Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!
Ruaje këtë postim

“Lirimi i Lulzim Berishës, Lu: Vendim i papranueshëm” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Lirimi i Lulzim Berishës, Lu: Vendim i papranueshëm” plus 9 more Gazeta SHQIP


Lirimi i Lulzim Berishës, Lu: Vendim i papranueshëm

Posted: 09 Dec 2016 02:40 AM PST

donald-lu-655x356Ambasadori Donald Lu ka reaguar pas lirimit të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Ai e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Durrësit të papranueshëm, duke theksuar se duhet të indinjohemi nga ky veprim.

"Të mërkurën Lul Berisha u lirua nga burgu për arsye të panjohura. T'i themi gjykatave të korruptuara që kjo është e papranueshme. Duhet te indinjohemi", është shprehur Lu.

Më 6 dhjetor 2016 Gjykata e Apelit në Durrësit kishte vendosur lirimin me kusht të Lulzim Berishës, të cilësuar nga prokuroria si ish-kreu i "Bandës së Durrësit", i akuzuar për disa krime mes tyre dhe vrasje.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Helsinki: Të mbyllet burgu i Zaharisë

Posted: 09 Dec 2016 02:33 AM PST

1481277938kmhokKomiteti Shqiptar i të Drejtave të Njeriut ka kërkuar mbylljen e burgut të Zaharisë në Krujë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

"Prej vitesh po shkelen rëndë të drejtat  e 175 personave të sëmurë mendor që mbahen në këtë burg", thotë Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ky komitet kërkon marrjen e masave dhe zhvendosjen e të dënuarve në një institucion të specializuar për këtë kategori.

"Këta persona duhet të mbahen në një institucion të specializuar mjekësor", thuhet në deklaratë.

Krejtësisht jashtë standardeve ky Komitet ka vlerësuar edhe burgun e Burrelit, atë të Tepelenës dhe paraburgimi i Sarandës.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet ish-juristi i spitalit të Shkodrës

Posted: 09 Dec 2016 02:01 AM PST

largea_prangat-620x3121459929575Policia e Shkodrës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe i dënuar nga gjykata me 2 vite burg.

Mësohet se është ndaluar sot Ermond Gusha, 31 vjeç, ish-juristi i Spitalit Rajonal Shkodër. Gusha është shpallur në kërkim më 13 janar të këtij vitit për veprën penale "Shpërdorim detyre".

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Komisioni për CEZ, Berisha nuk merr pjesë, Balla: Do merret me forcë nga policia

Posted: 09 Dec 2016 01:50 AM PST

komision hetimorKa nisur punën Komisioni Hetimor për CEZ-in. Pavarësisht thirrjeve të shumta dhe kërcënimeve që do të sillet me forcë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka marrë pjesë. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Arben Ristani ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Komisionit, Taulant Balla.  Mirëpo, Balla i është përgjigjur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga ky komision.

"Do të vazhdoj të jem në drejtimin e tij sa kohë që Kuvendi më ka besuar këtë detyrë", u shpreh Balla.

Më tej Ristani tha se Balla është i dënuar si shpifës me vendim gjyqësor.

"Ju jeni një shpifarak i dënuar nga gjykata dhe vazhdoni të gënjeni. Ju jeni i dënuar si shpifës me vendim gjyqësor", tha Ristani.

Ndërsa Balla pohoi se do hartohet shkresa që Berisha të sillet me forcë nga policia.

"Jemi në fazën që sekretari i komisionit të hartojë shkresën drejtuar policisë të thirrin më forcë këtë dëshmitar", theksoi Balla.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

50 mijë luftëtarë të ISIS janë vrarë në 2 vjet

Posted: 09 Dec 2016 01:34 AM PST

_88567484_e0f30f8f-5f86-4c0a-acc3-759d1ce791baTë paktën 50 mijë militantë të Shtetit Islamik ISIS janë vrarë që prej kohës kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA nisi luftimet në Siri dhe Irak, dy vjet më parë. Sulmet kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë filluar në gusht të vitit 2014.

Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se kjo është një shifër e matur, pasi numri mund të jetë edhe më i madh. Sipas tyre, numri i të vrarëve nga radhët e ISIS-it tregon se fushata ajrore dhe mbështetja amerikane për forcat lokale ka impakt të madh.

Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmet ajrore mund të intensifikohen në zona si Mosuli, qytet në objektiv të ofensivës irakiane, por duke pasur kujdes për të mos vrarë civilë.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Durrës, sekuestrohen 30 kg heroinë

Posted: 09 Dec 2016 12:45 AM PST

heroine ne qeseNjë sasi prej 30 kg heroinë është sekuestruar në Portin e Durrësit. Droga ishte e ndarë në 52 pako dhe ishte fshehur në një kamion me destinacion shtetin fqinj Italinë, ndërsa në pranga është vënë drejtuesi i kamionit Aurel Kryemadhi 45 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në kamionin tip Skania, me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186, shërbimet e policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë, kamioni është shoqëruar për tek skaneri, ku ka rezultuar se në tavanin e karrocerisë kishte disa pako. Specialistët e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur 52 pako me peshë rreth 30 kg heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Trafikimi i narkotikëve" e mbetur në tentativë .

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mat, 21-vjeçarja humb kontrollin e makinës, përplas një fëmijë

Posted: 09 Dec 2016 12:42 AM PST

aksident shiritNjë 21-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës duke përplasur një fëmijë 9 vjeç. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Mat dhe fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë drejtuesja e mjetit Blerina Rami nga Burreli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke aksidentuar fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç.

"Në pranga u vu Blerina Rami pasi kjo shtetase, në një segment rrugor  në periferi të qytetit  Burrel,  duke drejtuar automjetin tip 'Mercedez Benz',  ka humbur kontrollin mbi automjet  duke aksidentuar  fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç, i cili ndodhet për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë", njofton policia.

9 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 9 dhjetor 2016

Posted: 09 Dec 2016 12:20 AM PST

horoskopi1-212Dashi

Sot do i jepni më shumë rëndësi jetës tuaj seksuale dhe do kaloni çaste pasionante. Për të pasur një situatë të mirë financiare duhet të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Demi

Marrëdhënia në çift do jetë e këndshme gjatë kësaj dite. Do i qëndroni besnikë njëri-tjetrit dhe do ndani çdo mendim me të.

Binjakët

Tensioni në çift do shterojë gjatë kësaj dite dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Do i mendoni gjërat me kujdes para se ti bëni në mënyrë që të mos e lëndoni tjetrin.

Gaforrja

Në dashuri do tregoheni më të çliruar dhe do e shprehni gjithçka që mendoni. Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet ndjeshëm.

Luani

Ditë e qetë për jetën sentimentale të çifteve. Financat nuk do mbrohen për asnjë moment nga planetët, prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me çdo shpenzim.

Virgjëresha

Xhelozia juaj e tepruar dhe posesiviteti mund të sjellë probleme për jetën në çift. Edhe në planin financiar nuk duhet të tregoheni impulsivë.

Peshorja

Në fillim të ditës do keni disa mosmarrëveshje me partnerin, por me kalimin e orëve do e kuptoni gabimin dhe do kërkoni falje.

Akrepi

Ju që jeni në çift do kaloni një fazë delikate sot. Në planin financiar do jetë Jupiteri ai që do iu mbështesë dhe nuk do keni probleme.

Shigjetari

Përfitoni nga dita e sotme për të zgjidhur mosmarrëveshjet që keni pasur me partnerin. Në planin financiar mos dëgjoni këshillat e miqve, por mundohuni të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Bricjapi

Venusi do e bëjë më të bukur jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Situata financiare do jetë kryesisht e qëndrueshme dhe jo problematike.

Ujori

Nëse nuk doni që jeta juaj të marrë një kthesë jo të mirë, mos i mbani asnjë të fshehtë partnerit tuaj. Në planin financiar nuk është koha e përshtatshme për operacione të mëdha.

Peshqit

Do kujdeseni më shumë për jetën tuaj sentimentale sot dhe do kaloni mjaft momente të lumtura pranë atij që dashuroni. Mos u nxitoni të bëni shpenzime të menjëhershme gjatë kësaj dite.

Europa League, eliminohen Agolli, Sadiku dhe Kukeli

Posted: 08 Dec 2016 02:40 PM PST

AgolliNuk arrin të bëjë mrekullinë Karabaku i Ansi Agollit në ndeshjen e fundit të Grupit J në Europa League duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni. Në Azerbajxhan, kampionët në fuqi pritën Fiorentinën ku u mundën me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive. Në të 19-ën ai bllokoi në mënyrë të rregullt Chiesën, ndërsa në minutën e 42 ishte Tatarusanu ai që i mohoi kënaqësinë e golit me një pritje fantastike. Golat e Fiorentinës u shënuan në minutën e 60 nga Vecino dhe 16 minuta më pas nga Chiesa, ndërsa Reynaldo barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 73. Me këtë humbje Karabaku zbret në vendin e tretë duke i dhënë një asist PAOK-ut që kaloi 2-0 Slovan Liberec me nga një gol të shënuar në çdo pjesë.

Dështon në misionin për t'u kualifikuar edhe Zyrihu që u mund 2-0 nga Osmanlispor në Turqi. Vendasit i realizuan të dy golat në pjesën e dytë. Burim Kukeli u aktivizua titullar në këtë sfidë, ndërsa Armando Sadiku hyri në fushë në minutën e 60 por nuk arriti të bënte asgjë për skuadrën zvicerane që e mbyll grupin L në vendin e fundit me 6 pikë. Në takimin tjetër, Villarreal kaloi 2-1 Steaua Bukureshtin me gola të Sansones dhe Tigueros, ndërsa në krahun tjetër ishte Achim ai që shënoi golin e vetëm për rumunët. "Nëndetësja e verdhë" kalon si e dyta e grupit me 9 pikë, duke lënë pas rivalët ballkanas me 6 pikë.

Në grupin H, Shakhtar Donetsk kaloi 4-2 Bragën për të siguruar suksesin e 6 në po kaq ndeshje. Dy gola për Krivtsov dhe për Taison zhvlerësuan rrjetat e Stojkovic dhe Vukcevic. Braga nuk arrin të kualifikohet për më tej pasi është Gent që siguron biletën. Belgët fituan 1-0 në transfertën e Konyaspor me një gol të shënuar në minutat e fundit, duke u ngjitur në vendin e dytë.

8 dhjetor (gazeta-Shqip.com)

Mekanizmi i pezullimit të lëvizjes pa viza, miratohet rregullorja e re

Posted: 08 Dec 2016 02:31 PM PST

EuropeKëshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian miratuan marrëveshjen për rregulloren e re të mekanizmit të pezullimit të heqjes së vizave.

Arsyet që mund të çojnë në pezullim janë zgjeruar, duke përfshirë rënien e bashkëpunimit për riatdhesim, rritjen e normës së refuzimit të aplikimeve për riatdhesim, përfshi këtu edhe për shtetasit e vendeve të treta në tranzit, si dhe rritjen e rrezikut ndaj rendit publik apo sigurisë së brendshme të vendeve anëtare.

Përdorimi i këtij mekanizmi lehtësohet gjithashtu edhe me shkurtimin e periudhave të referencave, veçanërisht referimit të rrethanave krahasimore me vitin e kaluar apo përpara liberalizmit të vizave, nga 6 muaj në dy muaj. Kjo e bën më të lehtë për vendet anëtare që të njoftojnë mbi rrethanat që mund të çojnë në pezullim, duke i mundësuar Komisionit të aktivizojë mekanizmin edhe me nismën e vet.

Pezullimi mund të aktivizohet me një njoftim nga një vend anëtar, ose nga Komisioni. Një mekanizëm monitorues është prezantuar gjithashtu, i cili synon të garantojë se vendet e treta që kanë përfituar nga heqja e vizave pas dialogut për liberalizim, vazhdojnë të përmbushin kriteret e vendosura që i kanë dhënë atij vendi këtë përfitim.

8 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :