Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Ja ilaçi i thjeshtë dhe magjik me limon” plus 3 more Kuzhina Shqiptare

loading...

“Ja ilaçi i thjeshtë dhe magjik me limon” plus 3 more Kuzhina Shqiptare


Ja ilaçi i thjeshtë dhe magjik me limon

Posted: 30 Dec 2016 09:07 PM PST

Shëndeti juaj i përgjithshëm varet nga zakonet tuaja të të ushqyerit dhe stili i jetës që keni. Shumë nutricionistë theksojnë se gjëja e parë që konsumoni kur zgjoheni në mëngjes është më e rëndësishmja. Nuk ka dyshim se uji i ngrohtë me limon është një nga zgjedhjet më të mira për të filluar ditën.  Ja përse…

Të pini ujë të ngrohtë të pasuruar me limon të paqëruar siguron një mori ushqyesish. Jo shumë njerëz e dinë që lëkura e limonit përmban më tepër vitamina dhe minerale se tuli i tij.

Zierja e limonëve të paqëruar në ujë në vend që të shtrydhni vetëm lëngun e limonit do t'iu sigurojë të gjithë ushqyesit që mund të merrni nga ky frut. Ja lista e gjatë e përfitimeve që mund të merrni: funksion i përmirësuar i sistemit imunitar, mbrojtje kundër të ftohtit, më tepër energji, tretje dhe metabolizëm i përmirësuar, eliminim i toksinave të trupit, balancë e pH të brendshëm, lëkurë më e mirë, frymëmarrje e freskët, humbje e shëndetshme në peshë, humor i përmirësuar, parandalim i depresionit, hidratim i sistemit limfatik, shërim i shpejtë.

Përgatitja e këtij ilaçi që përmirëson shëndetin është mjaft e thjeshtë.

Përbërësit

  • 6 limonë
  • ujë
  • mjaltë

Përgatitja

  1. Prisni përgjysmë 6 limonët. Derdhni 600 ml ujë në një tenxhere dhe shtoni limonët. Ziejini derisa të vlojnë dhe pastaj ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë për 3 minuta.
  2. Lëreni përzierjen të ftohet për 10 – 15 minuta.
  3. Hiqini limonët nga uji.
  4. Derdheni ujin e nxehtë të limonëve në një filxhan çaji dhe ëmbëlsojeni me pak mjaltë. Ruajeni ujin e mbetur të limonit në një shishe xhami dhe përdoreni gjatë ditës.
  5. Përveç se do t'iu japë energji për fillimin e ditës, një filxhan nga kjo pije do t'iu mbajë të hidratuar, të shëndetshëm dhe të lumtur. Një bonus shtesë është se këtë pije mund ta ruani edhe në frigorifer dhe ta pini si çaj të ftohtë edhe të nesërmen.

The post Ja ilaçi i thjeshtë dhe magjik me limon appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë hit -me shije karakteristike

Posted: 30 Dec 2016 09:07 PM PST

Ruani rrobat tuaja si të reja me vetëm 2 përbërës

Posted: 30 Dec 2016 09:07 PM PST

Verë e kuqe në bluzë të bardhë? Këpucë të ngushta ? Këto janë problemet më të zakonshme që ju mund të hasni me veshjet tuaja. Por janë disa mënyra të thjeshta që do t'ju lehtësojnë jetën.

  1.  Përdorni lëng limoni ose sodë buke për t'i hequr njollat e deodorantit në rroba.
  2.  Vendoseni trikot e leshta në frigorifer për 3-4 orë dhe nuk do të lëshojë më push.
  3.  Elektricitetin statik mund ta hiqni qafe nga rrobat vetëm duke e pastruar rrobën me pjesën e brendshme të një letre të zakonshme.
  4.  Zgjeroni këpucët e ngushta me këtë metodë: Vendosni pak ujë në qese, qeset vendosni brenda këpucëve dhe lërini ato të qëndrojnë në frigorifer gjatë natës.
  5. Për të hequr njollat e verës së kuqe, derdhni pak verë të bardhë dhe pastaj hidhni edhe sodë buke. Lërini ashtu 2-3 orë pastaj pastrojeni njollën./shije

The post Ruani rrobat tuaja si të reja me vetëm 2 përbërës appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Tortë ledolina

Posted: 30 Dec 2016 09:07 PM PST

The post Tortë ledolina appeared first on Kuzhina Shqiptare.

Related Posts :