Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

““Globe Soccer Awards”, Ronaldo më i miri i 2016-s” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

““Globe Soccer Awards”, Ronaldo më i miri i 2016-s” plus 9 more Gazeta SHQIP


“Globe Soccer Awards”, Ronaldo më i miri i 2016-s

Posted: 28 Dec 2016 02:31 AM PST

2451ABF600000578-0-image-a-1_14198829401332016-ta për Cristiano Ronaldon mbyllet me fitimin e çmimit të lojtarit më të mirë në "Globe Soccer Awards" në Dubai. Ronaldo shënoi penalltinë vendimtare për Realin e Madridit, në finalen e Championsit, udhëhoqi Portugalinë drejt triumfit në "Euro 2016" dhe mposhti rivalin e tij të madh Leo Messi duke fituar për herë të katërt në karrierë "Topin e Artë".

Por Ronaldo nuk është vetëm një futbollist i madh, pasi fitoi çmimin në "Globbe Soçer" për herë të tretë në karrierën e tij, Ronaldo e përdori deklaratën e tij nëpërmjet një videomesazhi në ceremoninë ku ishin të pranishëm edhe personalitete si Gianni Infantino, Diego Armando Maradona, Presidenti i Realit, Florentino Perez, apo dhe agjenti i tij Jorge Mendez, për të evidentuar situatën e fëmijëve që vuajnë në Siri.

"Për mua do të thotë shumë të marr këtë çmim. Ne thjesht harrojmë njerëzit që vuajnë. Dhashë një mesazh pak ditë më parë për fëmijët e Sirisë, pasi ata po vuajnë shumë, dhe për mua janë ata heronjtë e vërtetë. Është diçka e mrekullueshme të lidhesh me këta fëmijë, pasi ata më shikojnë mua si një shembull dhe unë i shikoj ata si një shembull për mua.

Kjo më ka dhënë mua motivimin të bëhem një njeri më i mirë, një baba më i mirë duke kuptuar që ne lojtarët duhet të krijojmë një botë më të mirë. Ne jemi të famshëm, kemi pushtet dhe mund të ndryshojmë diçka në këtë Botë. Për mua është një kënaqësi e madhe të jem i lidhur me diçka të tillë, ndaj dhe për mua do të thotë shumë të marr këtë çmim, ashtu si dhe Topin e Artë, ndaj jam vërtetë i lumtur".

Ronaldo e pranoi se në aspektin individual ky ishte viti më i mirë i karrierës për të. Suksesi në finalen e Championsit ndaj Atleticos ndihmoi Realin të fitonte çmimin e Klubit të Vitit. Gjithashtu suksesi i papritur i Portugalisë në Kampionatin Europian u evidentua me çmimin e trajnerit të vitit që shkoi për Fernando Santos. Anglezi Mark Clattenburg u nderua si arbitri i vitit pas një 2016 ku drejtoi finalen e Euro 2016, finalen e Championsit, dhe finalen e FA Cup në Angli, brenda pak javësh. Çmimi për lojtarin më të mirë të gjirit Persik, shkoi për Omar Abdulrrahman. Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino i dorëzoi çmimin e lojtarit më të mirë arab, futbollistit të Kombëtares së Egjiptit dhe Romës Mohamed Salah, ndërsa çmimi i karrierës shkoi për kamerunasin Samuel Eto'o që në 2016 bëri plot 24 vjet në futbollin e luajtur, periudhë gjatë së cilës ka luajtur me disa nga skuadrat më të mëdha si Barcelona, Inter dhe Chelsea.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shqiptarët dhe punësimi në Gjermani. Shanset për azil mjaft minimale

Posted: 28 Dec 2016 02:30 AM PST

Shqiptarët në Gjermani nuk kanë gati kurfarë shansi për azil. Por vala e ardhjeve nga Kosova dhe Shqipëria ka vazhduar. Ata shpesh nuk e dinë se çfarë i pret

EmigrantetMe qëllim zvoglimin e numrit të të ardhurve ilegalë, Gjermania dhe Shqipëria kanë nisur disa projekte të përbashkëta. Ndër to është edhe ai i Qendrës për ndërmjetësim në punësime ndërkombëtare i Agjencisë për Punë.

“Kur flasim për Shqipërinë, prej disa vitesh kemi një bashkëpunim të mirë në fushën e ashtuquajtur ‘kalimi i njohurive’, respektivisht përparimin e administratës së shtetit. Ne kemi shkolluar këtu në Gjermani për shembull, disa nga personat që punojnë në administratën e Shqipërisë”, thotë Kea Decker, shefe për bashkëpunim ndërkombëtar në Agjenci.

Gjermania në fund të tetorit të vitit të kaluar e ka ashpërsuar regjimin e marrjes së azilit për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, shtetasve të këtyre vendeve u është lehtësuar ardhja legale dhe futja në tregun e punës në
Gjermani. Ai që në Shqipëri mund të dëshmojë se ka gjetur një punë në Gjermani, më lehtë mund të marrë një vizë pune.

Ardhja e shumë shqiptarëve në Gjermani ka filluar në fillim të viteve 90-të. Ndërsa gjatë luftës së Kosovës është shtuar dukshëm numri i shqiptarëve të strehuar në Gjermani – në radhë të parë të atyre me origjinë nga Kosova. Në fund të viteve 90-të numri i shqiptarëve nga Kosova në Gjermani kishte arritur shifrën prej rreth 400.000. Deri në vitin 2008, gati 100.000 janë kthyer vullnetarisht. Por më pas sërish është shtuar numri i shqipatrëve në këtë vend.

Vala e re e shqiptarëve në Gjermani

Nga fundi i vitit 2014 dhe në veçanti në fillim të vitit 2015, Gjermania është vërshuar nga një valë e re e shqiptarëve, fillimisht nga Kosova e më pas edhe nga Shqipëria. Vetëm nga Shqipëria në Gjermani gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar azil rreth 55.000 persona. Në fund të tetorit 2015, Gjermania i ka shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta të origjinës, që do të thotë se shtetasit e këtyre vendeve nuk kanë gati kurfarë shansi të marrin azil politik në këtë vend. Kjo ka bërë që shumë shqiptarë të kthehen vullnetarisht në vendlindje, por ka pasur edhe shumë raste të kthimit me detyrim.

Puna legale në Gjermani

Marisa Kacori nga Enti për punësim në Tiranë thotë se ata “në Tiranë u ofrojnë personave të kthyer nga Gjermania këshilla për punësim në Shqipëri dhe për një rifillim”. „Në kuadër të projekteve të përbashkëta me institucionet gjermane atyre u jepen njëkohësisht informacione për punësim legal në Gjermani”.

Shumë shqiptarë, në radhë të parë ata të fushës së medicinës, kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar punë. Të ardhurat mujore këtu janë shumë më të larta se në Tiranë, ku një mjek në klinikë paguhet për shembull rreth 230 euro. Ndërsa në klinikat në Gjermani mungojnë rreth 10.000 punonjës. Në Shqipëri çdo vit kryen shkollën e mesme të mjeksisë rreth 2000 persona, ndërsa punë gjejnë vetëm 300 prej tyre. Në Shqipëri aktualisht të papunë janë rreth 20.000 persona që kanë kryer ndonjë shkollë të mjeksisë.

Situatë e ngjashme është edhe në Kosovë. Dëfrim Rifaj, drejtor i departamentit për punë në Kosovë, thotë se ata “u ofrojnë qytetarëve mundësinë e ardhjes legale në Gjermani. Nuk duam që shtetasit tanë të vijnë në Gjermani si azilkërkues", pohon Rifaj.
“Nga rajoni ynë vjen në Gjermani forca e shkolluar punëtore. Por shumë prej tyre nuk punësohen në profesionet që kanë mbaruar. Pavarësisht se çfarë shkolle kanë kryer në Shqipëri, ata shpesh në Gjermani punojnë vetëm në asistencë. Ne duam ta ndryshojmë këtë. Duam që forca e kualifikuar nga Shqipëria të punojë punët për të cilat ka kryer shkollë”, thotë Kea Decker.

Kushte të shumta për bashkim familjar

“Të gjithë ata që planifikojnë të punojnë në Gjermani, duhet të informohen mirë me kohë, sepse në fund mund të dëshpërohen shumë. Në veçanti sa i përket bashkimit të familjes”, thotë Ditmar Bandke, i cili në Düren të Gjermanisë ofron infromacione për punësim në Gjermani.
Një prej problemeve më të shpeshta është bashkimi i familjeve. “Kjo temë është shumë e komplikuar dhe kërkon njohuri të mirë. Të gjitha duhet të bëhen në bashkëpunim me Zyrën për të huajt, ambasadën gjermane dhe personat e kualifikuar për këtë punë”, thotë ai.
Bandke shpjegon se për një familje më të madhe duhet të mjaftojnë të ardhurat financiare dhe hapsira e banimit. Personat duhet të kenë para të mjaftueshme për qira, ujë, rrymë, siguracione, veshmbathje… Personat duhet të japin dëshmi konkrete për të ardhurat e tyre. Në veçanti problematike është për ata që kanë të ardhura më të vogla.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) / DW

Shqiptarët e Kosovës po kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Posted: 28 Dec 2016 02:25 AM PST

20161228103956261646Numri i emigrantëve që vullnetarisht po e lënë Gjermaninë për t'u kthyer në vendet e tyre të lindjes po shkon duke u rritur dhe policia vazhdimisht e më shumë po refuzon hyrjen e njerëzve nëpër kufij, shkruajnë mediat gjermane të mërkurën duke cituar statistikat zyrtare.

Deri më tani këtë viti, rreth 55.000 emigrantë kanë lënë Gjermaninë vullnetarisht për t'u kthyer në vendet e tyre të origjinës, që shënon edhe shifrën më të lartë në 16 vjetët e fundit, shkruan e përditshmja gjermane "Süddeutsche Zeitung". Këto shifra pothuajse kanë dyfishuar numrin e deportimeve të dhunshme të rreth 25.000 emigrantëve gjatë këtij viti.

Shumica e emigrantëve vijnë nga Ballkani Perëndimor, me rreth 15.000 të kthyer në Shqipëri deri në muajin nëntor. Kjo është pasuar edhe me nga 5 mijë emigrantë tjerë të kthyer vullnetarisht në Kosovë, Serbi dhe Irak. Shifrat e publikuara janë të bazuara në dokumentet e brendshme nga Zyra Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) në Gjermani.

Njerëzit nga Ballkani kanë pak shanse për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Gjermani. Duke u kthyer vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës, ata shmangin deportimin e dhunshëm dhe ndalimin e përhershëm për hyrje në Gjermani.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Jennifer Lopez dhe Drake në krahë të njëri-tjetrit

Posted: 28 Dec 2016 02:14 AM PST

3BACC8F500000578-4070092-image-m-2_148291233754147-vjeçarja Jennifer Lopez dhe 30-vjeçari Drake shtojnë dyshimet për një lidhje mes tyre. Lopez ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në krahët e muzikantit.

Ajo nuk ka dhënë asnjë shpjegim për foton, por duket se kjo konfirmon thashethemet që qarkullojnë së fundmi për një lidhje mes tyre.

Nënë e dy fëmijëve duket shumë e përkëdhelur në krahët e 30-vjeçarit.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trafikoi të miturën në Kosovë për prostitucion, arrestohet

Posted: 28 Dec 2016 02:11 AM PST

prostitutaPolicia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar për trafik prostitucioni. Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar të martën shtetasin Klevis Mulgeci, banues në Tiranë, sepse dyshohet të ketë trafikuar jashtë në Kosovë, shtetasen e mitur I.K, e datëlindjes 20.09.2002, me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, plagosi dy të mitur me thikë; arrestohet 16-vjeçari

Posted: 28 Dec 2016 01:58 AM PST

prangattttPolicia ka ndaluar një shtetas për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Në pranga ka rënë i mituri  D.N., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë ndalimin e tij për arsye se më datë 26.12.2016, në lagjen “Pavarësia” pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ky shtetas ka plagosur rëndë me mjet prerës thikë, shtetasin V.Ç, 15 vjeç si dhe ka plagosur lehtë bashkëmoshatarin tjetër, shtetasin G.F., 15 vjeç. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, tentoi të përdhunojë 14-vjeçarin; procedohet minoreni

Posted: 28 Dec 2016 01:48 AM PST

PoliciaaaSpecialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.E.  15 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm, më datë 27 dhjetor 2016,  në një shtëpi të pabanuar në lagjen Nr.12, ka tentuar të kryej marrëdhënie homoseksuale me shtetasin M.Ll. 14 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”e mbetur në tentativë.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Evakuohet kulla “Trump”, u gjet një pako e dyshimtë

Posted: 28 Dec 2016 01:47 AM PST

5862e60ac46188dd418b45c1Kulla “Trump” u evakuua, pasi forcat e policisë u njoftuan se aty ndodhej një pako e dyshimtë. Incidenti ndodhi në kohën kur rrugët aty pranë ishin të mbushura nga turma personash që lëvizin për festa. Mediat amerikane njoftuan se situata u sqarua shumë shpejt dhe se pakoja nuk kishte asgjë të rrezikshme.

Ajo kishte një çantë me lodra fëmijësh. Kulla "Trump" është shtëpia e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ekipi i miliarderit e pranoi më herët se kulla ishte evakuuar për shkak të një incidenti. Zona ku u gjet pakoja është pjesë e hapësirës publike, jashtë perimetrit të mbrojtur apo pjesës së banuar të godinës.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, u futën në banesa për të vjedhur; arrestohet njëri prej tyre

Posted: 28 Dec 2016 01:45 AM PST

vjedhje-620x330Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Denis Hoxha 27 vjeç,  banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi në sajë të veprimeve hetimore intensive dhe të specializuara dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër(ende të paidentifikuar) janë futur në banesat e dy shtetasve dhe kanë konsumuar veprën penale të vjedhjes, Konkretisht më datë 26 dhjetor  në lagjen Nr.13, Durrës ka vjedhur sende të ndryshme në banesën e shtetasit I.Zh. 55 vjeç.

Ndërsa me datë 27 dhjetor 2016, në lagjen Nr.13, ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e  shtetasit G.D. 64 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

28 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

DONALD LU TË DENONCOJË EMRAT E ‘PESHQVE TË MËDHENJ’

Posted: 28 Dec 2016 01:40 AM PST

Spartak NGJELA

Spartak Ngjela fotoNë një vend ku padrejtësia dhe i forti kanë bërë ligjin me dekada, njerëzit nuk besojnë se mund të ketë ndonjëherë drejtësi.

Historia e Shqipërisë është 100 vjet padrejtësi, dhe kjo mjafton si kohë që të ketë vendosur në psikikën shoqërorë shqiptare mendimin se Shqipëria nuk bëhet, dhe shqiptarët janë të destinuar të jenë të përbuzur nga sunduesit abuzuesë që me arrogancë iu thonë edhe sot: "kot e keni, nuk ka Reformë në Drejtësi, se 'drejtësia jemi ne' ".

Kjo është arsyeja që sot shumica e shqiptarëve është ende skeptike se mund të vendoset ndonjëherë drejtësia në Shqipëri.

Gabohen, sepse koha e gjatë brezash e abuzimit i detyron që të jenë skeptikë dhe mosbesuesë. Por ka dhe diçka në favor të besimit: eshtë angazhimi amerikan.

Kjo sigurisht që duhet të neutralizojë çdo dyshim. Por në një vend ku çdo lëvizje që është nisur për shpëtim ka çuar në skllavërim, është e vështirë.

Gjithsesi tani vihet re se optimizmi shqiptar për Reformën, lidhet drejtpërdrejti me daljen e ambasadorit amerikan.

Sot dalja médiatike e Ambasadorit Lu është bërë për shqiptarët si Zëri i Amerikës i vitit 1990-1991. Përsëritja e kohëve gjithmënë është identike.

Mendoj se ka ardhur tamam koha që Ambasadori Amerikan të fillojë denoncimin konkret të peshqve të mëdhenj të korrupsionit shqiptar: shqiptarët po e presin me "gojë hapur"…

Related Posts :