Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“KFOR-i shkatërroi mbi 260 mjete të rrezikshme në kufijtë e Kosovës” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“KFOR-i shkatërroi mbi 260 mjete të rrezikshme në kufijtë e Kosovës” plus 9 more Gazeta SHQIP


KFOR-i shkatërroi mbi 260 mjete të rrezikshme në kufijtë e Kosovës

Posted: 27 Dec 2016 02:15 AM PST

20161227104617621646KFOR-i gjatë këtij viti ka larguar dhe shkatërruar 267 copë mjetesh të rrezikshme. Sipas KFOR-it, regjionet më të kontaminuara janë pjesët përgjatë kufijve perëndimorë të Kosovës, me Shqipërinë dhe Malin e Zi, me zona dytësore për kah rëndësia në kufijtë jugorë me Maqedoninë.

Gjatë vitit të kaluar edhe KFOR-i edhe Prania Ndërkombëtare Civile gradualisht kanë rritur aftësitë e FSK-së për detektimin dhe largimin e mjeteve shpërthyese.

"Shkatërrimi i mjeteve shpërthyese (EOD), Deminimi humanitar (HD) dhe Edukimi për Rrezikun nga Minat vazhdojnë të jenë iniciativa primare dhe kërkesa themelore edukative e KFOR-it. Njësitë vendore të EOD-së kanë ndërtuar përmbajtjen dhe kërkesat për trajnim për të ndihmuar e përcaktuar këto masa të sigurisë dhe detektimit në Policinë e Kosovës, për të mundësuar zhvillimin e mëtutjeshme të komuniteteve civile në Kosovë. Këto aftësi janë kritike edhe për lëvizjen e lirë të ushtarëve të KFOR-it gjatë kryerjes së detyrave ditore, si në kazerma ashtu edhe jashtë tyre", thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

Gjatë këtyre 17 viteve të bashkëpunimit dhe bashkërendimit në mes të KFOR-it dhe FSK-së, shumë zona të rrezikshme janë deminuar dhe si rezultat qindra vdekje apo lëndime tjera janë shmangur.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

E DREJTA GJERMANE E AZILIT NË HIJEN E ATENTATIT

Posted: 27 Dec 2016 02:09 AM PST

gjermaniAs vetë te partitë konservatore unioniste nuk të kundërshtojnë kur u thua që ligjet e sigurisë dhe të azilit janë ashpërsuar. Kancelarja Angela Merkel konfirmon: “Mund të them se në dy vitet e fundit kemi ndërmarrë përpjekje të konsiderueshme për t’u përballur më mirë me rrezikun terrorist.”

Megjithatë, ka politikanë unionistë që nuk janë të qetë. Ata kërkojnë një ashpërsim të mëtejshëm të ligjeve dhe para së gjithash të tonit.

“Duhet të ashpërsojmë tonin përballë partnerëve tanë të koalicionit. Të cilët kanë bllokuar një sërë projektligjesh, të cilat i ka hartuar ministri Federal i Brendshëm, De Maiziere, dhe që janë të gatshme në tryezë”, thotë deputeti i Bundestagut, Armin Schuster (CDU).

Konkretisht bëhet fjalë për dëbimet. Partitë unioniste duan ta zgjasin arrestin në pritje të dëbimit. Para së gjithash partitë unioniste kërkojnë që në arrestin për t’u dëbuar të sillen edhe të ashtuquajturit “rrezikues”. Por juristët thonë se pengesat juridike për këtë janë shumë të larta.

Avokati Thomas Oberhäuser kujton se kërkesat në fuqi janë në përputhje me kushtetutën e Gjermanisë. “Dikë që ka mendime të gabuara nuk mund ta shohësh pa e zgjatur si “rrezikues”. Por ne duhet të vëmë fakte në tryezë, të cilat edhe ta dëshmojnë që dikush është “rrezikues””.

Ngjashëm e sheh këtë edhe SPD, e cila përndryshe nuk pranon t’i thuash se e tepron me zemërbutësi për këtë temë. Eva Högl, deputete e SPD-së thotë se partia e saj “është absolutisht e mendimit, se të gjithë personat që nuk marrin mbrojtje në Gjermani duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Të kthehen ose vullnetarisht ose duhet të dëbohen. Atje ne duhet t’i intensifikojmë përpjekjet tona.”

Kthimet në vendet e origjinës, ky është megjithatë problemi kryesor. Në fillim të vitit 2016, ministri Federal i Brendshëm De Maiziere shkoi në Tunizi dhe kur u kthye kishte në bagazh dhurata  për policin

ë. Megjithatë, marrëveshja e riatdhesimit me Tunizinë të lë për të dëshiruar, siç e tregon edhe rasti aktual i Amrit.

Kryetari i Shoqatës Gjermane të Gjykatësve, Jens Gnisa thotë se përveç Tunizisë, duhet përmendur edhe Maroku. “Për mua është skandal, që këto shtete refuzojnë dhe kundërshtojnë që t’i pranojnë shtetasit e tyre sërish në territorin e tyre shtetëror.”

Presioni po shtohet. De Maiziere tani do që t’i shpallë Tunizinë, Marokun dhe Algjerinë si shtete të sigurta të origjinës. Por këtë e bllokojnë Të Gjelbrit.

“Kur tani dëgjon të vijnë thirrje për të ashtuquajturat shtete të sigurta të origjinës, për ashpërsim në dëbime, kjo shpesh nuk ka të bëjë fare me faktin, nëse me këtë mund të pengohen atentate të rënda,” thotë Simone Peter, kryetare federale e Aleancës B90/Të Gjelbrit.

Megjithatë, tani në Berlin qarkullojnë shumë propozime dhe nuk mund të presësh ndryshe. Në janar, CSU do t’u mëshojë edhe njëherë propozimeve të saj.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, vetëplagoset punonjësi i policisë

Posted: 27 Dec 2016 02:02 AM PST

PoliciaNjë punonjës policie është vetëplagosur mëngjesin e sotëm me armën e tij të shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, në fshatin Kamberas të Durrësit, ku shtetasi me iniciale H.D. është plagosur në banesën e tij.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbulimin e motiveve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Gjendet kutia e zezë e avionit rus të rrëzuar në Detin e Zi

Posted: 27 Dec 2016 02:00 AM PST

rusiMinistria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë me dije se ka gjetur kutinë e zezë të aeroplanit ushtarak, i cili u rrëzua të dielën në Detin e Zi.

Kutia e zezë, me të dhënat e fluturimit, do të dërgohet në Qendrën Kërkimore të Forcës Ajrore në Moskë.

Aeroplani, me 92 veta në bord, përfshirë Ansamblin Aleksandrov të ushtrisë ruse, u rrëzua më 25 dhjetor, vetëm pak minuta pasi është nisur nga qyteti Soçi drejt Sirisë. Të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha sot se 12 trupa të pajetë janë gjetur.

Rreth 3,000 njerëz, përfshirë 200 zhytës, anije, avionë dhe helikopterë, janë të përfshirë në operacionin e kërkimeve.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bulqizë, makina del nga rruga, 6 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë

Posted: 27 Dec 2016 01:28 AM PST

ksNjë aksident me pasojë plagosjen e 6 personave është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë rurale në fshatin Zerqan, ku një makinë ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur 6 persona, 3 nga të cilët në gjendje të rëndë .

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rrua të automjetit ka qenë akulli në rrugë.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, zjarri në banesë u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

Posted: 27 Dec 2016 01:14 AM PST

Shtepia-Zjarr-620x330-735x396
Foto ilustruese

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Pogradec, ku një shtëpi mori flakë dhe për pasojë një person humbi jetën.

Mësohet se 30-vjeçari Ilirjan Elezi ka humbur jetën për shkak të asfiksisë, ndërsa si pasojë e zjarrit në banesë mbeti e plagosur edhe nëna e viktimës. Bajrame Elezi është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Zjarri në banesë dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, dhunoi ish të dashurën 16-vjeçare, arrestohet 32-vjeçari

Posted: 27 Dec 2016 01:06 AM PST

pranga 22Policia e Fierit ka arrestuar një 32-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses 16-vjeçare.

Amarildo .K nga Fieri, pasi e përndjekur për një kohë të gjatë, ai e ka dhunuar ish të dashurën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Përndjekja" dhe "Dhunë në familje" .

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Plagosja e 44-vjeçarit në Shkodër, policia zbardh ngjarjen

Posted: 27 Dec 2016 12:48 AM PST

policia-shkoder1_20Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur dje në Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri S.M, ndërsa autori i dyshuar është ende në kërkim.

Policia ka marrë njoftim rreth orës 11:50 nga Spitali Rajonal Shkodër, se kishte shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi S.M. 44 vjeç, banues në Shkodër. Menjëherë nga ana e shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nga të dhënat paraprake u identifikua vendi i ngjarjes i cili ndodhej në afërsi të hotel "Argenti" në Shkodër, ku në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet procedurale të policisë duke u bazuar tek pamjet filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumentuan faktin se në drejtim të vendit të ngjarjes, autori i dyshuar është nisur me automjetin tip "Mercedez Benz" me targë AA 888 AT, ku dhe më pas dyshohet se ka qëlluar në drejtim të shtetasit S.M. i cili po lëvizte me automjetin tip "Benz" me targë AA 031 NL, ndërsa nga kqyrja e mjetit janë evidentuar dëmtime të shkaktuara me armë zjarri në xhamin e parë. Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar, S.D. 29 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Punimet në rrjet, disa zona në Tiranë sot pa energji

Posted: 27 Dec 2016 12:41 AM PST

OsheeOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin energjetik të Tiranës, për fuqizimin e nënstacionit Selitë dhe garantimin e furnizimit me energji për festat e fundvitit, sot nga ora 10.00-14.00, do të stakohet energjia në nënstacionin Selitë.

Gjatë këtij intervali kohor do të ketë kufizime energjie në këto zona: “Rruga Kongresi i Lushnjës, Rr. Ndre Mjeda, Rr Frosina Plaku, Rr. Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Hotel Mondial, Rr Bab Rexha, Fabrika Miellit (pjesërisht), Shkolla Industriale, Sport Klub ‘Partizani".

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Bashkia e Tiranës dëgjesë me shoqërinë civile për Planin e Përgjithshëm Vendor 

Posted: 27 Dec 2016 12:22 AM PST

1 (1)Pjesë e dëgjesës dhe konsultimit të Planit të Përgjithshëm Vendor është bërë edhe shoqëria civile. Pas seancës së parë të dëgjesës të zhvilluar me anëtarët e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës ka organizuar dje pasdite edhe një seancë të dytë dëgjese me përfaqësues të shoqërisë civile. Fillimisht ka qenë arkitekti Italian, Stefano Boeri ai që ka bërë një prezantim të detajuar të këtij Plani, ndërsa më pas Drejtori i Përgjithshëm i Urbanistikës, në Bashkinë e Tiranës, Ditjon Baboçi dhe ekipi i tij i janë përgjigjur pyetjeve dhe interesit të shprehur nga të pranishmit në këtë dëgjesë.

"Për sa i përket procesit ligjor janë bërë 3 dëgjesa formale, janë shpallur 45 ditë përpara në regjistrin e integruar të territorit, janë bërë 24 dëgjesa joformale në njësitë administrative ku janë takuar banorët dhe administratorët dhe gjithashtu janë bërë dhe 98 apo 99 takime me arkitekt, me shoqatën e arkitektëve, atë të ndërtuesve, është bërë dëgjesa publike sa i përket aspektit mjedisor, me grupet e ndryshme interesi", tha Baboçi duke bërë një përmbledhje të të gjithë punës kolosale që është bërë për hartimin e këtij Plani.

Baboçi bëri të ditur se plani parashikon një Tiranë shumë herë më të gjelbër dhe më të pastër dhe kjo falë edhe idesë për krijimin e pyllit orbital, ku janë parashikuar që në 15 vitet e ardhshme të mbillen afro 2 milionë pemë.

Ai gjithashtu theksoi se edhe në Planin e ri të Përgjithshëm Vendor parashikohet që të ndërtohet infrastruktura e duhur arsimore dhe sociale e cila do t’i përgjigjet zhvillimit që merr qyteti në vazhdimësi. Për këtë janë parashikuar që të ndërtohen minimum 20 shkolla të reja që do të zgjidhin dhe çështjen e mësimit me dy turne. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i këtij dokumenti është edhe krijimi një Tirane policentrike me 5 qendra. Rëndësi i jep Plani edhe ndërtimit të unazave të reja të qytetit, dy prej të cilave do të jenë të dedikuara për këmbësorët dhe biçikletat.

27 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :