Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Lezhë, kundërshtuan punonjësin e policisë, në pranga 3 persona” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Lezhë, kundërshtuan punonjësin e policisë, në pranga 3 persona” plus 9 more Gazeta SHQIP


Lezhë, kundërshtuan punonjësin e policisë, në pranga 3 persona

Posted: 01 Dec 2016 02:16 AM PST

Pranga boshTre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë.

Në pranga kanë rënë Zef Nika 48 vjeç, Artur Nika 42 vjeç, Përparim Gjoni  35 vjeç, të tre banues në Torovicë të Lezhës.

"Në vendin e quajtur rreth rrotullimi i Shëngjinit në Lezhë të arrestuarit nën efektin e alkoolit janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe në momentin e ndërhyrjes së forcave policore kanë kundërshtuar me forcë fizike policin", njofton policia.

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthim në Athinë, 6 persona të plagosur

Posted: 01 Dec 2016 02:09 AM PST

explosion_everest-thumb-large6 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në Ahtinë. Raportohet se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur. Sipas mediave greke shpërthimi ka ndodhur në "Victoria Square", në qendër të Athinës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09.25 të mëngjesit të sotëm dhe sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi u provokua nga një bombol gazi dhe menjëherë në "fast food" shpërtheu një zjarr i fuqishëm.

Zjarrfikësit dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe mundën të nxirrnin nga lokali 6 të plagosur.

Si pasojë e shpërthimi ka pasur dëmtime edhe në dyqanet dhe mjetet e parkuara pranë "fast-food".

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dita Botërore e HIV-AIDS, MSH: 102 raste të reja këtë vit

Posted: 01 Dec 2016 01:59 AM PST

hivSot, në ditën botërore të HIV –AIDS, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhëna në lidhje me numrin e të prekurve në vendin tonë. Sipas të dhënave të MSH gjatë këtij viti janë zbuluar 102 raste të reja me HIV- AIDS.  Ndërsa mësohet se numri total i të prekurve në vendin tonë është 984.

Dita Botërore e Sensibilizimit kundër HIV dhe AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV dhe AIDS dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin për HIV dhe AIDS në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Krimi mjedisor, Koka: Ligji i paamenduar që prej 1995

Posted: 01 Dec 2016 01:47 AM PST

CaptureVakumi ligjor në kodin penal për krimin mjedisor sjell vështirësi në punën e ISHMP, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në takimin për amendimin e krimit mjedisor në kodin penal. Sipas ministrit, kapitulli 4 i kodit penal për krimet mjedisore është i paamenduar që prej vitit 1995.

"Në 20 vite të vrullshme nga dora e njeriut në dëm të natyrës e mjedisit. ISHMP ka ështirësi në punën e tij për shkak të vakumit ligjor në kodin penal. Çdo institucion ligjzbatues has vështirësi me kuadrin ligjor ende me boshlliqe", tha Koka.

Ministri ka kritikuar krerët e bashkive, që sipas tij nuk janë angazhuar siç duhet për asetin e vyer ekonomik që kanë në pronësi pyjet. "Apel kryetarëve të bashkive të dalin përtej ambicies politike të një mandati, të kontribuojnë në menaxhimin e pyjeve në të mirë të qytetarëve që i kanë votuar. Njehësimi me legjislacionin e BE është i thjeshtë, zbatimi dhe implementimi i tij has sot vështirësi në Shqipëri", tha Koka.

Kreu i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borschadt tha se 2017 duhet të jetë viti i veprimit për aplikimin e amendimeve të krimeve mjedisore.

“Shqipëria ka liqene, lumenj, një vijë bregdetare dhe peizazhe magjepsëse. Këto burime natyrore janë jetësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë dhe për shëndetin e mirëqenien e qytetarëve të saj. Sidoqoftë, gjatë 25 vjetëve të fundit, këto burime kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm si rezultat i menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe ujërave, ndotjes industriale, peshkimit pa kriter dhe ndërtimeve të pakontrolluara. Këto aktivitete, shumica e të cilave të paligjshme, përbëjnë një kërcënim real ndaj sigurisë mjedisore të vendit, pavarësisht nëse janë bërë me dashje apo thjesht nga neglizhenca.

 Krimi mjedisor kërcënon burimet natyrore të Shqipërisë dhe është pengesë në rrugën e saj drejt një ekonomie burimesh efiçente e me një rritje dhe punësim të sigurt. Kjo situatë përbën një rrezik madhor, degradon burimet natyrore dhe rrit ndotjen me të gjitha pasojat e saj social-ekonomike. Këto sfida kanë nevojë për një reagim të vazhdueshëm, të qëndrueshëm dhe kolektiv që duhet të përfshijë pjesëmarrjen publike, llogaridhënien dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

 Grupi Ndërinstitucional kundër Krimit Mjedisor me përfshirjen e shumë agjencive ka potencialin që të luajë një rol kritik në përballimin e sfidave të mëdha që dalin përpara. Krijimi i tij bazohet në faktin se aktivitetet kriminale kanë ndikim domethënës te mjedisi, ekonomia dhe komuniteti në Shqipëri dhe se mënyra më efikase për të luftuar krimin mjedisor është përmes partneritetit ndërmjet të gjithë aktorëve përkatës. Megjithatë, arritjet konkrete varen nga zbatimi i një plani veprimi të Strategjisë për periudhën 2015-2020″, tha ai. 

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, sekuestrohen 190 kg kanabis, në pranga një 33-vjeçar

Posted: 01 Dec 2016 01:35 AM PST

15301154_10209579691002815_1561399834_n-360x226Policia e Durrësit ka sekuestruar 190 kg kanabis në një kamion, që kishte destinacion Italinë dhe ka arrestuar shoferin Erblin Tuka 33 vjeç nga Shijaku.

Sipas policisë, mbrëmë në port gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin me targa AA 045 ND me drejtues shtetasin Erblin Tukën, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të automjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Kamioni u dërgua për në skaneri ku ka rezultuar se në dyshemenë e  tij kishte 158 pako me peshë rreth 190 kg kanabis. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrjetit të trafikut të drogës.

15239305_10209579691562829_615131105_n-411x226 15302340_10209579691082817_220022626_o-411x226 15302273_10209579690922813_1318668563_o-411x2261 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksidenti në Vlorë, gjykata lë në burg përgjegjësin e projektit; inxhinieri në arrest shtëpie

Posted: 01 Dec 2016 01:23 AM PST

1480582092gjyqiGjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest ne burg për përgjegjësin e sigurimit teknik, Ilirjan Tahmazi, ndërsa për inxhinierin Tomorr Ceno u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.

Të dy personat e akuzuar për shpërdorim detyre, Tomorr Cena dhe Ilirian Tahmazi kanë qenë prezent kur u dha masa ndaj tyre.

Firma ndërtuese dhe dy inxhinierët akuzohen për shkelje të rregullave në punë dhe mungesën e sinjalistikës përkatëse. Si pasojë  e aksidentit të ndodhur më 27 nëntor humbi jetën 17-vjeçari Kristo Panajoti dhe mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit Petro Bego.

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mjekët e Shkodrës në protestë: Gabimet mjekësore të mos cilësohen vepër penale

Posted: 01 Dec 2016 01:04 AM PST

shkoderMjekët e spitalit të Shkodrës kanë dalë sot sërish në protestë. Ata kanë kërkuar që të ndryshojë ligji dhe që gabimet mjekësore të mos cilësohen më si vepër penale.

Ata paralajmërojnë se do të protestojnë çdo të enjte me qëllim që ligjvënësit në parlament ta anulojnë këtë ligj.

Gjithashtu, gjatë protestës mjekët kanë përshëndetur dhe vendimi i Gjykatës për të liruar kolegun e tyre Edi Smalaj, pasi sipas tyre ai vendim ishte i paligjshëm.

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Fier, sekuestrohen 64 kg kanabis, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Maqedonia

Posted: 01 Dec 2016 12:45 AM PST

kanabisPolicia e Fierit ka sekuestruar 64 kg kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim një 24-vjeçar me banim në Maqedoni.

Sipas policisë, u dyshua se në mjetin tip "Volksëagen", me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike dhe shërbimet e policisë u vunë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarësja në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin. Në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg kanabis.

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kuçovë, 57-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

Posted: 01 Dec 2016 12:34 AM PST

PoliciaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës. Rruzhdi Luzi 57 vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M.Luzi 49 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit autorin e krimit, shtetasin Rruzhdi Luzi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një grindje mes çiftit të bashkëshortëve.

1 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 1 dhjetor 2016

Posted: 01 Dec 2016 12:30 AM PST

horoskopi1-212DASHI

Do të thyeni monotoninë duke u takuar me miq të vjetër. Në ambinetin e punës do të keni mundësi ti dedikoheni më me qetësi projekteve tuaja.

DEMI

Ndikimet planetare do të jenë pozitive për shenjën tuaj sot. Në ambientin e punës do të dilni fitimtar në arritjen e një marrëveshjeje. Në aspektin afektiv do të jetoni një periudhë plot harmoni.

BINJAKET

Gjatë kësaj periudhe diçka në vetvete ju pengon e ju bën të ndjeheni të dobët për të reaguar. Në ambinetin e punës do tju përkushtoheni detyrave që ju janë besuar.

GAFORRJA

Për të përmirësuar raportet tuaja ndërpersonale yjet ju ftojnë të jeni më tolerantë në debatet me personat që ju rrethojnë.  Në aspektin afektiv do të ketë surpriza për të gjithë ata që janë singëll.

LUANI

Do të jeni të vetëdijshëm për mundësitë tuaja duke e kthyer çdo gjë në favorin tuaj. Në ambientin  e punës do të dini si të mbani nën kontroll situatën duke mos lënë asgjë t'ju shpëtojë.

VIRGJERESHA

Në ambientin e punës gjithçka shkon për së mbari, por ju ende keni nevojë të përmirësoni raportet ndërpersonale me kolegët përreth. Në aspektin afektiv nëse jeni singëll do të keni një mundësi mjaft të mirë për të filluar një raport të ri.

PESHORJA

Do të keni mundësi të përmirësoni pamjen tuaj duke u ndjerë më të sigurt në vetvete. Në ambinetin e punës duhet të keni kujdes në vendimmarrjet tuaja.

AKREPI

Do të kaloni një ditë të këndshme ku nuk do të mungojnë edhe fitore duke krijuar më shumë besim tek idealet tuaja. Në aspektin afektiv do të keni gjithë vëmendjen e partnerit tuaj.

SHIGJETARI

Gjatë ditës së sotme falë një iniciative që do të ndërmerrni gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Në aspektin afektiv  do të jeni të përkëdhelurit e fatit sot.

BRICJAPI

Duhet të bëni kujdes me shpenzimet personale. Në ambinetin e punës do të gjeni mënyrën e duhur për të bindur edhe skeptikët për zgjedhjet tuaja.

UJORI

Gjatë ditës së sotme do të jeni të rrethuar nga miqtë tuaj më të mirë. Në ambientin e punës do të përballoni gjithçka me qetësi e me ide të qarta.

PESHQIT

Gjatë ditës së sotme  nuk duhet të tregoheni kontradiktorë me personat që ju rrethojnë. Në ambinetin e punës  do ju krijohet mundësia për të riparë edhe njëherë pozicionin tuaj.

Related Posts :