Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Festat e fundvitit;  fluks dhe radhë në doganën e Kapshticës” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Festat e fundvitit;  fluks dhe radhë në doganën e Kapshticës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Festat e fundvitit;  fluks dhe radhë në doganën e Kapshticës

Posted: 24 Dec 2016 01:39 AM PST

kapshticeVonesat dhe radhët në pikat e kalimit kufitar nuk mungojnë as këtë vit. Mijëra emigrantë kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, por nuk kanë mundur të shmangin qëndrimin për orë të tëra në radhë ndërsa fluksi pritet të shtohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Qindra automjete janë regjistruar në hyrje të pikës doganore të Kapshticës, të vendosura në 3 korsi, ndërsa autoritetet doganore paraprakisht kanë kthyer edhe sportelet e daljes në hyrëse duke i venë ato në funksion të emigrantëve.

Sipas burimeve nga pika e kalimit kufitar vonesat janë shkaktuar si pasojë e intensitetit të lëvizjes, ku pala jonë ka punuar me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa ajo greke ka punuar me 3 të tilla.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lidhjet e paligjshme, OSHEE aksion në Shkodër

Posted: 24 Dec 2016 01:29 AM PST

OsheeOSHEE po vijon aksionin kundër vjedhjes së energjisë në rajonin e Shkodrës. Në bashkëpunim me policinë po ushtrohen kontrolle kryesisht në zonat rurale.

Nga aksioni i deritanishëm janë shoqëruar në komisariat 3 punonjës të OSHEE për favorizim të lidhjeve ilegale: Fatmir Selvija, Edmond Lishi dhe Aleksandër Rroku; si dhe 5 abonentë nga zona e Shkodrës: Sadik Hyseni, Shyqyri Bilali, Ylber Stafa, Fahri Tusha dhe Pal Zef Marashi.

Sipas një njoftimi për shtyp, aksioni po vijon dhe deri mes të tjerash më tani janë proceduar 31 persona për abuzim me ligjin.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, arrestohet shpërndarësi i hashashit

Posted: 24 Dec 2016 01:24 AM PST

hashashi dozaPolicia e Elbasanit arreston  në 19-vjeçar i dyshuar si shpërndarës hashashi. Në pranga ka rënë shtetasi  Arteid  Shehaj, 19 vjeç  banues në Tiranë.

Ky shtetas, u arrestua  nga  efektivat e  policisë pasi gjatë  kontrollit  të  ushtruar në  pikën e kontrollit Bradashesh, iu gjet dhe  iu sekuestrua  në cilësinë e provës materiale 11 doza  lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit "kanabis sativa".

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime të  mëtejshme  për veprën  penale “Prodhimi  dhe  shitja e  narkotikëve”.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, arrestohen dy anëtarët e “Bandës së Cërrikut”

Posted: 24 Dec 2016 12:47 AM PST

banda e cerrikutPolicia e Elbasanit arreston dy nga anëtarët e Bandës së Cërrikut, të dënuar  dy ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Në pranga ka rënë shtetasi Meti  Bozi, 58 vjeç  banues në Cërrik, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Skënder Cano 61 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar me 13 vjet heqje lirie.  Dy personat e lartpërmendur kanë kryer 6 vrasje dhe 16 plagosje në vitin 1997.

Meti Bozi
Meti Bozi

Ndaj tyre rëndojnë akuzat  e "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim  ndaj punonjësve të policisë Besnik sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella Sali Martini dhe Petrit Ndoj, si dhe "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuara" kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë  në dëm të punonjësve të policisë , Gjergj Gjoka, Ded Margjoka, Ferd Laska, Pjetër Nikolli,Petrit Guda,Agron Kuliçaj, Pashk Ndreca, Dritan Hasa, Agim Biberi, Paulin (Vlaimir) Ndoka,Petrit Nikolli Luan Prenga, Fari Metaliaj  , Petrit Gjoka, Pashk Doda dhe Sokol Kuça.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, 19-vjeçarja plagoset në punë; arrestohet administratori i firmës private

Posted: 24 Dec 2016 12:33 AM PST

pranga largeaPunonjësja e një firme këpucësh dëmtohet në vendin e punës, policia arreston administratorin. Ngjarja ka ndodhur më 16 dhjetor 2016, por arrestimi i shtetasit Bardhyl Murati, 61 vjeç, banues në Durrës, drejtues administrativ në firmën e këpucëve është bërë një ditë më parë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14, Durrës, në firmën e këpucëve , duke punuar është dëmtuar një punëtore, shtetësia  G.Gj. 19 vjeçe, banuese në Durrës.  E dëmtuara ndodhet në Spitalin”Nënë Tereza”Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Murati, nuk ka paraqitur asnjë akt apo dokument që lidhet me sigurinë në punë të punonjësve. Gjithashtu nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës mbi ngjarjen e mësipërme. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kukës, mjeti del nga rruga, shoferi i dehur arrestohet

Posted: 24 Dec 2016 12:28 AM PST

Aksidenti ne SarandePolicia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin  Pëllumb Tahiri, 24 vjeç, banues në fshatin Kalimash. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në aksin rrugor  "Kukës -Ura e Drinit Zi”, duke drejtuar  automjetin tip “Benz”, nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga përplasja nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Pas kontrollit të  dokumentacionit të mjetit, rezultoi se  drejtuesi i mjetit nuk kishte leje drejtimi.

 

Si dhe gjatë testit të alkoolit me aparat Drager, rezultoi se kishte përdorur pije alkoolike, mbi normat e lejuara.  Materialet i kaluan Prokurorisë Kukës në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur,  për veprën penale” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

24 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 24 dhjetor 2016

Posted: 24 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Për pjesën më të madhe të çifteve, gjërat do ecin më së miri sot në jetën sentimentale. Financat do jenë të paqëndrueshme.

DEMI

 

Klima në çift nuk do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Mos bëni gabim të joshni persona të tjerë sepse gjithçka që keni ndërtuar deri më sot do shkatërrohet menjëherë.

 

BINJAKET

Mos e ngrini në piedestal sot atë që dashuroni sepse do ndihet i privilegjuar dhe mund të kërkojë edhe dikë tjetër. Yjet do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën financiare.

GAFORRJA

Do i shtoni dozat e imagjinatës sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni momente më të këndshme pranë partnerit. Ditë e shkëlqyer për të bërë një riorganizim të financave.

LUANI

Nëse doni që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet duhet të ndryshoni tërësisht mënyrën tuaj të sjelljes. Në planin financiar duhet të ulni sa të mundni shpenzimet dhe t'i menaxhoni më me kujdes të ardhurat.

VIRGJERESHA

Do kërkoni më shumë liri gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale dhe kjo do krijojë debate me partnerin. Hëna do ndikojë negativisht tek financat.

PESHORJA

Do tregoheni më të disponueshëm për jetën në çift sot dhe nuk do ketë asnjë mundësi që lidhja juaj të pushtohet nga rutina. Në planin financiar priten përmirësime.

AKREPI

Partneri do iu surprizojë gjatë kësaj dite me një propozim të rëndësishëm. Në planin financiar do jeni më të motivuar për t'u përballur me problemet që do iu dalin përpara.

SHIGJETARI

Falë mbështetjes së Uranit, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e shkëlqyer sot. Në planin financiar nuk rekomandohen transaksione apo investime të mëdha.

BRICJAPI

Sot do rivendoset dialogu në çift dhe do flisni hapur me partnerin tuaj. Tregohuni sa më vigjilente në planin financiar nëse nuk doni të përballeni me probleme të mëdha.

UJORI

Nëse jeni në një lidhje prej disa kohësh, çdo gjë do shkojë mirë sot. Në planin financiar do iu gjeni menjëherë zgjidhje problemeve dhe do shpenzoni pa frikë.

PESHQIT

Do e keni të vështirë t'i qëndroni besnikë partnerit tuaj sot sepse dikush do iu joshë jashtë mase. Në planin financiar do përballeni me situata aspak të favorshme.

Njihuni me Kanitën, hyrjen më të re të “The top list”

Posted: 23 Dec 2016 02:15 PM PST

kanita-n1nb91papaf8vrwyfaz0acbwftz9ghjb1spcjrrougAjo është vetëm 15-vjeçe por me një talent të madh në muzikë. Bëhet fjalë për Kanitën, këngëtaren nga Shkupi, e cila edhe pse e re në moshë, ka mundur të futet suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Kanita, e cila momentalisht menaxhohet nga Arian Demolli, ka nisur të bashkëpunojë me kompozitorin e njohur maqedonas Boban Apostolov, i njohur ndryshe si Nabboo, i cili punon me emra të njohur të muzikës europiane.

Bashkëpunimi me këtë kompozitor ka bërë që Kanita të rikthehet në qendrën e mediave me projektin e saj më të ri muzikor, "Don't Let Me go", i cili është i treti për të. "Don't Let Me Go", e cila është punuar dhe masterizuar në Paris, është pritur mjaft mirë nga publiku, ku që në javën e parë të publikimit, ajo është bërë pjesë e "The Top List".

Kanita, e cila është në vitin e parë të shkollës së mesme të muzikës në Shkup, ka goditur në shenjë me këtë këngë të re pasi jo vetëm është bërë pjesë e listës por ajo është pozicionuar mjaft mirë, pikërisht në vendin e 18-të për shkak të votave të publikut në topawards.top-channel.tv

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trajnerët italianë, jo të modës në Superiore

Posted: 23 Dec 2016 01:30 PM PST

adolfo-640x366 (1)Trajnerët italianë nuk duken të modës në futbollin shqiptar. I vetmi i mbijetuar nga tregu përtej Adriatikut në kampionatin tonë, Andrea Agostinelli është pothuajse i larguar nga drejtimi i Skënderbeut. Suksesi i kombëtares shqiptare me Giani de Biasin në krye të saj u pa si një shembull për tu ndjekur dhe në fillim të këtij edicioni disa ekipe preferuan ti besonin projektin e tyre trajnerëve nga Italia. Cesare Beggi mori drejtimin e Teutës, Andrea Agostinelli kaloi nga Partizani tek Skënderbeu, ndërsa tek të kuqtë u ul një tjetër Andrea, Sormani. I pari që u largua ishte Beggi ndaj të cilit erdhi një ofertë nga Anglia për të marrë në dorë akademinë Leeds United. Në 4 javët e para nën drejtimin e tij Teuta grumbulloi vetëm 2 pikë edhe pse futbolli që shfaqi në fushë ishte i kënaqshëm.

Vendin e tij e zuri Roberto Cevolli, por që aventura e tij në Niko Dovana zgjati vetëm 3 javë, ku mori vetëm një fitore atë ndaj Luftëtarit dhe dy humbje. 5 javë zgjati aventura e Andrea Sormanit në krye të Partizanit, në drejtimin e të cilës grumbulloi vetëm 8 pikë. 51-vjeçari nuk arriti për asnjë moment të bënte për vete tifozët të cilët mbetën të pakënaqur me lojën e skuadrës nën drejtimin e tij. E njëjta situatë po përsëritet në Korçë ku Andrea Agostinelli nuk gëzon jo vetëm mbështetjen e publikut por edhe të drejtuesve dhe skuadrës. Ish trajneri i Partizanit gjysmën e sezonit të kaluar shihet si shkaktari kryesor për ecurinë e dobët të Skënderbeut, që pas humbjes me të kuqtë e sheh veten në vendin e 3 dhe për më tepër nuk bind në fushën e lojës. Italianët e këtij edicioni jo vetëm që kanë hedhur në erë për momentin projektet e klubeve por duket të kenë mbyllur dyert e kolegëve të tyre për të punuar në kampionatin shqiptar, edhe pse duhet theksuar se në superiore nuk kanë ardhur trajnerë elitarë nga vendi përtej Adriatikut.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Grabitësin e liroi gjykata, Aldi Lleshaj ishte arrestuar për plagosje

Posted: 23 Dec 2016 12:54 PM PST

14825024881482408870auto2333 (1)20-vjeçari Aldi Lleshaj, autor i plagosjes së efektivit Nikolin Gjergji nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar nga uniformat blu më 9 tetor të këtij viti me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje, pasi kishte goditur me mjete të forta një 25 vjeçar duke i shkaktuar lëndime fizike si dhe kanosur për jetën.

Por gjykata e Kurbinit e ka liruar 20 vjeçarin problematik, ndërkoqë që për policinë ky person duhet të ishte pas hekurave të qelisë.

"Ka qenë i skeduar nga policia, madje i arrestuar vetëm pak muaj më parë, një person i cili falë mungesës së një vlerësimi të drejtë nga sistemi i drejtësisë u kthye sërish në rrezik jo vetëm për qytetarët por edhe për vetë ruajtësit e rendit", deklaroi Haki Çako, drejtori i përgjithshëm i policisë.

Aldi Lleshaj ka jetuar për disa muaj edhe në Angli ndërsa në momentet e arrestimit ai ka shfaqur edhe çrregullime, duke i thënë efektivëve të policisë, se është mbret dhe i pavdekshëm. 20-vjeçari tashmë përballet me akuza tejet të rënda si dhe mbeti i plagosur në këmbë në operacionin e zhvilluar nga forcat Renea për kapjen e tij.

23 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Related Posts :