Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Lind fëmija i parë i vitit 2017: Është djalë!” plus 9 more Telegrafi Kosovë

loading...

“Lind fëmija i parë i vitit 2017: Është djalë!” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Lind fëmija i parë i vitit 2017: Është djalë!

Posted: 31 Dec 2016 03:40 PM PST

Ka lindur fëmija i parë në Vitin 2017, në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.

Ai është djalë dhe peshon 3.65 kilogramë. Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë, raporton KosovaPress.

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, ka bërë të ditur se në vitin që shkoi janë shënuar 10 mijë e 40 lindje.

The post Lind fëmija i parë i vitit 2017: Është djalë! appeared first on Telegrafi.

Urime Viti i Ri 2017!

Posted: 31 Dec 2016 03:00 PM PST

Tashmë kanë filluar edhe festimet, në të gjitha qytetet shqiptare. Teksa hymë në vitin kalendarik 2017, urojmë që të këqijat t'i lini pas e që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë ju.

Ju falënderojmë juve, lexues dhe bashkëpunëtorë të nderuar, që zgjodhët Telegrafin për t'u informuar edhe në këtë natë festive.

Stafi i Telegrafit shpreson që Viti i Ri 2017 të jetë vit i shanseve të reja dhe realizimit të dëshirave dhe ëndrrave tuaja, që çdo qytetar të ketë kulm mbi kokë dhe sofër të mbushur jo vetëm për momentet festive.

Siç e do rendi në momente të tilla, Telegrafi ju uron: 12 muaj lumturi; 52 javë kënaqësi; 365 ditë me të arritura; 8,760 orë të fatit të mirë; 52,600 minuta me shëndet të mirë dhe 31,536,000 sekonda me begati.

E tash, festoni të buzëqeshur, se kështu do t'i bëni më të lumtur të afërmit afër jush dhe sepse ky është hapi më i lehtë e më i duhur drejt një viti të mbarë.

Gëzuar!

The post Urime Viti i Ri 2017! appeared first on Telegrafi.

2017 – drejtpërdrejtë (Video)

Posted: 31 Dec 2016 03:00 PM PST

Televizioni Dukagjini, në bashkëpunim me Telegrafi.com, po transmetojnë drejtpërdrejtë momentet e para të vitit 2017 në Kosovë.

Shikojini këto momente, të festimeve në Prishtinë e edhe në qytetet tjera të Kosovës, përmes përmes videos së postuar më poshtë.

The post 2017 – drejtpërdrejtë (Video) appeared first on Telegrafi.

Mesazhe kundër terrorizmit, edhe në shqip (Video)

Posted: 31 Dec 2016 02:35 PM PST

Në 30-të gjuhë, studentët bëjnë thirrje që terrori e lufta, të kenë pikën e përfundimit.

Mesazhi i Diplomacy and Model United Nations, i Universitetit "Eskisehir Osmangazi University" në Turqi, i kanë bërë thirrje botës që lufta të ndalet. Videoja më poshtë, përcjellë një mesazh të të rinjve për të rinjtë.

Për dy vjet me radhë, Turqia ka qenë ndër vendet demokratike që ishte nën fokusin e sulmeve terroriste, duke shënuar viktima që kapin numra tre shifrorë. Këta studentë, në mesin e tyre edhe një kosovare, në gjuhën e nënës së tyre japin porositë për botën në kërkim të paqes.

The post Mesazhe kundër terrorizmit, edhe në shqip (Video) appeared first on Telegrafi.

Gent Begolli, me zjarrfikësit për natën e Vitit të Ri (Foto)

Posted: 31 Dec 2016 02:01 PM PST

Festën e Vitit të Ri, Gent Begolli e pret në një vend jo të zakontë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, po feston me zjarrfikësit.

Zjarrëfikësit e Prishtiës, si çdo herë, edhe sot janë në detyrë, në gjendje gatishmërie për çfarëdo të papritur që mund të ndodh.

The post Gent Begolli, me zjarrfikësit për natën e Vitit të Ri (Foto) appeared first on Telegrafi.

Edita Tahiri, e lodhur nga dialogu me Serbinë

Posted: 31 Dec 2016 01:50 PM PST

Dialogu mes Kosovës e Serbisë që mbahet tash e gjashtë vite në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, deri më tani ka prodhuar shumë marrëveshje, disa prej të cilave zbatohen në përpikëri, kurse disa ende nuk kanë nisur as të hyjnë në fuqi.

Ky proces, ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri thotë se është shumë i vështirë. Ajo në një intervistë për Indeksonline ka thënë se është lodhur nga negociatat që mbahen në Bruksel. Ndërsa ka folur edhe për kërkesën e opozitës për shkarkimin e saj.

"Opozita jonë jo vetëm për dialogun po pothuajse asnjë sukses të Qeverisë nuk është në gjendje me pa dhe me e vlerësu. Ka një qëndrim nihilist, mohon çdo gjë. Unë e kuptoj që opozita duhet të kritikojë, të vë gishtin për çështjet që vërtet ecin, por nuk është e mundur që të mohohet gjithçka. Edhe në dialog ata mohojnë çdo arritje dhe në një diskutim që pata me ta unë kërkova fakte. Kur dikush mohon diçka, duhet të ketë fakte, por ata heshtën.Lehtë është të mohohet, sepse është vetëm një fjalë, por për të nxjerr fakte duhet punuar e duhet vizituar veriu, duhet bërë hulumtime për të parë gjendjen", ka thënë ajo.

The post Edita Tahiri, e lodhur nga dialogu me Serbinë appeared first on Telegrafi.

“Në kërkim të Babadimrit” te TV Dukagjini (Live)

Posted: 31 Dec 2016 12:37 PM PST

Tash në TV Dukagjini po shfaqet emisioni festiv “Në kërkim të Babadimrit” ,

Politikanë, gazetarë e publicistë do të këndojnë, recitojnë dhe mbajnë "stand up".

Hajredin Kuçi, Daut Haradinaj, Agim Bahtiri, Blerta Deliu, Lutfi Zharku, Gazmend Muhaxheri, Ilir Deda, Berat Buzhala, Dastid Pallaska, Arianit Koci, Dardan Islami dhe shumë mysafirë të tjerë do të paraqiten si asnjëherë më parë.

Ndiqeni në linkun e mëposhtëm:

The post “Në kërkim të Babadimrit” te TV Dukagjini (Live) appeared first on Telegrafi.

Momentet më qesharake të politikanëve kosovarë (Video)

Posted: 31 Dec 2016 12:32 PM PST

Politikanët tanë përveç paraqitjeve serioze të tyre, kanë momente edhe kur bëhen aktorë të momenteve interesante madje edhe qesharake.

Më poshtë mund të shikoni një përmbledhje nga momentet më qesharake në paraqitjet e politikanëve të Kosovës.

Për më shumë, shikojeni kronikën e Klan Kosovës.

The post Momentet më qesharake të politikanëve kosovarë (Video) appeared first on Telegrafi.

Banorët e pjesës qendrore të Pejës, do ta presin Vitin e Ri në terr (Foto)

Posted: 31 Dec 2016 10:48 AM PST

Në pjesën qendrore të Pejës, gjatë orëve të pasdites së të enjtes është ndalur rryma dhe që atëherë nuk është rregulluar. Për pasojë, një pjesë e lagjes “Haxhi Zeka”, që përfshin Çarshinë e Gjatë si dhe një pjesë me shtëpi banimi, ndodhen në errësirë, transmeton Telegrafi.

Çarshia e Gjatë në orët e mbrëmjes

Kështu pritet të jetë edhe gjatë natës së sotshme kur festohet Viti i Ri, meqenëse punëtorët më nuk ndodhen te centrali ku kanë punuar deri më tani.

Mësohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë një central, është bërë ndërrimi i pajisjeve, por nuk është arritur të rregullohet në tërësi.

Në anën tjetër, në Qendrën e Thirrjeve të KEDS-it, është thënë se po punohet në sanimin e dëmtimeve, pa treguar kohën se kur do të rikthehet furnizimi me rrymë. Por, tani thirrjet në këtë qendër janë të pamundura, meqë është bllokuar linja telefonike. /Telegrafi/

The post Banorët e pjesës qendrore të Pejës, do ta presin Vitin e Ri në terr (Foto) appeared first on Telegrafi.

Urimi i Presidentit Thaçi për Vitin e Ri 2017: Viti 2016 ishte vit i kalitjes! (Video)

Posted: 31 Dec 2016 09:37 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se viti që po lëmë pas ishte vit i hapjes së mundësive të reja për qytetarët tanë, por edhe i kalitjes me sfidat e shtetit dhe shoqërisë për të ardhmen tonë evropiane.

"Është kënaqësi t'ju drejtohem në natën e fundit të vitit me urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.

Viti që po lëmë pas ishte vit i hapjes së mundësive të reja për qytetarët tanë, por edhe i kalitjes me sfidat e shtetit dhe shoqërisë për të ardhmen tonë evropiane.

Sonte derisa festojmë dhe urojmë njëri-tjetrin, kujtojmë edhe ata që janë në vendet e tyre të punës: policët, zjarrfikësit, mjekët, punëtorët, që kujdesen për ne të festojmë në rehati dhe qetësi.

Ata janë heronjtë e sotëm, sepse me shembullin e tyre tregojnë atë për çfarë shteti ynë ka nevojë më së shumti, që secili të kryejë punën e vet me nder e përgjegjësi.

Urime të veçanta edhe ushtarëve të FSK-së dhe diplomatëve tanë që sonte festojnë larg familjeve të tyre.

Duke u zotuar se do të punojmë edhe më shumë, se do ta duam edhe më shumë shtetin tonë, le të urojmë njëri-tjetrin me dëshirat më të mira për vitin 2017.

Gëzuar!", ka thënë Thaçi.

The post Urimi i Presidentit Thaçi për Vitin e Ri 2017: Viti 2016 ishte vit i kalitjes! (Video) appeared first on Telegrafi.

Related Posts :