Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Hyseni akuzon deputetët e opozitës për dështimin e vizave” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Hyseni akuzon deputetët e opozitës për dështimin e vizave” plus 19 more


Hyseni akuzon deputetët e opozitës për dështimin e vizave

Posted: 31 Dec 2016 09:45 AM PST

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se deputetët e opozitës dhe një pjesë e pozitës kanë fajin kryesor pse s'ka liberalizim të vizave për Kosovën.

Sipas tij, dështimi më i madh është mosliberlaizimi i vizave si pasojë e opozitës dhe disave të pozitës.

"Të arriturat gjatë vitit që po lëmë pas janë mbreslënëse, por duhet theksuar poashtu se dështimi për të siguruar lëvizje pa viza në Zonën Schengen për qytetarët e Kosovës është për keqardhje. Politizimi dhe refuzimi i ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Republikës do të regjistrohet si dështimi më i madh i vitit që po lëmë pas”, ka thënë ai.

“Prandaj, lidhur me këtë, nuk ka si të mos thuhet se shkalla e alarmante e papërgjegjësisë dhe indiferencës karshi interesave të qytetarëve të Kosovës te deputetët e opozitës, e sidomos te një numër i deputetëve të pozitës është e pajustifikueshme dhe politikisht e pafalshme", ka shkruar Hyseni, në urimin  e fundvitit. /Insajderi.com

The post Hyseni akuzon deputetët e opozitës për dështimin e vizave appeared first on INSAJDERI.

Trump sulmon “armiqtë” në urimin për Vitin e Ri

Posted: 31 Dec 2016 09:33 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka sulmuar "armiqtë e shumtë" në mesazhin e tij për Vitin e Ri.

"Urime Vitin e Ri të gjithëve, përfshirë armiqëve të shumtë dhe atyre që më kanë luftuar dhe kanë humbur keq", ka shkruar Trump në profilin e tij në "Twitter".

Ai ka shtuar se kundërshtarët e tij "thjeshtë nuk e dijnë se çfarë duhet të bëjnë" ndërsa urimin e ka përfunduar me fjalën: "Dashuri!".

Trump është përballur me rezistencë nga establishmenti republikan derisa ai ka mundur mbi 12 kandidatë të partisë gjatë garës për të siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale.

Ai arriti të fitojë edhe zgjedhjet e 8 nëntorit ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, e cila pritej që të fitonte.

Presidenti i zgjedhur amerikan, pritet të festojë sonte së bashku me qindra persona të tjerë në klubin e tij në Palm Beach të Floridas, një prej të cilëve pritet të jetë edhe aktori Sylvester Stallonte.

The post Trump sulmon "armiqtë" në urimin për Vitin e Ri appeared first on INSAJDERI.

United i ‘çmendur’ – mposhtë Middlesbrough për dy minuta

Posted: 31 Dec 2016 09:12 AM PST

Skuadra e Manchester Unitedit ka përmbysur 2:1 Middlesbrough në Old Trafford, duke mbyllur kështu vitin me fitore.

Golin e parë e shënuan mysafirët me anë të Leadbitter në minutën e 67', por Unitedi u kundërpërgjigj me golat e Martial 85' dhe Pogba 86'.

Pas kësaj fitoreje, United mbetet në vendin e gjashtë me 36 pikë, 13 më pak se sa Chelsea në vendin e parë. /Insajderi.com

The post United i ‘çmendur’ – mposhtë Middlesbrough për dy minuta appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi: Kosova nuk është armike e Rusisë

Posted: 31 Dec 2016 09:06 AM PST

Duke folur për qasjen e Rusisë në raport me Kosovën, presidenti Hashim Thaçi, nga Turqia, ka thënë se pret ndryshim në këtë drejtim.

Sipas Thaçit, marrëdhëniet e mira mes Moskës dhe Beogradit nuk janë pengesë që edhe Kosova dhe Rusia të kenë marrëdhënie korrekte dhe konstruktive, veçanërisht tani kur po punohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

"Jemi në prag të fillimit të një procesi të rëndësishëm të pajtimit. Unë mendoj se është koha e duhur që edhe Moska të fillojë të reflektojë për Kosovën, të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës dhe, në kohën që ata vlerësojnë, të marrin vendimin për njohjen e realitetit kosovar", vlerësoi Thaçi, në një intervistë për Anadolu Agency.

Thaçi rikujton se Rusia ka qenë pjesë e të gjitha përkushtimeve ndërkombëtare për Kosovën, si në Rambuje, ashtu edhe si pjesë e KFOR-it.

"Gjithashtu ka marrë pjesë në procesin e negociatave në Vjenë, në ekipin e presidentit të Ahtisarit, si dhe ka zyrën ndërlidhëse në Kosovë. Prandaj Kosova nuk është vend armik i Rusisë. Kosova mund të luajë një rol dinamik të paqes dhe stabilitetit dhe mendoj se ndryshimi i qasjes nga Moska për Kosovën do të ishte kontribues pozitiv për rajonin gjithashtu", vazhdoi Thaçi.

Thaçi vlerëson se tani është koha që raportet mes Kosovës dhe Rusisë të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe jo përmes linjave indirekte. Po ashtu, sipas Thaçit, tani është koha të hiqen paragjykimet dhe kjo do të ndihmojë Rusinë të kuptonte gjendjen në Kosovë dhe vendimin e drejtë që do të mund ta merrte për Kosovën.

"Kurrë në histori Rusisë nuk i ka ndodhur diçka e keqe nga Kosova. Prandaj, Kosova nuk e meriton këtë qasje të padrejtë të Rusisë ose ndëshkim", shprehet Thaçi. /Insajderi.com

The post Presidenti Thaçi: Kosova nuk është armike e Rusisë appeared first on INSAJDERI.

Terrorizmi islamik është kërcënimi më i madh, thotë Merkel

Posted: 31 Dec 2016 08:58 AM PST

Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilen përballet Gjermania, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë fjalimit të fundvitit para kombit, raporton Reuters.

Ajo është zotuar se do të hartohen ligje që do përmirësojnë sigurinë pas sulmit që u krye në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Në këtë sulm u vranë 12 persona, ndërsa u plagosën 49 të tjerë.

Merkel, e cila ka njoftuar se në vitin 2017 do të garojë për mandatin e gjashtë në postin e kancaleres, vitin që e po e lëmë pas e përshkroi si vit që shumëkujt i la shije të keqe.

Siç shkruan REL, sondazhet tregojnë se blloku konservativ i saj është para subjekteve tjera, edhe atyre populiste në rritje në Gjermani.

"Viti i zgjedhjeve, 2017: Për Merkel, më asgjë nuk është e sigurt", ka qenë titulli kryesor sot i të përditshmes gjerman, Bild.

Gazeta shkruan se një numër çdo herë në rritje i votuesve nuk e shohin më Merkel si kandidat të pakundërshtueshëm. /Insajderi.com

The post Terrorizmi islamik është kërcënimi më i madh, thotë Merkel appeared first on INSAJDERI.

AGK reagon ndaj gjuhës fyese të Lamës kundër gazetarit Xhemajl Rexha

Posted: 31 Dec 2016 08:32 AM PST

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar gjuhën fyese të përdorur nga ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, e cila në një postim të saj në rrjetin social "Facebook" ka fyer dhe akuzuar gazetarin e KTV-së, Xhemajl Rexha.

AGK-ja e ka quajtur fyerje për të gjithë gazetarët e Kosovës, përdorimin e gjuhës së përdorur nga Lama, raporton Insajderi.

AGK ka thënë se "përdorimi i një gjuhe të tillë nga një ambasadore është fyerje për gazetarët në vend".

"Duke dënuar këtë veprim njëherësh kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme që të deklarohet në lidhje me këtë rast. Ne kërkojmë nga MPJ që të mos lejojë ambasadorët që t'i fyejnë gazetarët në asnjë rast", thuhet në reagimin e AGK-së.

Alma Lama është zgjedhur Ambasadore e Kosovës në Itali gjatë vitit 2016, derisa më parë ka qenë pjesë e dy partive politike kosovare, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK. /Insajderi.com

The post AGK reagon ndaj gjuhës fyese të Lamës kundër gazetarit Xhemajl Rexha appeared first on INSAJDERI.

Surpriza politike e vitit 2016

Posted: 31 Dec 2016 08:19 AM PST

Kur revista Time zgjodhi Donald Trumpi si "Njeriun e Vitit" zgjedhja nuk shkaktoi habi, pas një fushate elektorale që kishte tërhequr vëmendjen e miliona vetëve në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone u hedh një vështrim zhvillimeve politike të vitit që po lëmë pas, si dhe disa prej sfidave që do të ndeshë zoti Trump si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara:

Rrugëtimi i Donald Trumpit drejt Shtëpisë së Bardhë filloi në qershor 2015, pasi njoftoi se po hynte në garë me një deklaratë që i përshtatej imazhit të tij si figurë e e spektakleve, dhe që i entuziazmoi përkrahësit:

"Po futem zyrtarisht në garën për president dhe do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe".

Zoti Trump krijoi bujë e polemika që në fillim, duke premtuar të ndalte imigracionin e paligjshëm dhe fillimisht duke propozuar të ndalonte futjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.

Rivalët e tij republikanë nuk e morën seriozisht futjen e tij në garë, duke e ndihmuar zotin Trump t'i mëshonte mesazhit se ai ishte konkurrenti i papërzier më parë në politikë, gjë që e ndihmoi të avanconte në garë me politikë veteranë si guvernatori i Floridës, Jeb Bush:

"Politika është punë e vështirë…," thotë kandidati Jeb Bush.

"Po, dhe ti je shumë i zoti, Jeb," i përgjigjet Donald Trumpi.

"Vendi ka nevojë për një udhëheqës; ti s'ke për t'u bërë kurrë president i Shteteve të Bashkuara duke ofenduar të tjerët gjatë procesit," thotë zoti Bush.

"Do ta shohim. Unë kam 42% të përkrahjes në anketa; ti ke 3%. Deri tani unë jam më mirë".

Në garën për emërimin e Partisë Demokrate, Hillary Clinton triumfoi pas një gare shumë më të fortë se ç'pritej përballë Senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders.

Sapo siguroi emërimin, zonja Clinton u hodh në sulm duke e cilësuar Donald Trumpin si të papërshtatshëm për president.

“Një njeri që provokohet nga një koment në Twitter, nuk është i përshtatshëm për të marrë në dorë komandën e armëve bërthamore," shprehej zonja Clinton.

Por më 8 nëntor, Donald Trumpi i la të gjithë të shtangur me një fitore që pak veta e kishin parashikuar, përballë zonjës Clinton që supozohej të ishte në avantazh.

Në fjalimin e fitores, zoti Trump përdori një ton të zbutur që u duk se sinjalizonte një periudhë shërimi pas fushatës përçarëse.

"U drejtohem të gjithë republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve në këtë vend: ka ardhur koha të bashkohemi si një komb unik".

Edhe zonja Clinton u bëri thirrje përkrahësve të saj të respektonin rezultatin:

"Donald Trump do të jetë presidenti ynë. E kemi për detyrë të tregohemi mendje-hapur dhe t'i japim mundësinë të udhëheqë".

Një ndër faktorët për fitoren e zotit Trump ishte impulsi për ndryshim, thotë analisti Tom DeFrank.

"Mendoj se të gjithë ne, përfshirë mendian nuk e kuptuam si duhet dëshirën për ndryshim dhe si rezultat, në zgjedhje, megjithë të metat e tij, Donald Trumpi u pa si simbol i ndryshimit".

Zoti Trump do të ketë avantazhin të vijë në Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që Kongresi kontrollohet nga republikanët, thotë John Fortier.

"Kjo i jep mundësi Donald Trumpit të zbatojë një program qeveritar që Hillary Clinton do ta kishte shumë të vështirë ta bënte me një Kongres republikan".

Zoti Trump tani duhet të gjejë balancën mes premtimeve që u bëri përkrahësve dhe nevojës për të bashkuar vendin pas një prej zgjedhjeve më përçarëse në historinë amerikane.

The post Surpriza politike e vitit 2016 appeared first on INSAJDERI.

Liberalizimi i vizave, i pasigurt për vitin e ardhshëm

Posted: 31 Dec 2016 08:07 AM PST

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës.

Komisioni Evropian në fillim të muajt maj [2016] në një raport të tij, propozoi liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zyrtarët evropianë e thanë në shumë raste se Parlamenti duhet "ta miratojë sa më shpejt marrëveshjen për demarkacion", me qëllim të hapjes së mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve.

Ata thanë se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa u plotësuar edhe dy kriteret e fundit.

Institucionet e Kosovës, nuk arritën që as gjatë vitit 2016 t'i përmbushin kriteret e fundit të përcaktuara nga Komisioni Evropian, dhe thelluan edhe më shumë përplasjet në nivel politik në vend.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në fund të vitit sërish akuzoi një pjesë të opozitës për pengim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të vendit dhe tha se "askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng procesin e liberalizimit të vizave dhe të pengojë shndërrimin e kufijve në kufij të njohur ndërkombëtarisht".

Ai tha, po ashtu, se "asnjë kauzë politike nuk e justifikon mbajtjen peng të qytetarëve të Kosovës".

“Qytetarët e Kosovës duhet të udhëtojnë pa viza. Ata janë qytetarë të barabartë me qytetarët tjerë evropianë dhe ata i kanë plotësuar kushtet që të udhëtojnë pa viza. Prandaj, konsideroj se askush nuk ka të drejtë t’i mbajë peng proceset e liberalizmit të vizave”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Në anën tjetër, opozita ka qëndrim të kundërt. Ajo e akuzoi Qeverinë për ngecjen në procesin e liberalizmit të vizave dhe në përmbushjen e kritereve të mbetura. Për opozitën demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është kriter i papranueshëm.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri Isa Mustafa në asnjë rast nuk ka prezantuar ndonjë nismë serioze për tejkalimin e krizës.

"Gjendja faktike është se është kontestuar marrëveshja me Malin e Zi. Nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës dhe ideja për ta matur territorin është njëfarë talljeje, për arsye se nuk mund të matet territori i një vendi nëse më parë nuk janë caktuar kufijtë”, theksoi Nitaj.

Kurse, Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, i tha Radios Evropa e Lirë, se viti 2016 ishte një rast i humbur për qytetarët e Kosovës në aspektin e liberalizimit të vizave, të cilët pavrësisht shumë pritjeve, institucionet nuk arritën t’iu sigurojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

Muharremi tha, po ashtu, se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Mustafa, si edhe të gjitha qeveritë e deritashme, sipas tij, janë treguar të paefektshme, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, posaçërisht me Serbinë.

"Neglizhencat që po i bën Qeveria në agjendën evropiane, mund të shndërrohen në problem të madh për sigurinë e shtetit të Kosovës, sidomos, kur dihet që, siç po ecin punët, Serbia do të bëhet anëtare e BE-së, kur Kosova të fillojë të bëjë negocimin për anëtarësim. Andaj, ndërmarrja e reformave evropiane është interes i madh publik dhe nuk duhet të neglizhohet. Emërimi i një ministri është një veprim i vogël që Qeveria mund ta bëjë”, vlerësoi Muharremi.

Kurse, Avni Mazreku, profesor i së Drejtës Evropiane, tha se pos problemeve të brendshme që kanë të bëjnë me mospërmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-ja, procesi i liberalizimit të vizave ka ngecje edhe për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian. Ai konsideron se për të shkuar Kosova përpara drejt liberalizimit dhe proceseve të tjera të BE-së, duhet një vullnet më i madh politik.

“Çështja ka të bëjë edhe me vullnetin e politikë-bërjes në Kosovë, sepse qasja e politikë-bërjes, përkatësisht atyre që e drejtojnë vendin, është krejtësisht deklarative, e jo siç e kërkon procesi: koherente, kohezive edhe pragmatike. Prandaj, janë këtu dy drejtime për ta konkluduar veten, do të thotë është puna e mosnjohjeve që ende edhe pas 8 vjetësh që e kemi shpallur pavarësinë, i mungojnë Kosovës njohjet si dhe vullneti politik i politikëbërjes në Kosovë”, theksoi Mazreku.

Derisa vazhdojnë akuzat mes Qeverisë dhe opozitës në Kosovë rreth fajtorit për humbjen e hapit për liberalizimin e vizave gjatë vitit 2016, njohësit e fushës mendojnë se po afrohet edhe afati i fundit kur heqja e vizave për qytetarët e Kosovës do të rrezikohet edhe për vitin 2017.

Muaji dhjetor, shihej si afati i fundit kur autoritetet e Kosovës do të duhej t'i plotësonin kriteret e parapara nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave. /REL

The post Liberalizimi i vizave, i pasigurt për vitin e ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Viti 2017 mbërrin edhe në Australi

Posted: 31 Dec 2016 07:54 AM PST

Viti i ri 2017 ka trokitur dhe në Australi, dhe në Sydney është shfaqur një spektakël i vërtetë fishekzjarresh.

Mëse 1 milionë e gjysmë persona janë mbledhur për të parë shfaqjen e hedhjes së 7 tonë fishekzjarreve.

Në Australi nata e ndërrimit të viteve u krye nën masa tepër të larta sigurie. Në Sidnej, mëse 2 mijë policë po patrullojnë zonën bregdetare pas një serie kontrollesh antiterror.

Një 40-vjeçar u arrestua më herët në aeroportin e Sidnejit për shkak se kishte kërcënuar online për sulme gjatë festimeve të vitit të ri.

E para që hyri në vitin e ri është Zelanda e re, ku në në Auckland, spektakli i fishekzjarrëve ka nisur, ndërsa mijëra vetë festojnë ndërrimin e viteve.

Ndër vendet e para në botë që kanë hyrë tashmë në vitin 2017, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoas dhe pas tyre festoi edhe Australia, e më pas Japonia.

 

Vendet e fundit që festojnë janë ishujt Hauai.

The post Viti 2017 mbërrin edhe në Australi appeared first on INSAJDERI.

Mbyllet gazeta libaneze 42 vjeçare si pasojë e krizës politike

Posted: 31 Dec 2016 07:40 AM PST

Gazeta libaneze, As-Safir e ka publikuar sot numrin e saj të fundit duke i dhënë fund punës 42 vjeçare të gazetës si pasojë e problemeve financiare që e kanë goditur tregun medial të këtij shteti.

Siç shkruan Reuters, faqja e parë e kësaj gazete sot e kishte një editorial me titullin: "Shteti pa As-Safirin".

"Ekonomia nuk është mirë, njejtë edhe politika. Kjo reflekton dhe ndikon mbi shtypin", thuhet në atë editorial.

Kryeredaktori, Talal Salman, gjatë vitit ka thënë se rënie e fitimeve dhe problemet politike dhe ato sektare të vendit janë fajtore për mbylljen e gazetës.

Sipas tij, edhe mungesa e presidentit dhe institucioneve funksionale shtetërore janë gjithashtu fajtore për gjendjen e rënduar të shtypit.

Mirëpo, në muajin tetor, parlamenti e ka miratuar Michel Aounin si president pas gati dy vjetësh pa një udhëheqës shteti, ndërsa qeveria e re është emëruar gjatë dhjetorit.

Rritja ekonomike në Liban ka qenë e ngadalshme prejse para dy vjetësh ra qeveria e unitetit. Në këtë aspekt ka ndikuar edhe nisja e luftës civile në shtetin fqinj, Siri në vitin 2011.

The post Mbyllet gazeta libaneze 42 vjeçare si pasojë e krizës politike appeared first on INSAJDERI.

Heronjtë e Lojërave Olimpike të vitit 2016

Posted: 31 Dec 2016 07:33 AM PST

Ata ishin pikat kulmore të Olimpiadës së Rio de Zhaneiros dhe për këtë, rezervuan ditën e fundit për të ururuar të gjithë tifozët e tyre por edhe të disiplianve të tjera sportive, për një 2017 sa më të mbarë.

Atletët e Lojërave Olimpike braziliane i kushtuan pak sekonda secilit prej mbështetësve që i përkrahu në 12 muajt e kaluar, me të parin sprinterin xhamajkan Usain Bolt.

“Ky sezon ishte i shkëlqyer, dhe saktësisht kështu doja që të mbaronte. Dola fitimtar, jam 9 herë kampion olimpik dhe për mua ishte vërtet i madh. Jam shumë i lumtur. Vitin tjetër dua të vazhdoj të bëj gjëra të mëdha”, thotë atleti Usain Bolt.

“Dua të them se jam shumë e lumtur për atë që arrita në 2016, për ndihmën që i dhashë refugjatëve. 2016 ishte i shkëlqyer por në vitin 2017 shpresoj të ndihmoj akoma më shumë, dhe të arrij objektivat e mi”, thotë Yusra Mardini, skuadra olimpike e Refugjatëve.

Mes atyre që iu bashkuan urimit sportiv për një 2016 të mbarë ishin dhe vëllezërit Braunli, protagonistët e lojës së ndershme me imazhet që bënë xhiron e botës kur ndihmuan njëri tjetrin duke u fokusuar te finishi dhe jo te fitorja.

“Pika kulmore e 2016 ishte Olimpiada e Rios dhe kalimi i finishit, që ishin arritje fantastike. Arritëm të dy një ëndërr që zgjaste prej një jete. Në 2017 dua të garoj sërish dhe ndoshta të fitoj ndaj vëllait tim", thanë Jonathan Alistair Brownlee.

The post Heronjtë e Lojërave Olimpike të vitit 2016 appeared first on INSAJDERI.

Qytetarët presin një vit më të begatë

Posted: 31 Dec 2016 07:13 AM PST

Zhvillimi ekonomik, standard më i mirë jetësor, punësimi, stabiliteti politik, si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet njerëzve, janë ndër pritjet, të cilat disa qytetarë, shqiptarë dhe serbë, shpresojnë të realizohen gjatë vitit 2017.

Hyrie Veliu, qytetare e Prishtinës, thotë se aktualisht, në të gjitha fushat, për të cilat qytetarët e Kosovës kanë interes, janë shënuar ngecje dhe jostabilitet, sidomos në skenën politike. Ajo është skeptike se gjërat mund të ndryshojnë në vitin 2017:

"Realiteti është jashtëzakonisht i hidhur në Kosovë për popullatën e gjerë, qoftë gjendja sociale dhe ekonomike dhe të tjera. Kështu që, nganjëherë po mendoj, çfarë po pres? Nuk e di. Në qoftë se vazhdohet me këtë gjendje politike, ne jemi në një gjendje jashtëzakonisht të keqe".

Leotrim Namani nga Prishtina, thotë se pret që viti 2017 të jetë më i mbarë për qytetarët e vendit:

"Presim një vit më të mirë, më të mbarë, të ketë zhvillim më shumë dhe të mos ketë varfëri sikur në vitin 2016".

Xheladin Tafallari, qytetar i Prishtinës, thotë se pret që në vitin 2017 të realizohen kërkesat që qytetarët kanë pasur në vazhdimësi, tash e shumë kohë më parë.

"Në përgjithësi, standardi, kushtet e jetës, ato gjërat elementare. Besa edhe stabilizimi politik, ngase jemi lodhur me këto që kemi parë gjatë vitit të kaluar. Unë shumë shpresoj se megjithatë, u ka ardhur fundi të gjithave dhe viti 2017 do të na sjellë sende të mira, gjëra të cilat i kemi pritur dhe i presim", shprehet Xheladini.

Vehbi Kllokoqi, po ashtu nga Prishtina, vlerëson se në përgjithësi qytetarët nuk duhet të kenë iluzionin se në vitin 2017 mund të ndodhin mrekullitë. Por, sipas tij, të paktën, duhet kërkuar që krerët e vendit të mendojnë më shumë për mirëqenien e qytetarëve.

"Shpresojmë që, të paktën, krerët e shtetit të pajtohen dhe të merren vesh, të bëjnë zgjidhje të reja dhe të ofrojnë mundësi më të mira për punësim. Të fillojnë të mendojnë për ta zhvilluar vendin në aspektin ekonomik. T'i zbatojnë ligjet që janë jashtëzakonisht të mira, që të japim mundësi për investime, por edhe për hapje të vendeve të punës. E vetmja mundësi për t'u zhvilluar vendi dhe për ta pasur një gjendje stabile ekonomike dhe sociale, është mundësia përmes punësimit", shprehet Vehbiu.

Pritje të ngjashme kanë edhe disa qytetarë serbë.

Verica Stankoviq, qytetare nga Graçanica, thotë se dëshira e saj është që në vitin 2017 të ketë paqe për të gjithë:

"Të kemi shumë shëndet, para, lumturi, paqe në botë dhe te ne, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Presim që marrëdhënie më të mira ndërmjet njerëzve në Kosovë, që përsëri të shoqërohemi, sikur edhe më parë, para luftës, para vitit 1999".

Zoran Paviq nga Graçanica, thotë se pret që të paktën e drejta fundamentale e njeriut për liri, të respektohet shumë më tepër në vitin 2017 se sa deri më tash.

"Shpresojmë dhe jetojmë për një ditë më të mirë. Të ketë më shumë liri, jo vetëm për serbët, por për secilin popull. Të ketë më shumë liri dhe punë", thekson Paviq.

Milorat Petkoviq, po ashtu nga Graçanica, thotë se në përgjithësi, njerëzit në Kosovë jetojnë në kushte të vështira. Ai shpreson që në vitin 2017, të përmirësohet jeta e të gjithëve në vend:

"Po pres që situata të jetë më e mirë për ne fshatarët. Është kohë e vështirë dhe me varfëri. Vështirë është edhe për shqiptarët, por edhe për serbët. Është vështirë për të gjithë, në përgjithësi. Dashtë Zoti që njerëzit së pari të pajtohen dhe edhe në qoftë se nuk mund të marrin gjithçka që kërkojnë, të paktën, sikur vëllezërit, ta ndajmë bukën, një pjesë ty e një pjesë mua, për aq sa ka. Gëzuar Viti i Ri të gjithëve. Mbase do të bëhet më mirë".

Qytetarët presin që viti 2017, të jetë më i begatë në të gjitha fushat dhe vlerësojnë se politikanët duhet t'i afrojnë dhe jo t'i ndajnë njerëzit. /REL

The post Qytetarët presin një vit më të begatë appeared first on INSAJDERI.

Fshati në Kosovë që nuk e feston vitin e ri

Posted: 31 Dec 2016 07:11 AM PST

Ndërrimi i moteve festohet në mbarë botën, por jo edhe në fshatin Bresanë të Opojës.

Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhë as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, ndonëse pak ditë kanë mbetur deri në ndërrimin e moteve.

Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk fesohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet. Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool.

Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve tjera, si: embëlsirat, pijet joalkoolike, pemë, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman.

Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që luten ka pleq e të rinj.

Traditën e moskremtimit të ndërrimit të moteve, Subhi Tusuni, 80 vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

"Viti i Ri nuk është i muslimanëve", thotë Tusuni teksa përgjigjet pse nuk festohet Viti i Ri në Bresanë.

The post Fshati në Kosovë që nuk e feston vitin e ri appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Kredibiliteti i Thaçit është dëmtuar

Posted: 31 Dec 2016 07:00 AM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në dy ngjarjet që lidhen me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke qenë i vetmi liderë kosovarë që është ftuar në "ngjarjet përcjellëse" të inaugurimit të presidentit.

Haradinaj tha se presidenti Hashim Thaçi nuk po e ushtron rolin e tij të përfaqësimit në politikën e jashtme. Mes arsyeve, ai përmend "ngjarjet që e presin Kosovën në pranverën që po vjen, që e vështirësojnë ushtrimin e funksioneve", duke aluduar qartë në fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

"Është pritur që do të ketë vështirësi, pengesa për Presidentin. Arsyeja vjen edhe prej mënyrës së sjelljes, ndarjes, ai nuk e bashkoi, nuk mbërrijti një unitet në vend. Ishte figurë që ndau vendin. Pastaj janë edhe arsyet tjera që i dimë të gjithë, që e presin Kosovën në pranverën që po vjen, që e vështirësojnë ushtrimin e funksioneve", tha Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online.

"Një problem për institucionet e Kosovës, për kredibilitetin e presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit është dhe Raporti i Progresit, i cili e vlerëson aq dobët gjendjen në rend dhe ligj, korrupsion të rritur, korrupsion që është kthyer në fenomen, në mungesë të shumë aspekteve të tjera që nuk janë respektuar", thekson ai.

The post Haradinaj: Kredibiliteti i Thaçit është dëmtuar appeared first on INSAJDERI.

Mesazhet e qarta të Joe Biden në Kosovë

Posted: 31 Dec 2016 06:51 AM PST

Debatet e mospajtimit nuk u zbutën as pas vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë më 17 gusht

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, u takua me të gjithë liderët e Qeverisë. Zëvendëspresidenti kishte mesazhe të qartë ndaj Kosovës – luftën kundër korrupsionit dhe nxitjen e marrëdhënieve të mira me rajonin, shkruan Gazeta Express.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai tha se suksesi i Kosovës është i tërë rajonit.

"Ndonëse plagët e luftës janë ende të freskëta, e vetmja rrugë e përparimit të Kosovës është arritja e sigurisë së përbashkët dhe sigurimi i mbrojtjes së të drejtave të qytetarit", ka Biden në Kosovë, duke e mbështetur përkushtimin e udhëheqësve të institucioneve kosovare për përmbylljen e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. /Insajderi.com

The post Mesazhet e qarta të Joe Biden në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Ligj i ri në Francë, e drejta për të fikur celularin pas punës

Posted: 31 Dec 2016 06:11 AM PST

Që prej së dielës, pra nisjes së vitit të ri, kompanitë francezë janë të detyruara t'i garantojnë punonjësve të tyre të drejtën që të shkëputen nga teknologjia, ndërsa vendi përpiet të përballet me problemin serioz të punës  online edhe kur orari ka mbaruar.

Më 1 janar hyn në fuqi ligji i ri që i detyron kompanitë me më shumë se 50 punonjës që të nisin negociata për të përcaktuar të drejtën e nëpunësve që të injorojnë telefonat celularë jashtë orarit të punës. Përdorimi i tepruar i pajisjeve dixhitale është fajësuar për lidhjen psikologjike, gjumin e keq, problemet në marrëdhënie, pasi shumë punonjës nuk e dinë se kur mund ti fikin ato.

Ligji ka si qëllim të luftojë të kulturën e ashtuquajtur gjithmonë ndezur, dicka që ka sjellë rritjen e ndjeshme të orëve shtesë që zakonisht nuk paguhen. e drejta për tu shkëputur është cilësuar si një masë mbrojtëse dhe ekspertët presin që kompanitë ta përqafojnë atë me shpejtësi.

Ligji i ri është përshëndetur nga sindikatat në Francë, por ato kanë shprehur pakënaqësi pasi ai nuk parashikon sanksione për kompanitë që nuk arrijnë dot një marrëveshje me punonjësit e tyre.

The post Ligj i ri në Francë, e drejta për të fikur celularin pas punës appeared first on INSAJDERI.

Futbollistët që gjatë vitit 2017-të mbushin të 30-at

Posted: 31 Dec 2016 06:05 AM PST

Viti 2017 do të jetë i shënuar për disa futbollistë që do të fikin qirinjtë për herë të 30-të në jetën e tyre.
Në ditë dhe muaj të ndryshëm, por brenda vitit 2017, disa futbollistë të mëdhenj do të festojnë 30-vjetorin e lindjes.

Mes tyre nuk mungon as Leo Messi, Gonzalo Higuain, Karim Benzema etj, të cilët kanë një përvjetor të rëndësishëm.

"Marca", bërë një renditje të lojtarëve, sipas datëlindjeve të tyre, si viti i "30".

Luis Suarez (24 janar)
lu-1
Gerard Pique (2 shkurt)

2

Edinson Cavani (14 shkurt)
3
Ben Arfa (7 mars)
4
Payet (29 mars)
5
Sami Khedira (4 prill)
6
Joe Hart (19 prill)
7
David Luiz (22 prill)
8
Bonucci (1 maj)
9
Frabregas (4 maj)
10
Arturo Vidal (22 maj)
11
Lionel Messi (24 qershor)
Samir Nasri (26 qershor)
13
Pedro (28 korrik)
14
Higuain (10 dhjetor)
15
Karim Benzema (19 dhjetor)
16

The post Futbollistët që gjatë vitit 2017-të mbushin të 30-at appeared first on INSAJDERI.

Mustafa thotë se Kosova është ende kampione e optimizmit

Posted: 31 Dec 2016 05:56 AM PST

Kryeministri Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri përmes një video të shkurtër, duke thënë se "po e përmbyllim një vit të rëndësishëm          ".

Ai ka numëruar disa prej suksesve që sipas tij kanë ndodhur gjatë këtij viti.

"Së bashku e forcuam shtetin tonë, e rritëm ekonominë, e ulëm papunësinë, u anëtarësuam në UEFA dhe në FIFA, miratuam Ligjin për Trepçën, morëm Kodin Telefonik, krijuam kushte për hapjen e fabrikave, avancuam raportet me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, miratuam një buxhet rekord mbi 2 miliardë euro e shumë të arritura tjera", ka thënë Mustafa.

Por, ai ka pranuar se "përkundër sukseseve evidente" Kosova po përballet me sfida.

"Po punojmë pa pushim për lëvizje të lirë, për më shumë vende të punës, për arsim dhe shëndetësi më të mirë dhe për forcim të sundimit të ligjit. Viti 2017 është një mundësi e hapur për ne, që së bashku, t'i përkushtohemi edhe më shumë zhvillimit të vendit. Është koha t'i lemë anash kundërshtimet dhe t'i kryejmë punët që i kemi në dorën tonë."

"Kosova është ende kampione e optimizmit duke pas në vete potenciale të mëdha vullneti, pune e kreativiteti. Besoj shumë se në vitin 2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit. Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë", ka shtuar Mustafa./Insajderi.com

Mustafa thotë se Kosova është ende kampione e optimizmit

The post Mustafa thotë se Kosova është ende kampione e optimizmit appeared first on INSAJDERI.

Teknologjitë që i dhamë lamtumirën në 2016

Posted: 31 Dec 2016 05:21 AM PST

Nga Vine tek kufjet me portë, në 2016 u dekretua 'vdekja' për të paktën pesë teknologji që kishin nisur të perëndonin. Revista Mit Technology Review ka renditur pesë kryesoret, mes të cilave dhe Pebble, Project Ara.

E para e përmendur nga ekspertët është pikërisht Vine, aplikacioni i Twitter që të jeptë mundësi të postoje vide 6 sekondëshe.

"Ky shërbim pati kulmin në 2014, por më pas u mund nga konkurrentët si Instagram dhe Snapchat, që i morën një pjesë të mirë të përdoruesve, përfshi dhe shumë figura të njohura", thonë ekspertët. Ky shërbim u ndërpre zyrtarisht në tetor të këtij viti.

Nga software tek hardware, 2016 shënoi dhe fundin e Pebble, ora smart që në 2013 kishte mbledhur 10 milionë fonde për zhvillimin. Në këtë rast, dështimin për të gjithë sektorin, përfshi dhe financuesit, dekretoi fundin këtë muaj.

Dy projekte të Google dështuan, Project Ara që u braksit zyrtarisht në shtator, dhe Fiber, shërbimi i lidhjes me fibra optike që nisi në disa qytete amerikane. Mes teknologjive që duhet ti themi lamtumirë, Mit rendit edhe kufjet me portë, nga të cilat Apple hoqi dorë në modelet e tij të fundit, dhe në lëvizje është vënë edhe Samsung. Por në rastin e këtij të fundit duhet të presim pak vite sa ti thotë përfundimisht "lamtumirë"

The post Teknologjitë që i dhamë lamtumirën në 2016 appeared first on INSAJDERI.

Presioni amerikan e detyron Dodikun të merret në pyetje nga prokurorët

Posted: 31 Dec 2016 05:12 AM PST

Pas presionit të SHBA-së, udhëheqësi i rajonit autonom boshnjak, Republika Serbe ka pranuar të merret në pyetje nga prokurorët më 30 dhjetor për mbajtjen e një referendumi në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeprokurori i Bosnjës e ka thirrur Milorad Dodikun para tre muajsh, por ai kishte refuzuar të udhëtonte drejt Sarajevës, me arsyetimin se nuk ndjehej i sigurt. Dodik kishte thënë se ai do të pranonte të merrej në pyetje vetëm në territorin e Republikës Serbe.

Zyra e prokurorit ka thënë mbrëmë se Dodiku ka pranuar të merrej në pyetje si i dyshuar në rastin e referendumit të mbajtur në muajin shtator.

Plebishiti kishte të bënte me të drejtën e "të festuarit të Ditës të Republikës Serbe".

Dodiku i ka thënë agjencisë së lajmeve, SRNA se hetimi është i motivuar politikisht ndërsa prokurorët janë të ndikuar nga shtetet e tjera dhe boshnjakët myslimanë.

Vendimi i tij që të merret në pyetje pason një bisedë telefonike që Dodik e pati me një zyrtar të lartë amerikan i cili i ka kërkuar atij t'i përgjigjet ftesës së prokurorisë dhe të heq dorë nga një referendum për ndarjen nga Bosnja të Republikës Serbe që ai e ka paralajmëruar për vitin 2018.

Dodiku dhe partia e tij duan pavarësimin e rajonit autonom serb dhe marrëdhënie më të afërta me Rusinë, njofton rel.

Gjatë kësaj jave është njoftuar se ai ndonëse e kishte marrë ftesën për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, kërkesa për vizë diplomatike iu kishte refuzuar nga ambasada në Sarajevë. Ai tani kërkon vizë të rregullt për këtë udhëtim drejt Uashingtonit më 20 janar.

 

The post Presioni amerikan e detyron Dodikun të merret në pyetje nga prokurorët appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :