Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Dita e Rinisë, të rinjtë demokratë protestë para institucioneve” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Dita e Rinisë, të rinjtë demokratë protestë para institucioneve” plus 9 more Gazeta SHQIP


Dita e Rinisë, të rinjtë demokratë protestë para institucioneve

Posted: 08 Dec 2016 02:39 AM PST

CaptureNë Ditën e Rinisë, dhjetëra të rinj të Forumit të Partisë Demokratike kanë protestuar para disa institucioneve të vendit.

Forumi Rinor i PD është organizuar në mënyrë të tillë që të zhvillojë protestë në disa institucione njëkohësisht.

Protesta ka nisur në orën 11:00, ku disa të rinj janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit, disa të tjerë tek Bashkia e Tiranës dhe të tjerë të rinj tek Ministria e Brendshme, dhe Ministria e Shëndetësisë.

Pas këtyre protestave paralele, në orën 12 protestuesit do të bashkohen para Kryeministrisë në një protestë kundër qeverisë dhe reformave të saj.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ngrihet tregu i ri në Baldushk, gjelat e detit nuk do shiten në rrugë

Posted: 08 Dec 2016 02:32 AM PST

15401111_10154806359371926_744239352262977834_nNdryshe nga vitet e kaluara, gjelat e detit, ushqimi i preferuar që mbush tryezat e shqiptarëve për festat e fundvitit do të shitet në një treg të posaçëm. Një treg i veçantë i gjelave të detit është duke u ngritur në Baldushk dhe pritet të mbipopullohet me tregtarë gjatë këtyre ditëve.

Ky treg do të ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të garantuar shëndetin e qytetarëve. Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku Veliaj përmes një postimi në Twitter.

"E di që për disa gjeli i detit preferohet i gjallë. OK, por jo shitje në rrugë si mesjetë. Sivjet, po nis tregu Baldushk, aty ku rriten", shkruan Veliaj duke postuar edhe fotot e tregut të ri.

Edhe në takimin e Kryeministrit me krerët e Bashkive në nëntor, Kryetari i Bashkisë së Tiranës paralajmëroi se do të merren të gjitha masat e nevojshme për rritjen e sigurisë ushqimore, përmes tregtimit të produkteve blegtorale në vende të posaçme dhe të kontrolluara.

15356749_10154806359391926_6769382049784508517_n 15400957_10154806359511926_783971754913440853_n8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Basha në sallë gjatë fjalimit të Bushatit, ministri: Më mirë vonë se kurrë

Posted: 08 Dec 2016 02:17 AM PST

Ditmir BushatiGjatë fjalës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në samitin për Ballkanin Perëndimor ishte i pranishëm dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, dhe për kryediplomatin shqiptar kjo është një lëvizje pozitive e opozitës. "Më mirë vonë se sa kurrë", thotë Bushati.

"Të them të drejtën e vura re që zoti Basha ishte në sallë së bashku me pjesëmarrësit e tjerë, dhe e vlerësoj praninë e tij të heshtur në këtë sallë, aq më tepër një panel ku diskutohej për politikat e zgjerimit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor. Përsa i përket asaj që zoti Basha ka deklaruar në mbështetje të procesit të negociatave me Shqipërinë, them më mirë vonë se sa kurrë", thotë ministri Bushati, në një postim në Facebook.

Ministri Bushati pret që në një formulim që do të bënte të mundur një ndërveprim mes KE-së dhe vendeve antëare për të raportuar brenda 2017 te vendet anëtare për progresin e Shqipërisë.

"Ne presim që së pari ministrat e jashtëm të mbështesin përqasjen e KE për rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë, me mirëkuptimin që do të zbatohet ligji i vettingut dhe ne do të vijojmë me progresin përsa i përket 5 prioriteteve kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Presim gjithashtu të konfirmohet raporti i KE që për të tretin vit radhazi përcakton progres në një sërë fushash dhe kryesisht te reformat që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës në ekonomi dhe gjithashtu shpresojmë në një formulim që do të bënte të mundur një ndërveprim mes Komisionit dhe vendeve anëtare në mënyrë që Komisioni të kishte mundësi të paraqitej përgjatë 2017 përt të raportuar te vendet anëtare për progresin e Shqipërisë dhe të gjita hapat që do të ndërmarrim drejt tryezës së bisedimit për anëtarësim. E fundit, po jo më pak e rëndësishme do të mirëprisnim çdo lloj mandatimi që Këshilli do ti jepte Komisionit për një përfshirje të strukturuar në planin teknik ndërmjet Komisionit dhe Shqipërisë, pra, për të përgatitur gjithë punën e madhe parapërgatitore që duhet deri në uljen e Shqipërisë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim", është shprehur Bushati.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Gramsh, arrestohet një 30-vjeçar, i gjenden municione në banesë

Posted: 08 Dec 2016 02:15 AM PST

municioneePolicia ka arrestuar një 30-vjeçar nga Fshati Pishja i Gramshit, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan një sasi municionesh luftarake.

Sipas policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Kumrija, 30 vjeç. Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan më datë 07.12.2016, u bë kontrolli i banesës së tij. Si rezultat, grupi hetimor  gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11 copë kaseta metalike ku secila ka 720 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Era Istrefi, në garë për një tjetër çmim nga EBBA

Posted: 08 Dec 2016 01:47 AM PST

maxresdefaultPas lajmit të bërë surprizë në "Top Albania Radio" si fituese e një prej dhjetë çmimeve të European Border Breaker 2017, tashmë Era Istrefi është në garë edhe për çmimin e publikut që ndahet sërish nga EBBA Awards.

Publiku ka mundësinë të votoi për të preferuarin deri më datën 23 dhjetor. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

E lindur në Prishtinë këngëtarja debutoi në 2013 me këngën e saj "Mani per money". Singëlli i tretë i saj "Njo Si Ti" hyri në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën "Bon Bon" duke arritur plot 233 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin “airplay”, shitjesh, performancat “live” në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Assad: Fitorja në Aleppo, hapi i madh drejt fundit të luftës civile

Posted: 08 Dec 2016 01:36 AM PST

_92878777_1d81025d-fa87-466c-b866-1fd85a1ee427Udhëheqësit sirianë dhe rusë refuzuan kërkesën nga forcat rebele dhe fuqitë perëndimore për armëpushim dhe vazhduan fushatën e bombardimeve për rikthimin e Aleppos. Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad tha se forcat qeveritare janë pranë kontrollit të plotë të qytetit, pjesa lindore e të cilit, për kohë të gjatë, është kontrolluar nga rebelët.

"Aleppo do të ndryshojë plotësisht rrjedhën e betejës në gjithë Sirinë. Kjo nuk do të thotë fund i luftës në Siri, por do të jetë një hap i madh drejt kësaj", tha Assad.

Ai e përshkroi Aleppon si "shpresën e fundit" të rebelëve dhe mbështetësve të tyre, pas dështimeve në betejat në Damask dhe Homs.

Në një intervistë për gazetën siriane "Al Watan", Assad u shpreh se Aleppo do të jetë një fitore për ushtrinë, por jo fundi i luftës në Siri. Ai tha se terroristët janë të pranishëm kudo në Siri dhe pas marrjes së kontrollit të Aleppos do të vazhdojë lufta kundër tyre. Aktualisht, forcat qeveritare kontrollojnë 75% të Aleppos lindore, zona që deri pak javë më parë ishin në duart e rebelëve.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Hapet Zyra Rajonale Rinore, Rama: Të rinjtë, rol për të promovuar bashkëpunimin

Posted: 08 Dec 2016 01:23 AM PST

ramaËshtë inauguruar sot Zyra Rajonale Rinore në Tiranë. I pranishëm në aktivitetin e organizuar ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Kryeministri falënderoi gjermanët dhe francezët për mbështetjen. Ai theksoi se të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm për të promovuar bashkëpunimin.

"Pjesë e këtij angazhimi ishte edhe krijimi i kësaj zyre, mbi bazën e modelit frymëzues të bashkëpunimit franko-gjerman, që praktikisht luajti një rol fantastik në ndërveprimin mes dy vendeve pas Luftës së Dytë Botërore.

Jo formalisht dua tu shpreh mirënjohje miqve tanë gjermanë dhe francezë për mbështetjen që na kanë dhënë", deklaroi Rama.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

QEJFPOLITIKË NË KOHË KOLERE

Posted: 08 Dec 2016 12:50 AM PST

Ylli POLOVINA

Ylli PolovinaPo fryn "Era e të djathtës" po i thonë në Shqipëri asaj që ngjan përreth nesh, në SHBA, në Britaninë e Madhe, në Itali së fundi. Disa e emërtojnë kështu me shpresë se mos ajo merr me vete dhe rrëzon nga karrigia e kryeminisrit Edi Ramën. Por përse erërat e kontinentit, që vijnë djathtas apo majtas, fryjnë në Shqipëri të paktën një vit më vonë dhe prej kësaj ndodh një ndryshim "gjoja"? Domethënë shkëmbehet i njëjti.

Sepse ushtrimi i politikës partiake tek ne më shpesh nuk kryhet në përputhje me çfarë për progresin shoqëror rezulton se është e nevojshme dhe në përputhje të natyrshme me rrethanat reale. Politikë ushtrimi kryhet sipas dëshirës, asaj që protagonistët e luftës së ndërsjellë për pushtet dëshirojnë personalisht, pra kanë qejf të bëhet.

Kjo mund edhe të quhet QEJFPOLITIKË.

Politika, arti i ndërtimit dhe funksionimit të një shoqërie dhe shteti, ka plot hapësirë për të harmonizuar interesat e popullit me të individëve, mirëqënien e të dy palëve. Po ashtu edhe atë të ambicieve për pushtet të politikanëve, për vetëpasurim apo edhe vetëm rol historik. Pas votimit referendar të ngushtë në rezultat të britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian, zgjedhjes me dy milionë vota popullore më pak se konkurentja Klinton, por sipas ligjit amerikan me më tepër vota elektorale, e presidentit të ri të SHBA Donald Trump, humbja e thellë me njëzetë pikë diferencë e kryeministrit italian në ikje, Mateo Renci, e ka gjallëruar në Shqipëri idenë e një "ere të së djathtës", e cila konsiderohet globale dhe kontinentale.

Sigurisht tërmetet politike që po ndodhin njëri pas tjetrit, ndërsa ka vëzhgues të cilët i parashikojnë të ngjajnë edhe në vetë motorin e BE-së, dyshen Gjermani-Francë, janë një realitet, një dukuri me forcë ndryshuese tepër të madhe. Pse jo edhe përmbysëse. E thënë gjakftohtësisht ndodhemi para një cunami politik dhe social të jashtëzakonshëm. Në shekullin e shkuar në Evropë momente të tilla janë shfaqur në fillim me shfrimin nacionalist, Luftën e Parë Botërore. Për pasojë edhe të kërcimit njëri pas tjetrit në pushtet të bolshevizmit rus dhe të fashizmit italian. Në prag të mes shekullit të shkuar me krizë të rëndë ekonomike globale u nxit revanshi i nazizmit që shkaktoi jo një gjakderdhje lokale, por vetë Luftën e Dytë Botërore. Shfrimi i tretë i cunamit politik në rruzull ndodhi në 1989, kur pjesa e tij më e madhe gjeografike në Euro-Azi, u shëmb me rrapëllimë.

Duke qenë se tani mund të ndodhemi para po kaq potence ndryshuese me kahje edhe regresive, është mirë të jemi mjaft të matur në analizat, gjykimet dhe sidomos veprimet. Siç nuk luan dot me natyrën sepse ajo, po e deformove me ndërhyrjen kundër ligjësive të saj, të hidhet përsipër, ca më fort ky rregull është edhe me dinamikën shoqërore.   

Në botë dhe në Evropë nuk po fryn asnjë erë e të djathtës. Është e ekstremit të saj, ultrasit. E djathta në Gjermani është Merkeli, në Francë kandidati me më shumë mundësi për t'u bërë president, Fransua Mijon. E djathta shqiptare, ajo që e merr tonin prej më të vjetrit politikan të krahut të saj, Sali Berisha, shtyhet përpara prej Lulzim Bashës dhe mes bluve vihet në lëvizje edhe nga disa figura të tjera interesante, nuk është aspak as modeli i Le Penit në Francë, as i Bepe Grilos apo Mateo Salvinit në Itali. Për fat, edhe pse me imazh të shumëdëmtuar si pothuaj tërë politikanët, të mësipërcituarit janë për një shoqëri shqiptare mjaft më të emancipuar.

Kështu ata nuk duhet ta kompromentojnë rolin e tyre me iluzionin se mos të skajshmit në revanshin kontinental, rrëzojnë Edi Ramën. Po e inkurajuan këtë gjoja ndihmë do të shohin se ata që po vijnë dhe duhen ndalur, janë kundërshtarët e tyre imediatë. Kanë për t'u zënë rrugën menjëherë. Do të vijnë nga hijet dhe do t'i likujdojnë shpejt e shpejt. Edi Ramës ose çdo tjetri që vjen nga e majta, rradha do të jetë e dyta.

Gjermanët e rivotuan si kryetare partie të së djathtës së tyre zonjën e hekurt Merkel, sepse vetëm ajo mund t'i ndalë ekstremistët e gjallëruar për t'u bërë kancelarë. Vetëm Fijon në Francë që të mos shndërrohen në presidentë. Të gjithë duhet të përkrahim këtë front lufte, qofshim të çdo ideje e kombi evropian. Pasi të zgjidhet kjo çështje le të vijojë beteja mes "klasikëve" të majtë e të djathtë.

Veç ne shqiptarët ca më tepër se të tjerët përreth kufijve tanë, llogaritë i bëjmë sipas qejfit, edhe aleancat taktike po ashtu. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në përmasë globale Ruzvelti, Çërçilli dhe Stalini përcaktuan rrezik të parë Hitlerin dhe kur e hoqën qafe, mëkëmbën Luftën e Ftohtë, në viset tona stili i veprimit të një prej organizatave politike kombëtare më të mëdha në historinë tonë, u krye në të anasjellën.

Pra, stërprapthi. Kështu që edhe rezultati u erdhi allasoj.

Muri në veri të Mitrovicës, qeveria thotë se do ta rrënojë

Posted: 08 Dec 2016 12:47 AM PST

FEE44BE4-BF5C-491D-BE72-E38847AC83B5_w987_r1_sZyrtarë të Qeverisë së Kosovës, thanë të mërkurën se 'muri që po ndërtohet në afërsi të urës mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës do të rrënohet'.

Ata e cilësuan ndërtimin si një veprim të paligjshëm dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit, për revitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

Nëpërmjet një komunikate për media ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se ngritja e një muri në veri të Mitrovicës është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

"Zhvillimet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në lidhje me ndërtimin e një muri, janë zhvillime shumë shqetësuese dhe mund të kenë pasoja destabilizuese për gjendjen në atë pjesë të vendit tonë, duke cenuar gjithë arritjet e deritashme për të vendosur normalitet, stabilitet dhe rend”, citohet të ketë thënë ministrja Tahiri.

Tahiri ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të veprojë për të ndaluar këtë ndërtim ilegal dhe për të mposhtur logjikën e mureve dhe barrikadave që janë në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe standardet e BE-së për lëvizjen e lirë.

“Po ashtu, kam biseduar me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova së cilës ia ngrita këto shqetësime. Një delegacion i BE-së do të arrijë sot në Kosovë dhe kjo do të jetë tema kryesore e takimit tonë”, theksoi ministrja Tahiri.

Mirëpo, Goran Rakiq, kryetar i Komunës së Mitrovicës veriore ju tha mediave serbe se nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një muri, por për shëtitore përgjatë lumit.

“Gjithçka që këtu që po punohet është në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel. Ai ka thënë se bëhet fjalë për nivelizimin e shëtitores gjegjësisht për në rrugën “Mbreti Pjetër” në këtë qytet”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, zyrtarët komunal në pjesën jugore të Mitrovicës, thonë se ndërtimi i një muri si ai që po ndërtohet pranë urës mbi lumin Ibër në veri, është shqetësim për ta dhe qytetarët.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Safet Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i murit nuk është çështje e komunës së jugut, por siç tha ai, vetë pamja e tij është e papranueshme.

“Ndërtimi që ka filluar, ka krijuar një përshtypje dhe një ndjenjë të keqe për të gjithë qytetarët, duke pasur parasysh se filloi këto ditë një lloj aktivizimi rreth revitalizimit të urës dhe një qarkullimi, të them kështu, në numër të kënaqshëm të qytetarëve që shkonte çdo ditë duke u rritur. Nga dita e djeshme kjo thënë të drejtën është një ndjenjë e keqe tek qytetartët e Mitrovicës”, tha Kamberi.

Ai tha po ashtu se ndërtimi i murit rrezikon qarkullimin e lirë të qytetarëve me automjete në disa drejtime.

“Muri e rrezikon qarkullimin e mjeteve ne të dy krahët në pjesën veriore edhe në drejtimin e lagjes së Boshnjakëve edhe në drejtim të tre rrokaqiejve dhe Suhodollit”,tha shpjeguar Kamberi.

Muri në veri të qytetit të Mitrovicës erdhi pikërisht në kohën kur tensionet ndërmjet grupeve etnike në qytet u zvogëluan dhe u vlerësua se po niste një periudhë e relaksimit të marrëdhënieve, përfshirë edhe procesin e revitalizimit të urës së Mitrovicës.

Ky proces u parapa me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) (Radio Evropa e Lirë)

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një 71-vjeçar

Posted: 08 Dec 2016 12:24 AM PST

PoliciaNjë 71-vjeçar është gjetur i vdekur në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas policisë, viktima është gjetur pranë një kanali, pas ish-Fabrikës së Qelqit.

Mësohet se viktima është 71-vjeçari me iniciale Y.H.  Trupi i të moshuarit, që nuk ka shenja dhune, është gjetur nga banorët e zonës.  Policia ka nisur hetimet.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :