Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Lezhë, grabitësi plagos me armë efektivin e policisë gjatë ndjekjes” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Lezhë, grabitësi plagos me armë efektivin e policisë gjatë ndjekjes” plus 9 more Gazeta SHQIP


Lezhë, grabitësi plagos me armë efektivin e policisë gjatë ndjekjes

Posted: 22 Dec 2016 02:07 AM PST

aksioni-lazaratNjë grabitje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë dhe gjatë ndjekjes nga policia, autori ka plagosur një efektiv në krye të detyrës. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 09:20, të paradites ku një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa "AA 870 II".

 

Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të makinës së vjedhur. Autori kur ka parë makinën e policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë. Ky i fundit  është transportuar në drejtim të spitalit të Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Policia ka rrethuar autorin, i cili është me armë në dorë.  Në ndihme të policisë së Lezhës janë  nisur grupe me  forcat RENEA, helikopteri i policisë me forca të tjera të RENA-s. Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhës në Fushë Gjormë.                       Ndërkohë, punonjësi i Policisë është plagosur me plumb në kokë.

RENEA ka mbërritur tani në vendin ku mbahet i rrethuar autori.

Vijon….

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

I dyshuari për atentat në Berlin ka qenë i dënuar në Itali për zjarrvënie

Posted: 22 Dec 2016 01:16 AM PST

AnsiNë Evropë po bëhen kërkime masive për një tunizian, i dyshuar për sulmin me kamion në Berlin. Anis Amri, 24 vjeç, raportohet se ka qenë nën monitorim, nën dyshimet për planifikim të vjedhjeve për të blerë armë, por mbikëqyrja i është hequr për shkak të mungesës së provave.

Para se të hynte në Gjermani, ai ka qenë katër vjet në burg për zjarrvënie në Itali. Sulmi, të hënën mbrëma, në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, ka lënë të vrarë 12 veta dhe të plagosur 49 të tjerë.

Urdhri për arrest është lëshuar pasi leja e qëndrimit e Anis Amrit është gjetur në kamionin që është përplasur për turmën. Autoritetet gjermane paralajmërojnë se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Ato kanë ofruar shpërblim prej 100,000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e tij.

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Erdogan: Kemi jetuar gjithmonë në harmoni me shqiptarët

Posted: 22 Dec 2016 01:11 AM PST

thumbs_b_c_2ecc08bef393f1f7bb0450d71bf6b44fPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve, zhvilluan dje një konferencë të përbashkët për shtyp, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Pyetjes së një gazetari shqiptar për kontributet në jetën ekonomike dhe politike të shqiptarëve që jetojnë në Turqi, presidenti Erdogan iu përgjigjur se "qytetarët e mi shqiptarë kanë një pozitë të njëjtë si në përpjekjet për zhvillimin e atdheut ashtu edhe të popullit."

Duke vënë në dukje se kryesisht në lagjen që është rritur ka patur shumë fqinj shqiptarë dhe se është rritur bashkë me ta Erdogan theksoi se "kemi patur një motër shqiptare Suatën".

"Mund të them se jam rritur pjesërisht nga dora e saj. Për këtë arsye jemi ndërthurur në këtë mënyrë dhe kemi një situatë të tillë si dhe zona ku ndodheshim ishte një zonë ku kultivohej bostani. Kultivoheshin edhe gjëra të tjera ku edhe atje kishim vëllezër shqiptarë. Unë deri në këto ditë nga ato që kam njohur nuk kam parë ndonjë gjë negative të tyre", shtoi ai.

"Ne kemi qenë gjithmonë në harmoni, kemi jetuar bashkë dhe kemi arritur në këto ditë. Gjithashtu besoj se do të ecim përpara me të njëjtën dashuri dhe respekt", theksoi Erdogan.

"Me të vërtetë që gjithë shqiptarët që ndodhen në Bajrampasha, Kyçykçekmece dhe në Stamboll janë të qetë si dhe vendet ku janë ato janë të begatë. Ne jemi të kënaqur me ato dhe jemi të lumtur. I falënderoj ata sepse asnjëherë nuk kanë qenë shkak për përçarje, por kanë qenë gjithmonë në unitet dhe brenda një bashkimi", është shprehur ndër të tjera presidenti turk

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Sarandë, dhunoi punonjësin e policisë pyjore, arrestohet 43-vjeçari

Posted: 22 Dec 2016 01:07 AM PST

arrestim nga shqiponjatNjë 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka goditur një punonjës të policisë pyjore në bashkinë e Konispolit.

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", shtetasin Sulejman Ismaili, 43 vjeç, banues në fshatin Janjar.

Arrestimi tij u bë pasi më datë 21.12.2016, në fshatin Janjar, ky shtetas dyshohet se ka goditur fizikisht shtetasin D.A., punonjës i Policisë Pyjore, Bashkia Konispol,  për motive të dobëta.

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, shoferi i dehur i autobusit përplas disa mjete të parkuara

Posted: 22 Dec 2016 01:03 AM PST

autobusiDrejtonte autobusin i dehur, humb kontrollin dhe përplaset me disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan dhe policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Theodhor   Leku,  59 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  duke drejtuar mjetin autobus tip "Reno" me targa AA 283 KZ, në rrugën "17 Marsi" ka përplasur mjetet e parkuara duke u shkaktuar vetëm dëme materiale.  Gjatë provës së alkool-test u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur".

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Lushnjë, kundërshton me dhunë efektivin e policisë, arrestohet

Posted: 22 Dec 2016 12:33 AM PST

Polici-arrestim-600x346

Në pranga ka rënë shtetasi Artur Daja, 48 vjeç, banues në lagjen  "Skënder Libohova" Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ''Çlirimi'', ka kundërshtuar me dhunë Ndihmës Specialistin e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Lushnje, i cili ka ndërhyrë për të shoqëruar këtë shtetas në komisariat pas një konflikti që shtetasi Artur Daja kishte me një drejtues mjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik".

22 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 22 dhjetor 2016

Posted: 22 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Dialogu është arma e duhur sot për ju. Në ambientin e punës, do të keni përgjegjësi të reja, por kjo gjë nuk do t'ju mërzisë aspak, ato forcojnë më shumë profesionalitetin tuaj.

DEMI

 

Në ambientin e punës, dikush do t'ju provokojë, por ju duhet të mbroni idetë tuaja, pasi ato janë të sakta. Duhet të jeni të hapur dhe të sinqertë me partnerin tuaj, pasi mos qartësimi i gjërave do të sjell debate të papëlqyeshme për ju.

 

BINJAKET

Në ambientin e punës, do të jeni në qendër të kritikave nga një kolegë i punës suaj. Në ambientin afektiv, duhet të ruani qetësinë e duhur, nuk duhet të sforcoheni, për t'i realizuar gjërat ashtu siç doni ju.

GAFORRJA

Në ambientin e punës, keni një mundësi shumë të mirë, për të kaluar këtë situatë të vështirë. Në ambientin afektiv, duhet të flisni qartë dhe të jeni të sinqertë në atë që thoni.

LUANI

Në këtë fazë, do të acaroheni shumë shpejt, pasi do të bëni gjithçka vet. Në aspektin afektiv, do të përfundojë me sukses gjithçka që kishit nisur dhe lënë përgjysmë.

VIRGJERESHA

Sot, yjet ju japin mundësinë që gjithçka të jetë në favorin tuaj. Në ambientin e punës, jeni i sigurt në atë që kërkoni. Në aspektin afektiv, do të merrni fjalë të ëmbla dhe të dashura nga një person që keni për zemër.

PESHORJA

Mendoni se jeni formuar profesionalisht, por nuk është e vërtet, keni dhe shumë gjëra të cilat nuk i keni mësuar akoma. Në ambientin afektiv, do t'i shprehni ndjenjat tuaja një personi që ka kohë që ju intereson.

AKREPI

Duhet të jeni shumë të vëmendshëm në ambientin e punës, duhet të bëni kujdes me keqkuptimet që mund të ndodhin. Në ambientin afektiv, po jetoni një moment kritik në lidhjen në çift.

SHIGJETARI

Sot, yjet ju sugjerojnë të përballeni me realitetin dhe mos të shfaqeni shumë impulsiv, sidomos në ambientin profesional. Në aspektin afektiv, do të programoni një mbrëmje me të gjitha detajet. Ju këshillohet të merreni me sport!

BRICJAPI

Në këtë ditë, yjet ju sugjerojnë të evitoni idealizmat, dhe të jeni më konkret për të përballur vështirësitë. Në ambientin afektiv, do të jeni me humor të mirë dhe do të kaloni një mbrëmje të këndshme, kjo falë iniciativës suaj.

UJORI

Sot, do të përballeni me një vështirësi që nuk e prisnit, në ambientin e punës. Në aspektin e dashurisë, ju këshillohet të mos pranoni diçka që nuk ju pëlqen, kërkojini ndryshim, atë çfarë doni në të vërtet!

PESHQIT

Duhet të keni durimin e duhur, në ambientin e punës. Në aspektin afektiv, do t'i përmbaheni disa principeve tuaja, duke qenë mjaftë i këndshëm dhe racional në sytë e të tjerëve.

Bajern Mynih e mbyll me fitore 2016-n, fiton ndaj Lajpcig

Posted: 21 Dec 2016 02:38 PM PST

bajernBajern Mynih është shumë i fortë për Lajpcigun. Në Allianz Arena kampionët e Gjermanisë "shkërmoqën" që në pjesën e parë skuadrën surprizë të këtij sezoni duke triumfuar me rezultatin 3-0, për të kryesuar të vetëm Bundesligën në kuotën e 39 pikëve pas 16 javëve të para, dhe për ta mbyllur vitin 2016 në vendin e parë. Një sukses që i siguroi Bajern-it titullin kampion dimri ndërkohë që Leipzigu në krahun tjetër pësoi humbjen e dytë, sezonale. Nuk kishte shumë histori sfida e zhvilluar në Mynih sepse të besuarit e Carlo Ancelotit zgjidhën gjithcka që në 45 minutat e para. Kur kishte kaluar dicka më shumë se çerek ore lojë, spanjolli Thiago Alcantara kaloi në epërsi vendasit.

E kishte shumë të thjeshtë mesfushori me origjinë braziliane për të dërguar në rrjetë një top të kthyer nga shtylla pas goditjes së Lewandowskit. Në të 25-tën një gabim i mbrojtjes së Leipzigut u shfrytëzua në maksimum nga Bayerni me Lewandowskin që rikuperoi topin për të pasuar te Alcantara ky i fundit ftoi në aksion Xabi Alonson që i lirë brenda zone nuk fali duke mposhtur për herë të dytë Gulacsi-n. Në të 30-tën suedezi Emil Forsberg ia bëri më të vështira gjërat skuadrës së Ralph Hasenhuttl pasi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari për një ndërhyrje të rëndë nga prapa ndaj kapitenit të Bayernit Philip Lahm. Për të vulosur fitoren e kampionëve të Gjermanisë mendoi Robert Lewandowski që në të 45-tën kthehu në gol një 11-metërsh duke e çuar rezultatin në 3-0. Në pjesën e dytë Bayerni shpërdoroi pa fund por nuk arriti të realizonte dot gola të tjerë.

Nuk prodhoi fitues sfida mes Kolnit dhe Leverkusenit. Në Rhein Energie Stadion, Mërgim Mavraj zhvilloi një tjetër 90 minutësh pozitiv por skuadra Peter Stoger edhe pse kaloi e para në avantazh me francezin Anthony Modeste nuk mori më shumë se një pikë pasi Wendell në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat në 1-1.

Me Amir Abrashin në stol për 90 minuta, Freiburgu regjistroi një fitore me peshë në fushën e Ingolstadit me rezultatin 2-1. Golat për skuadrën mike u realizuan të dy nga Niederlechner ndërsa për Ingolstadin ngushtoi shifrat, Suttner.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Arrestimi i drejtorit të burgut, avokati: ‘Show’ me prapavijë politike

Posted: 21 Dec 2016 02:21 PM PST

burguAvokati i drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj ka reaguar pas arrestimit të këtij të fundit me urdhër të prokurorisë më akuzën e shpërdorimit të detyrës në rastin e lirimit të Lul Berishës.

Sipas avokatit, Ahmet Cani prokuroria po bën show me prapavijë politike me arrestimin e klientit të tij.

"Arresti i klientit tim i jashteligjshem, nuk eshte detyra e tij funksionale sipas ligjit dhe rregullores se brendshme te institucionit te ndjeke dinanimiken e vuajtjes se denimit te te burgosurve".

Cani akuzon Prokurorinë e Durrësit se ne menyre te fshehte ka kerkuar prane Gjykates marrjen e mases me arrest kur kjo ndodh vetem ne rastet se personi i fshihet drejtesise ose nuk mund te gjendet".

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Azdren Llullaku, kontratë 2-vjeçare me Astanan

Posted: 21 Dec 2016 02:00 PM PST

llullaku1Azdren Llullaku do të transferohet te Astana. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka firmosur me klubin kazak duke i dhënë fund aventurës së tij me rumunët e Gaz Metanit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat rumune, ndërsa Supersport ka mundur të mësoje dhe detajet e marrëveshjes.

Llullaku do të transferohet që këtë Janar te klubi i kryeqytetit të Kazakistanit, me të cilin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila pritet të përfitojë një pagë prej 35-40 mijë Euro në muaj, pothuajse 10 herë më shumë seç merrte te skuadra rumune, ku ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme aq sa është jo vetëm kryegolashënues i kampionatit por njëkohësisht dhe një pretendent për Këpucën e Artë në Europë.

Zgjedhja e Lullakut përveç aspektit ekonomik ka të bëjë dhe me faktin që Astana do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, ndërsa dhe më para ka qenë pjesëmarrëse në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Nëpërmjet kësaj zgjedhje, Llullaku do të ketë mundësinë të spikasë dhe në një kompeticion të rëndësishëm. Nuk dihet ende nëse ka dhe një marrëveshje mes dy klubeve për transferimin e sulmuesit, por mediat rumune bëjnë të ditur se Gaz Metan nuk do të pengojë kalimin e futbollistit te Astana.

21 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :