetë.

E ka të qartë që Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon dot vetingun, dhe prandaj thotë në jerm: "Unë ju vras!"
Por, pasi i ka dalë dehja patologjike e vrasjes, si rregull nuk mban mënd gjë. Kurse, fakti që vrasja e Ramës për Saliun ka qënë gjendje transi, sot Saliu, pasi i ka ikur tormenti psikik, mund të ketë rënë në gjendje depresive. Tani ora ishte 23.00. Të shohim nesër.

Këtë që përshkrova unë në këto radhë, e kam nga profesioni: e drejta penale moderne e njeh këtë gjendje psikike të ankthit: Ah, pse nuk e vrava armikun kur e kisha mundësinë! Është në fakt gjendja e një vrasësi potencial, që nuk ka vrarë dot armikun e tij, dhe, në prag të shkatërrimit nga armiku, kalon në një realitet ireal patologjik, tamam si ky që përshkrova unë më lart.

Nuk ka gjë. Tani ka mundësi që të jenë të shumtë ata që do ta përjetojnë këtë gjendje. Por ky nuk është faji i shqiptarëve… Ata kanë qenë viktima të këtyre kasapëve që po presin shqetësimisht ndëshkimin e ligjit. Ai madje ka ardhur. Këtë di Saliu.

Vlorë, dhunonte gruan dhe djalin, në pranga 50-vjeçari

Posted: 14 Dec 2016 01:32 AM PST

dhunePolicia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Në pranga ka rënë Kastriot Brahimaj, 50 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij në Orikum, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.B., 43 vjeçe dhe djalit të tij K.B., 16 vjeç.

Dhuna e ushtruar ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.

14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lewandowski te Bajern Mynih deri në vitin 2021

Posted: 14 Dec 2016 01:29 AM PST

LevaRobert Lewandowski rinovoi me Bajernin e Mynihut. Sulmuesi polak ka zgjatur dhe për dy vite të tjera kontratën e tij me bavarezët. Marrëveshja aktuale e Lewandowskit me kampionët e Gjermanisë përfundonte në vitin 2019, ndërsa kontrata e re parashikon një zgjatje deri në vitin 2021. Rinovimi i polakut është dhe një sinjal i qartë se ai nuk do të largohet nga "Allianz Arena" pavarësisht se vitet e fundit kërkesat për të kanë qenë të shumta. Lewandowski firmosi me Bajernin në 2014-n dhe ka qenë sulmuesi kryesor i skuadrës që nga ajo periudhë.

28-vjecari vjet realizoi 30 gola me bavarezët duke qenë dhe kryegolashënues i Bundesligës, ndërsa në total në kampionat numëron 58 gola në 77 ndeshje. Falë realizimeve të tij në fundjavë Bajerni mundi 5-0 Wolfsburgun me Lewn që arriti kuotën e 11 golave në këtë kampionat. Falë këtij suksesi Bajerni është dy fitore larg shpalljes kampion i dimrit në Bundesliga. Dy sfidat e fundit për këtë vit për bavarezët do të jenë ndaj Darmstadtit dhe ndaj Leipzig në javën e 17-të. Vetë Lewandowski u shpreh mjaft i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje dhe faktin që do të qëndrojnë dhe për disa vite të tjera në "Allianz Arena" me besimin se do të dhurojë sërish gola të shumtë për tifozët e klubit gjerman. Pasi hodhi te zezen mbi te bardhe, sulmuesi tha: "Bayern me jep gjithçka qe duhet per te realizuar endrrat e mia. Sfida te reja na presin! MiaSanMia"

14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Memaliaj, kapen 31.5 kg kanabis, arrestohet 55-vjeçari

Posted: 14 Dec 2016 01:26 AM PST

MemaliajPolicia e Gjirokastrës ka goditur një tjetër rast të "Prodhim dhe shitjes së narkotikëve ne Memaliaj, ku jane sekuestruar 31.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Luan Llaka, 55 vjeç, banues në Tiranë.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në një kasolle në afërsi të banesës në fshatin Çërril, Memaliaj u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 31.5 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit kanabis.

Nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u konstatua dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Specilaistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikeve, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje rezulton dhe shtetasi L.Ll, 26 vjeç, i cili u shpall në kërkim policor.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster për hetim të mëtejshem për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve " dhe "vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike".

14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Sarandë, i dehuri përplas makinën me pemën, aksidentohet pasagjeri

Posted: 14 Dec 2016 01:16 AM PST

Aksidenti ne Sarande
Foto ilustruese

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e pijeve alkoolike është aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Në pranga ka rënë shtetasi Florenc Saliko, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se më datë 13.12.2016, pranë stadiumit të qytetit, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Opel Meriva” me targë AA 559 GZ, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë dhe me një tabelë të sinjalistikës rrugore. Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Nga ky aksident ka mbetur i dëmtuar pasagjeri që ndodhej në këtë mjet, shtetasi D.R., 32 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia pasi ka kapur këtë person nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se ishte nën efektin e pijeve alkoolike dhe i është bërë arrestimi për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

MINIFUNDI I MARRËDHËNIEVE NDËRETNIKE

Posted: 14 Dec 2016 01:00 AM PST

Fadil LepajaThënia e famshme se   "Një fjalim i mirë duhet të jetë si fundi i një femre: I gjatë mjaftueshëm sa për të mbuluar temën dhe i shkurtër aq sa duhet për të mbajtur gjallë interesin",  mund të vlejë jo vetë për fjalime, por edhe për krizat, për shembull. Një krizë e mirë, te ne, sipas këtij modeli do të ishte e gjatë mjaftueshëm sa për të krijuar tension, dhe konfuzion, ndërkohë që duhet mbajtur gjallë edhe interesi, përkatësisht vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare.

Qysh edhe e dini, ka dilema, dhe debate gati akademike, ku falë zotit, ende nuk janë përfshirë a(m)kademitë tona të shkencave dhe arteve. Me përfshirjen e tyre krejt dilemat kanë mundur të mbyllen shpejt duke ja humbur kështu krejt sharmin lojës. Kjo sidomos  do të rrezikonte  biznesin (para)politik të mediave të (pu)shtetit,  dhe përfundimisht  do të devalvonte  edhe modelin. Pra, pa a(m)kademi  rreth temave serioze, ju lutem.

 Pra,  cila është masa e duhur një (mini)fundi femrash! Kështu pyeten, herë më vete, e herë publikisht dizajnerët, estetët por edhe moralistët e shumë e shumë profesionist të bukurisë dhe moralit. Kur jemi te masa  e  një (mini)fundi, disa kanë thënë se masa e duhur është vetëm nën gju, duke mbuluar kështu edhe gjunjët, që sipas tyre mund të ngjallin epshe.  Disa thonë se ai duhet të jetë deri një pëllëmbë mbi gju, e disa të tjerë thonë se mjafton të mos duken të brendshmet. Pra, të brendshmet  mbesin kufiri moral.

E çka nëse (politika) nuk kanë veshur fare të brendshme, do të pyes ndonjë fëmijë i futur rastësisht në politikë, sipas anologjisë me mbretin cullak? Eh, edhe këtu mendimet janë të ndara, madje ekstreme të ndara. Disa preferojnë edhe nudo, e   disa mendojnë se femrat duhet mbuluar krejtësisht.

Por, të kthehemi te kriza! Sa duhet të jetë i gjatë, "Muri i Mitrovicës"? Dilema politike është, sipas palës serbe, se sa duhet të jetë i gjatë muri? Kur jugorët ankohen, ata thonë se ky, gjithsesi duhet  të jetë një mur aq  i gjatë, që andej të mos shihet asgjë,  si mendojnë disa prej  tyre, të cilët me gjasë kanë shumë për të fshehur dhe kurrsesi nuk duan që komshinjtë e tyre, të shohin çfarë po ndodhë andej lumit.

 Disa e duan murin , të shkurtër fare, minimal, vetëm aq sa për të kryer funksionin e vet primarë, e ky do të ishte të mos ketë  qarkullim  të  lirë  përtej urës.  Si zakonisht, këtu , kur ka mendime të ndara, vjen  në shprehje urtia e modelit që e cituam më lartë, pra as tepër gjatë për të humbur interesi, por edhe mjaftë gjatë për të mbuluar qëllimin…!

Kështu , përfundimet sipas modelit janë të kollajshme.  Nëse ngrihet një mur shumë i lartë, do të bjerë kureshtja, dhe fqinjët jugorë as që do të merren më me komshinjtë e tyre nga veriu dhe kjo nuk përballohet dot, sepse as komshinjtë nga veriu nuk mbijetojnë pa jugun, pa vëmendjen e tyre.

E keqja e këtij vendimi do të ishte se përpos që bie interesimi  në jug, krejt veriu do të shndërrohej në një  geto duke pasur parasysh edhe  kufirin në veri të Kosovës i cili është funksional dhe  garantohet nga KFORI,  kështu krejt kjo prej  një krize të brendshme  mund të eskalojë në një krizë ndërkombëtare kufijsh,  ku do të përfshiheshin edhe ujqërit e krizave ndërkombëtare, sidomos ata lindorë.

Prap, mbetet keq, nëse mbetet shumë i shkurtë, sepse përmes një muri të tillë  mund të shihet  gjithçka. Duke qenë se muri u deklarua si njëlloj rrethoje për një amfiteatër të hapur, ka rrezik që qytetarët nga jugu të shohin shfaqjet politike të fqinjëve veriorë pa e prerë fare biletën.

Por, të lëmë seriozitetin akademik dhe të marrim temën ashtu si është, realisht. Muri padyshim se nuk ka asnjë funksion tjetër përpos politik dhe, si i shkurtër do të ketë efekte më të mëdha politike për ndërtuesin.  Por të kthehemi edhe njëherë te madhësia. Arkitektët mendojnë se muri  duhet të jetë aq i lartë sa të vrajë sytë , të vërehet se është aty dhe aq i shkurtër sa të lejoj të shihet se andej po zihet diçka. Arkitektët, pra,  do i kenë menduar mirë efektet e veprës së tyre. E kam fjalën për arkitektët e krizave, sepse një mur të tillë e ndërton edhe pa arkitekt profesionist  dhe nuk ka qenë fare nevoja  për me kërkua mjeshtër deri në Malishevë. Atë e bënte secili mjeshtër i lagjes, në jug të Mitrovicës.

Por ne e kemi thënë njëherë. E ka thënë politika, e besa edhe Shkurtja e ka thanë shumë herë, se Mitrovica nuk ndahet. Madje janë përmendur edhe djem dhe qika,  çka e bënë krejt situatën shumë serioze. Janë dhënë premtime paraelektorale, në të gjitha zgjedhjet e deritashme të pasluftës. Shyqyr o zot, Mitrovica nuk është ndarë! Ky është një mur i vogël fare. Madje as mur mund tël mos jetë. Mund të jenë thjesht shkallë…

Ky mur, është aq i madh sa për të mbajtur bisedimet në Bruksel, dhe aq i vogël sa, bash me dashtë edhe e fshijmë me gomë nga ditari i marrëdhënieve ndëretnike në këtë vend. Nuk hetohet!

Dikur ishte barrikadë, pastaj u shndërrua në "Park të Paqes", tash u bë amfiteatër i hapur, mur, shkallë…!  Të vetmit që e duan me çdo kusht aty,  janë ekipi negociator  i Serbisë dhe  gjithsesi ai i Kosovës në Bruksel, sepse duhet të bisedohet për diçka ….! Edhe bisedimet , përpos  politikë, janë edhe biznes.

Për murin, unë kam vetëm një kërkesë, krejtësisht intelektuale. Duhet të jetë aq i lartë sa për të shkruar me shkronja të dukshme, sloganin tim:  Poshtë muret…!

14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Maliq, digjet godina e Pallatit të Kulturës

Posted: 14 Dec 2016 12:59 AM PST

MaliqNë orët e para të së mërkurës ka rënë zjarr në Pallatin e Kulturës në Maliq. Sipas policisë, zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës, rreth orës 04:00.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe efektivët e policisë, por zjarri, që më pas ka përfshirë të gjithë godinën, nuk është fikur ende.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, e cila paraprakisht dyshohet të ketë qenë aksidentale.

14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tropojë, vetëvritet 40-vjeçari, plagos aksidentalisht edhe nusen e xhaxhait

Posted: 14 Dec 2016 12:52 AM PST

policiaNjë 40-vjeçar ka vrarë veten me armë si dhe ka plagosur aksidentalisht nusen e xhaxhait, e cila tenton t'i marrë armën nga dora viktimës për të parandaluar aktin e vetëvrasjes.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kovaçe, Tropojë, në një banesë, ku është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi, K.H., 40 vjeç, banues në fshatin Kovaçe Tropojë.

Policia bën me dije se është plagosur aksidentalisht edhe shtetësja H.H., 54 vjeçe, nusja e xhaxhait të viktimës, e cila dyshohet se ka tentuar për t'i marrë armën viktimës, për të ndaluar vetëvrasjen.

Shtetësja H.H., është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e ka kryer këtë akt në gjendje depresive.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 një krehër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake".

14 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, zjarr në banesë, humb jetën 94-vjeçari

Posted: 14 Dec 2016 12:44 AM PST

zjarr
Foto ilustruese

Një 94-vjeçar ka humbur jetën për shkak se banesa e tij në kryeqytet është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 të mëngjesit në rrugën "Niko Avrami", ku banesa e shtetasit I. Z., 94 vjeç është përfshirë nga flakët.

I moshuari ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi i krijuar në brendësi të banesës.

Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas ka ndezur disa kartona në mes të banesës për tu ngrohur, të cilat kanë shkaktuar diegien e disa orendive të ndryshme duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

14 dhjetor 2016 (gazeta-shqip.com)

Horoskopi – 14 dhjetor 2016

Posted: 14 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Në përgjithësi gjërat do shkojnë mirë në planin sentimental gjatë kësaj dite. Marrëdhënia juaj do të konsolidohet edhe më tepër dhe emocionet do jenë më të mëdha.

DEMI

Marrëdhënia në çift do jetë shumë e bukur dhe e ngrohtë. Do kaloni një ditë të qetë por të mbushur me sensualitet.

BINJAKET

Pasioni do jetë i madh në lidhjen tuaj gjatë kësaj dite dhe partneri do iu japë më shumë siguri për vazhdimësinë e lidhjes suaj. Do ndiheni me fat që keni atë person në krah.

GAFORRJA

Entuziazmi në jetën e çifteve do të rritet dhe ju mund të bëni çmenduri. Mos harroni t'i shprehni herë pas here partnerit sa shumë e dashuroni.

LUANI

Gjërat do shkojnë mirë në planin sentimental për çiftet. Kujdes, nëse filloni të flisni për çdo gjë tjetër përveç dashurisë ai edhe mund të mërzitet.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme ata që kanë një lidhje do jenë në një periudhë reflektimi. Pranojini gabimet që keni bërë në të kaluarën sepse vetëm kështu do ndiheni më të qetë.

PESHORJA

Në planin e dashurisë, beqarët do jenë më të favorizuarit. Për ta jeta do jetë më e thjeshtë, mjafton që të joshin pa pushim.

AKREPI

Në tërësi jeta në çift sot do të mbrohet, por nëse keni pasur kohët e fundit një marrëdhënie problematike do pendoheni për të gjithë kohën që keni shpenzuar kot.

SHIGJETARI

Nëse jeni në çift ka rrezik që lidhja të mos jetë shumë e qetë. Edhe pse partneri iu do fort dhe ua shpreh këtë gjithë ditën ju do tundoheni edhe nga aventurat kalimtare.

BRICJAPI

Nëse jeni në një lidhje sot do iu duhet të merrni një vendim mjaft të rëndësishëm nga i cili do përfitoni si ju ashtu edhe partneri. Shumë shpejt do i shihni gjërat me sy tjetër dhe do jeni më optimistë.

UJORI

Do keni shumë fat sot në jetën sentimentale ju çifte. Falë përkujdesjes që do i kushtoni partnerit ai do ndihet mirë dhe ju gjithashtu.

PESHQIT

Konfigurimi i planetëve premton një ditë të animuar në çift. Ata që ishin zënë me njëri-tjetrin do të pajtohen dhe do harrojnë gjithçka.

Related Posts :