Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“ ‘Call Center’, shoqatat: Nëse ligji miratohet do të ketë pasoja afatgjata” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“ ‘Call Center’, shoqatat: Nëse ligji miratohet do të ketë pasoja afatgjata” plus 9 more Gazeta SHQIP


 ‘Call Center’, shoqatat: Nëse ligji miratohet do të ketë pasoja afatgjata

Posted: 02 Dec 2016 02:39 AM PST

call center 1Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bend Klosi dhe ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi kanë zhvilluar sot një takim me shoqatat e 'Call Center', ku në fokus është ligji i ri për këtë sipërmarrje.

Gjatë fjalës së saj Ekonomi theksoi se kanë krijuar një ide për të parë reagimin, ndërsa pohoi se janë studiuar direktivat e Bashkimit Europian.

Ndërkohë, Klosi deklaroi se qeveria mbështet aksionin e mbi 800 Call Center. Teksa u ndal tek ligji i Call Centrave në Itali, ministri bëri të ditur se qeveria po kërkon që të ketë sa më pak ndikim. "Kërkojmë që të ketë sa më pak ndikim. Do dëgjojmë zërin tuaj, kjo punë duhet të marrë zgjidhje.", tha Klosi.

Ndërsa, shoqata e Call Center pohoi se nëse ligji miratohet do të ketë pasoja afatgjata.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Basha: Pushteti për qytetarët e nevojat e tyre, jo për një grusht njerëzish

Posted: 02 Dec 2016 02:19 AM PST

IMG_3010-847x477Lulzim Basha është ndalur në lagjen Zinxhira në Gjirokastër, ku banorët janë ankuar se kanë muaj dhe disa prej tyre vite, pa drita dhe pa ngrohje. Gjithashtu ata ankohen se nuk i lënë as të mbledhin dru në lumë, janë pa punë, s'kanë me çfarë të ushqehen.

"Qeveria ime nuk do harxhojë 80 apo 100 milionë euro në vit për zyra, për orendi, për makina, për karburant, për bileta avionësh siç i harxhon ky. Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeministër. Paratë e shqiptarëve do të investohen për të hapur vende të reja pune që çdo familje të ketë mundësinë të ketë të paktën 1 të punësuar dhe të mos jenë të varur nga ndihma ekonomike", u tha Basha banorëve.

Në aktivin e degës së Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, theksoi mesazhin e hapjes, të bashkimit dhe qëndrimit pranë njerëzve. Basha kërkoi që demokratët ta prekin nga afër realitetin e njerëzve.

"Kjo qeveri është shkëputur tërësisht nga realiteti i qytetarëve, që prej ditës së pare, me vullnetin e saj. Ky kryeministër është izoluar nga hallet e shqiptarëve prej ditës së tij të parë në zyrë. Sot shpresa po vdes për shkak të politikës së papërgjegjshme që po e vret, një politikë që promovon të keqen dhe i thotë ndal të mirës. Ky është instrumenti, ky është çelësi për të thyer ciklin vicioz të tranzicionit, duke i thënë urdhëro, dhe duke i hapur derën të mirës dhe duke i thënë ndal të keqes, brenda vetes tonë dhe pastaj për të gjithë shqiptarët", pohoi Bassha.

Basha vuri në dukje se ndryshimi i vendit, do të ndodhë por kësaj duhej t'i paraprijë ndryshimi i Partisë Demokratike.

"Masa kritike e shqiptarëve kërkon ndryshim. Gjendja aktuale është e padurueshme. Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore.

Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë. Edhe me afër njerëzve duhet të jemi, edhe më mirë duhet të njohim problemet. Të njohim realitetin që përjetojnë ditë për ditë qytetarët tanë. Evidentimi i plotë i kësaj gjendje është në radhë të parë një instrument i domosdoshëm, për të filluar prej ditës së parë me një buxhet për shqiptarët", u shpreh Lulzim Basha.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Droga në portin e Durrësit, ndalohet pronari i kamionit

Posted: 02 Dec 2016 02:10 AM PST

kamioniPolicia ka arritur që të ndalojë pronarin e kamionit, ku u gjetën dje 190 kg kanabis në portin e Durrësit.  Mësohet se policia ka ndaluar Erjon Jovanim  32 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, Jovani dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka që drejtonte kamionin, i arrestuar tashmë nga policia, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve"në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Hillary Duff: Jam paragjykuar që jam bërë nënë kaq e re

Posted: 02 Dec 2016 02:02 AM PST

3AF184A200000578-3992464-The_former_Disney_Channel_star_added_Nobody_cares_about_men_s_pe-m-10_1480640613963Hillary Duff u martua në moshën 22-vjeçare dhe 2 vjet më vonë solli në jetë djalin e saj Luca. Mirëpo, ajo rrëfen se është paragjykuar gjithmonë për faktin se është bërë nënë kaq e re.

"Ndiej që jam gjykuar që kam sjellë në jetë një fëmijë kaq shpejt dhe që jam martuar vetëm 22 vjeçe", tregon 29-vjeçarja.

Më tej ajo shton: "Shumica e femrave në Hollywood nuk kanë ende një fëmijë dhe ato gjithashtu janë të paragjykuara. Kjo është një çmenduri, pasi ne jemi në qendër të vëmendjes, më të dëshiruarat dhe më të gjykuarat".

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump emëron James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes

Posted: 02 Dec 2016 01:10 AM PST

_92797157_gettyimages-455650610Presidenti i zgjedhur amerikan Donal Trump ka njoftuar se do të nominojë për sekretar të mbrojtjes, gjeneralin James Mattis.

Trump e përshkroi Mattisin si njërin prej gjeneralëve më të mirë të Amerikës. Një burim i afërt me Trumpin i ka thënë 'Fox Neës' se vendimi i presidentit të zgjedhur për nominim të Mattisit ishte i befasishëm.

Gjenerali njihet si një kritik i hapur i politikave të ndjekura në Lindjen e Mesme gjatë administratës "Obama", veçanërisht kursit që Pentagoni ka ndjekur në Iran.

Mattis, 66-vjeçar, i njohur me nofkën "Qeni i çmendur", doli në pension në vitin 2013, pasi shërbeu si komandant i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ndërprerja e derbit; Demi kërkon fitore në tavolinë, Braçe fajëson FSHF

Posted: 02 Dec 2016 12:43 AM PST

1480630378BraceNdërprerja e ndeshjes për shkak të problemit në linjën e energjisë elektrike, është një rast i paprecedent në kampionatin shqiptar.

Vetë delegati i ndeshjes Lysjen Nyrishmi shpjegon rregulloren deri në vendimin e marrë për ndërprerjen e ndeshjes.

"Ka një rregullore që për shkak të ndonjë defekti teknik pritet për një farë kohe. Patëm mirëkuptimin e të dyjave skuadrave, duke sqaruar që ishte mirë të prisnim derisa defekti të rregullohej. Nuk u arrit. Ramë dakord që ndeshja të zhvillohet nesër në 14:00 me dritë diellore", u shpreh Lysjen Nyrishmi, delegat i FSHF për ndeshjen.

Ndërkohë që presidenti i Partizanit, Gazmend Demi shprehet mjaft ashpër për këtë ngjarje, duke shkuar deri në kërkimin e marrjes së ndeshjes në tavolinë, pasi e ka cilësuar si dështim të përmbushjes së kushteve të një ndeshjeje nga organizatorët.

"Partizani ishte më i fortë. Për situatën e krijuar më vjen keq që ndodh kështu. Kjo s'ka logjikë. Fati i keq që është tek Tirana. Mos ketë një organizim, një gjenerator, një linjë të dytë. Në shtëpi po mbajmë linja të dyta. Për mua s'duhet të ketë ndeshje, duhet të marrim ndeshjen në tavolinë. Po ka FSHF, po ska të vazhdojnë", shprehet President i Partizanit, Gazmend Demi.

Ndërkohë i cilësuar si kryetifozi i skuadrës së Partizanit, deputeti Erjon Braçe është edhe më i ashpër, duke shkuar nga aludimet për ndërprerjen e ndeshjes në momentin më të mirë të Partizanit, deri tek fajësimi i FSHF, për situatën kaotike të krijuar.

"Tani që u lajmërua se nuk do të luhet më ndeshja, drita ka. Mua më vjen keq që partizani ishte në momentin e tij më të mirë, u ndërpre ndeshja. Ky është stadiumi i vetëm në Tiranë. Ai gjenerator që Federata e mbante ta kalbet në shi te Stadiumi "Qemal Stafa", mund të ishte këtu", u shpreh Erjon Braçe.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

BETEJË PROPAGANDISTIKE RUSE NË BALLKAN

Posted: 02 Dec 2016 12:40 AM PST

RusiaParlamenti Europian miratoi së fundmi (23.11) një rezolutë kundër propagandës mediatike ruse të dezinformimit duke akuzuar Rusinë se ajo kërkon të përçajë BE. Rusia reagoi ashpër përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme duke u shprehur se Moska do të veprojë njësoj nëse puna e mediave ruse kufizohet në BE.

Në një analizë të dpa-së pas rezolutës së PE-së, vihet në fokus ofensiva propagandistike e Moskës prej vitesh në Ballkan, një rajon i rëndësishëm për Rusinë. “Gati të gjitha vendet e rajonit juglindor janë më së shumti vende kandidate në BE ose vende anëtare të BE-së. Por shumë prej tyre, si Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Serbia kanë tradicionalisht lidhje miqësore me Rusinë. Baza është feja e përbashkët ortodoske dhe përkatësia në familjen e madhe të popujsve sllavë”.

Anadolu më pak e suksesshme

Sipas dpa-së, mjetet kryesore të propagandës ruse janë agjencia e lajmeve “Sputnik”, e cila transmenton edhe serbisht, si edhe radiotelevizioni RT, më parë Russia Today. Për shkak se materialet ofrohen pa pagesë dhe arkat e rajonit janë bosh, lajmet e “Sputnik” gjejnë jehonë të gjerë. Ndërkohë mbështeten edhe partitë miqësore ndaj Rusisë si edhe lidhjet kulturore.

Edhe Anadolu, agjencia turke e lajmeve kërkon të gjejë vend në Ballkan, por ajo është më pak e angazhuar krahasuar me ofensivën ruse, shkruan dpa. Analisti i saj, Thomas Brey përmend Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si vende ku dyert janë më të hapura për Anadolu. Në rastin e puçit ushtarak ky medium ia doli  të ofronte variantin zyrtar të pafiltruar në mediat e Ballkanit, sipas tij.

Por dpa thekson se propaganda ruse është më e avancuar. Raportimet nga Moska rijepen me besnikëri të plotë në media ballkanike edhe për temat e brendshme- Shpesh në këto raportime pretendohet se armët ruse janë superiore krahasuar me ato të NATO-s, apo se Moska në ndryshim nga perëndimi i lëkundur angazhohet në krizat botërore, se Putini është i vendosur dhe garantues i së drejtës ndërkombëtare. Mediat serbe citojnë këtë muaj “Sputnik” pa verifikuar pretendimin e tij se “nëse Krimeja nuk do të ishte bërë pjesë e Rusisë, do të kishim një gjenocid të ri.” Ndërsa vetë “Sputnik” për shembull i jep hapësirë kryetares së Shoqatës së Gazetarëve Serbë, UNS, Ljiljana Smajlovic e cila e quan rezolutën e Parlamentit Europian si “proces të histerisë së një lufte të ftohtë.”

Në analizën e dpa-së, theksohet se BE ka filluar të mbrohet kundër dezinformimit nga Rusia, por mbetet me pikëpyetje, nëse ajo arrin me këtë shumicën e njerëzve në Europën Juglindore. Moska ia doli ditët e fundit të vendoste në shumë media ballkanike me shpatulla pas murit, Kroacinë, anëtaren më të re të BE-së. Arsyeja: Kreu i qeverisë kroate, Andrej Plenkovic gjatë një vizitë në Ukrainë kishte ofruar përvojën kroate në ribashkimin e pjesëve të shkëputura si Krimeja. Gazeta kroate e “Vecernji list” e vendos tani Kroacinë “në front të parë” për “mbrojtjen e perëndimit.”

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) / DW

Shkodër, arrestohet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje

Posted: 02 Dec 2016 12:36 AM PST

largea_prangat-620x3121459929575Një 28-vjeçar, i cili kërkohej për tentativë vrasje ka rënë në pranga. Në kuadër të operacionit të koduar "Discovery" u bë i mundur arrestimi i Fatmir Lekajt. Mësohet se më datë 15 korrik të këtij viti në lagjen "Naim Gjybegu" i riu tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin S.P.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe konkretisht nga Sektori për Krimet e Rënda, në kuadër të një plani operacional dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u finali
u finalizua me sukses operacioni i koduar "DISCOVERY"

Si rezultat i këtij operacioni, më datë 01.12.2016, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit:

* Fatmir Lekaj, 28 vjeç, banues në Shkodër
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Më datë 15.07.2016, në lagjen "Naim Gjybegu" Shkodër, ky shtetas tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin S.P.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 2 dhjetor 2016

Posted: 02 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Sot është ditë ideale për të vëzhguar nga afër të gjitha gjërat që në të kaluarën ishin një sekret i fshehte. Mund të keni një seri rrugëzgjidhjesh,e rëndësishme është të jeni i sigurt për atë që bëni.

DEMI

Veprimet që do të bëni sot do të kenë shumë pasoja për jetët e personave që ju rrethojnë. Duhet të bëni shumë kujdes,nëse nuk doni të përballeni më të papritura që nuk kanë  kthim.

BINJAKËT

Merrini iniciativat që keni menduar,pa u druajtur. Të tjerët do t'iu mbështesin sidomos në ato që kanë të bëjnë më buxhetin tuaj.

GAFORRJA

Jeni shumë të zënë më problemet tuaja personale,dhe nuk do të mund të përballoni dot në mënyrën e duhur disa diskutime në punë. Planifikoni pak më shumë kohë për veten tuaj.

LUANI

Jeni shumë të druajtur për tu përballur me realitetin. Por do të kuptoni se nuk ishte aq keq sa ju e mendoni kur të përballeni me te drejtpërdrejt.

VIRGJËRESHA

Mos i injoroni këshillat e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë kaluar të njëjtën situatë që po kaloni ju tani. Ndiqini ato dhe nuk do të dilni të zhgënjyer.

PESHORJA

Mos u ndikoni negativisht nga fjalët e të tjerëve. Bëni atë që kishit vendosur të bënit,dhe mos dëgjoni ata që ju thonë ta lini fare.

AKREPI

Do të keni shumë përgjegjësi dhe shqetësime sot,por gjithçka do të shkoj për mrekulli nëse interpretoni saktë çdo informacion që do të merrni.

SHIGJETARI

Një vendim që do të merrni në mëngjes,do t'iu jap mbështetjen dhe besimin e te gjithë personave që ju rrinë pranë. Nuk do të keni asnjë kundërshtim.

BRICJAPI

Duhet ti rregulloni marrëdhëniet me ata që kanë për të punuar me ju në të ardhmen. Është koha për ti njohur më mirë dhe për të programuar punën.

UJORI

Kohët e fundit  ju  ka ndodhur ti thyeni shpesh rregullat,mos kaloni rreziqe të tjera. Ka ardhur koha që të veproni sipas një rregulloreje të përpiktë.

PESHQIT

Mos kini frikë të përballoni një projekt nga i cili varen shumë gjëra. Përgatituni me qetësi dhe kujdes,do t'ia dilni mbanë.

Miratohet me 82 vota buxheti i 2017-ës, opozita largohet para votimit

Posted: 01 Dec 2016 11:31 PM PST

Parlamenti seanceNë orën 02:40 të mëngjesit të së premtes u mbyll seanca maratonë për miratimin në parim të buxhetit dhe paketës fiskale për 2017 që u votua me votat e mazhorancës. Opozita nuk mori pjesë ne votim, por deklaroi se buxheti është varfërues për shqiptarët. Ndërkohë për qeverinë financat publike konsolidohen dhe përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët.

Pas gati 16 orë diskutimesh mazhoranca miratoi në parim buxhetin dhe paketën fiskale për 2017. Paraqitjen e ligjit më të rëndësishëm të qeverise e bëri kryeministri Edi Rama. Ai tha se buxheti finalizon një përpjekje të madhe për të futur shtetin në shinat, prej nga kishte dalë kur morën detyrën. Sipas tij vendoset rregull në llogaritë e shtetit, dhe përfitues të drejtpërdrejtë janë qytetarët.

"Vetëm me këtë buxhet, ne spostojmë 100 milionë dollarë, nga arka e shtetit në arkën e qytetarëve. Ndërkohë që, vetëm me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale, ne spostojmë në sistemin publik dhe atë privat 440 mln dollarë për 4 vite", u shpreh Rama.

Partia Demokratike nuk mori pjese në votim. Ndërkohë gjatë diskutimeve deklaroi se ky mandat qeverisës rriti taksat me 1,5 miliardë dollarë, thelloi borxhin publik dhe varfërori shqiptarët.

"Banka Botërore në raportin e saj për 2015-n thotë se niveli i varfërisë në Shqipëri është 47.5%", u shpreh Berisha.

Votën pro edhe dhe aleati kryesor i socialisteve LSI. Por për partinë e Ilir Metës nuk duhet vendosur akciza mbi gazin e lëngshëm për automjet dhe buxheti duhet t'i përmbahet planifikimeve.

"Do të ishim më të kënaqur nëse do të kishim një financim më të lartë të bujqësisë, një strategji ndryshe në sektorin e turizmit. Do të doja të shikoja akoma më shumë investime direkte në fushën e shëndetësisë", tha Petrit Vasili.

Përveç deputetit të përjashtuar nga grupi parlamentar të PD, Mhill Fufi, deputetët e tjerë të opozitës braktisën sallën e Kuvendit pak para fillimi të votimit. Vetëm 2 nga 84 deputetë të pranishëm në Kuvend votuan kundër projekt-buxhet për vitin 2017. Vota e Fufit ka rezultuar të jetë në një linjë me atë të mazhorancës, ndërkohë që 2 votat kundër kanë qenë të dy ish-deputetëve të PS, themeluesve të "LIBRA", Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Buxheti për vitin 2017 është 467 miliardë lekë, tipari kryesori  tij është konsolidimi fiskal. Edhe pse në një vit zgjedhor, huamarrja e qeverisë do të jetë më e ulëta në histori, vetëm 1.9 për qind e prodhimit kombëtar.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :