Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

INSAJDERI: “Një foto nga Kosova në albumin vjetor të Shtëpisë së Bardhë” plus 19 more

loading...

INSAJDERI: “Një foto nga Kosova në albumin vjetor të Shtëpisë së Bardhë” plus 19 more


Një foto nga Kosova në albumin vjetor të Shtëpisë së Bardhë

Posted: 30 Dec 2016 10:06 AM PST

Një nga 23 fotografitë që Shtëpia e Bardhë ka përzgjedhur si më të spikaturat e këtij viti është bërë në Kosovë.  Bëhet fjalë për një fotografi gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në magjistralen Gjilan-Ferizaj, për të inauguruar një rrugë me emrin e djalit të tij, që vdiq në vitin 2015.

“Anëtarët e familjes Biden kalojnë pranë autostradës për një ceremoni dedikimi për një rrugë të emëruar nga Qeveria e Kosovës për nder të Joseph R. Beau “Biden, III, si shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e Beau-së në Kosovë", shkruan në përshkrimin e fotografisë e cila është e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Facebook.

Në fotografinë e realizuar nga David Lienemann prezent janë Hunter Biden, Hallie Biden, Natalie Biden, Dr. Jill Biden, Joe Biden, Hunter Biden, dhe Valerie Biden Oëens. /Insajderi.com

 

The post Një foto nga Kosova në albumin vjetor të Shtëpisë së Bardhë appeared first on INSAJDERI.

Librat që duhen lexuar në vitin 2017

Posted: 30 Dec 2016 10:01 AM PST

Me plot bindjen mund të themi se 2016-a ka qenë një vit paksa i çmendur. Me ndryshime të vazhdueshme në panoramat politike, një seri ngjarjesh dramatike që kanë sjellë humbjen e shumë jetëve njerëzore, me paralajmërimet shqetësuese mbi ndryshimet klimatike, por edhe shumë e shumë probleme të tjera.

Dhe mënyra më e mirë për t'u shkëputur nga ky realitet i shëmtuar, është të humbasësh në faqet e një libri të bukur. Është bukur, është çlodhëse, e madje mund edhe të mësosh shumëçka rrugës.

Nëse doni të njihni më mirë njerëzit që ju rrethojnë, rekomandohet që gjatë 2017-s të lexoni "Quiet" (I qetë) nga Susan Cain. Nëse doni të njihni më mirë botën, libri i duhur është "Born a Crime" nga Trevor Noah, drejtues i "The Daily Show".

Për të përmirësuar njohuritë ndihmojnë tituj si "The Establishment" nga Owen Jones, ose "Our Revolution" nga Bernie Sanders, ish-pretendent për garën presidenciale amerikane të 2016-s.

Por nëse doni të humbisni në histori, titujt që ju sugjerohen janë "The Underground Railroad" nga Colson Whitehead dhe "Love Wins" nga Debbie Cenziper dhe Jim Obergefell. I pari sjell jetët e skllevërve në plantacionet e pambukut në Gjeorgji, ndërsa i dyti betejën për të drejtat civile dhe legalizimin e martesave mes të njëjtit seks në SHBA.

The post Librat që duhen lexuar në vitin 2017 appeared first on INSAJDERI.

Reagimi i Putinit pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-të

Posted: 30 Dec 2016 09:47 AM PST

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Moska nuk do ta përjashtojë askënd në kundërpërgjigje të vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i dëbuar 35 spiunë të dyshuar rusë që sipas Uashingtonit kanë ndërhyrë në zjgedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ka propozuar në fillim që të dëbohen 35 diplomatë të SHBA-ve, pasi presidenti në largim i Amerikës, Barack Obama vendosi edhe sanksione ndaj Rusisë, raporton Reuters.

Por Putin tha se do të presë veprimet që do të ndërmarr presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, përpara se të vendosë në çdo hap të mëtejshëm në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk do ta përjashtojmë askënd”, tha Putin në një deklaratë të premten. “Duke e mbajtur të drejtën për masa hakmarrëse, ne nuk do të zbresim në një nivel të papërgjegjshëm të dioplomacisë.”

Ai ka ftuar edhe fëmijët e diplomatëve të SHBA-ve në një aheng në Kremlin.

Nuk është ende e qartë nëse Trump – i cili ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur Putinin dhe ka emëruar në poste të larta administrative njerëz që janë miqësor ndaj Moskës – do të ndryshojë masat dhe sanksionet që SHBA ka vënë ndaj Rusisë, e cila mund të dërgojë në nisjen e sërishme të një Lufte të Ftohtë.

“Hapat e mëtejshëm drejt rivendosjes së marrëdhënieve ruso-amerikane do të ndërtohen mbi bazën e politikës të cilën do ta bëjë administrata e presidentit Trump”, ka thënë Putin. /Insajderi.com

The post Reagimi i Putinit pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-të appeared first on INSAJDERI.

Sulmuesi i Kosovës: E di më së miri se çfarë po ndodhë në Siri

Posted: 30 Dec 2016 09:27 AM PST

Golashënuesi kosovar i kubit Gençlerbirliği të Turqisë Vedat Muriqi, i cili e ka përjetuar luftën për ndarje gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë thotë se "mbase unë mund të jemi një nga personat që i dinë më së miri ato që po i shohim në Siri përmes televizorit. Aktualisht atyre po u ndihmon vetëm Turqia".

I lindur në vitin 1994, sulmuesi kosvar i ekipit kuqezi Vedat Muriçi i cili u transferua nga Giresunspor i Ligës së dytë e Turqisë, zhvilloi bisedë me gazetarin e AA-së në lidhje me përjetimet e tij gjatë periudhës së ndarjes së Jugosllavisë kur ishte fëmijë, luftën në Siri, transferimin te Gençlerbirliği dhe në lidhje me kombëtaren e Kosovës, në të cilën edhe ai vetë vesh fanellën.

Duke theksuar se luftën në Kosovë e kishte përjetuar si fëmijë dhe se i kanë ngelur kujtime të këqija, Muriqi rrëfeu momente nga lufta.

"Është e vërtetë se personalisht e kam përjetuar dhe ka disa gjëra që më kujtohen nga fëmijëria. Mbaj mend si u larguam nga shtëpia dhe shkuam diku tjetër, pra, ishim të detyruar të shpërnguleshim. Gjatë luftës, me familjen në një shtëpi qëndronim 50-55 persona. Ndërkaq, pasi u shpërngulëm, filluam të qëndrojmë 50-55 persona në një dhomë. Në bodrum, dy ditë u shtrimë mbi shishe”, tha ai për agjencinë e lajmeve Anadolu.

Muriqi tha se gjatë kohës së luftës u janë dhënë vetëm dy litra qumësht në ditë për 50 persona.

"Atëbotë ishim fëmijë. Kur i kërkoja nënës sime ushqim, ajo qante, sepse nuk kishte gjë për të na dhënë. Na mashtronte me bukë dhe qepë. Ne i hanim. Kur në darkë sërish kërkonim ushqim, sërish hanim bukë dhe qepë. Nga dëshpërimi qanin edhe ato. Gjermanët na ndihmonin, mirëpo ndihmat ishin në masë të caktuar, pavarësisht anëtarëve në familje. Dy litra qumësht dhe një masë të caktuar oriz. Familjet tona e pinin çajin pa sheqer, vetëm e vetëm që sheqerin të na japin neve", u shpreh Muriqi.

Ai duke treguar se babai i tij ka humbur jetën si rezultat i sulmit në zemër në fushat e futbollit, tha se këtë profesion e bën me dëshirë për shkak se është profesion i babait të tij, njofton Insajderi.

“Xhaxhai im është hendbollist, babai im ishte futbollist. Babai im humbi jetën në fushë të futbollit si rezultat i sulmit në zemër. Prandaj edhe futbolli është i veçantë për mua. Ndonjëherë mendoj se pse jam në këtë profesion. Jam në këtë profesion me krenari sepse është profesion edhe i babait tim, shpresoj që dhe ai krenohet”, tha Muriqi duke treguar se vjen nga një familje sportiste.

Vedat Muriqi tha se Kosova është shtet i ri, duke shtuar se kombëtarja e Kosovës është kombëtare me lojtarë të rinj.

Ai njoftoi se në kombëtare gjenden dy lojtarë të lindur në vitin 1989, respektivisht 1988. "Jashtë atyre, kemi vetëm futbollist të lindur në vitin 1993 dhe më vonë. Besoj se në të ardhmen do të jemi kombëtare shumë e mirë. Dihen kushtet negative të Kosovës, shumica e futbollistëve luajnë jashtë vendit. Duhet të ketë kritika ndaj kombëtare, megjithatë, nuk duhet harruar jemi të rinj dhe kemi nevojë për 4-5 vite. Mendoj se pasi të kemi fituar përvojë, do të jemi kombëtare shumë e mirë", tha Muriqi. /Insajderi.com

The post Sulmuesi i Kosovës: E di më së miri se çfarë po ndodhë në Siri appeared first on INSAJDERI.

George Michael kishte plane për një fëmijë në 2017

Posted: 30 Dec 2016 09:23 AM PST

Dëshira më e madhe që kishte George Michael ishte që të bëhej baba. Mirëpo, për fat të keq nuk e realizoi dot.

Këngëtari, i cili vdiq ditën e Krishtlindjeve në moshën 53-vjeçare kishte plane të mëdha për një familje në 2017.

"George ëndërronte që të bëhej baba. Ai kishte menduar që të adoptonte një fëmijë ose ta bënte atë nëpërmjet një nëne zëvendësuese", ka thënë një burim për Daily Star.

 

The post George Michael kishte plane për një fëmijë në 2017 appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e Erdoganit ndaj Thaçit për “shkollat e Gulenit”

Posted: 30 Dec 2016 09:16 AM PST

Siç edhe është pritur, çështja Gylen, ka qenë tema kryesore që ka mbizotëruar gjatë qëndrimit të Presidentit të Kosovës në Ankara.

Përderisa Thaçi është impresionuar me salltanetet në Pallatin e Erdoganit, Presidenti turk e ka shfrytëzuar takimin për hesape të tjera. Ai ka kërkuar mbylljen e shkollave të Gulenit, të cilin po e akuzon për tentim-puçin, gjatë verës. Ndërkohë ka thënë se do t’i shkollojë kosovarët nëpërmjet fondacionit Maarif, i cili tashmë është themeluar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka pritur 6 muaj për të realizuar takimin me shefin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Takimi e ka kënaqur egon e Presidentit të Kosovës, pasi Erdogan i ka siguruar një pritje me nderime të larta, por e gjithë kjo e ka pasur një çmim.

Erdogan i ka kërkuar mysafirit nga Kosova që t'i mbyllë shkollat e Fetullah Gulenit në Kosovë – në të cilat janë shkolluar shumë prej fëmijëve të liderëve kosovarë, përfshirë edhe djalin e Hashim Thaçit, Endritin.

Ky fakt është përmendur edhe nga vetë Erdogan, i cili është në dijeni se fëmijët e "funksionarëve të lartë" kosovarë janë shkolluar aty.

I akuzuari për tentim grusht shteti në Turqi, ka një rrjet të shkollave në Kosovë

Kërkesa e Erdoganit ndaj Thaçit për “shkollat e Gulenit”

Kërkesën e tij Erdogan e ka elaboruar në mënyrë perfide, duke thënë se Kosova një ditë mund të ballafaqohet me rrezik nga të shkolluarit në këto shkolla.

Por, ai ka joshur edhe në një mënyrë tjetër Hashim Thacin, i cili ka thënë se po e vëzhgojmë nga afër "çështjen Gylen".

Ai ka thënë se Turqia ka dhënë 248 dëshmorë  gjatë puçit të 15 korrikut, të cilin, sipas tij, e shkaktoi mentaliteti i FETO.

"Ky mentalitet që është sot  në Turqi, nesër mund të shfaqet në Kosovë përmes atyre që rriten në ato shkolla. Ata do t'i pushtojnë shkollat, zyrat qeveritare, parlamentin. A shkollohen aty shtetasit e Turqisë? A shkollohen aty fëmijët e njerëzve të rëndësishëm në Kosovë? Ju po e bëni llogarinë tani. Llogarinë mos e bëni tani, llogarinë bëjeni për 10 vjet, 20 vjet pas. Këta i kanë bërë hapat e tyre 40 vjet më parë dhe tani filluan t’i korrin rezultatet", ka thënë Erdogan.

Ai më pas ka bërë edhe një ofertë duke dhënë një alternativë tjetër për shkollim. Erdogan ka njoftuar se është bërë një fondacion që të mbështesë shkollimin e kosovarëve, pasi të mbyllen shkollat e Gylen.

"Tash ne jemi duke të e luftuar këtë dhe duke e bërë këtë jemi djegur. Nuk duam që edhe Kosova të digjet. Prandaj fondacioni Maarif, të cilin e kemi themeluar le të bashkëpunojë me arsimin kombëtar të Kosovës dhe të shkollojmë të rinjtë idealist të Kosovës. T’i shkollojmë si atdhedashës. Të mos jemi hezitues që nuk do të funksionojë, tradhtarë nuk do të dalin. Tradhtarë janë këta dhe ne paguam për këtë. Po e përsëris, nuk duam që edhe Kosova ta paguajë. Sepse Kosova nuk mundet ta përballojë këtë. Turqia kishte një fuqi për ta përballuar, por Kosova nuk mundet ta përballojë", ka theksuar ai.

Thaci ndërkaq në përgjigjen e tij, pas takimit me Erdogan, është shfaqur më i rezervuar duke thënë se cështja Gylen po vëzhgohet dhe  se nuk do të prishen raportet me Turqinë e Erdoganit.

Thaci madje e ka vlerësuar lartë vizitën duke thënë se ajo është kurorëzim i vizitave që ka zhvilluar në vitin 2016.

Në faqen e Presidencës turke thuhet se "një gazetar nga Kosova ia ka përkujtuar Presidentit Thaçi se nga disa qarqe vizita në Turqi është vlerësuar si një vizitë që nuk do të duhej të ndodhte, duke e kërkuar një përgjigje në lidhje me këtë vlerësim"

"Për mua është një vizitë e rëndësishme dhe e fundit për këtë vit. Me këtë vizitë e kemi kurorëzuar vitin 2016", tha Thaçi.

“Ne jetojmë në demokraci, ne respektojmë pikëpamjet e ndryshme. Por marrëdhëniet strategjike të shtetit, asnjë njeri nuk mundet ti përcaktojë i vetëm. Këto janë vlerësime nën ndikimin e të tjerëve, dhe janë qasje  jo qëllimmira" ka shtuar ai

Më pas Thaçi ka thënë se Turqia është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, "ndërsa Presidenti Erdogan e ka uruar me telefon para se të shpallet pavarësia".

Edhe pse në konferencën për media me Erdogan, Thaçi është shfaqur i kujdesshëm që të mos premtojë mbylljen e shkollave të Gulen – ekstradimin e të cilit Turqia është duke e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës- Thaçi është shfaqur i drejtëpredrejtë me Kryeministrin e Turqisë Binali Yildirim. /Insajderi.com

The post Kërkesa e Erdoganit ndaj Thaçit për “shkollat e Gulenit” appeared first on INSAJDERI.

Mitrovica jugore i kërkon qeverisë të mos neglizhojë rrënimin e murit

Posted: 30 Dec 2016 08:52 AM PST

Zyrtarët në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e jugut, kanë mirëpritur Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës që në janar të vitit 2017.

Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha për Radion Evropa e Lirë se rezoluta e jep një mesazh të unifikuar politik, të cilin institucionet përkatëse duhet ta zbatojnë.

“Edhe me datë 7 [dhjetor] dhe me datën 20, kur i kemi dërguar vendimet, janë marrë të gjitha masat para nxjerrjes së kësaj rezolute, sepse e kemi konstatuar që (muri) është antiligjor dhe për çështje antiligjore ne nuk bëjmë kompromise".

"Rezoluta natyrisht që e fuqizon [punën] në aspektin politik dhe jep një mesazh të qartë se ligjshmëria duhet të zbatohet në gjithë territorin e vendit”, tha Çitaku.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar të enjten me shumicën prej 74 votave, Rezolutën e paraqitur nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Deputetët e Kuvendit, nga të gjitha partitë, përveç Listës Serbe, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës, rrënimin e këtij muri.

Çitaku theksoi se punimet aktuale përreth murit të ndërtuar në veri të Kosovës nga autoritet e komunës veriore të Mitrovicës, po monitorohen vazhdimisht nga ministria dhe zyrtarët tjerë kompetentë.

"Është vërejtur se aty ka pasur disa punime. Sot e kemi bërë edhe raportin për qeverinë lidhur me këtë rast. Njëkohësisht i kemi njoftuar për masat të cilat janë në fuqi edhe autoritetet lokale të Komunës veriore të Mitrovicës”.

“Vendimi i ministrisë i cili në bazë të proces verbalit të datës 7 dhjetor dhe i fuqizuar edhe me vendimin e datës 20 dhjetor që u ka shkuar autoriteteve lokale të Mitrovicës veriore e parasheh ndërprerjen e të gjitha punimeve dhe rrënimin e murit që nuk është me leje dhe konform ligjeve të Kosovës", tha Çitaku.

Sipas tij, muri është në kundërshtim edhe me marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për rivitalizimin e urës mbi Ibër.

Ndërkohë, Faruk Mujka nënkryetar i Komunës së Mitrovicës jugore nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se punët rreth rrënimit të murit në veri po vonojnë. Sipas tij, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po vonon në zbatimin e vendimeve.

“Ministria më 9 dhjetor ka ardhur në përfundim se ndërtimi i murit është ilegal dhe duhet të rrënohet. Pse ky vendim nuk është zbatuar deri tash, kjo lë shumë hapësirë për dyshime. Ne mendojmë se ata paraprakisht, sigurisht po tentojnë ta marrin edhe mendimin dhe ndoshta një lloj aprovimi nga Lista Serbe, por ma merr mendja që ajo nuk do të ndodh dhe këta detyrohen ta zbatojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës”, tha Mujka.

Ai beson se Rezoluta e miratuar nga Kuvendi e shtyn përpara procesin e rrënimit të murit ilegal në veri të Mitrovicës, njofton REL.

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, e ka cilësuar Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për murin në Mitrovicë si "vendim me karakter të pastër politik".

Mes tjerash në Rezolutën e miratuar nga kuvendi thuhet: “të rrënohet muri ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo të ndodh brenda muajit janar të vitit 2017".

Aty theksohet po ashtu se "Qeveria e Kosovës duhet të merr masa të nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t'i përmbajë të gjitha elementet që kishte para vitit 1999 dhe jo t'i shtohen elemente tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët”.

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të këtij muaji, duke ngjallur reagimin edhe të qytetarëve edhe të politikës.

The post Mitrovica jugore i kërkon qeverisë të mos neglizhojë rrënimin e murit appeared first on INSAJDERI.

Milan, mbërrin Deulofeu

Posted: 30 Dec 2016 08:36 AM PST

Është kohë festash, është kohë dhuratash dhe padyshim që një dhuratë e meriton trajneri i Milanit, Montella.

Bëhet falë për përforcimin e parë që Milani do të ketë për pjesën e dytë të sezonit. Kapiteni i 21-vjeçarëve të Spanjës, Gerard Deulofeu do të bashkohet me kuqezinjtë në formën e huazimit. Gerard Deulofeu vjen nga Anglia, ku është pjesë e Everton dhe do të përforcojë sulmin e Milanit.

Gerard Deulofeu është rritur në radhët e Barcelonës dhe, pasi mbushi 17 vjeç, kaloi me huazim tek Everton, e më pas te Sevilja, ku në vitin 2015 ishte pjesë e suksesit në Europa League. Më pas u transferua përfundimisht tek Everton, ku në fillim ishte pjesë e formacionit të parë, por kohët e fundit nuk po gjen shumë hapësirë.

Pas fitorës në Superkupë kundër Juves, Milani po shikon të forcojë organikën, në përpjepkje për të siguruar një vend në kupat e Evropës në fund të sezonit.

The post Milan, mbërrin Deulofeu appeared first on INSAJDERI.

Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë, blenë 9 helikopterë të rinj

Posted: 30 Dec 2016 08:26 AM PST

Serbia e ka nënshkruar një kontratë të re për modernizimin e ushtrisë së saj, duke blerë edhe nëntë helikopterë nga kompania Airbus. Kjo vetëm sa do të rrisë më shumë garën ushtarake që u nxit nga vendimi paraprak i Rusisë për t'i falur këtij shteti ballkanik disa aeroplan luftarak, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Ministria e mbrojtjes së Serbisë ka njoftuar se marrëveshja thotë se Beogradi do të blejë helikopterët e llojit H-145-M për shfrytëzime të ndryshme, edhe nga ushtria edhe nga policia serbe.

Në kuadër të marrëveshjes përfshihen pjesë rezervë, trajnime për pilotët dhe ekipe të mirëmbajtjes për helikopterët.

Gjatë dhjetorit, Rusia ka njoftuar se ka vendosur t'ia fal Serbisë gjashtë aeroplanë të vjetër MiG-29, për të cilat Beogradi duhet të harxhojë 180 milionë për riparimin e tyre. Modernizimi i nisur i ushtrisë serbe ka nxitur garë me Kroacinë, vendin anëtar të NATO-s me të cilën Serbia ka qenë në luftë gjatë viteve të '90-ta.

Zagrebi ka njoftuar se ka vendosur të zëvendësojë flotën e saj të vjetër të aeroplanëve luftarak, MiG-21 me aeroplanë të shteteve perëndimore.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së fund vitit ka hedhur poshtë kritikat e perëndimit për kontratat e reja ushtarake.

"Jam krenar që më në fund e kemi një forcë ajrore e cila do të mbajë qiellin tonë të lirë", ka thënë ai dhe ka shtuar: "Serbia tani do jetë një vend më i sigurt se dje", përcjell rel.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Serbia nuk dëshiron anëtarësim në NATO-, ndonëse është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian.

 

The post Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë, blenë 9 helikopterë të rinj appeared first on INSAJDERI.

Apeli i Policisë së Kosovës për qytetarët

Posted: 30 Dec 2016 08:12 AM PST

Me rastin e festës së Vitit të Ri, Policia e Kosovës ka bërë një apel për qytetarët e Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, policia u ka bërë thirrje qytetarëve për përkushtim dhe vigjilencë gjatë festës së Vitit të Ri.

“Referuar festave të fundvitit Policia e Kosovës vlerëson se nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike, përmbyllja e këtij fundviti dhe fillimi sa më i mbarë i vitit të ri 2017, është prioritet yni dhe kjo mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë”, ka thënë policia.

Policia e Kosovës ka thënë se ka përgatitur një plan për të ofruar siguri dhe qetësi publike gjatë festës së Vitit të Ri.

“Sikurse edhe viteve të kaluara Policia e Kosovës edhe këtë vit për festat e fundvitit ka përgatitur planin operativ ‘Fundviti 2016 dhe fillimi i vitit 2017’, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, njofton Policia.

Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale të natyrave të ndryshme. /Insajderi.com

The post Apeli i Policisë së Kosovës për qytetarët appeared first on INSAJDERI.

Thaçi viziton “Kodrën e Dëshmorëve” në Stamboll

Posted: 30 Dec 2016 07:46 AM PST

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka zhvilluar një vizitë në “Kodrën e Dëshmorëve” në Stamboll ku ka përkujtuar dëshmorët e sulmit terrorist.

Siç raporton agjencia e lajmeve Anadolu, Thaçi në kuadër të vizitës së tij në Turqi, ka vendosur lule në zonën ku ishte bërë sulmi terrorist në “Kodrën e Dëshmorëve”.

Zyrtarët të cilët e kanë shoqëruar Thaçin, e kanë informuar në lidhje me sulmin, ndërsa ai ka përkujtuar persona të cilët kanë humbur jetën gjatë sulmit terrorist. /Insajderi.com

The post Thaçi viziton “Kodrën e Dëshmorëve” në Stamboll appeared first on INSAJDERI.

E “dëboi” Arsenali, Bayerni synon sulmuesin gjerman

Posted: 30 Dec 2016 07:43 AM PST

Skuadra e Bayern Munich synon transferimin e gjermanit, Serge Gnabry nga Werder Bremen.

Bavarezët e shikojnë një dobësi të skuadrës në ofenzivë, e cila ka nevojë për riformatim për shkak të disa futbollistëve të moshuar si Frank Ribery dhe Arjen Robben, raporton Bild.

21-vjeçari Gnabry ka luajtur për Arsenalin deri në verën e këtij viti, mirëpo trajneri i “topçinjve” Arsene Wenger nuk e shihte të nevojshëm qëndrimin e sulmuesit në skuadër.

Ai u largua nga Arsenali si një i panevojshëm, mirëpo me t’u transferuar në Gjermani arriti të tregonte potencialin e plotë të tij. Ai mori edhe ftesë nga trajenri i kombëtares gjermane, Joachim Low gjatë ndeshjes kualifikuese të muajit tetor ndaj San Marinos. /Insajderi.com

 

The post E “dëboi” Arsenali, Bayerni synon sulmuesin gjerman appeared first on INSAJDERI.

INTERPOL arreston 1,500 kinezë për mashtrime telefonike

Posted: 30 Dec 2016 07:30 AM PST

Më shumë se 1.500 persona janë arrestuar në një operacion të INTERPOL-it, që kishte në shënjestër mashtrimet telefonike që arrinin shifrat e miliona eurove dhe mashtrimet me e-maile nëpër Azi.

Operacioni i quajtur "Drita e Parë 2016" ka bërë që policia të kryejë bastisje në të gjithë rajonin e Azisë në qendrat e dyshimta të thirrjeve telefonike.

Policia ka njoftuar për arrestimin e rreth 1,300 shtetasve kinezë në një lokacion të vetëm të një qendre të thirrjeve.

Të dyshuarit ishin të angazhuar në një sërë aktivitetesh kriminale, duke përfshirë mashtrimet telefonike, pastrimin e parave dhe kumarin e paligjshëm online.

Në muajin dhjetor të këtij viti, INTERPOL ka arrestuar edhe rreth 200 kinezë në Spanjë. Ata merreshin me të njëjtën veprimtari, teksa kishin hapur 13 qendrave të thirrjes në Madrid. /Insajderi.com

The post INTERPOL arreston 1,500 kinezë për mashtrime telefonike appeared first on INSAJDERI.

96 rusë dëbohen nga SHBA-të

Posted: 30 Dec 2016 07:17 AM PST

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten se 96 rusë, duke përfshirë edhe diplomatët e dëbuar dhe familjet e tyre, pritet të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Këto dëbime janë bërë për shkak të sanksioneve të fundit në Moskë, njoftoi sor agjencia e lajmeve Reuters.

Uashingtoni më parë ka njoftuar për dëbimin e 35 spiunëve të dyshuar rusë dhe ka vendosur sanksione mbi agjencitë sekrete ruse që sipas tyre ishin të përfshirë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA. /Insajderi.com

The post 96 rusë dëbohen nga SHBA-të appeared first on INSAJDERI.

Kelmendi e Gega, shqiptaret që shkëlqyen këtë vit

Posted: 30 Dec 2016 06:44 AM PST

Majlinda Kelmendi dhe Luiza Gega mund të konsiderohen edhe femrat më të suksesshme të sportit shqiptar të vitin 2016. Xhudistja nga Peja realizoi ëndrrën e saj për medaljen e artë olimpike, madje për herë të parë himni i Kosovës u luajt në një olimpiadë falë punës dhe talentit të xhudistes.

Edhe pse për shumë vite një prej sportisteve më të suksesshme në disiplinën e saj, Kelmendi nuk kishte arritur të triumfonte në skenën më të rëndësishme të sportit botëror dhe olimpiada e Rios e shpërbleu për sakrificat e mëdha të bëra gjatë vitit 2016 pas shumë muajve të kaluar mes palestrës dhe infermierisë për shkak të një dëmtimi në shpinë.

25-vjeçarja triumfoi në kategorinë 52 kg pasi ndryshe nga 4 vjet më parë u shfaq perfekte në olimpiadë, duke mos gabuar në asnjë prej përballjeve që kulmuan me finalen ndaj italianes Odette Giuffrida.

Kelmendi e nisi garimin e saj në fazën e 1/8 kur arriti të mundë në vetëm 25 sekonda zviceranen Evelyne Tschopp me një "ippon" prej mjeshtre të vërtetë. Në çerekfinale përballë saj ishte xhudistja nga Mauritius, Christianne Legentil, që e kishte eliminuar në Olimpiadën e Londrës. Por këtë herë Majlinda, me katër vjet përvojë më shumë mbi supe dhe si kampione e Botës arriti të shfaqë gjithë forcën e saj duke fituar pa shumë probleme për të siguruar një vend në gjysmëfinale. Përballë saj ishte japonezja Nakamura, një ish kampione e Botës.

Një finale e parakohshme e cila u kuptua dhe nga beteja e fortë mes dy xhudisteve. Japonezja që në fillim u ndëshkua me një penalitet dhe provoi të kthente ndeshjen duke provuar të rrëzojë në tapet Majlindën, por xhudistja pejane rezistoi për të marrë finalen e saj dhe njëkohësisht për të konfirmuar të parën medalje në një Olimpiadë për vendin e saj.

Një tjetër femër e suksesshme e sportit shqiptar në vitin 2016 konfirmohet Luiza Gega, e cila u shpall nënkampione Europë në garën 3 mijë metra me pengesa. Në këtë mënyrë, ajo u bë shqiptarja e pare qe shpallet nënkampione e kontinentit në një kampionat europian te atletikes. 28 vjeçarja u rendit e dyta në garën e 3000 metrave me pengesa duke ndalur kronometrin në 9'28"52 për të thyer kështu me rreth 4 sekonda dhe rekordin kombëtar, shkruan gazeta-shqip.

Një arritje fantastike kjo për Gegën që e niste me pretendime të mëdha këtë garë pasi kishte dalë e para në garën kualifikuese pak ditë më parë. Ishte e lehtë të dallohej në sytë e atletes shqiptare pas garës zhgënjimi pasi ishte e bindur se mund të kishte rrëmbyer medaljen e artë gjithsesi dhe ajo e argjendtë dhe titulli nënkampione e Europës janë padyshim një arritje e shkëlqyer dhe mbi të gjitha shpresëdhënëse për atletiken shqiptare.

The post Kelmendi e Gega, shqiptaret që shkëlqyen këtë vit appeared first on INSAJDERI.

Azilkërkuesi nga Kosova tenton të dhunojë një grua në Gjermani

Posted: 30 Dec 2016 06:25 AM PST

Një azilkërkues 22-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një grua 22-vjeçare në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur një natë para Krishtlindjeve, ka raportuar të enjten prokuroria dhe policia gjermane.

Policia gjermane është ende duke e hetuar rastin.

Sipas medieve gjermane, ngjarja ka ndodhur kur gruaja e re ishte duke ecur në "Lange Strasse" rreth orës 2.30 të mëngjesit, e cila më pas ka vënë re se njeriu i dyshuar ishte duke ecur pas saj dhe më pas po e ndiqte atë.

Ajo ka njoftuar vëllanë e saj nëpërmjet telefonit ndërsa papritmas i dyshuari ka sulmuar gruan dhe ka ushtruar presion ndaj saj, duke e goditur atë në fytyrë, raporton schëarzëaelder-bote.de

Pas goditjeve që kishte marrë, viktima kishte rënë në tokë, kurse i dyshuari është përpjekur të zhvesh pantallonat e saj. Mirëpo vëllai 25-vjeçar i viktimës dhe miqtë e tij kanë shkuar për të ndihmuar atë.

Zyrtarët e policisë të qytetit Nagold, të cilët ishin informuar më parë, ishin në gjendje për të arrestuar të dyshuarin.

Me kërkesë të zyrës së prokurorit publik Tübingen, 22-vjeçari është paraqitur pranë gjykatës ndaj të cilit ishte nxjerrë një urdhër arresti./Insajderi.com

The post Azilkërkuesi nga Kosova tenton të dhunojë një grua në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Thaçi fton investitorët turq që t’i rrisin investimet në Kosovë

Posted: 30 Dec 2016 06:08 AM PST

Presidenti Hashim Thaçi po shfrytëzon vizitën e tij në Turqi për të kërkuar më shumë investime nga ky vend në Kosovë.

Në takimin e organizuar nga Oda Tregtare e Ankarasë, që ka mbi 150 mijë anëtarë, presidenti Thaçi ka thënë se investitorët nga Turqia kanë bërë disa prej investimeve më të rëndësishme në Kosovë.

"Këta kanë hapur rrugën edhe për investitorë dhe investime tjera", është shprehur presidenti Thaçi.

Pasi ka treguar me shifra për nivelin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë,  Thaçi ka thënë se Kosova është "shtet i ri me potencial të madh" dhe ka shpalosur mundësitë për investime në bujqësi, energji, xehetari dhe sektorët e tjerë, njofton Presidenca.

Në Universitetin për Ekonomi dhe Teknologji "TOBB", presidenti Thaçi ka pranuar titullin "Doctor Honoris Causa" me motivacionin për kontribut në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për të arritura në zhvillim ekonomik dhe social, për paqe në Ballkan, dialog mes komuniteteve dhe zhvillim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë.

Në fjalimin e tij, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka arritur shumë prej se është shpallur shtet i pavarur.

"Ende nuk janë bërë as 9 vite që nga shpallja e pavarësisë dhe Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në, që është mirënjohje e sukseseve të Kosovës në reformat në ekonomi, në instalimin e ligjit e rendit dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike", është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova sot është shembull i dialogut, pajtimit dhe bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë./Insajderi

The post Thaçi fton investitorët turq që t'i rrisin investimet në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Skuadrat e pathyeshme në shtëpi

Posted: 30 Dec 2016 06:01 AM PST

Shumë skuadra të futbollit evropian këtë sezon nuk e kanë njohur ende humbjen në shtëpi, kur ka kaluar gjysma e sezonit.

Në "Juventus Stadium", "Olimpico", "Allianz Arena" dhe në "White Hart Lane", tifozët vendas kanë fituar gjithmonë ndaj atyre vizitorë.

Nëse analizohen pesë ligat kryesore të futbollit kontinental, si në rastin e portalit të njohur Skuoka, zbulohet se janë plot 15 ekipe që ende nuk e kanë humbur një ndeshje duke luajtur brenda mureve mike.

Juventus, Roma dhe Fiorentina në Itali kanë arritur të mbajnë bilancin pozitiv; Në Premier League, Liverpool dhe Tottenham janë të detyruar të ndjekin Chelsea në renditje. Por, nëse "Blutë" e Londrës janë rrëzuar në "Stamford Bridge", nuk ka ndodhur e njëjta gjë me ekipet e tjera në shtëpi. "Anfield Road" dhe "White Hart Lane" nuk i kanë parë ende lojtarët e tyre në dëshpërim për humbjen.

Në Bundesligën gjermane, të dhënat janë akoma më impresionuese. Plot 6 ekipe nuk kanë humbur në shtëpi këtë sezon, mbi të gjithë sigurisht Bayern Munchen, që ka lejuar vetëm 4 herë prekjen e rrjetës. Askush nuk e priste që ekipe si Leipzig, Koln, apo Hoffenheim të ishin gjithashtu të pathyeshëm kur ka kaluar gjysma e Bundesligës.

Në kampionatin francez, Paris San Germein, Marseille dhe Nice janë ekipet që gëzuan më shumë tifozët brenda. Surpriza është e dukshme me ekipin e rivierës franceze, që në shtëpi ka barazuar vetëm dy herë, duke triumfuar në rastet e tjera.

Për ta mbyllur panoramën, në Spanjë, "Bernabeu" i Realit është i pathyeshëm, në kontrast me stadiumin e Barcelonës, që është thyer këtë sezon.

The post Skuadrat e pathyeshme në shtëpi appeared first on INSAJDERI.

Fatos Rizvanolli  dënohet me 7 vite burg për terrorizëm

Posted: 30 Dec 2016 05:53 AM PST

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka shpallur fajtor biznesmenin Fatos Rizvanolli,  për veprën penale rekrutimi për terrorizëm, duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej shtatë vjetëve.

Sipas aktakuzës i pandehuri Rizvanolli me dashje me të pandehurit Z.Q, I.B etj, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste dhe në aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojnë fonde dhe burime materiale.

"Në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012 në veturën e tij ka transportuar një person deri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar. Në nëntor të po të njëjtit vit, përmes një agjencion turistik, ka paguar tre (3) bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay. Në shtator të vitit 2013 sipas kërkesës së të pandehurit I.B, ka mundësuar dërgimin e P.B – i vrarë në Siri dhe Sh.K, për të udhëtuar për në Siri në tetor 2013 bashkë me I.B, H.D dhe K.M të gjithë për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS-it dhe Al-Nustra", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas këtij njoftimi Rizvanolli është liruar nga akuza për veprën penale të kryer në vazhdim dhe në bashkëkryerje organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste.

Rizvanollit i vazhdohet paraburgim deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë.

Insajderi pati raportuar në muajin mars, se si biznesmeni Rizvanolli një pjesë të aktivitetit të dyshuar terrorist, e kishte zhvilluar në pronën e shtetit.

The post Fatos Rizvanolli  dënohet me 7 vite burg për terrorizëm appeared first on INSAJDERI.

EULEX-i i zhgënjyer me prishjen e rastit Medicus

Posted: 30 Dec 2016 05:08 AM PST

Misioni i EULEX-it është ndarë i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të kthyer në rigjykim rastin e njohur si Medicus.

Besa Domi, zëdhënëse e këtij misioni, i ka thënë Insajderit se gjyqtari i EULEX-it e ka paraqitur mendimin e tij kundërshtues "duke arsyetuar se nuk ekziston asnjë arsye për t'i anuluar të gjitha aktgjykimet e mëparshme dhe për urdhërimin e rigjykimit."

Insajderi ka raportuar të premten se dy gjyqtarë vendas te Gjykatës Supreme e kanë mbivotuar kolegun e tyre të EULEX-it dhe e kanë prishur këtë rast të krimit të organizuar me përmasa ndërkombëtare me arsyetimin se ka pasur shkelje të ligjshmërisë nga ana e gjykatës së shkallës.

Në këtë kontekst, urologu Lutfi Dervishi dhe i biri i tij, Arbani, të dënuar me burgim në këtë rast, mund t'i japin fund arratisë së tyre dhe lirisht të kthehen në Kosovë.

"Përderisa EULEX-i e pranon aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, ky Mision e shpreh zhgënjimin e tij lidhur me epilogun e rastit Medikus, ku një trup gjykues me shumicë të gjyqtarëve vendas me anë të aktgjykimit të datës 15 dhjetor i anuloi të gjitha aktgjykimet e mëparshme në pjesët ku të pandehurit janë dënuar dhe ia ka kthyer lëndën Gjykatës Themelore të Prishtinës për rigjykim", ka thënë Domi duke komentuar vendimin e ri për Medicusin.

Rasti i trafikimit ndërkombëtar të njerëzve me qëllim të heqjes së veshkave në klinikën Medicus në Prishtinë ishte zbuluar rastësisht në vitin 2008 nga Policia e Kosovës kur një të riu turk që i ishte hequr veshka i kishte rënë të fikët në Aeroportin e Prishtinës.

Hetimet i kishte nisur UNMIK-u dhe rasti ishte transferuar tek EULEX-i

Gjykata kishte dënuar urologun Lutfi Dervishit, djalin e tij Arban Dervishin dhe anesteziologun Sokol Hajdinin më 20 vjet e tre muaj burgim.

Vetëm njëri prej të akuzuarve, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Rrecaj ishte shpallur i pafajshëm. Të tjerët ishte konstatuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./Insajderi.com

The post EULEX-i i zhgënjyer me prishjen e rastit Medicus appeared first on INSAJDERI.

Related Posts :