Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“KQZ miraton ndryshimin e mandateve, Tiranës i shtohen 2 deputetë, Durrësit 1” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“KQZ miraton ndryshimin e mandateve, Tiranës i shtohen 2 deputetë, Durrësit 1” plus 9 more Gazeta SHQIP


KQZ miraton ndryshimin e mandateve, Tiranës i shtohen 2 deputetë, Durrësit 1

Posted: 03 Dec 2016 01:47 AM PST

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme ndarjen e re të mandateve në kuadër të zgjedhjeve të qershorit të vitit të ardhshëm.

Kështu në bazë të të dhënave të gjendjes civile KQZ vendosi që Tiranës t'i shtohen 2 mandate dhe Durrësit t'i shtohet një mandat, ndërsa Korça, Berati dhe Kukësi do të kenë në zgjedhjet e ardhshme një deputet më pak.

Caktimi i mandateve për qarqet e vendit ishte përcaktuar ditën e mërkurë, por u shty me kërkesë të Partisë Demokratike, që kërkoi më shumë kohë që të njihej me materialet e marra nga Zyrat e Gjendjes Civile.

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Posted: 03 Dec 2016 01:28 AM PST

vrasjaNjë fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas i akuzuar për vrasjen e prindërve të tij birësues.

Policia në qytetin Kroullej tha se Carl Brewer, 17 vjeç, është arrestuar në shtëpinë e prindërve të tij.

Policia ka gjetur trupat e Troy Brewer, 60 vjeç, dhe të Mary Brewer, 63 vjeçe, brenda shtëpisë, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Ambasada ruse në Uashington ka konfirmuar se Brewer është birësuar nga Rusia dhe se si shtetas rus është regjistruar në konsullatën ruse qysh më 2005. Policia tha se nuk e di ende motivin e saktë për vrasjet. Familja Brewer ka pasur tre fëmijë të birësuar nga Rusia.

Carl ka qenë i vetmi që ka qenë duke jetuar ende me prindërit birësues.

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Basha në Delvinë: Gjendja e rëndë e vendit kërkon t’i prijmë ndryshimit, jo ta presim

Posted: 03 Dec 2016 01:05 AM PST

bashaKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me demokratë të Delvinës u shpreh se gjendja në vend është e padurueshme dhe ka ardhur ora e ndryshimit

"Në këto 3 vite janë dhënë 1 miliardë dollarë për shëndetësinë, por jo vetëm që nuk është shpenzuar asnjë lek për përmirësimin e shërbimit i cili është përkeqësuar, por paratë kanë shkuar në 2-3 klientë të Edi Ramës. Ndërkohë që Shqipëria po lëngon nga papunësia, nga varfëria, nga padrejtësia dhe po zbrazet nga rinia, nga qytetarët, nga të papunët por edhe nga profesionistët, kur populli është i përmbytur, Edi Rama merr avionin për ekspozitë në  Nju Jork.  Sëmundja e dermatozës nodulare bën kërdinë tek fermerët në zona të tëra të Shqipërisë, Edi Rama merr avionin dhe shikon ndeshje sporti. Shqiptarët kërkojnë atë që është e tyrja dhe u takon, kërkojnë Shqipërinë, resurset e Shqipërisë, buxhetin e Shqipërisë të përdoret për shqiptarët, të përdoret për shumicën", tha Basha.

Sipas Bashës, thirrja për demokratët është e qartë pasi i kanë prirë ndryshimit dhe nevojave të vendit qysh ditën e parë te krijimit.

"Kurrë Partia Demokratike nuk ka qenë në bisht të ndryshimit. Gjithmonë i ka prirë asaj. Ndaj sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm për të ndarë dhe diskutuar hallet dhe problemet e përditshme, por edhe rrugët e zgjidhjes që kalojnë përmes platformës tonë të kthimit të pushtetit tek qytetarët, të kthimit të Delvinës tek banorët e Delvinës, të kthimit të Shqipërisë tek shqiptarët. Por po kështu për të vendosur kursin e aksionit tonë politik që do të mundësojë që ky konsensus i madh qytetar të kthehet në një energji politike, të kthehet në një bashkësi të madhe që tejkalon konturet e partisë tonë politike dhe kështu me votë të largojmë qeverinë e pakicës dhe t'ia kthejmë qeverisjen dhe Shqipërinë shumicës, qytetarëve, shqiptarëve. Bashkimi dhe hapja janë në funksion të njohjes së realitetit, të vërtetave të qytetarëve. Atë që nuk e bën Edi Rama, atë që nuk e bën dot ai, ne duhet ta bëjmë me çdo kusht. Ne duhet të njohim realitetin ku jetojnë bashkëqytetarët tanë", theksoi Lulzim Basha.

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

HASHASH-BUXHETI OSE TESTAMENTI POLITIK I EDI RAMËS

Posted: 03 Dec 2016 01:00 AM PST

astrit-patoziPo të bënim një krahasim në vite, buxhetet e shtetit janë si vëllezërit, të cilët, sa ngjajnë, aq janë edhe të ndryshëm. Ndaj edhe për këtë arsye ata mund të pagëzohen me një emër, që i dallon nga njëri-tjetri, në varësi të peshës, që ka një temë e caktuar në synimet e tyre politike dhe sociale.

Për shkak të polarizimit të fortë politik në Shqipëri, ne jemi mësuar tashmë me kontrastet e thella në epitetet që u mvishen buxheteve. Qeveria thotë, fjala vjen, rilindje, ringritje, shpresë, besim, prosperitet, begati dhe përparim, ndërsa opozita flet zakonisht për depresion, varfëri, korrupsion, babëzi dhe dëshpërim. Natyrisht, që ka ekzagjerime nga të dy anët. Por jo thjesht se ne jemi një vend i varfër, dhe jo vetëm se unë jam deputet i PD, opozita është shumë më afër të së vërtetës.

Unë nuk do të merrem me analizën e detajuar të buxhetit, sepse jam i sigurt që do ta bëjnë me shumë profesionalizëm kolegët e mi. Jam i sigurt se ka plot vend për ta bërë copë dhe rrëzuar një buxhet shqiptar. Por sado keq të jetë konceptuar dhe shkruar buxheti, që po shqyrtojmë, do të ishte luks nëse ne do të merreshim sot thjesht me kritikën e tekstit. Sepse unë mendoj se buxheti në vetvete, edhe më i keqi qoftë ai, është gjithësesi më i pranueshëm se ajo që ndodh me arkën e shtetit, pasi ai miratohet në parlament.

Masakra e vërtetë vjen gjithmonë kur lukunia e kusarëve të pushtetit i vërsulet financave të brishta publike, që janë në fakt taksat e shqiptarëve. Dhe sulmi fillon që më 3 janar, për të mos thënë edhe më shpejt. Ndaj ky buxhet edhe i mirë po të ishte, do të katandisej si paraardhësit e vet. Do të copëtohej në koncensione e tendera korruptivë, në abuzime dhe shpenzime luksi, sic ka ndodhur sidomos në këto tre vjetët e fundit, që kur timonin e ka marrë në duar Edi Rama.

Por ky duhet te ishte buxheti më i mirë ndoshta i kësaj qeverie, sepse ai përkon me zgjedhjet, dhe Edi Rama do që t’i fitojë ato me cdo cmim. Do ta bënte kushdo në fakt, sepse nuk mund të mohohet që askush nuk do që ta lërë me dëshirë pushtetin. Por nuk është vështirë të konstatohet që ai në fakt është buxheti i vazhdimësisë së depresionit të kësaj qeverie, që nga 2013-a e deri tani, sepse nuk shquhet për asgjë të re. Për të mos thënë se ka edhe prapakthehu, për të mbushur ndonjë gropë të tre buxheteve pararendëse.

Dhe në rast se do ta trajtonim atë si një kulminacion të një mandati politik, ky buxhet është në fakt konfirmimi i varrosjes së premtimeve të bujshme të tre vjetëve më parë për shëndetësi dhe legalizime falas, për taksa më të ulëta dhe përralla të tjera të "Rilindjes". Ndaj edhe ai është, pa asnjë dyshim, monumenti më i spikatur i dështimit spektakolar të kësaj mazhorance.

Por edhe pse i përmban të gjitha këto elementë, prapëseprapë ai e meriton një epitet, qoftë edhe për të mos e ngatërruar me të tjerët. Sipas meje, dokumenti që kemi përpara mund të quhet pa frikë si buxheti i hashashit, edhe pse kjo fjalë nuk gjendet në asnjë rresht të tij. Dikush mund të thotë se i paskam rënë për shkurt, por kjo nuk është e vërtetë. Sepse unë, sic e dini edhe ju, nuk shquhem shumë si hashasholog.
E kam quajtur kështu sepse kam bindjen se kjo qeveri tek kultivimi dhe trafikimi i kanabisit ka mbështetur gjithë shpresën, jo vetëm për mbijetesën e saj politike, por edhe atë të ekonomisë kombëtare, prej kohësh në pikiatë. Dhe kjo sidomos dhe vecanërisht në dy vjetët e fundit. Jam shumë i sigurt që vitin që vjen, do të jetë një vërshim të pazakontë të mbjelljes dhe të shitjes së kanabisit, sepse do të jenë zgjedhjet nëpër këmbë dhe nevojat e mafias së drogës do të jenë më të mëdha.

Është sa naive, aq edhe djallëzore, gjenerimi i parave të pista në ekonominë e vendit, si mënyrë për ta shpëtuar atë nga kolapsi. Por tek e fundit, kjo është kryevepra e vërtetë e kësaj qeverie në këto vite, për të cilën natyrisht nuk mburret dot publikisht.
Natyrisht, nuk ka një zë në buxhet për hashashin, por një raport I Brukselit para disa ditësh nënvizonte se prodhimi dhe trafikimi i bimëve narkotike zë 2.7 përqind të të GDP-së kombëtare në Shqipëri. Nuk jam shumë i sigurt nëse kjo gjë thuhet për Kolumbinë apo Afganistanin, si eksportuese droge me famë botëriore, që janë, por është jashtë cdo dyshimi se për Europën kjo është një risi, ndërsa për qeverinë e Edi Ramës një rekord i zi. Do të ishte humor i zi dhe cinizëm ekstrem që opozita sot t'i kërkonte Edi Ramës që të korrektonte buxhetin, duke përfshirë në të edhe efektet që sjell industria e kultivimit dhe trafikimit te kanabisit në Shqipëri. Për shkak se jemi seriozë dhe të shqetësuar, ne nuk kemi sot një amendament për këtë cështje.

Por është më keq se sa duket, mendoj unë. Edhe pse tingëllon si e mirëkalkuluar, unë nuk e besoj shifrën që jepet nga raporti i BE. Sepse mendoj që pesha e këtij aktiviteti kriminal në GDP-në e vendit është më shumë. Sepse ajo llogari me siguri që është bërë ndoshta duke patur parasysh vetëm sasitë e kapura, cdo ditë, kryesisht nga policitë e huaja, të cilat janë kolosale. Por të mos harrojmë se sasi të pamatshme kanabisi dhe drogërash të forta, që nisen nga Shqipëria, arrijnë të penetrojnë në kufinjtë e BE dhe për to, sigurisht, nuk ka statistikë.

Unë e di se mafia e drogës, që lundron mbi para të pista, me licencë të qeverisë, ka buxhetin e saj të madh, që nuk ka asnjë lidhje me këtë që po diskutojmë ne. Por kam merakun se ajo mund të fyhet po t'i themi se produkti i saj kriminal zë vetëm 2.7 përqind të GDP-së, sic thotë raporti i Brukselit.

E kam dëgjuar shpesh kryeministrin të irritohet sa herë që përdoret termi Kolumbia e Europës, me argumentin se nuk mund të qëndrojë ky krahasim. Sepse, sipas tij, është shumë i rëndë për vendin, një barrë që nuk i takon ta mbajë. Është afërmendsh që Frontit të së Keqes i janë errur sytë dhe nuk e shikon dot mrekullinë, që ka ndërtuar në këto tre vjet Edi Rama.

Por unë nuk e mbaj dot dhe po e them, që ne jemi më keq se Kolumbia. E dini pse? Sepse Qeveria e Bogotasë nuk e kontrollon dot të gjithë territorin e vendit dhe ajo nuk mban dot përgjegjësi për zonat nën regjimin e FARC-ut. Kurse Shqipëria nuk e ka këtë problem, ndaj edhe qeveria e saj është përgjegjëse për cdo centimetër katror, që është vënë në dispozicion të mafias për t’u mbjellë me drogë.
Kam bindjen se ky e meriton epitetin e vet, edhe sepse është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar dhe të falimentuar. Dhe jam I sigurt se Edi Rama do te synojë ta përdorë atë edhe si narkotik për zgjedhësit shqiptarë, që do të vendosin pas një viti për fatin e tij politik.

Sot që po flasim jemi në gati gjashtëmujorin e fundit të kësaj qeverie. Për cfarë do të mbahet mend ajo? Kush është suksesi i saj më i madh dhe më i prekshëm? Asnjë metër rrugë, asnjë investim serioz, pagat në vendnumëro, pensionet gjithashtu. Kurse hashashi është një sukses i gjithëpranuar, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Dje e thonte BBC, gjigandi britanik i informimit të publikut dhe unë e kam të vështirë të pranoj se edhe ajo është bërë pjesë e Frontit të së Keqes. "Shqipëria është prodhuesja dhe eksportuesja kryesore e kanabist në Europë", thonte dje dhe vazhdon ta publikojë edhe sot reportazhin e saj BBC.

Kjo natyrisht është edhe qeveria e palmave, e dritave, e ngjyrave të ndezura, e fasadave, e qendrave të qyteteve, që "rilindin", e vijëzimit të rrugëve, e stadiumeve, e pishinave dhe e shatërvanëve. Sepse Edi Rama mendon se Shqipëria nuk është ajo që jeton varfërinë, padrejtësinë dhe dëshpërimin, por ajo që duket në televizor.

Vetëm një hashash – buxhet mund të vijojë shpërndarjen e taksave të qytetarëve të vet në koncensione, dhe shërbime gati virtuale, pa bërë asnjë punë që mbetet. Sepse jam I sigurt që Edi Rama do të vijojë të shajë rrugët tona, sic ka bërë gjithë këto vite, edhe kur të shkojë në fushatë, në pranverën e ardhshme. E bëri edhe sot për minuta të tëra. Por sado që diku edhe mund të jetë tepruar apo mund të jetë bërë edhe ndonjë gabim me to, rrugët e ndërtuara nën qeverisjen tonë janë aty për t'u shërbyer njerëzve, për të lidhur pjesët e kombit, qytetet dhe fshatrat tona me njëra-tjetrën.

Ndërsa ky kryeministër, që përmes këtij buxheti na ka sjellë në parlament testamentin e vet politik, e vetmja gjë për të cilën mund të mburret në këto katër vjet është shkëlqimi dhe mjerimi i industrisë së hashashit. Ndaj edhe ky buxhet meriton të refuzohet, sepse vendet demokratike dhe të civilizuara nuk e pranojnë dot t'u nënshtrohen mafias së drogës.

Astrit PATOZI

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçarja nga Durrësi

Posted: 03 Dec 2016 01:00 AM PST

aksidentPolicia e Durrësit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një këmbësori mbrëmjen e djeshme në këtë qytet. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasja Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës.

23-vjeçarja akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku mjeti tip Wolsvagen, me targa DR 5189 E, që drejtohej nga Hysi aksidenti për vdekje shtetasin me inicialet R.H, 75 vjeç.

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Turqia i përgjigjet ministrit grek Kamenos: S’ke kapacitet për të kuptuar

Posted: 03 Dec 2016 12:40 AM PST

turqiDeklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë përgjigjen e parë nga Ankaraja zyrtare.

Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se "ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve".

"Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve", thuhet në deklaratën e diplomacisë turke.

Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke 'u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban'.

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH

TEC-i, arrestohen 2 ish-punonjës, në një vit i shkaktuan shtetit 209 mln lekë dëm

Posted: 03 Dec 2016 12:39 AM PST

Policia-e-FieritPolicia e Fierit ka ndaluar tre ish-punonjës të TEC-it të Fierit dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Flamur Fejzulla, 49 vjeç, banues në Peshtan të Fierit dhe ish-përgjegjës i TEC-it të Fierit, Artem Rusto, 43 vjeç, banues në Zharrës, ish-magazinier po në këtë TEC dhe Qemal Vrenozi, 41 vjeç, ish-drejtor i TEC-it janë arrestuar, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit me inicialet P.P. 53 vjeç dhe T.B., 65 vjeç, që të dy banues në Tiranë.

Policia thotë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë periudhës 2012-2013 që kanë qenë në detyrë i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lek nga ankandet publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T.B.

Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, arrestohet i riu, pengoi zbardhjen e vrasjes së 21-vjeçarit në fshatin Gur i Zi

Posted: 03 Dec 2016 12:34 AM PST

arrestim-rusi-655x356Specialistët  e Sektorit  për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë  Elbasan bënë ndalimin e shtetasit Naim Hazizi, 27 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi.

Ky  shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë pasi dyshohet të ketë penguar në zbulimin e  së vërtetës për vrasjen e ndodhur më datë 26.11.2016, në një kodër në fshatin Guri i Zi ku mbeti i vrarë 21-vjeçari Gazmend Sllami.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore u bë e mundur gjetja e armës  së  krimit, që u gjet e fshehur  në vendin e quajtur "Guri i Keq", në fshatin Guri Zi. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut teke

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale "Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës".

3 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 3 dhjetor 2016

Posted: 03 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Nuk do të merrni shumë stimul nga të tjerët, kështu që vazhdoni që t'i merrni gjërat me komoditet. Përfitoni nga kjo fazë qetësie për të riorganizuar idetë dhe impenjimet që keni. Në dashuri do të jeni të privilegjuar.

DEMI

Nuk do të jeni në humorin e duhur për të vlerësuar dashurinë që do ju ofrojë personi që ju do. Mos u tregoni të ashpër përballë dikujt që nuk i ka përfunduar gjërat, siç ia kishit kërkuar. Mundohuni që ta ndihmoni, e të kuptoni se përse gjërat shkuan siç i kishit parashikuar.

BINJAKET

Mos e prishni humorin edhe pse gjërat nuk po shkojnë ashtu si do të dëshironit.  Gjatë ditës do të takoni një person për të cilin nuk keni dhe shumë simpati. Darka do të jetë e qetë, pa ndonjë surprizë.

GAFORRJA

Sot mbi të gjitha duhet të vini në punë fantazinë tuaj . Do të tregoheni të dashur me miqtë e me partnerin, dhe do të arrini që të shprehni ndjenjat tuaja lirisht.

LUANI

Të elektrizuar nga interesa të reja ose nga mania për të bërë gjithçka vetë, sot do të ndodheni në vështirësi. Do ju duhet të kërkoni ndihmën e dikujt për të përfunduar një projekt me rëndësi në punën tuaj. Kështu që mos hezitoni po bëjini një telefonatë.

 VIRGJERESHA

Sot entuziazmi juaj do të shndërrohet në një shfaqje, jo shumë konstruktive. Një person që ju do sinqerisht do të mundohet që të vendosë disi në rregull impenjimet tuaja, por nuk do të doni ta dëgjoni edhe shumë.

PESHORJA

Me personin që ju intereson, në qoftë se nuk e keni stabilizuar akoma raportin, hidheni ju hapin e parë, sepse është dita e duhur. Në punë  do ta mbyllni ditën me një fitore të vogël kundrejt një rivali.

AKREPI

Siguria në vetvete do të bëjë që të përballoni me kokën lart gjithçka e të gjithë. Me një sjellje bujare nuk mund të ndodhë ndryshe vetëm të dilni fitues. Edhe në fushën sportive mund të korrni suksese.

Shigjetari

Pushoni duke parë armiq kudo, e shkoni të parët në takimet me të tjerët. Mos e torturoni veten me xhelozi dhe pendime, që nuk sjellin asgjë të mirë. Qartësoni dyshimet tuaja me personin direkt të interesuar.

BRICJAPI

Mëngjesi nuk do të jetë nga më të mirët që keni kaluar. Do të jeni konfuzë e nuk do të veproni ashtu siç duhet. Edhe në dashuri do të tregoheni shumë arrogantë, duke lënduar partnerin, me veprimet dhe fjalët që do të thoni, prandaj kujdes!.

UJORI

Do të dini që të kaloni një çështje të komplikuar ku xhelozia dhe antipatitë personale ndërthuren me interesat dhe detyrat profesionale. Mos u tregoni ziliqarë për suksesin e një kolegu, sepse edhe ju do të keni sadisfaksionet tuaja sot.

PESHQIT

Ditë impenjative, sigurisht që do të keni shumë për të ofruar. Nëse jeni  singëll apo në çift, mund të prisni momente magjike, e çmendurie.

Tiranë, dhunojnë fizikisht punonjësit e policisë; 3 në pranga

Posted: 02 Dec 2016 02:27 PM PST

policia arrestim_1Kundërshtojnë vendimin e I.K.M.T., për një mur pa leje, qëllojnë me mjete të forta punonjësit e policisë, në pranga tre shtetas. Burimet bëjnë me dije se rreth orës 13:30, mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Faik Konica”, gjatë zbatimit të vendimit të I.K.M.T., Dega Tiranë, i datës 01.12.2016, për prishjen e një muri pa leje, në banesën e shtetasit Sokol Durma, ka pasur një konfrontim midis punonjësve të policisë së rendit, të cilët ishin vendosur aty për mbarëvajtjen e zbatimit të vendimit dhe disa shtetasve të cilët janë kundra këtij vendimi. Këta shtetas kanë filluar duke hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të Policisë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë disa punonjës policie, të cilët morrën mjekimin e nevojshëm në S.Q.U.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur normalizimin e situatës dhe janë kundërshtuar me forcë duke bërë rezistenc si dhe penguar punonjësit në kryerjen e detyrës .Ndodhur në këto kushte pas  verifikimeve u kryen  veprimet e para  proceduriale dhe u  bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Eni Spahiu , 26 vjeç; Noke Spahiu , 51 vjeç; Sokol Durma , 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë shtetasi Altin Durma , 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”.

Në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan materialet proceduriale në Prokurorinë Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

2 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :