Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Dibër, 45-vjeçari kapet duke transportuar me makinë 5 kg kanabis (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Dibër, 45-vjeçari kapet duke transportuar me makinë 5 kg kanabis (Video)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Dibër, 45-vjeçari kapet duke transportuar me makinë 5 kg kanabis (Video)

Posted: 12 Dec 2016 02:19 AM PST

Droge ne makineNjë sasi prej 5 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Dibrës në kuadër të një operacioni të koduar "Dobrova".

Lënda narkotike është sekuestruar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së shkuar në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në hyrje të lagjes "Dobrovë".

Lënda narkotike ishte vendosur në pjesën e pasme të një automjeti tip "Mercedez Benz" me targa AA 177 OG, që drejtohej nga shtetasi Arjan Çela. 45-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia.

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, grabitet me armë pika e karburantit

Posted: 12 Dec 2016 02:11 AM PST

Grabitje-me-maska-e-armeDurrës, grabitet me armë pika e karburantitNjë grabitje me armë në një pikë karburanti ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave tre persona të armatosur, nën kërcënimin e pistoletave u kanë marrë xhiron ditore rojeve të karburantit.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në afërsi të Mbikalimit të Fllakës dhe nga llogaritjet e para rezulton që grabitësit të jenë larguar me një shumë prej 150 deri në 200 mijë lekë.

Autorët janë larguar me një mjet tip Ford. Burimet shtojnë më tej se, uniformat blu kanë vajtur në vendngjarje dhe përmes kamerave të sigurisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zgjedhjet në Maqedoni, VMRO-DMPNE shpallet fituese

Posted: 12 Dec 2016 01:20 AM PST

maqedoniVMRO-DMPNE e Nikola Gruevskit ka dalë parti e parë në këto zgjedhje, duke fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev. Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë, ndërsa 20 mandatet e tjera janë ndarë mes 4 partive shqiptare.

Gruevski ka thënë se qytetarët i besuan partisë së tij dhe vizionit të VMRO-së, e këto janë zgjedhjet e 10-ta radhazi të fituara prej tyre.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet si korrekte dhe të suksesshme, që sipas tij kanë dëshmuar se Maqedonia është një vend demokratik. "Kemi fituar zgjedhjet, jemi fitues me mbi 400 mijë vota. Urime për zgjedhje të suksesshme. Patëm zgjedhje korrekte dhe demokratike. Kjo është fitorja e 10 me radhë. Qytetarë mbështetën koalicionin tonë", tha Gruevski.

20 deputetët e tjerë janë ndarë mes partive shqiptare, të cilat duket se në këto zgjedhje kanë humbur terren.

10 mandate deputetësh ka fituar BDI, 5 "Lëvizja Besa", tre mandate ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH ka marrë vetëm dy.

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, ushtroi dhunë ndaj babait, arrestohet 26-vjeçari

Posted: 12 Dec 2016 01:17 AM PST

pranga 22Policia e Vlorës arreston në flagrancë një shtetas. i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Në pranga ka rënë shtetasi Armando Mustafa, 26 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit Q.M., 53 vjeç, të cilin e ka goditur me grusht duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime në trup.

Dyshohet se dhuna e ushtruar nga ana e të birit ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, veprime këto të cilat i ka përsëritur edhe më parë. Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje".

 

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 30-vjeçari

Posted: 12 Dec 2016 12:58 AM PST

P;istoletePolicia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, arrestohet shtetasi Ali Aliraj, 30 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej  se ky shtetas mbante armë pa leje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Kaninë, i është gjetur e fshehur në brez një armë zjarri e llojit pistoletë – TT model 54, me një krehër të mbushur me 7 fishekë, si dhe një krehër tjetër të fshehur në xhepin e bluzës të mbushur me 7 fishekë të tjerë të kalibrit 7.62 mm. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë-TT, model 54;14 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm; 2 krehra

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Greqi, bombë te Ministria e Punës

Posted: 12 Dec 2016 12:55 AM PST

ypourgeioergasias-thumb-largeNjë bombë e pashpërthyer është gjetur te Ministria e Punës në Greqi. Një telefonatë paralajmëruese ka njoftuar policinë rreth orës 01.20 të mëngjesit të së hënës, e cila vuri në alarm antiterrorin grek.

Bomba u gjet pranë godinës së ministrisë dhe pas 40 minutash, policia bëri shpërthim të kontrolluar.  Autoritetet thonë se ende nuk kanë një të dyshuar për ngjarjen, por besojnë se ajo është vepër e organizatave marksiste që veprojnë në vend.

12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi-12 dhjetor 2016

Posted: 12 Dec 2016 12:47 AM PST

horoskopi1-212Dashi – Falë Mërkurit mik në shenjën tuaj do të jeni në qendër të vëmendjes në sektorin social për idetë tuaja origjinale dhe mjaft të vlefshme. Mendja juaj do të jetë aktive duke prodhuar vazhdimisht projekte të reja. Ditë e përshtatshme për t'iu nënshtruar provave të studimit dhe atyre profesionale.

Demi – Jepuni më shumë hapësirë interesave të reja dhe aktiviteteve krijuese, sepse në këtë periudhë ndiheni si të burgosur në rutinën e përditshme. Do të keni një nuhatje të mirë për sa u përket bizneseve të ndryshme. Për më të rinjtë e kësaj shenje, mbrëmja e sotme do të jetë e paharrueshme. Çdo iniciativë që do të merrni do të miratohet nga partneri.

Binjakët – Do të çuditeni dhe vetë se si po ju buzëqesh fati sot. Disa punë do të zhvillohen ashtu siç e prisnit ju, duke ngritur në qiell imazhin dhe prestigjin tuaj. Në qoftë se jeni të dashuruar mund t'i jepni nuanca shumë interesante marrëdhënies suaj sentimentale. Në qoftë se jeni singëll, nuk do të mungojnë rastet për të bërë takime të reja.

Gaforrja – Shumë mendime negative do të pushtojnë mendjen tuaj sot. Lirojeni mendjen nga shqetësime të kota dhe përqendrohuni më shumë te mirëqenia juaj fizike. Keni shumë ide në mendje, por duhet të tregoheni edhe realistë, nuk mund t'i realizoni të gjitha. Sektori sentimental nuk paraqitet edhe aq keq.

Luani – Në mbrëmje do të jetë dikush që do ta limitojë shumë lirinë tuaj. Një marrëdhënie sentimentale do t'ju vërë me shpatulla pas muri. Në qoftë se dëshironi të dilni me kokën lart nga kjo situatë duhet të vendosni njëherë e mirë se çfarë keni ndërmend të bëni.

Virgjëresha – Do të ndiheni dyshues dhe pak nervozë sot, si shkak i disa kundërshtimeve planetare. Në qoftë se dëshironi të shmangni pakënaqësi në punë tregohuni preciz, të përpiktë dhe organizativ si asnjëherë. Ndonjë zënkë e vogël me njeriun e zemrës nuk do ta dëmtojë aspak lidhjen tuaj.

Peshorja – Parashikohet një ditë mjaft e kënaqshme për ju sot, sepse do të keni mundësi të realizoni çdo iniciativë që do të merrni. Do të karakterizoheni gjithashtu nga një dëshirë e madhe për t'u rrethuar nga persona të ndryshëm, për të gjetur stimuj të rinj dhe interesa të papritura që mund t'ju dhurojnë një kënaqësi të madhe. Yjet shumë pozitive favorizojnë marrëdhënien në çift dhe u dhurojnë atyre që janë singëll mundësi mjaft të mira.

Akrepi – E rëndësishme për ju sot është të zgjidhni çështje që i zvarrisnit prej kohësh, edhe pse kërkojnë kohë e qetësi e në ndonjë rast të merrni edhe vendime drastike. Kujdes, mos u tregoni shumë të shkëputur nga një marrëdhënie që ju intereson. Edhe pse mund të jetë një strategji për t'u dëshiruar më shumë nga pala tjetër, sot mund të ketë efekt të kundërt.

Shigjetari – Pozicioni aspak i favorshëm i yjeve në qiellin tuaj do ju sjellë ndonjë tension të vogël në marrëdhënien me partnerin. Mundohuni të tregoheni tolerantë. Gjithashtu pak më shumë kujdes duhet të tregoni te puna, sidomos në qoftë se bashkëpunoni me kolegë e ortakë do të mjaftojë pak për të diskutuar e për t'ju prishur humorin. Mundohuni të mos tregoheni kokëfortë dhe të rreptë.

BricjapI – Hëna në kundërshtim nuk ju shqetëson aspak, në të kundërt ju bën më të ndjeshëm ndaj problemeve dhe kërkesave të familjes suaj. Mund të vendosni të kaloni pak nga koha juaj me të afërm që nuk i shihni prej kohësh ose t'i ofroni nënës dhe babait tuaj një darkë.

Ujori – Mos prisni që të tjerët të vijnë t'ju kërkojnë, merrni ju të parët iniciativën. Ky do të jetë një moment i keq për ata që qëndrojnë duarkryq në pritje që diçka mund të ndryshojë jetën e tyre dhe një moment i shkëlqyer për ata që dinë të rrezikojnë. Këto parashikime janë të vlefshme në planin financiar, por do të prekin edhe sektorin e ndjenjave.

Peshqit – Mëngjes stresues, pasdite e mirë dhe mbrëmja do të jetë fantastike. Ata që punojnë në grup mund të hasin ndonjë tension të vogël. Edhe atmosfera në familje nuk do të jetë dhe aq e qetë, pak për Hënën negative dhe pak për durimin e paktë që keni. E shkëlqyer do të paraqitet marrëdhënia juaj me partnerin.

“Kryt nalt” merr kreun e “The top list”

Posted: 11 Dec 2016 02:20 PM PST

kryt-1-n129c17f7laodyx4qpgvj4cfp8c81gx81imyshj4awQë në javën e parë të publikimit, "Kryt Nalt" jo vetëm u bë pjesë e "The Top List" por ajo menjëherë u pozicionua mjaft mirë në klasifikim.

Për këtë projekt muzikor, 2PO2 bashkoi fuqitë me Unikkatil, duke sjellë një këngë e cila nuk ka vetëm një muzikë të bukur por edhe një mesazh të fuqishëm. Eshtë një lloj revolte e akumuluar prej 17 vitesh, pas luftës së Kosovës, që i bëhet sistemit momental që nuk sjell asnjë risi për popullin.

Këtë javë "Kryt Nalt" ka marrë kreun e klasifikimit, duke u ngjitur me 34 pozicione karahasuar me javën e kaluar.

Të njëjtin sukses ka patur edhe kënga më e re e Majk, "Fund", e cila është ngjitur  gjithashtu me 34 pozicione dhe është renditur në vendin e dytë.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, për këtë javë nuk ka patur asnjë të tillë. Duket se artistët janë gati t'i dedikohen festave të fundvitit.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të "Top Awards":topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 52-të e "The Top List", Top Awards:

  1. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
  2. Majk – Fund
  3. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  4. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  5. Stanaj – Ain't Love Strange
  6. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  7. Ledri vula – A jena mire
  8. Janex ft. Dabo – Wannabe
  9. Gjiko – Je shku
  10. Majk – Kcen
  11. Besa ft. Flori – 123
  12. Mozzik ft. Arta – Kom dasht
  13. Era Istrefi – Bonbon
  14. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  15. Sant & Marly – Ne Yo
  16. Elvana Gjata – Njesoj
  17. Getinjo ft. Kida – Ku je
  18. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  19. Xuxi – Seven Days
  20. Butrint Imeri – E jona
  21. Ledri Vula – Kings
  22. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  23. Getinjo ft. Nika – Njeri
  24. Bojken Lako – Sekret
  25. Alban Skenderaj – Engjell
  26. Samanta – Si Ai
  27. G4shi – Rose Gold
  28. NRG Band – Mos ma le fajin
  29. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  30. Gilespie – Aq me ben
  31. Lyrical Son – I re pishmon
  32. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  33. Xhensila – High Love
  34. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  35. Ylli LImani – Pritem se po vi
  36. Oborri – Alfabeti ecen vete
  37. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  38. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
  39. Dafina feat. Rinor – Bottles up
  40. Alban Skenderaj – Duart Lart
  41. Lumi B – Aha aha
  42. Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t'dasht si une
  43. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
  44. Venera ft. Lind – Siento Amor
  45. Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashur
  46. Tuna – Bermuda
  47. Nora Istrefi – Majem
  48. Keisi – Sa larg
  49. Flaka Krelani – Fire
  50. Evi Reci – In my Room

11 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ministrja Edita Tahiri: Nuk do të ketë mur në Mitrovicë, është ilegal

Posted: 11 Dec 2016 01:25 PM PST

71D4A4D6-A52E-49C4-B9A0-7284C0735AC4_w987_r1_sMinistrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e ka cilësuar ilegal një mur të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Ajo i tha "Radios Evropa e Lirë se" muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes.

Me vendim të autoriteteve lokale të veriut të Mitrovicës, pak ditë më parë filloi ndërtimi i një muri, me një lartësi prej mbi dy metrash, duke ngjallur reagime të fuqishme dhe rritur tensionet.

Ndërtimi i murit u bë në kohën kur po kryheshin punimet për revitalizimin e urës qendrore në Mitrovicë, pas heqjes së "Parkut të Paqes", sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel, me qëllim të rikthimit të normalitetit në qytetin e ndarë të veriut të Kosovës.

"Jam deklaruar qartë se ky mur është ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ne, si Qeveri, po punojmë për zgjidhjen e këtij problemi dhe mur nuk do të ketë”, tha ministrja.

Por për Bashkimin Europian, që po lehtëson bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, muri është një shkallë që lidh unazën me zonën e këmbësorëve. Sipas BE-së shkallët do të sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën".

Ndërkohë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thanë se muri megjithatë nuk do të rrënohet, por ai do të ridizajnohet. Kryetari i Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, tha se muri do të shndërrohet në teatër veror.

11 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Djali i Madonnës fillon punë si shpërndarës ushqimesh

Posted: 11 Dec 2016 12:40 PM PST

3B45196900000578-4021968-image-a-15_1481455710170Djali i Madonnës, Rocco Ritchie duket se po futet në rrugë të drejtë. Vetëm pak muaj pasi u kap me drogë, adoleshenti ka vendosur që të nisë një punë të re.

16-vjeçari, djali i regjisorit Guy Ritchie dhe Madonnës ka nisur të shpërndajë ushqime me biçikletë.  Pas seancave të shumta gjyqësore mes prindërve për kujdestarinë e tij,  tani Rocco po jeton me të atin në Londër.

3B451A4700000578-4021968-image-m-20_1481455835834 3B45196E00000578-4021968-image-a-17_148145572649711 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :