Ai tha se kjo çështje por edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të votohen në mënyrë që Kosova të përparojë, të fitojë liberalizimin e vizave që qytetarët të lëvizin lirshëm.

Thaçi tha se Komisioni për demarkacionin ka bërë punë shumë të mirë gjë që është vërtetuar edhe nga Komisioni ndërkombëtar. Të gjithë jemi humbës në këtë çështje tha ai, sepse askush nuk ka mundur të fitojë përparim.

Ai tha se Turqia gjithmonë e ka ndihmuar Kosovën, si në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare. Ka qenë një vizitë e planifikuar edhe më herët, por shkak i shtyerjes ishte grushtshteti që ndodhi në muajin korrik.

Thaçi tha se shpreson se Turqia do të ndikojë edhe në hyrjen e Kosovës në UNESCO, pra që ta përdor ndikimin e saj në disa shtete që ende hezitojnë për një gjë të tillë.

Ai tha se do të ishte injorancë nëse do e mohonim ndihmën që Turqia ka dhënë për vendin tonë. Andaj bashkëpunimi sipas Thaçit do të vazhdojë me shtetin turk në shumë fusha.

Presidenti i vendit tha se Rusia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, që më pas do të ndikonte edhe në Serbinë që të krijohej një fqinjësi e mirë. “Çdo ndryshim të qasjes së Rusisë ndaj Kosovës ne e mirëpresim”.

Ai tha se ky vit ishte i suksesshëm dhe një provim për shtetin që është dhënë.

Viti 2017 do të jetë vit elektoral, ku do të organizohen zgjedhjet komunale, ndërkaq sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme nëse politikbërja e Kosovës vendos mua më mbetet vetëm ta aprovoj.