Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

““Gabigol nuk do kthehet në Santos”” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

““Gabigol nuk do kthehet në Santos”” plus 9 more Telegrafi Futboll


“Gabigol nuk do kthehet në Santos”

Posted: 30 Dec 2016 02:57 PM PST

Presidenti i Santosit, Modesto Roma ka përjashtuar një kthim në klub për sulmuesin e Interit, Gabriel Barbosa apo i njohur si 'Gabigol'.

Sulmuesi brazilian ka luajtur shumë pak që nga transferimi i tij prej 28 milionë eurove në Inter dhe nga kjo filluan fjalë për largimin e tij me huazim, sidomos kthimin te ish-skuadra e tij, por është presidenti i klubit që e ka mohuar këtë gjë.

"Interi nuk janë duke e përdorur Gabigolin, por kjo ka pak gjasa që në janar do të kthehet këtu në huazim", ka thënë Roma për Radio Bandeirantes.

"Gabigol dëshiron t'i tregoj vlerat e tij te Interi"

"Ata duan të marrin lojtar që luan stilin e lojës të Evropës, dhe në këtë mënyrë stilin italian", përcjell Telegrafi.

"Kjo është arsyeja pse Interi nuk kanë nevojë për sjell atë përsëri këtu në Santos, dhe kjo më bën të kuptoj se do ta huazojnë atë në një ekip italian", përfundoi Presidenti i Santosit. /Telegrafi/

The post "Gabigol nuk do kthehet në Santos" appeared first on Telegrafi.

Wenger: Chelsea super favorit për ta fituar titullin

Posted: 30 Dec 2016 02:17 PM PST

Arsene Wenger kërkoi të kalojë pak më shumë presion te kryesuesit e Premier Ligës në këtë fund viti duke cilësuar Chelsea-n si favoritin kryesor për titullin kampion.

Tekniku francez tha se skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është pikërisht në vendin e pilotit dhe titulli është i londinezëve për ta humbur.

Në vitin e parë në drejtimin e formacionit të "Stamford Bridge", trajneri italian ka krijuar një avantazh prej 6 pikësh me ndjekësit kur po përgatitet mbyllja e fazës së parë. Arsenal ka gjithashtu shanse të mëdha për fronin pasi është në vendin e katërt por vetëm 3 fitore larg.

"Për momentin Chelsea është superfavoriti i Ligës premier pasi ka merituar diferencën në krye. Por gjithashtu titulli është i Chelsea për ta humbur, siç thonë në futbollin anglez. Ka ende shanse për të dalë ekipet e tjera kampione pasi ka një rrugë të gjatë deri në fund dhe do të bëhet akoma më e vështirë", tha Arsene Wenger.

Francezi po finalizon sezonin numër 20 në pankinën e Arsenalit, dhe pas disa kritikave nga tifozët në Shtator, duke se ka rifituar popullaritetin që e karakterizon. Wenger ishte në mënyrë surprizë, kritik për lojën e këtij sezoni edhe pse në Angli janë trajnerët më të mirë si Conte, Guardiola, Klopp dhe Mourinho.

The post Wenger: Chelsea super favorit për ta fituar titullin appeared first on Telegrafi.

Shënohet autogol qesharak në Ligën Premier (Video)

Posted: 30 Dec 2016 02:15 PM PST

Është shënuar një autogol qesharak në ndeshjen e sotme ndaj Hull City dhe Everton.

Ndeshja në mes të Hull Cityt dhe Evertonin na ka sjell një episod interesant, po aq edhe qesharak.

Kjo pasi, portieri vendas, David Marshall, në tentim për të larguar topin e harkuar nga goditja e këndit, e ka futur atë në golin e tij.

Në stadiumin e Leicesterit Në stadiumin e Leicesterit "mbijnë" 30 mijë Jamie Vardy (Video)

Goli i Marshallit erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë dhe i ndihmoi Evertonit të barazoj rezultatin, pasi deri atëherë ishte 1-0.

Ndeshja në fund përfundoi me barazimin 2-2. /Telegrafi/

The post Shënohet autogol qesharak në Ligën Premier (Video) appeared first on Telegrafi.

Henderson: Klopp është menaxher i klasit botëror

Posted: 30 Dec 2016 02:06 PM PST

Jordan Henderson e ka quajtur Jurgen Kloppin si një menaxher i klasit botëror.

Kapiteni i Liverpoolit ka fjalët më të mira për trajnerin e tij, të cilin e ka quajtur si fantastik dhe një trajner që e ka ngritur shpejt Liverpoolin.

"Ai është një menaxher fantastik. Një person i madh. Ka një atmosferë të tillë të mirë në kamp", ka thënë Henderson për Telegraph.

Klopp: Ardhja te Liverpooli ishte një zgjedhje tepër e përsosur Klopp: Ardhja te Liverpooli ishte një zgjedhje tepër e përsosur

"Ai ka një ekuilibër të madh në mes të kur të jetë i qetë dhe kur kemi nevojë për një goditje në të pasmet", përcjell Telegrafi.

"Një menaxher i klasit botëror erdhi në klub dhe ky është një plus i madh. Ai e dinte madhësinë e klubit dhe mendoi se ai mund të bëjë atë të suksesshëm dhe të ketë një ndikim dhe ai me siguri që e ka bërë në një periudhë të shkurtër kohe", përfundoi kapiteni i Liverpoolit. /Telegrafi/

The post Henderson: Klopp është menaxher i klasit botëror appeared first on Telegrafi.

Mourinho: Ky lojtar ka kërkuar largimin

Posted: 30 Dec 2016 01:18 PM PST

Jose Mourinho ka bërë të ditur se vetëm një futbollist do të largohet nga skuadra në janar.

I pyetur në konferencë për largimin e mundshëm të disa nga yjeve ai befasoi të gjithë me përgjigjen.

"Sam Johnstone është i vetmi futbollist që do të largohet në janar. Ai do të huazohet tek ndonjë skuadër sepse nuk ka luajtur asnjë minut tek ne dhe i duhet më shumë minutazhë".

"Unë nuk dua ta largojë asnjë futbollist tjetër, me këtë pajtohet edhe bordi i skuadrës. Por kam thënë edhe më parë, e them edhe tani".

"Nëse dikush nuk është i kënaqur në skuadër, atëherë dyert janë të hapura për të gjithë. Aktualisht nuk kemi në skuadër asnjë të pakënaqur që ka shprehur dëshirën për largim", ka thënë Mou.

The post Mourinho: Ky lojtar ka kërkuar largimin appeared first on Telegrafi.

Ronaldo tregon dëshirën për vitin 2017

Posted: 30 Dec 2016 12:51 PM PST

Cristiano Ronaldo pret shumë edhe nga viti i ardhshëm.

Sulmuesi i Real Madridit e ka cilësuar si vit të ëndrrave dhe të paharruar vitin 2016, teksa pret që edhe viti 2017 të jetë po ashtu i njëjtë.

"Ky vit ka qenë një vit i ëndrrave. Një vit i paharrueshëm", ka thënë Ronaldo për mediat spanjolle.

Këto janë shifrat e 'çmendura' që do përfitonte Ronaldo në Kinë Këto janë shifrat e 'çmendura' që do përfitonte Ronaldo në Kinë

"Unë shpresoj se edhe 2017 do të jetë një vit i barabartë dhe i mbushur me shumë tituj dhe gëzime", përfundoi sulmuesi i Real Madridit.

Ndryshe, këto ditë po flitet që CR7 ka marrë një ofertë të çmendur nga një skuadër kineze, që peshonte hiç më pak se 150 milionë funte në vit, por është refuzuar nga portugezi. /Telegrafi/

The post Ronaldo tregon dëshirën për vitin 2017 appeared first on Telegrafi.

Conte flet rreth transferimeve

Posted: 30 Dec 2016 12:26 PM PST

Antonio Conte është ndalur te shitja e Oscarit dhe rreth ndonjë transferimi nga Chelsea.

Mesfushori brazilian, Oscar, është larguar nga Chelsea në drejtim të Superligës së Kinës për një shifër prej 60 milionë funte.

Sipas trajneri italian të 'Bluve', skuadra tani ka bërë para, por do të jetë e vëshirë të marrin ndonjë futbollistë në këtë afat, pasi skuadrat nuk i lëshojnë futbollistët më të mirë.

Conte: Po shikojmë për transferime Conte: Po shikojmë për transferime

"Ne shitem Oscarin dhe tani kemi para për të shpenzuar, por është e rëndësishme për t'i shpenzuar paratë në rrugën e drejtë", ka thënë Conte për mediat angleze.

"Në janar është gjithmonë shumë e vështirë për të blerë, sepse çdo ekip dëshiron të mbajë lojtarët e tyre më të mirë, nuk i shesin", përfundoi trajneri italian.

The post Conte flet rreth transferimeve appeared first on Telegrafi.

Juventusi prioritet dy yjet e Realit

Posted: 30 Dec 2016 11:47 AM PST

Juventusi po  synon të bëjë goditjen e madhe në afatin kalimtar të janarit.

Bardhezinjtë janë vënë në kërkim të dy lojtarëve të Real Madridit, James Rodriguez dhe Isco.

Të dy këta lojtarë nuk po trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga Zinedine Zidane, dhe tashmë largimi i tyre është tepër i mundshëm.

Duke parë këtë fakt, drejtuesit e Juventusit nuk humbasin kohë dhe fillojnë sulmin për t'i transferuar qysh në afatin kalimtar të janarit të dy lojtarët.

Nëse nuk arrihet në janar atëherë do të provohet edhe në qershor.

The post Juventusi prioritet dy yjet e Realit appeared first on Telegrafi.

Guardiola: Liverpooli janë pretendentë për titull

Posted: 30 Dec 2016 11:46 AM PST

Pep Guardiola ka shumë respekt për Liverpoolin dhe trajnerin e tyre, Jurgen Klopp.

Liverpooli është nikoqirë i Manchester Cityt në derbin e javës në Ligën Premier, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 18:00.

"Unë kam parë Liverpool shumë herë këtë sezon, sigurisht se ata janë njëri nga pretendentët", ka thënë fillimisht Guardiola.

Klopp ngacmon Guardiolën para derbit Liverpool-City Klopp ngacmon Guardiolën para derbit Liverpool-City

"Kam qenë me fat të mjaftueshëm për të luajtur kundër Jurgen Klopp, e njohim mirë njëri-tjetrin", përcjell Telegrafi.

"Ne duhet të barazojmë intensitetin e tyre. Anfield do të luajë një rol të madh", përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

The post Guardiola: Liverpooli janë pretendentë për titull appeared first on Telegrafi.

​Conte e do Llorenten në Chelsea

Posted: 30 Dec 2016 11:17 AM PST

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi cilësor.

Mediat britanike shkruajnë se tekniku italian është duke kërkuar një sulmues që do të ishte partner i Diego Costas.

Lajmet e fundit nga Chelsea Lajmet e fundit nga Chelsea

Është sulmuesi Swanseas, Fernando Llorente, objektiv i Contes për janar.

Spanjolli verën e kaluar iu bashkua Swanseas, por lojtari muajin e ardhshëm mund të 'divorcohet' me skuadrën angleze për t'iu bashkuar Bluve të Londrës.

The post ​Conte e do Llorenten në Chelsea appeared first on Telegrafi.

Related Posts :