Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

Lajmi.net: “Mesfushori i njohur transferohet në Kinë, rroga 20 milionë euro në vit (FOTO)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Mesfushori i njohur transferohet në Kinë, rroga 20 milionë euro në vit (FOTO)” plus 8 more


Mesfushori i njohur transferohet në Kinë, rroga 20 milionë euro në vit (FOTO)

Posted: 30 Dec 2016 11:37 PM PST

Axel Witsel do të largohet nga Zenit St Petersburg.

Por, ai nuk do të transferohet në Juventus.

Mesfushori belg ka marrë ofertë nga një klub kinez me vlerë prej 18 milionë euro dhe 2 milionë euro shtesë në bonuse në kontratë katërvjeçare prej gjithsejtë 72 milionë euro, raporton "Corriere dello Sport", përcjell "lajmi.net".

Andaj, ai është i gatshëm të largohet nga Zenit St Petersburg, klub me të cilin ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Merkel: Terrorizmi islamik mbetet sfida më e madhe

Posted: 30 Dec 2016 11:36 PM PST

Duke iu referuar sulmit vdekjeprurës me kamion në Berlin, i cili ndodhi nga një azilkërkues tunizian, ajo tha se i vjen të "pështirë" kur aktet e terrorit janë kryer nga personat që kanë kërkuar mbrojtje, shkruan BBC.

Ajo tha se 2016 ka qenë një vit i "testeve të rënda", mirëpo e bindur se Gjermani do t'i kapërcejë ato.

"Ju jeni vrasës të mbushur me urrejtje, dhe ju nuk e përcaktoni mënyrën se si ne duam të jetojmë. Ne jemi të lirë, të vëmendshëm dhe të hapur", u ka thënë Merkel terroristëve

Nga sulmi i fundit në Berlin u vranë 12 persona, kur terroristi Anis Amri, çoi kamionin drejtë turmës së njerëzve në tregun e Krishtllindjes.

.

Era merr urimin më të mirë nga një person i veçantë (Foto)

Posted: 30 Dec 2016 11:30 PM PST

Sukseset e shumta kanë bërë që ajo të renditet si një nga emrat më të komentuar në botë, shkruan lajmi.net

Këngëtarja në këtë fundvit ka marrë edhe urime dhe motra e saj Nita. Ajo i ka dërguar Erës një letër ku i ka treguar sa shumë e do dhe e ka quajtur si 'superstarja' e saj e vogël./Lajmi.net/

era

.

Suarez është top-sulmues, por shikojeni si është si portier (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 11:29 PM PST

Is there anything Suarez can’t do?!

A video posted by Soccer • Football • Futbol (@futeboleras) on

.

18 të vdekur e 40 të plagosur nga një sulm me bombë në Irak (Foto)

Posted: 30 Dec 2016 11:27 PM PST

Sipas një koloneli të policisë, numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shpërthimi ka ndodhur në një vend ku ka frekuentim të madh të njerëzve.

Policia ka mbyllur komplet zonën, ndërsa ekipet mjekësore po bëjnë përpjekje për t'i shpëtuar të plagosurit.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësin e sulmit./Lajmi.net/

.

Mesfushori ‘më i mirë në botë’ nënshkruan me Barcelonën (FOTO)

Posted: 30 Dec 2016 11:25 PM PST

Barcelona ka një plan, vazhdimin e kontratës së mesfushorit Andres Iniesta.

Legjenda e gjigantit katalan ka marrëveshje me klubin deri më 2018.

Por, drejtuesit e kampionit të La Ligës dëshirojnë të vazhdojnë qëndrimin e tij në Camp Nou deri më 2020, raporton e përditshmja sportive katalane "Mundo Deportivo", përcjell "lajmi.net".

Iniesta konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Dhe, ai ka pranuar se dëshiron të pensionohet në Barcelonë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

93 gazetarë të vrarë në vitin 2016

Posted: 30 Dec 2016 11:18 PM PST

Numri gazetarëve të vrarë në vitin 2016 është më i vogël se në vitin 2015, që kanë humbur jetën 112 gazetarë.

Numri më i madh i të vrarëve është në vatrat e luftës, ku prinë Siria./Telegrafi/

.

Rousey kthehet në UFC, turpërohet për 47 sekonda (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 11:16 PM PST

Horoskopi, 31 dhjetor 2016

Posted: 30 Dec 2016 11:12 PM PST

Horoskopi

Dashi – Nëse nuk tregoheni objektive sot në jetën tuaj në çift mund të përballeni me probleme të mëdha. Mos e ngrini në piedestal partnerin që të mos zhgënjeheni. Beqarët do i japin prioritet jetës intime dhe do bëjnë gjithçka që ta gjejnë personin ideal. Nën influencën e planetëve do keni fat në planin financiar. Do iu rriten shumë të ardhurat. Nëse keni ndonjë argjendari kujdes nga vjedhjet.

Demi – E parë nga jashtë jeta juaj në çift do duket e qetë, por në fakt mosmarrëveshjet do jenë të shumta. Të dy do tregoheni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Beqarët do kenë ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Përgatituni për rrahje të forta zemre. Financat do fillojnë të përmirësohen pak nga pak. Mendohuni mirë para se të bëni investime të mëdha.

Binjakët – Ata që janë në një lidhje do jetojnë një nga ditët më të bukura të këtij muaji. Partneri do iu mbajë pranë dhe do mundohet t'ua realizojë të gjitha dëshirat. Beqarët do jenë magnetike dhe do bëjnë për vete cilindo që do pëlqejnë. Shfrytëzojeni sa më shumë të mundni ditën. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha kështu që do bënit mirë të tregoheshit të matur me shpenzimet.

Gaforrja – Do keni një rival shumë të fortë sot në dashuri prandaj duhet të bëni gjithçka që partneri të qëndrojë pranë jush. Mos ia prishni qejfin dhe tregohuni me tolerantë. Beqaret do entuziazmohen se tepërmi falë një takimi mjaft interesant dhe të veçantë që do kryejnë. Financat do jenë mjaft problematike kështu që do bënit mirë të mos shpenzonit fare.

Luani – Me mbështetjen e yjeve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur dhe emocionuese sot. Të dy me partnerin do kuptoheni mirë dhe do kaloni moment pasionante. Nëse jeni vetëm ka mundësi të ndodhe një takim interesant. Mos e lini t'iu ikë nga duart. Edhe pse financat do jenë të mira, nuk është ende koha për të bërë investime të mëdha. Prisni edhe pak.

Virgjëresha – Ditë mjaft e bukur kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Më shumë se kurrë më parë do i shprehni ndjenjat dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica. Beqarëve do iu shtohet dëshira për të pasur dikë në krah dhe yjet do jenë atje për t'ua plotësuar dëshirat. Përgatituni për ndryshime të mëdha. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme kështu që mos rrezikoni.

Peshorja – Ka ardhur koha të reflektoni seriozisht për të ardhmen e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Koha ikën dhe dëshira për të qëndruar sa më shume pranë partnerit rritet. Beqarët edhe ose do kërkojnë shumë nuk do të gjejnë personin që aq shumë kanë ëndërruar. Financat nuk do jenë aq të mira sa për të bërë investime të tejskajshme. Tregohuni pak me te matur.

Akrepi – Klima në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme pranë atij që keni në krah dhe do ndiheni më së miri. Beqarët nga ana tjetër do kenë fat me shumicë. Jo vetëm që do dalin nëpër takime, por do gjejnë edhe shpirtin e tyre binjak. Situata financiare do jetë përgjithësisht e qëndrueshme nëse ju tregoheni të matur me shpenzimet.

Shigjetari – Dita aspak e favorshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Debatet do jenë të zjarrta dhe ata më të nxituarit do marrin vendime ekstreme. Kujdes! Beqarët do jene joshës dhe sharmantë, por përsëri princ të kaltër nuk do gjejnë dot. Shpresën mos e humbni gjithsesi. Situata financiare do ketë ndryshime pozitive. Do jeni më të organizuar dhe do shpenzoni me maturi.

Bricjapi – Do harroni çdo gjë sot dhe do merreni vetëm me jetën në çift. Do flisni hapur me partnerin edhe për disa gjëra që ua kanë munduar shpirtin. Beqarët do njihen me shumë persona dhe dikush do i tërheqë më tepër. Mos bëni premtime pa qenë as vetë të sigurt. Marsi dhe Hëna do ndikojnë negativisht tek financat. Shtrëngojeni rripin e shpenzimeve nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë lek.

Ujori – Jeta në çift do jetë edhe më e bukur gjatë kësaj dite falë ndikimit mjaft pozitiv të Venusit. Do afroheni më tepër me partnerin dhe klima do fillojë të ngrohet. Beqarët do jetë më mirë ta lënë veten të lirë dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që do iu jepen për takime. Nëse merrni masa strikte në planin financiar do arrini ta stabilizoni shumë shpejt situatën delikate.

Peshqit – Nëse jeni në një lidhje shmangni me çdo kusht aventurat kalimtare sepse gjithçka që keni ndërtuar do të shkatërrohej. Pse ta prishni me dorën tuaj këtë atmosferë elektrizuese? Nëse jeni ende beqarë, mundësitë për të takuar personin ideal do jenë të shumta. Bëjini sytë katër. Financat do preken negativisht nga planetët. Mos Beni gabime trashanike.

.

Related Posts :